E hënë, 15 Maj 2023
12:01
Beleri fitoi garën, himariotët kërcejnë me këngë greke

Pas shpalljes fitues të Fredi Bejlerit në Himarë, qytetarët ia kanë marrë valles mes qytetit.

11:55
Nuk surprizon as Korça, fitojnë sërish socialistët me 60.63%

Edhe në Korçë ka përfunduar numërimi i kutive të votimit, ku sërish ka fituar Partia Socialiste.

11:42
Ndërpritet numërimi në Finiq, një anëtar në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Gjatë rënies dëmton pajisjet

Në Finiq është ndërprerë numërimi pasi njëri nga anëtarët e grupit shfaqi probleme shëndetësore.

11:39
Fitorja e vetme me peshë për Berishën erdhi nga “helenizmi” në Himarë

Teksa e gjithë harta e Shqipërisë është kthyer në ngjyrën rozë të socialistëve, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të “gllabërojë” gjashtë bashki të vogla.

11:39
Pamjet/ Lefter Maliqi humb në Kuçovë, konflikt në qendrën e votimit

Në Kuçovë  janë 5 kutitë e fundit që po numërohen.

11:33
Fredi Beleri reagon nga burgu për fitoren: Terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë, sot fitoi demokracia

Fredi Beleri, ka reaguar nga qelia e paraburgimit, për fitoren që arriti të marrë me diferencë shumë të ngushtë në Himarë.

11:32
PS-ja fiton në vendlindjen e Metës, Adriatik Mema kryetar i Bashkisë Skrapar

Skrapari ka përfunduar numërimin e kutive të votimit.

11:22
Benet Beci drejt triumfit në bashkinë Shkodër, 10 mijë vota diferencë

Kandidati socialist, Benet Beci drejt triumfit në bashkinë Shkodër.

11:19
Shpallen fitues kandidatët e PS-së në Mat dhe Klos

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ Nr.16 në Mat, ku fitues është kandidati i PS-së Agron Malaj me 8753 vota dhe ndiqet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 4216.

11:11
Fitorja e Gledian Llatjas/ Gjiknuri: Rezultat i thellë në Elbasan

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri tha se ishte një fitore e thellë në Elbasan.

11:06
Me diferencë të ngushtë, Tafani i PS-së merr mandatin për herë të gjashtë në Belsh

KQZ ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të kutive të numërimit në Belsh.

11:01
Ndërpritet numërimi i votave në Malësi të Madhe, shkak bëhet largimi i numëruesve të koalicionit “BF”

Në Malësi të Madhe prej dy orësh është ndërprerë procesi i numërimit të votave.

10:51
Përfundon numërimi në Mirditë, Mëlyshi i “Bashkë Fitojmë” merr vendin e parë

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Mirditë, ku fitues është shpallur kandidati i “Bashkë Fitojmë” Albert Mëlyshi me 6355 vota.

10:49
Erion Isai: Jam shumë krenar që Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral

Fituesi i zgjedhjeve vendore më bashkinë Kolonjë, Erion Isai mbajti fjalën para votuesve, i shoqëruar nga drejtuesja e qarkut gjatë zgjedhjeve, Olta Xhaçka.

10:37
Festohet rezultati përfundimtar, në Bulqizë fitojnë socialistët

Në Bulqizë ka fituar Partia Socialiste me kandidaten Festime Mjeshtri.

10:26
“Gara më e bukur e jetës”/ Duro flet pasi fitoi në Devoll: Sot fituan qytetarët

Fituesi i zgjedhjeve në Bashkinë Devoll Eduard Duro, ka folur për mediat menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ku ka thënë se kjo ka qenë gara më e bukur e jetës së tij.

10:24
Sefa fiton një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Lushnjë, 9040 vota diferencë me Sharkën

Eriselda Sefa fiton një mandat katër vjeçar në krye të bashkisë Lushnjë.

10:15
Nga burgu fiton Himarën/ Fredi Beleri u arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri fitoi bashkinë HImarë, edhe pse gjykata e Vlorës e la në burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

10:06
Numërimi drejt përfundimit, socialistët nisin festën edhe në Devoll

Socialistet kanë nisur festimet në Devoll, edhe pse janë ende dy kutitë e fundit pa u numëruar.

09:58
“Kokë më kokë” në Kuçovë, kandidatët e PS dhe BF në garë të ngushtë

Në Kuçovë rezultati është i ngushtë mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

09:53
Kandidati i arrestuar në avantazh, numërohet kutia e fundit në Himarë

Në Himarë po numërohet edhe kutia e fundit.

09:39
Mbaron numërimi në tre njësi administrative në Durrës, Sako paraprin Carën

Është mbyllur numërimi i njësive administrative në Ishëm, Manëz dhe Sukth.

09:38
Ps-ja merr Delvinën, Veli kryeson ndjeshëm kundër “Bashkë Fitojmë”

Partia Socialiste ka fituar në Delvinë.

09:25
Kryesojnë edhe në Dimal socialistët, pak vota larg PD-së/ 11 kuti të mbetura për t’u numëruar

Kanë mbetur edhe 11 kuti për t’u  numëruar në Dimal, ku deri më tani kryeson Partia Socialiste me një diferencë prej  857 votash.

09:09
Edhe shtatë kuti për numërim në Devoll, kryeson ngushtë Duro i Ps-së

Në Devoll kanë mbetur edhe 7 kuti për t’u numëruar, ku për momentin kryesojnë socialistët.

08:57
PS fiton dhe bashkinë e tretë në qarkun e Tiranës, Veliaj: Nga sot për ta çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara

Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës.

08:57
Me diferencë të ngushtë votash, Libohovën e marrin socialistët

Ka mbaruar numërimi në Libohovë, ku mundi të fitojë socialisti Leonard Hide me një diferencë të ngushtë votash.

08:53
Rrogozhinë dhe Kavajë/ Dy kandidatët e PS-së në avantazh

Sipas rezultateve të deritanishme në Rrogozhinë, kryeson kandidati i PS-së Edison Memolla, me 5120 vota.

08:45
Socialistët marrin edhe Reskovecin, Majlinda Bufi triumfon ndaj Hazizajt

Socialistët triumfojnë edhe në Reskovec. Me një diferencë prej 570 votash, kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Bufi ka marrë 53% të votave ndërsa Erdit Hazizaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 47% të votave.  

08:43
Memaliajn e merr “Bashkë Fitojmë” me diferencë të ngushtë votash, Dropullin e merr PS-ja

Ka përfunduar votimi në Memaliaj dhe Dropull.

08:38
Tensione në Himarë/ Ndërpritet numërimi i votave, mbështetësit e Belerit mblidhen në stadium

Në Himarë në qendrën e numërimit të votave ka pas një tension, ku disa nga numëruesit kanë kërkuar të bëjnë pushim, por pritet të ulen sërish në tavolinë dhe të nisin numërimin, pasi KZAZ-ja nuk ka vendim për ndërprerje.

08:31
Video/ Nis festa në Tropojë, socialistët kërcejnë me lodra! Hasin e merr koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Në Tropojë triumfojnë sërish Socialistët.

08:31
PS-ja mund të marrë Lushnjën, ja me sa vota kryeson Stefa deri më tani

Deri më tani Partia Socialiste kryeson në Lushnjë, ku janë numëruar 75.00% nga kutitë e votimit.

08:27
Berat, diferencë e thellë votash/ Kryeson kryebashkiaku Ervin Demo

Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo vazhdon të jetë në avantazh me numrin e votave.

08:17
Bulqiza dhe Dibra vijojnë numërimin, PS-ja kryeson para koalicionit

Teksa 63.3% e kutive janë numëruar në Bulqizë, 5327 qytetarë kanë votuar për Festime Mjeshtrin e PS-së ndërsa 3465 qytetarë kanë votuar për Defrim Fikun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

08:14
Elton Arbana në avantazh, ndërpritet numërimi në Shijak

Në Shijak është ndërprerë numërimi, pasi kanë kërkuar të bëjnë pushim numëruesit. Janë numëruar 36 kuti nga 54 që ka bashkia Shijak. Në avantazh me diferencë votash është Elton Arbana i  PS-së. 6156 vota ka marrë deri tani Elton Arbana, kurse  Rezeart Tusha 2671 vota.  

08:10
Ndërpritet numërimi/ Në Gjirokastër dhe Tepelenë kryeson deri më tani Partia Socialiste

Në Gjirokastër dhe Telepenë është ndërprerë votimi për të rifilluar më vonë.

07:59
Në Kuçovë dhe Dimal kryeson PS-ja/ Ja rezultati i numërimit të votave deri më tani

Në Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 32 kuti nga 65 në total.

07:47
Përfundon numërimi i votave në Klos! Triumfon kandidatja socialiste, Valbona Kola

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola.

07:41
Kryeson kandidati i PS-së në Himarë, 232 vota më shumë se Fredi Beleri/ Tre kuti të pa numëruara

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara kandidati i Partisë Socialiste Jorgo Goro kryeson me 3525 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit i cili ndodhet i arrestuar për akuzën e blerjeve të votave.

07:39
Numërimi drejt përfundimit ne Kukës dhe Has, ja kush kryeson

Teksa numërimi i votave është drejt përfundimit në Kukës, kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici, është në radhë i pari me një diferencë prej rreth 600 votash nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

07:35
PS merr edhe Kolonjën/ Vijon numërimi i kutive në Pogradec, Devoll, Korçë dhe Maliq

Pogradeci : 36 kuti të numëruara Ilir Xhakolli PS 6641 vota Zini Tollozhina BF 3598 vota Devolli : 28 kuti të numëruara Eduard Duro PS 5607 Elvis Hajderlli BF 5224 Çlirim Hoxha 67 Korça : 70 kuti të numëruara Sotiraq Filo PS 9410 Ledina Alolli BF 5636 Maliq : 27 kuti të numëruara Gezim Topciu […]

07:13
Ndalon numërimi në KZAZ 35 në Tiranë, Veliaj prin Këlliçin

Erion Veliaj prin Belind Këlliçin edhe në KZAZ numër 35.

06:59
Vijon numërimi në Shkodër, Benet Beci kryeson përballë Bardh Spahisë

Në Shkodër nga numërimi i 70 kutive nga 247, Benet Beci po fiton me rreth 3300 vota ndaj Bardh Spahisë së Partisë Demokratike.

06:58
Me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste fiton Bashkinë Këlcyrë

Edhe pse me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste ka fituar bashkinë Këlcyrë.

06:55
Ndërpritet puna në KZAZ-në e Finiqit, ende 18 qendra votimi pa numëruar

KZAZ-ja në Finiq ka ndërprerë punën për të rinisur sërish në orën 10 të mëngjesit.

06:39
Garë tepër e ngushtë në Himarë! Kandidati i PS pak diferencë nga Fredi Beleri

Nga 22 qendra votimi të numëruara deri më tani në Himarë nga 36 gjithsej, gara duket tepër e ngushtë.

06:34
Ende kuti të pa numëruara në Rrogozhinë, në avantazh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Pavarësisht se kanë kaluar disa orë që nga nisja e numërimit të votave në Bashkinë e Rrogozhinës, deri më tani janë numëruar vetëm 61.82% kuti.

06:24
Pukën e merr “Bashkë Fitojmë”! Kandidati Rrok Dodaj lë pas Gjonajn

Teksa kanë mbetur vetëm tre qendra votimi pa hapur ende, Pukën e fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”.

06:15
Me ritme të ngadalta numërimi në Durrës/ Sako me diferencë prej 2 mijë votash ndaj Carës

Ka vijuar me ritme të ngadalta numërimi i kutive të votimit në Bashkinë Durrës, krahasuar me bashkitë e tjera në rang vendi.

06:07
PS fitore të thellë në Tepelenë! Siguron bashkinë e 6-të në rang vendi

Ka përfunduar procesi i numërimit në 22 nga 22 qendrat e votimit në Tepelenë.

06:01
Tirana vijon numërimin/ Erion Veliaj drejt fitores, kalon 11 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

Vijon me ritme të shpejta prej disa orësh numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar 224 qendra votimi nga 941 në total.

05:59
Procesi nisi me shumë vonesë, vijon puna për numërimin e votave në Bashkinë Durrës

Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit ka nisur me vonesë, pas disa problemeve që patën në dorëzimin e kutive të votimit.

05:56
Orë pritje, nis më në fund procesit i numërimit në Kavajë! Në avantazh kandidati i PS-së, Redian Kralen

Pas orësh të tëra nga përfundimi i procesit të votimit, ka nisur më në fund në orët e mëngjesit të së hënës, numërimi i votave për bashkinë e Kavajës.

05:53
Vijon procesi i numërimit të votave në Pogradec, pjesën më të madhe e ka marrë Ilir Xhakolli

Bashkia e Pogradecit vijon ende me procesin e numërimit të votave, ku deri më tani janë ezauruar vetëm 30 qendra votimi, nga 106 në total.

05:52
Garë e fortë në Finiq! PD dhe Bashkë Fitojmë me nga 30%, kryeson Partia e Minoritetit Grek

Teksa janë numëruar më shumë se gjysma e Qendrave të Votimit në Finiq, gara duket e ngushtë.

05:15
Fotolajm/ PS fitoi bashkinë e 5-të, nisin festimet në Delvinë! Fishekzjarrë, britma dhe duartrokitje në mes të qytetit

Bashkia e Delvinës do të qeveriset edhe për një tjetër mandat nga të majtët. Fitorja e thellë përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë” është celebruar fuqishëm nga të pranishmit, duke hedhur madje edhe fishekzjarrë në mes të qytetit.

05:14
Bastion i të djathtës, thyhet Shkodra! Benet Beci kryeson me 60% ndaj Bardh Spahisë

Vijon procesi i numërimit në Shkodër, ku duket se kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci po fiton bindshëm ndaj Bardh Spahisë.

04:25
Diferencë e thellë në Shijak, kandidati Partisë Socialiste ka marrë më shumë se 79.5 % të votave

Ka disa orë që ku ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Shijakut, ku deri më tani kryeson me një diferencë të thellë kandidati i Partisë Socialiste.

04:22
Zgjedhjet vendore 2023/ PS fiton zyrtarisht bashkinë e 5-të, përfundon numërimi në Delvinë!

Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë e Delvinës.

04:19
Vijon numërimi në qarkun Elbasan/ Kush kryeson në Bashkitë Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik dhe Belsh

Teksa bashkia e Elbasanit mbetet në duart e socialistëve me kryebashkiak Gledjan Llatjan, vijon numërimi në të gjitha bashkitë e tjera të qarkut.

04:14
Delvina vishet rozë! Me vetëm një kuti për t’u numëruar, kryeson kandidati i PS-së, Besmir Veliu

Vijon procesi i numërimit në Delvinë.

04:04
Vijon numërimin e votave Bashkia e Shkodrës, kryeson kandidati PS-së Benet Beci

Vijon prej disa orësh numërimi i votave në Bashkinë e Shkodrës, ku deri më tani janë numëruar rreth 12.15% të kutive të votimit.

03:29
Vijon numërimi i votave në Tiranë/ Erion Veliaj rreth 6 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

Vijon prej disa orësh numërimi i votave në bashkinë e Tiranës, ku deri më tani janë numëruar rreth 10% të kutive të votimit.

02:49
PS drejt fitores në Tepelenë, Këlcyrë dhe Përmet! Bashkë Fitojmë kryeson në Memaliaj

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 8.96% të kutive.

02:42
Vijon numërimi i kutive të votimit në Bulqizë, PS në avantazh përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Vijon numërimi i kutive të votimit në Bulqizë, ndërsa deri më tani janë numëruar 4.99% e kutive të votimit.

02:42
Bashkia e Peqinit vijon numërimin e votave, deri më tani kryeson kandidati i Partisë Socialiste

Bashkia e Peqinit vijon ende me numërimin e votave, ku deri më tani kryeson kandidati i Partisë Socialiste.

02:31
Surprizon rezultati i deritanishëm në Tropojë! Kryeson kandidati i PS me 55.60% të votave

Prej disa orësh vijon numërimi i kutive të votimit në bashkinë e Tropojës.

02:21
Vijon procesi i numërimit të votave në Fier dhe Rrogozhinë

Procesi i numërimit të votave vijon ende në Fier dhe Rrogozhinë, që pas nisjes pak orë më parë.

02:05
Bashkia e Finiqit nis procesin e numërimit, deri më tani kryeson Partia Demokratike

Finiqi nuk ka nisur ende me procesin e numërimit edhe pse ka kaluar disa orë që nga mbyllja zyrtare e votimit.

01:52
Deri më tani kryeson PS-ja/ Vijon numërimi i votave në Delvinë, Konispol dhe Sarandë

Numërimi i kutive të votimit vijon në Delvinë, Konispol dhe Sarandë, ku deri më tani kryeson PS-ja.

01:27
Hapet KZAZ për numërimin në Kuçovë, pas disa orësh nis puna

KZAZ për numërimin e votave ka nisur punën në Kuçovë, pas disa orësh që nga mbyllja procesit të votimit.

01:20
Kandidon për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ndjek nga afër procesin e numërimit

Kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, po ndjek nga afër procesin e numërimit në KZAZ numër dy.

01:20
Vendoret 2023/ Vijon numërimi, dalin rezultatet e para! PS merr Kamzën, Vorën, Elbasanin dhe Pustecin. Si ndahen bashkitë

Ka nisur numërimi i votave thuajse në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa është shpallur rezultati në 4 bashki.

01:18
Nis procesi i numërimit për Kukësin! Pjesëmarrës në zgjedhje 53% e qytetarëve me të drejtë vote

Nis procesi i numërimit për Kukësin.

01:07
Nis numërimi në Shijak, Rezeart Tusha i “Bashkë Fitojmë” dhe Elton Arbana i PS-së ndjekin procesin në KZAZ-në 25

Sapo nisi numërimi në Shijak.

01:02
PS merr bashkinë e katërt, Pustecin! Pal Kolefski merr mandatin e dytë

Pali Kolefski merr mandatin e dytë si kryetar bashkie në Pustec.

00:50
Lezha nis zyrtarisht procesin e numërimit të kutive të votimit

Lezha ka nisur zyrtarisht numërimin e kutive të votimit, pas mbylljes së procesit të votimit.

00:48
Numërohen 5 kutitë e para në Lushnjë, Eriselda Sefa kryeson me 500 vota

Janë numëruar pesë kutitë e para në Lushnjë.

00:40
Numërimi në Mirditë, deri tani rezultati i ngushtë mes kandidatëve

Ka nisur procesi i numërimit në Bashkinë e Mirditës.

00:21
Humbi në zgjedhjet për Bashkinë e Elbasanit, Boçi: Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ka reaguar pas humbjes që pësoi gjatë kandidimit për Bashkinë e Elbasanit.

00:12
Nis numërimi në Has, kryeson “Bashkë Fitojmë” me 56.92%

Ka nisur numërimi i votave në bashkinë e Hasit ku deri më tani janë numëruar 10.71% të kutive. 

E diel, 14 Maj 2023
23:59
Nis procesi i numërimit në Delvinë, qytetarët kanë votuar në 22 qendra

Tashmë Delvina ka nisur procesin e numërimit të votave, përkatësisht KZAZ 89.

23:58
Numërohen gjysmat e kutive në Pustec, PS kryeson me 64.52%

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Pustec janë numëruar gjysmat e kutive të votimit.

23:55
Berisha kontestoi rezultatin në Kamëz, Rama nxjerr pamjet: Paralajmërojnë fitore në tribuna dhe filxhanosen në ekrane për humbjen

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, sa iu përket akuzave për manipulim të procesit zgjedhor digjital në Kamëz.

23:42
Fitorja e thellë e Rakip Sulit, Berisha hedh poshtë rezultatin e Kamzës: Është kryekëput i manipuluar

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur poshtë me bindje rezultatin digjital në Bashkinë e Kamzës, duke e konsideruar atë të manipuluar.

23:38
Nis numërimi i kutive të votimit në Lushnjë, pjesëmarrja mbi 35 %

Tashmë ka nisur numërimi i kutive të votimit në Lushnjë, përkatësisht në KZAZ 55.

23:33
Balla nga Fieri: PS fituese në të gjitha bashkitë e qarkut, rezultati do të jetë historik

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi se Fieri dhe Lushnja në këto zgjedhje do të kenë një rezultat historik, e kjo do të shënoj fitoren e socialistëve në të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit.

23:31
PS fitore me 60% në Kamëz, kandidati Arjan Hoxha: Votat janë vjedhur, nuk e njohim rezultatin

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, aty ku PS po merr fitoren me 60.15% të votave, pretendon se votat janë blerë dhe rezultati është i programuar paraprakisht. Ai ka deklaruar se nuk do e njohë rezultatin

23:19
Jo vetëm kreun e bashkisë, PS merr shumicën e Këshillave Bashkiak në Vorë

Në Bashkinë e Vorës, PS ka marrë shumicën e mandateve në Këshillin Bashkiak.

23:15
Shijak/ Kutia e materialeve zgjedhore pa kapak, merret në dorëzim nga KZAZ (Foto)

Në marrjen në dorëzim të qendrës së fundit të votimit është konstatuar se kutia e materialeve zgjedhore ka qenë pa kapak.

23:11
Vonesa në procesin e numërimit në Rrogozhinë! Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ende pa numërues

Ndërsa ka filluar numërimi i votave në disa prej bashkive të vendit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk ka dërguar ende numëruesit në Rrogozhinë.

23:07
Dëmtohet një kuti me fletët e votimit në Mamurras, votat konsiderohen të pavlefshme

Në bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur procesi i votimit, pasi ende po dorëzohen materialet.

22:53
Fillon procesi i numërimit për bashkinë Memaliaj, socialisti Gjolekë Guci kryeson në Buz me 27 vota

Fillon procesi i numërimit për bashkinë Memaliaj.

22:42
Fillon procesi i numërimit në Pustec, dalin rezultatet e kutive të para

Pak pas pas mbylljes zyrtare të procesit të votimit, ka nisur procesi i votimit në bashkinë e Pustecit.

22:38
Në pritje të nisjes së procesit të numërimit, ja si vijon puna në bashkitë e vendit

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë shumë shpejt në disa nga bashkitë e vendit, pas dorëzimit të kutive.

22:25
PS fiton Vorën, Veliaj: Jam pafundësisht i lumtur që u thye bastioni në Vorë

Erion Veliaj ka dalë në mbështetje të kandidatit të Vorës Blerim Sherën, i cili kryeson me rezultatet e deritanishme me mbi 74% të Votave.

22:15
Fiton Erdogani? Rezultatet paraprake: Është në avantazh, pjesëmarrja 90%

51.14% Rexhep Tajip Erdogan, 43.05% sfidanti i tij Kemal Kilicdaroglu: rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës në Turqi dëshmojnë një epërsi të presidentit turk përballë kreut të opozitës që sfidoi pushtetin e tij 20-vjeçar.

22:14
Fitorja e PS-së në 3 bashkitë ku u votua elektronikisht, Berisha: Do kërkojmë auditim nga KQZ për rezultatin elektronik

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka komentuar fitoren e Partisë Socialiste në 3 bashkitë ku u bë votimi elektronik, Kamëz, Vorë dhe Elbasan.

22:11
Kandidon një i arrestuar, si u përjetua sot procesi në garën e Bashkisë së Himarës

Të vetmet lëvizje në Himarë ishin ato pranë qendrave të votimit, ku shumë qytetarë u paraqitën për të shprehur vullnetin e tyre.