Reshjet e dendura të shiut në Kukës, rrezik për rrëshqitje gurësh dhe inertesh në rrugë, ndërhyrje në disa akse Ka marrë vendim të formës së prerë grabitja në brendësi të pistës të Rinasit, në të cilën u rrëmbyen përmes një furgoni të loguar “Hetimi Tatimor” pothuajse 4.6 milionë euro.
Gjykata e Posaçme e apelit la në fuqi dënimet e shpallura muaj më parë duke konfirmuar shpalljen fajtor të Klement Çalës dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.
Edhe i vëllai Eldi Çala u cilësua i fajshëm nga gjykata dhe u dënua me 17 vjet burgim, dhe të njëjtën masë me nga 17 vjet heqje lirie morën edhe Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi.
Shtatëshja e grabitësve spektakolarë kishte si bashkpuntorë edhe Admir Muratajn vrarë gjatë arratisjes nga grabitja dhe Talo Çelën, një gjykim i veçuar për të teksa ai prej vitesh kryeson listën e të kërkuarve.
Për Ragip Hajdinin çështja u pushua mbasi ai ndërroi jetë në burg. Grabitja në aeroport që konsiderohej si vendi më i kontrolluar, u krye prillin e 2019 nga pesë persona të maskuar, ndërsa ndihmësit e tyre kishin studiuar lëvizjet e ngarkesave me euro që duhet të transportoheshin me avion jashtë Shqipërisë. Në largim e sipër nga skena e krimit, Murataj u vra, ndërkohë që policia gjeti të djegur automjetin e arratisë.
Ngjarja e denjë për film u zbërthye nga Alkond Bengasi që rrëfeu rolin e secilit.
Top Channel