Një gjykatëse e Illinois ka vendosur që Donald Trump ka qenë i përfshirë në kryengritje dhe e ka ndaluar atë nga votimi parësor i shtetit, megjithëse ajo e vendosi vendimin në pritje të një apeli.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes për rajonin, nisi punimet këtë paradite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja kriminale në Korçë, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine, dhe më pas qëlloi veten.
Edicioni i tretë i Festivalit “Femfest” nis udhën e tij disa ditore, pasditen e 4 marsit në sallën e madhe të Arturbinës.
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka qenë në një lidhje në Skype me emisionin “Breaking” në Top News, ku është shprehure se miqtë e Naim Murselit që janë njerëz të fuqishëm, mund të ndikojnë në vendimin që mund të marrë prokuroria për këtë të fundit.
Kryeministri Rama ka pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve liderët e rajonit të cilët do të marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë nuk do të merr pjesë fizikisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Së fundmi gjykata ka shtyrë më tej afatin e paraburgimit për Naim Murselin si dhe dy personat e tjerë që akuzohen si të përfshirë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Fregata gjermane “Hessen” në detyrë në Detin e Kuq u gjend për herë të parë në një situatë për të qëlluar me municion të vërtetë. Ajo iu përgjigj sulmeve.
Marco Van Basten ka kujtuar kohën e tij te Milan dhe dashurinë për ngjyrat “kuqezi” në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet italiane, ku ka folur së bashku me dy ish-lojtarë të tjerë holandezë të “Djallit” Franck Rijkaard dhe Ruud Gullit.
Prova e kërcimit e Vëllait të Madh ka rezultuar në një incident fatkeq për Fationin, pasi ky i fundit është rrëzuar gjatë lojës duke mbetur i dëmtuar.
Deri tani, ishte një shqetësim i përmendur shpesh, por duket se situata e mungesës së fuqisë punëtorë në Gjermani, po bëhet serioze duke ndikuar në vetë zhvillimin ekonomik të vendit.
Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Pas kontrollit të zakonshëm, mjeku që ndjek situatën shëndetësore të presidenti amerikan Joe Biden pohoi se ai vazhdon “ të jetë i aftë për të kryer detyrën”.
Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë dollarë, i miratuar nga Senati këtë muaj, mbetet i bllokuar nga shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, duke rrezikuar ndihmën prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyrtim çështjen nëse ish Presidenti Trump mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020. Gjykata tha se një vendim mund të merret së shpejti.
Sulmuesi i Milan-it, Rafael Leao ka prezantuar librin e tij “Buzëqeshje” dhe nga ky eveniment nuk kishte si të mos fliste për rrugëtimin e tij me “kuqezinjtë”.
Tirana pret sot një tjetër samit, pas atij për Ukrainën. Bëhet fjalë për Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është ruajtur nën masa të rrepta sigurie gjatë ditës së sotme.
Analisti Artur Zheji deklaroi në “Top Story” se Ukraina ka nevojë urgjente për armatime, pasi SHBA-ja, një nga aleatët më të mëdhenj, ka ulur numrin e furnizimeve.
Zv.ministri i Jashtëm, Besart Kadia ka treguar detaje nga samiti i mbajtur të mërkurën në Tiranë në mbështetje të Ukrainës.
Këto pamje të rënda janë pak pas vrasjes mbrëmjen e sotme në Korçë.
Sot Tirana mbajti një tjetër Samit të rëndësishëm, atë të Ukrainës, me pjesëmarrjen e Presidentit ukrainas Volodimir Zelensky.
Një i dënuar, denoncoi në Top Channel përmes një telefonate me gazetaren Anila Hoxha, se Sokol Mjacaj kishte sulmuar me armë dy tëburgosur.
Arben Lleshi, është viktima e fundit e familjes së tij në serinë që dyshohet se lidhet me hakmarrjen. 4 të vdekur dhe 1 i zhdukur është bilanci tragjik me eliminimin e Arbenit, atij që konsiderohej si shkaktari i nisjes së gjakderdhjes.
Historia nis në 10 Prill të vitit 2012 në Britaninë e Madhe, në qytetin e Sauthemptonit.
Mbrëmjen e 15 Dhjetorit 2023, disa orë pas atentatit në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit siguroi disa informacione që u konsideruan mjaft të dyshimta në momentet e para.
Inter-i është bërë një skuadër që di vetëm të triumfojë në vitin 2024, ndërsa pas fitores 4-0 ndaj Atalanta-s, numëron suksesin e 11-të radhazi në të gjitha kompeticionet.
Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e sotme në mes të rrugës 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit.
Raporti i BE njofton se ka bërë disa vlerësime lidhur me ecurinë dhe problematikat e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vitit 2023 dhe se çfarë duhet të përmbajë viti 2024, për të avancuar në procesin e integrimit në BE.
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edmond Mustafës, shqiptarit nga Shkodra që u ekzekutua në qendër të Tivarit në Mal të Zi.
Dëshmitari i plagosur Indrit Shaqja ka pranuar se me viktimën Lleshi ka pasur qejfmbetje pasi ai e përbuzte për besimin fetar.
Në këtë foto kur ora shënon 13:51, shfaqen imazhet e jashtme të godinës B të burgut.
Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, me dy persona të vdekur.
Ngjarja, kishte kohë që planifikohej dhe dyshohet se ka të implikuar personazhe të fuqishëm të botës së krimit me lidhje të rëndësishme në nivele të larta.
Numri mesatar i lindjeve për çdo grua ka rënë në 0.72, në vendin që ka shpenzuar miliarda më kot për ndryshimin e kësaj tendence.
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur një 57-vjeçar.
Inside Story, ka siguruar imazhet ekskluzive të fiksuara nga kamerat e sigurisë në burg, që tregojnë gjithë itinerarin autorit të krimit.
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur një 57-vjeçar, pas konfliktit të çastit.
Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen numër 18.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka hequr dy pika të rëndësishme nga deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve në samitin Ukrainë-Europa Juglindore, që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur para një muaji, u gjet i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në Kosovë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli në aeroportin e Rinasit Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme.
Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme problemin e nxënësve të Shkollës së Mesme të Bashkuar, “Salih Halili”, në Rrajcë.
Barcelona është duke u ndjekur me shumë interes nga klubet arabe.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook për samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
Nesër do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Yulia Navalnaya, e veja e kritikut të ndjerë të Kremlinit Alexei Navalny, u ka bërë thirrje të mërkurën ligjvënësve evropianë ta hetojnë lidershipin rus, të cilin ajo e cilësoi si një “grup të organizuar kriminal” i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin dhe aleatët e tij.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i bën thirrje politikës shqiptare për të nisur me urgjencë dialogun për të rivendosur funksionimin normal të Parlamentit.
Ministrat e financave dhe guvernatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë për të diskutuar mbi integrimin në sistemin evropian të pagesave.
Kredia e re në janar ka arritur në nivele rekord duke arritur në 23.3 miliardë lekë, rritje me 30% nga një vit më parë.
Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq i rëndësishëm për Ukrainën sa edhe për Shqipërinë dhe për Ballkanit Perëndimor.
Një 30-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në qytetin e Lezhës.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka realizuar një takim me Komisionerin e BE, Oliver Varhelyi.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier.
Samitin e zhvilluar në Tiranë për Ukrainën e ka përshëndetur përmes një videomesazhi edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.
Rrugë të përmbytura ose të baltosura shiheshin sot në Guanay, në perëndim të Bolivisë, ku një lumë kishte dalë nga shtrati pas shirave të rëndë.
Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore organizuar nga qeveria shqiptare u zhvillua sot në vazhdën e mbështetjes konstante të Shqipërisë, e cila mori një vizibilet botëror me qëndrimet e forta të shprehura në këshillin e sigurimit.
Tashmë janë publikuar momentet e tmerrit që kanë përjetuar gjashtë persona që ndodheshin në një helikopter, i cili humbi kontrollin teksa ishte në fluturim në Kolumbi.
Në pamjet e shpërndara sot nga zjarrfikësat në SHBA shihej tymi e zjarri pranë qytezës së Amarillo teksa mijëra hektarë pyll raportohet se janë djegur nga zjarret e shpërthyera në zonën Smokehouse Creek.
Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë që vinin nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek.
Vetëm një orë me makinë nga Roma, skiatorët vendas i kanë bërë malet Apenine shesh lojërash dimërore për dekada. Por këtë sezon, resortet duken më shumë si kodra me baltë.
Gjyqi më voluminoz i fillimeve të demokracisë ka qenë ai ndaj 10 ish-zyrtarëve të lartë të regjimit komunist, përfshi ish-Presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrin Adil Çarçani si dhe ish-ministra të tjerë.
Mitch McConnell, politikani i fuqishëm nga Kentaki, njoftoi se ai planifikon të tërhiqet si udhëheqësi republikan më jetëgjatë i Senatit në nëntor.
Mijëra punonjës e studentë grekë marshuan sot në greva e protesta, në përvjetorin e aksidentit më të rëndë hekurudhor të vendit duke kërkuar drejtësi sociale dhe përmirësim të kushteve të jetesës.
Nëse kishte diçka të qartë në lidhje me lamtumirën e Xavit, e planifikuar për në fund të sezonit, është se dera e kthimit do të mbetej gjithmonë e hapur.
E ftuar në emisionin ‘Ndryshe‘ në Top Albania Radio ishte modelja dhe influencerja Belinda Dragoti. Sigurisht që në këto kohë kur Big Brother Vip ka mbërthyer shqiptarët përpara ekranit, nuk mund të mungonte edhe pyetjet rreth këtij emisioni.
Gazmend Ujkashi u eliminua nga Big Brother VIP pas 44 ditësh qëndrim në shtëpi.
Një britanik që erdhi në kufirin e Polonisë sepse donte kalonte në Rusi tek e dashura që kishte njohur online, raportohet se është ndaluar nga rojet kufitare.
Të paktën tre emigrantë dyshohet se janë mbytur në kanalin e La Manshit.
Kanë kaluar vetëm pak orë nga dalja e Gazmend Ujkashit nga shtëpia e Big Brother VIP.
Një automjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda ambientit të një dyqani në rrugën “Shtraus”, në Lezhë.
Apple ka njoftuar se po anulon planet e krijimit të makinës së saj elektrike ‘Apple Car’.
Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rezultat të thellë zgjedhjet e djeshme paraprake brenda partive të tyre në Miçigan. Megjithatë, rezultatet tregojnë se të dy kandidatët kanë arsye për t’u shqetësuar për shanset e tyre në këtë shtet kyç për zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.
Një kamion ka pësuar një spostim të ngarkesës me tulla në segmentin e rrugës Kardhiq-Delvinë pranë Taroninës.
I biri i Mukesh Ambani, Anant, dhe e fejuara e tij Radhika Merchant do të presin në dasmën e tyre emra nga më të famshmit e biznesit e politikës botërore, në eventin e dizenjuar si një shfaqje për të pasurit e të fuqishmit, shkruan TheGuardian.
Sot në GJKKO u zhvillua seanca gjyqësore për Fredi Belerin.
Christian Horner është shpallur i pafajshëm pas një hetimi të pavarur mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme që dyshohej se kishte bërë me një anëtare të stafit.
Partnerja e Kanye West, Bianca Censori mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 euro pasi theu ligjin e ekzibicionitizmit (shfaqja në publik duke ekspozuar pjesët intime) në Paris.
Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen në fund të prillit dhe fillim të majit.
Kompanisë i kërkohet të mbajë përgjegjësi për kulturën e saj të mbetjeve toksike dhe çmontimin e sigurt të infrastrukturës së braktisur të naftës, pas përfundimit të operacioneve.
Momente tmerri janë regjistruar në një park të njohur në Indi, kur një elefant i rezortit kapi me noçkën e tij një turiste ruse dhe e rrotulloi në ajër, përpara se ta lëshonte përtokë duke e plagosur.
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi.
Një nënë e re u shokua kur zbuloi një kalim nëntokësor 50-metra të gjatë poshtë kopshtit të shtëpisë së saj në Kent në lindje të Londrës – që tashmë besohet se është një bunker i sofistikuar anti-ajror.
10 ndeshje radhazi pa humbje kanë bërë që Laçi të konsolidojë pozitat e tij në mesin e tabelës.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka dorëzuar një padi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Një grua 34-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Shkodrës se disa persona i kanë hapur llogari false në TikTok.
Të paktën 31 njerëz kanë humbur jetën dje kur shoferi një autobusi të mbushur me njerëz humbi papritur kontrollin dhe ra nga një urë në Mali në Afrikën perëndimore.
Erjola dhe Ledjona kanë nisur planin që thurën mbrëmë duke stisur debat mes tyre, megjithëse Sara nuk i besoi.
Momente tmerri janë regjistruar në një park të njohur në Indi kur një elefant i rezortit kapi me noçkën e tij një turiste ruse dhe e rrotulloi në ajër para se ta lëshonte përtokë duke e plagosur.
Dy adoleshente u aksidentuan këtë pasdite në Shkodër.
Liderët e Evropës Juglindore, që u bënë bashkë sot në një samit për Ukrainën në Tiranë, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.
Avioni që solli në Tiranë presidentin Volodymyr Zelensky, solli edhe një kërkesë specifike për Shqipërinë, bashkëprodhimin e municioneve ushtarake kryefjalë e kërkesës të Ukrainës, adresuar të gjithë atyre që kundërshtojnë agresionin rus dhe përkrahin Kievin.
Federico Chiesa i shkakton “dhimbje koke” Allegrit. 26-vjeçari u largua nga stërvitja që po zhvillohej në Continassa mëngjesin e sotëm duke çaluar. Faji është i Alex Sandros, që kreu një ndërhyrje të ashpër gjatë ndeshjes së kontrollit.
Shtyhet serish seanca gjyqësore kundër katër adoleshenteve te Gramshit.
Ndonëse mesjavë dhe ende zyrtarisht jemi në një muaj dimri, ngritja e temperaturave ka sjellë pushues në plazhin e madh të Durrësit.