E premte, 22 Shtator 2023
19:44
Protestuesit në Indonezi djegin zyrat e bashkisë në protestën kundër kompanive minerare (fotot)

Zyrat e bashkisë së ishullit indonezian Gorontalo, ishin sot të shkatërruara nga zjarri pas një proteste të ashpër të banorëve kundër rritjes së aktivitetit të grupeve minerare në ishujt kryesorë të vendit.

19:41
Të dielën votohet në Kukës/ Gara mes PS dhe “Foltores”, PD e Bashës: Garë e paracaktuar

Të dielën e 24 shtatorit do të përsëriten zgjedhjet në Kukës, ku kanë të drejtën e votës 45 946 zgjedhës.

19:41
Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten në Kombet e Bashkuara e paralajmëroi Iranin se përballet me “kërcënim bërthamor”, por zyra e tij reagoi shpejt duke e cilësuar këtë si rrëshqitje goje.

19:30
Pamjet/ Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti, momenti kur njëra prej tyre rrëzohet

Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve. Video është bërë virale në TikTok.

19:28
SHBA do t’i dërgojë Ukrainës një ‘numër të vogël’ raketash ATACMS

SHBA do të dërgojë një “numër të vogël” të sistemeve raketore me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë, njoftuan zyrtarët amerikan për NBC News. 

19:20
Shkatërrimi i përmbytjeve në qytetin e dytë më të goditur në Libi, Susa (fotot)

Teksa shumica e vëmendjes për tragjedinë e përmbytjeve në Libi është fokusuar në qytetin port Derna të tjera zona janë goditur nga vala e padëgjuar e përmbytjeve dhe shkatërrimit që vranë mijëra njerëz.

19:15
Siguria ushqimore/ Gabimet më të zakonshme që bëni në kuzhinë

Njerëzit preken shpesh nga sëmundjet që burojnë nga ushqimet e pasigurta ose të papërpunuara e të gatuara mirë.

18:57
Witsel: Arabia si Kina, shkohet për para, jo për projekt sportiv

Axel Witsel, lojtar i Atleticos së Madridit, të cilin Simeone e përdor si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radio Marca”, ku ka folur veçanërisht për derbin ndaj Realit të Madridit:

18:50
“Nuk ke këllqe të më mbash”/ Gabriela e refuzoi, Herrisoni ikën me nerva nga takimi: Jam materialiste, dua Rolex dhe Cartier

I paparashikueshëm, ky është epiteti i vetëm që mund t’i vendosim takimit mes Gabrielës dhe Herrisonit në këtë episod të pestë të Për’puthen.

18:48
Më shumë se 50 të arrestuar në operacionin kundër mafias ‘më të fuqishme’ në Itali (fotot)

Autoritetet italiane raportonin sot se më shumë se 50 njerëz janë arrestuar në një bastisje të shumëfishtë kundër një prej grupeve më të mëdha mafioze në vend.

18:48
Shpërthimi në veri të Kosovës, ambasadori amerikan Hovenier: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i tronditur për shpërthimet që ndodhën në veri të Kosovës.

18:33
Veshtulla, bima medicinale qetësuese

Vjeshtulla është në thelb një bimë që rritet në degët e pemëve të tjera.

18:19
“Pesë mijë euro për lirinë”/ Italia vendos kushtin, si t’u shpëtojnë qendrave të ndalimit emigrantët nga vendet e sigurta

Italia do të kërkojë 5 mijë euro nga çdo emigrant që vjen nga vende të sigurta që të mos përfundojë në një qendër ndalimi apo të riatdhesohet.

18:02
Mashtruesi ngre faqe për ‘donacione kanceri’ pasi donte të hynte në turneun e pokerit me $30 000 (fotot)

Këtij lojtari amator pokeri duket se “blofi” që luajti i shpërtheu në fytyrë.

18:01
Kanadaja paralajmëron për sulme kibernetike gjatë vizitës së Zelenskyt

Kanadaja ka paralajmëruar komunitetin kibernetik që të shtojë vigjilencën gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Otava.

17:49
Zelensky viziton Otavën! Trudeau zotohet që Kanada të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka zhvilluar një takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Otava, në të cilin ka “përsëritur mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, ekonomike, humanitare dhe zhvillimore të Kanadasë për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon të mbrohet kundër luftës brutale të agresionit të Rusisë”.

17:42
Pioli para ndeshjes me Veronën: Të shtrëngojmë dhëmbët, gabim t’ia hedhim fajin një individi

Milani rikthehet në fushë pas humbjes turpëruese në derbi dhe barazimit me Newcastle në Champions, me synimin për t’u rikthyer te fitorja ndaj Veronës, në shtëpi.

17:39
Të shtëna me armë në Suedi/ Dy të vdekur, përfshirë një kalimtare e rastësishme

Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat në një lokal në Sandviken të Suedisë.

17:35
Ushtria ukrainase godet selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol

Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës (Stratcom) ka konfirmuar të premten se Ukraina shënjestroi me sukses selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

17:33
Osmani në Konferencën Globale të Grave Lidere 2023: Lidershipi nuk njeh gjini

Gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbajt Konferenca Globale e Grave Lidere, në të cilën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte folësja kryesore.

17:31
Gjykata e lartë në Brazil vendos në favor të tokave të popullit indigjen (fotot)

Në një vendin historik gjykata e lartë braziliane ka vendosur sot kundër tentativës së korporatave të agrobiznesit për të marrë në përdorim tokën në zotërim të popujve ingjenë, edhe pse ata nuk ishin të vendosur aty që prej vitit 1988

17:16
Shpërthimi në veri të Kosovës, Stano: Do të reagojmë në kohë nëse është e nevojshme

Bashkimi Evropian ka reaguar sërish i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.

17:10
Senator demokrat i SHBA, Bob Menendez ndalohet për rryshfet në favor të Egjiptit (fotot)

Senatori demokrati New Jersey, Robert Menendez është përballur sot me akuza penale pranimi rryshfeti në qindra mijëra dollarë, njoftonte Departamenti amerikan i Drejtësisë.

17:00
Aktor në filmin “Në kuadër të dashurisë”, konfirmohet konkurrenti i radhës në “Dancing With The Stars”

Roerd Toçe është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Por, në tetor, aktorin do të sfidojë veten edhe në kërcim.

16:58
Kosovë/ Rritet mbi 10 për qind konsumi i energjisë elektrike

Gjatë muajit korrik të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 520.26 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 405.2 GWh, ose 10. 8 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak korrik 2022.

16:51
Makina përplas biçikletën në Korçë, ndërron jetë në spital drejtuesi

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Korçës.

16:43
Begaj i kërkon Presidentit të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut njohjen e Republikës së Kosovës

Gjatë takimeve që presidenti Bajram Begaj po zhvillon në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua me Presidentin e Kenias, Presidentin e Botsvanës, Presidentin e Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

16:39
Transportuan dhjetëra emigrantë të paligjshëm dhe më pas i morën peng, vihen në pranga tre persona

Tre persona janë vënë në pranga pasi transportuan 23 emigrantë të paligjshëm dhe më pas i mbajtën në një banesë të braktisur duke ju hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove.

16:23
Krye-trafikanti publikon videon muzikore nga burgu i sigurisë së lartë në Ekuador (fotot)

Një kriminel famëkeq, trafikant drogash, i akuzuar për vrasjen e kohëve të fundit të kandidatit presidencial në Ekuador, ka publikuar një video muzikore profesionale nga burgu i sigurisë së lartë ku po kryen dënimin.

16:21
Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se shpërndanin substanca narkotike pranë një gjimnazi në Shkodër.

15:52
Dëmtimi i Rrahmanit, kapiteni i “dardanëve” humb ndeshjet e tetorit

Dalin rezultatet e testeve instrumentale, të cilave iu nënshtrua Amir Rrahmani, pas problemit të pësuar ndaj Bragës, që e detyroi të largohej nga fusha pas vetëm 13 minutash lojë.

15:43
Dënohet gruaja e parë në Britani për abuzim fizik e psikologjik ndaj bashkëshortit (fotot)

Një grua që është bërë e para në Britani që dënohet për abuzim ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e kishte detyruar të tentonte disa herë vetëvrasjen, pas vitesh sjelljeje nënshtruese e imponimi.

15:38
Zbardhet kërkesa e deputetëve të PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave TIMS

Është zbardhur kërkesa e 35 deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë rrjedhjen e të dhënave personale që kanë dalë nga baza e të dhënave shtetërore.

15:35
Fermerët tregojnë prodhimet/ Panairi për produktet bio me bujqërit e Peqinit

Për herë të parë në Peqin është organizuar Panairi agroturistik, i cili synon të promovojë prodhimet bujqësore të fermerëve të zonës.

15:30
U raportua si aksident! 25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën

Lezha dje u cilësua si kryeqyteti i aksidenteve, megjithatë duket se jo të gjithë përplasjet ishin ngjarje aksidentale. 

15:27
Nga çadrat e diellit tek të shiut/ Shërbimi meteorologjik ushtarak: Në fundjavë reshje

Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore klimatike.

15:24
Muçi, heroi i Legias së Varshavës/ Tifozët polakë brohorasin emrin e tij pas shënimit të dy golave

Ernset Muçi ishte heroi i Legias së Varshavës mbrëmjen e djeshme, pasi me dy golat e tij i dha fitoren 3-2 skuadrës polake përballë skuadrës së Premier League të Aston Villës.

15:21
Dita pa makina/ Shkodër, vetëm me biçikleta në qytet

“Java Evropiane e Lëvizshmërisë” dhe “Dita pa makina” u mirëprit në Shkodër, qytetin rekord për përdorimin e biçikletave në vendin tonë.

15:17
Durrës, Marina nis ndërtimin/ Hapen themelet për dy ndërtesat e para, puna nuk do pengojë portin

Projekti i marinës së Durrësit ka filluar zyrtarisht punimet.

15:12
Kamza do të monitorohet! Vendosen kamera inteligjente për të rritur sigurinë

Inteligjenca artificiale jo vetëm ndihmon në përmirësimin e jetës por edhe në rritjen e sigurisë publike, siç është rasti i Bashkisë Kamëz ku ka instaluar rreth 200 kamera inteligjente, të cilat në monitor shfaqin panoramën e qytetit dhe policia e ka më të thjeshtë të verifikojë makinat apo këmbësorët që lëvizin në kryqëzime apo rrugë.

15:03
Sondazh/ 60.95% e qytetarëve nuk besojnë se Paketa e Sigurisë në Shkolla do të jetë efikase në parandalimin e kriminalitetit

Paketa e sigurisë në shkolla e prezantuar në fillim të këtij muaji është një risi, e cila synon të garantojë sigurinë e nxënësve dhe parandalimin e krimit jo vetëm brenda territorit të shkollës, por dhe jashtë saj.

15:02
Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi

Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

14:51
Shkelën perimetrin e sigurisë duke parkuar në afërsi të shkollave, ndëshkohen 5 drejtues mjetesh

Pesë drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masë administrative në Tiranë, pasi shkelën perimetrin e sigurisë, duke parkuar automjetet në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”.

14:31
Pasojat e paparashikueshme të Teknologjisë. Si mund t’i ndalim?

Ian Turing dhe Gordon Moore nuk mund të kishin parashikuar kurrë, e lëre më të ndryshonin rritjen e mediave sociale, memeve, Wikipedia-s ose sulmeve kibernetike.

14:22
Gigi Hadid ndan fotot nga ditëlindja e vogëlushes së saj 3-vjeçare

Gigi Hadid festoi ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Kai dhe postoi disa foto të ëmbla në rrjetet sociale.

14:09
“Idiotët e Milanit vetëm vrapojnë, Newcastle ma hoqi trurin! City? I mërzitshëm”

Arturo Vidal u largua gjatë muajit korrik nga Flamengo, por jo nga kampionati brazilian. Pasi firmosi me Athletico PR. Mesfushorit nga Kili i mungon Champions League, kompeticion ku ka luajtur prej vitesh.

14:03
Ministri i Financave takim me Guvernatorin Sejko: Tre sektorët që rritën ekonominë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë,  Gent Sejko, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike, bashkëpunimin mes dy institucioneve, si edhe pritshmëritë për të ardhmen.

13:48
Shiste ekstazi dhe kanabis në Himarë, gjatë ndjekjes nga policia ishte “tapë”! Arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike në Himarë është arrestuar nga policia.

13:46
Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të nisin prodhimin e përbashkët të armëve, një veprim që do t’i mundësojë Kievit të nisë prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, tha presidenti Volodymyr Zelensky, në përmbyllje të vizitës së tij në SHBA.

13:35
Merr flakë automjeti pranë tunelit Tiranë-Elbasan

Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në hyrje të tunelit Tiranë Elbasan.

13:28
Aktivizohen tre vatra zjarri në Fier, flakët rrezikojnë edhe banesat

Tre vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, në Pishporo, dhe në lagjen e romëve në Levan.

13:25
Dyshohet se fshehu pagesa 225 mijë dollarë nga një oficer i inteligjencës shqiptare, McGonigal pritet të deklarohet fajtor

Ish-kreu i kundërzbulimit për FBI-në në Nju Jork Charles McGonigal, pritet të deklarohet fajtor ditën e sotme për akuzat se ka fshehur pagesat e 225,000 dollarëve në para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili u bë burim në një hetim të FBI-së, tregojnë të dhënat e gjykatës.

13:16
Zjarr në Kërkovë të Vlorës, rrezikohen banesa

Një zjarr i madh ka rënë në zonën me ullishte të fshatit Kërkovë të Vlorës.

13:10
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë

Një 31-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

13:00
Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Tiranë

Një 32 vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

12:58
Osmani: Roli i SHBA-së është përcaktues në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet.

12:49
Nis epoka e re te Gjermania, zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares

Julian Nagelsmann është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares gjermane.

12:41
Qeveria e Kosovës ndan 30 milionë euro për subvencionimin e pajisjeve për ngrohje

Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

12:28
Reklamonte në ‘Tiktok’ bombola me azot të rrezikshëm që e konsumojnë të rinjtë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Një 21-vjeçar i cili tregtonte dhe reklamonte përmes Tiktok-ut bombola të kontrabanduara që përmbajnë azot të rrezikshëm e që konsumohen nga të rinjtë nëpër lokale me tullumbace ka rënë në pranga.

12:27
Ndryshon ligji për shtetësinë shqiptare, festojnë edhe talentet e futbollit nën 18 vjeç

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, për t’u krijuar mundësinë talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë që të pajisen me pasaportën shqiptare. Edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç…

12:25
Arrestohen 197 anëtarë të organizatave kriminale për trafik drogë në vendet e BE-në dhe përdorim të dhunës ekstreme, mes tyre shqiptarë

Europol në bashkëpunim me autoritetet policore të disa vendeve evropiane kanë arrestuar 197 anëtarë të organizatave ndërkombëtare kriminale që trafikonin sasi të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë Bashkimin Evropian dhe që karakterizoheshin nga përdorimi ekstrem i dhunës.

12:20
U vra për një vend parkimi/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, arrestohet vëllai i autorit, 4 në kërkim

Një makinë e parkuar dyshohet se është shkaku i vrasjes me armë zjarri të 33-vjeçarit Valter Fierza, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

12:14
Zjarre në Siçili/ Panik në Palermo, njerëzit hipin mbi çati

Ka qenë një nate paniku ajo e djeshmja për banorët e Palermos për shkak të zjarreve që shpërthyen në zonën Brancaccios, shkruajnë mediat në Itali.

12:10
Ndiqen shqiptarët si në filma/ Policia spanjolle arreston dy trafikantët e drogës

Një ndjekje si nëpër filma: kështu përshkruhet operacioni i policisë spanjolle për kapjen e dy trafikantëve shqiptarë në malet e Pallars Jussa.

12:09
“Magjiku” Muçi, mes kandidatëve për më të mirin e javës në Europë

Ernest Muçi përjetoi një të enjte të paharrueshme.

11:41
Sveçla: Hedhja e granatës në veri në shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pretendoi se shpërthimi i një granate dore në Mitrovicë të Veriun mbrëmjen e 21 shtatorit, ishte në shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.

11:40
Policia angleze po kërkon edhe tre shqiptarë të dyshuar për grabitjen në shtëpinë e futbollistit, Raheem Sterling

Policia britanike ka nisur “gjuetinë” për kapjen e tre shqiptarëve, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e ndodhur në shtëpinë e sulmuesit të Anglisë, Raheem Sterling, si dhe në 33 vjedhje të tjera të ndodhura në Londër.

11:35
Rama: Talentet e sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë pajisen me pasaportë edhe pa mbushur 18 vjeç

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e ndryshimit të ligjit “Për shtetësinë” në seancën e djeshme në Kuvend.

11:29
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen 21 të qytetit të Korçës.

11:24
Nis gjyqi për Fatmir Mediun/ SPAK kërkon të pyeten 52 dëshmitarë, mes tyre Shkëlzen Berishën

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi janë kërkuar nga SPAK që të dëshmojnë si dëshmitarë për çështjen “Gërdeci”, ku është marrë i pandehur ish-ministri i Mbrojtes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

11:17
Mashtrimi më i madh i kriptomonedhave në histori! Zbulohen në Hong Kong mbi 1600 investitorë me fonde prej 1.2 mld dollarësh

Rasti më i madh i mashtrimit me kriptomonedha është zbuluar së fundmi në Hong Kong, ku u kapën 1641 investitorë me fonde prej 1.2 mld dollarësh.

11:09
Kaso zbardh lojën e PS me Bashën: I kanë hedhur karamelen për pazar të rrezikshëm

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, i sheh si pazar të rrezikshëm propozimet e Lulzim Bashës për një reformë zgjedhore, ku në fokus janë listat e hapura në zgjedhje dhe vetting-u i politikanëve.

10:44
Hynë ilegalisht nga Serbia, ndalohen dy persona në Kosovë

Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

10:32
SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës

Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t’i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit.

09:58
Parkoi automjetin duke shkelur perimetrin e sigurisë në shkollën e Peshkopisë, ndëshkohet drejtuesi

Një drejtues automjeti në Peshkopi është ndëshkuar me masë administrative ditën e sotme pasi shkeli perimetrin e sigurisë në shkollën e Mesme Profesionale të qytetit të Peshkopisë, ndërsa automjeti është hequr me karrotrec.

09:57
Dëmtimet e shpeshta, Mourinho: Kur nuk e zgjidhën dot Bayerni dhe PSG…

Roma fitoi 1-2 në Moldavi kundër Sheriff Tiraspol, duke regjistruar suksesin e parë në sfidën e parë të grupit G në Europa League.

09:54
Baerbock: Rusia dukej e izoluar në OKB

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Rusia u kritikua në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, përderisa Moska vazhdon të jetë e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës kundër Ukrainës fqinje.

09:52
Ministri Hasani kryeson takimin e Këshillit të Sigurimit “Armeni – Azerbajxhan”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, ka kryesuar takimin “Armeni – Azerbajxhan” në të cilën u trajtua përshkallëzimi i fundit ushtarak në rajonin e Nagorno-Karabakut.

09:40
Aksident në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, plagoset drejtuesi i furgonit

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.

09:35
Moti i keq, pezullohet lundrimi detar në Vlorë

Moti i përkeqësuar me erë të fortë ka sjellë pezullim të lundrimit detar në Vlorë.

09:29
Qeveria gjermane debaton për teknologjinë kineze 5G

Komponentët nga Kina mund të zhduken në një masë të madhe nga rrjetet celulare gjermane. Por qeveria gjermane e ka të vështirë të marrë një vendim. Operatorët e rrjetit paralajmërojnë për rreziqet.

09:12
Arsenal armësh në banesë! Arrestohet i moshuari në Durrës

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi kishte fshehur arsenal armësh në banesë.

09:07
Biden e siguron Zelenskyn lidhur me mbështetjen globale për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me liderin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë. Ai falënderoi presidentin amerikan për ndihmën që i jep Kievit për të luftuar “terrorin rus”, ndërkaq Biden i tha homologut ukrainas se ai do të sigurohet “se bota qëndron” me Ukrainën, duke shtuar tanket e para amerikane Abrams janë nisur për në Ukrainë.

08:50
Akuzat e Vuçiç, Gërvalla: Pavarësia e Kosovës nuk shkel kartën e OKB-së!

Foltoren e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përdori për të lëshuar akuza të ashpra ndaj Perëndimit se ka shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke “i mohuar të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”.

08:46
Pamjet/ “Samiti i drogës”, si trafikanti shqiptar “El Gordo” organizoi takimin e bosëve në Kolumbi!

Narkotrafikanti shqiptar Besnik Nikolli alias Niko ose “El Gordo” ra në prangat e policisë Kolumbiane muajin e kaluar, por duket se nuk do të jetë “vetëm” në qeli.

08:33
​Shpërthim gjatë natës në veri të Mitrovicës, nuk ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka ndodhur në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

08:22
Vdekjet nuk zmbrapsin klandestinët: Zbarkim i ri në Lampeduza, Meloni “luftë globale”!

Rreziku i rrugëtimit që vazhdon të marrë jetë njerëzish, nuk i ka zmbrapsur emigrantët nga Afrika që mësyjnë Italinë, shumica me shpresën të lëvizin më pas drejt veriut të Europës.

08:08
Escobar paralajmëron Kosovën: S`ka marrëveshje të fshehtë nga Lajcak, bllokohet integrimi!

Gabriel Escobar përcolli një tjetër mesazh të fortë për Prishtinën.

08:03
Temperaturat pësojnë ulje, parashikimi i motit për këtë të premte

Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë në territor, ndërsa me vranësira dhe shira paraqiten zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore.

E enjte, 21 Shtator 2023
23:15
Vrasja në Hot të Ri/ Zbulohet fotoja e viktimës, detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit në Hot të Ri.

23:03
Batuta që shkaktoi të qeshura në studio, Vangjeli tregon kujt i ra “bixha” në dashuri

Përplasja e Gazment Bardhit me Lulzim Bashën për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së është “tragji-komedi” më vete, të cilën analisti Lorenc Vangjeli e krahason me historinë e mullinjëve të erës.

23:01
“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

Përballja e kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork me ambasadorin rus ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

22:59
Shkodër/ Vritet me armë zjarri 33-vjeçari në Hot të Ri, shkak dyshohet konflikti në lokalin e fshatit

Një 33-vjeçar ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

22:57
Mesfushorja e Sheffield United ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Një lajm tragjik godet botën e futbollit. Mesfushorja e Sheffield United, Maddy Cusack, e cila mbante edhe rolin e menaxheres së marketingut, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

22:45
SHBA/ Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë

Përplasjet e brendshme mes republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve për shpenzimet kanë bërë që në Shtetet e Bashkuara të rrezikohet mbyllja e qeverisë brenda 10 ditësh, duke krijuar pasiguri mes qindra mijëra punonjësve federalë dhe punonjësve me kontraktë, që do të prekeshin në rast të një situate të tillë.

22:44
Pasojat e përmbytjeve katastrofike në Libi, të paktën 43 mijë të zhvendosur

Vërshimet në Libi, që kanë vrarë mijëra persona që qytetin Derna, kanë detyruar të paktën 43 mijë persona të evakuohen në vende të sigurta.

22:42
“Më lër të hyj ku dua unë”, Ndreca përplaset me Kason: Berisha është problemi i PD

Juristi pranë Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është përplasur ashpër me përfaqësuesin ligjor të PD-së, Ivi Kaso, sa i përket “non gratës” së Berishës dhe pasojave që ajo solli, me ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike; mbështetës të Bashës dhe Berishës.

22:40
Vizita e Mbretit Charles në Francë, propozon paktin për të luftuar urgjencën klimatike

Mbreti Charles III vijoi turin e tij për të dytën ditë në Francë, por këtë herë propozoi paktin mes dy vendeve për të luftuar urgjencën klimatike.

22:03
Top Story/ Analiza e Zhejit: Basha po dëmtohet nga mbështetja që PS po i jep në Parlament

Analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel theksoi se mbështetja që i ka dhënë Partia Socialiste në Parlament e ka dëmtuar atë dhe nuk e ka ndihmuar.

21:55
Ndreca i përgjigjet akuzave të PD: Histori konspiracioni, ne s’duam përçarjen e opozitës

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca është shprehur i shqetësuar për krizën e opozitarizmit në vend, duke theksuar se socialistët në asnjë mënyrë nuk e duan përçarjen e opozitës.