Një automjet ka marrë flakë mesditën e sotme në hyrje të tunelit Tiranë Elbasan.

Sikurse duket nga pamjet, mjeti tip “BMW” është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit të cilët po shuajnë flakët.

Makina në pronësi të E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë, dyshohet se ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Top Channel