Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka ndodhur në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mësohet se policia është në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës.

Top Channel