SHBA do t’i dërgojë Ukrainës një ‘numër të vogël’ raketash ATACMS

22/09/2023 19:28

SHBA do të dërgojë një “numër të vogël” të sistemeve raketore me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë, njoftuan zyrtarët amerikan për NBC News. 

Sipas tyre, një sasi e papërcaktuar e armëve do të dërgohej, por nuk dhanë një afat kohor.

Për muaj të tërë Ukraina ka kërkuar Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë, i njohur si ATACMS, i cili do t’i jepte Kievit aftësinë për të goditur objektiva nga larg deri në 180 milje.

Zyrtarët amerikanë kanë insistuar deri më tani se “biseda ishte në tavolinë”, por ka shumë pak gjasa që të përfshihen në këtë paketë të fundit mbështetëse. Sipas tyre, SHBA nuk ka rezerva të tepërta ATACMS dhe nuk mund t’i ofrojë gjë tjetër Ukrainës përveçse municione të artilerisë tradicionale.

Për më tepër, disa në Uashington i kanë rezistuar furnizimit të armëve, të njohura gjerësisht si “sulm-ems”, nga frika se kjo do të “zgjeronte” luftën me Rusinë.

Top Channel