E premte, 26 Prill 2024
22:57
“Simpatike, yll është”, Bora Zemani komenton Heidin: S’kemi çfarë i themi….

Gjatë emisionit “Cherry on Top”, nën moderimin e Bora Zemanit, u komentua një nga banoret e Big Brother VIP, Heidi.

22:45
Krisje në shoqërinë me Jul Dedën? Ermal Mamaqi: E kam ndjekur, por jam me…

Artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP.

22:35
Ermal Mamaqi tregon në “Cherry on Top” shumën më të madhe që ka harxhuar për një trajnim

Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top”, ka treguar se ka harxhuar 12 mijë dollarë për të ndjekur një trajnim në Florida.

22:18
Zhbllokohet Real Sociedad-Real Madrid, Guler i jep avantazhin skuadrës së Ancelotti-t

Real Madrid po përballet këtë të premte me Real Sociedad-in në tranfertën, për llogari të raundit të 33-të të La Liga-s, sfidë që nisi në orën 21:00 dhe që po transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”./ Super Sport

22:10
Zbulohet kallëzimi i drejtorit të Trajtimit të Kredive: Burri i ministres më goditi me thikë. Reagon Policia: Dosja në Prokurori për ‘goditje për shkak të detyrës’

Ish drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj ka kallëzuar në polici në 20 nëntor 2023, bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj, se e ka qëlluar me thikë për shkak të detyrës.

22:10
Juve-Milan, tifozë nga 103 shtete/ Interes i jashtëzakonshëm për superduelin që do të transmetohet në DigitAlb

Janë shitur të gjitha biletat e stadiumit “Allianz” për ndeshjen Juventus-Milan që luhet këtë të shtunë në mbrëmje dhe që do të transmetohet në DigitAlb.

22:07
U përzgjodh mes të regjistruarve në Giveaway/ Ja kush është banori më i ri që do t’u bashkohet yjeve të Big Brother VIP

Siç u njoftua më parë, banori më i ri që do t’u bashkohet yjeve të “Big Brother VIP”, përzgjidhej mes shumë të regjistruarve në Giveaway “Top on Top”.

21:51
Prokuroria nis hetimet ndaj ish-presidentit malazez, shkak intervista e Gjukanoviç pas arrestimit të zyrtarëve

Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka filluar hetimet të premten lidhur me një intervistë të ish-presidentit të Malit të Zi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç.

21:44
Izraeli sulmon Libanin/ Dronët shënjestrojnë makinën me aleatin e grupit militant Hezbollah

Një sulm izraelit me dron ndaj një makine në lindje të Libanit vrau dy persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit më 26 prill.

21:42
“Mora Alban Skënderajn për…”, Elgit Doda rrëfen momentin e vështirë: E kam kompleks të dal para publikut, kur hyri Donaldi në Big Brother…

Artisti Elgit Doda, i ftuar në “Cherry on Top”, tregoi detaje nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar, para publikut.

21:35
Ministri izraelit aksidentohet me makinë, po kthehej nga një skenë krimi! Dyshohet se….

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital pas një aksidenti me makinë, thotë policia izraelite.

21:31
19-vjeçarja i ‘zhduket’ policisë me 130 km/orë, si i shpëtoi burgut në Britani pasi u fut me semafor të kuq (fotot)

E reja ndiqej nga policia me shpejtësi të paktën 130 km në orë pas një mbrëmjes ku pranoi se kishte konsumuar alkool.

21:19
Bashkëshorti i Ibrahimajt u kallëzua se goditi me thikë drejtorin e Kredive, Sula: Rama të shkarkojë ministren!

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar pasi bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj u kallëzua se qëlloi me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive.

21:11
FOTOT/ 60-vjeçarja kurorëzohet Miss në Argjentinë, shpallet konkurrentja më e vjetër që ka fituar titullin

Ajo praktikisht sfidoi standardet dhe stereotipet e bukurisë dhe arriti të fitojë në konkursin e bukurisë që mund të ishin vajzat e saj.

20:42
Fiks Fare/ Pushuesit braktisin Llixhat e Hidrai-t në Elbasan, s’ka infrastrukturë, kanalizime dhe ndriçim

“Llixhat Hidrai-t” ndodhen në një vend mjaft të bukur disa kilometra larg nga qytetit i Elbasanit, në Njësisë Administrative Tregan.

20:35
“Meta dhe Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast”, Artan Hoxha: SPAK ka tentuar disa herë për të bërë bashkëpunëtor…

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel tha se kreu i PL, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast.

20:35
“Kalo kohë me gruan jo me shokun”, Romeo i përgjigjet Gracianos: Fole ti për gruan?

Romeo është gjykuar shumë nga banorët ditët e fundit, pasi për ta nuk ka kaluar kohë dhe nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur partneres së tij, Heidit me suitën që i ofroi Vëllai i Madh.

20:27
SHBA jep paketë të re me ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 61 milion dollarë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi se shteti i tij do t’i japë Ukrainës një paketë të re të ndihmës në fushën e mbrojtjes, në vlerë prej 6 miliardë dollarësh.

20:24
“Moment udhëkryqi i rrezikshëm”, Jozefina Topalli nga Lezha: S’ka padrejtësi më të madhe se t’i thuash drejtësi asaj që është padrejtësi…

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë e pranishme në takimin me demokratët në Lezhë në kuadër të turit të bashkimit të PD-së, nga ku tha se shqiptarët janë duke kaluar një moment udhëkryqi të rrezikshëm.

20:11
Hodhën lëndë piroteknike dhe molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, arrestohen dy persona

Dy protestues janë ndaluar nga policia pasi hodhën lëndë piroteknike dhe molotov gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës.

19:54
“Patriot, kush i kthehet tokës”/ Presidenti Begaj: Emigracioni po rrezikon bujqësinë

Presidenti Bajram Begaj vizitoi panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Lushnjë, të cilin e konsideroi tregues të partneritetit të prodhuesve shqiptarë me ata të huaj, si dhe arritje të konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregjet ndërkombëtare.

19:49
Pullat fiskale i prodhon shteti, qeveria propozon që nga 1 janari 2025 ky shërbim të mos jetë më me koncesion

Qeveria ka vendosur të mos e zgjasë më afatin e koncesioni të pullave fiskale. Kështu ky shërbim i dhënë me koncesion do t’i kalojë shtetit si monopol duke përmbyllur një kontratë që zgjaste prej më shumë se 12 vitesh.

19:47
Luis Enrique: Jemi pranë një titulli të merituar, Mbappe? Sezonin e ri do të jemi më të fortë

Paris Saint-Germain ka nisur të bëjë gati atmosferën për titullin e 12-të në histori, që mund të bëhet realitet këtë të shtunë në mbrëmje kur kampionët e Francës të zbresin në fushën e lojës ndaj Le Havre.

19:46
“Jemi të falimentuar”/ Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës për tatimin e profesioneve të lira

Alim Lulaj që në vitin 1992 është pronar i një autoshkolle. Pas 10 vitesh ku paguante zero tatim, atij i ka ardhur deklarata e re, ku detyrimi për tu paguar është 720 mijë lekë apo thënë ndryshe rreth 7 mijë euro.

19:38
“Meta ka ikur nga shtëpia, po qëndron në hotel”, Artan Hoxha në Top Talk: Prej katër javësh po….

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk në Top Channel tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po qëndron prej katër javësh në hotel.

19:34
Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

A po shoqërohet apo jo me dritëhije ligji i amnistisë penale që u bë i zbatueshëm prej 24 prillit dhe që solli lirimin e përmbi 730 të burgosurve?

19:31
“Katër pedagogë u arrestuan sot në Shkodër”, Avokati jep detaje: Merrnin para nga studentët për provime! Reagon universiteti “Luigj Gurakuqi”

Avokati Arben Llangozi i ftuar në “Breaking” tha se vetëm ditën e sotme janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës.

19:16
Policia gjermane bastis kampin e protestës me tenda pro-Palestinës në Berlin (fotot)

Policia gjermane ka ndërhyrë sot me forcë për të çmontuar një kamp tendash në formë proteste para ndërtesës Reichstag në Berlin ku aktivistët i kërkonin qeverisë të ndalonte eksportet e armatimeve drejt Izraelit.

19:13
“Vijojnë përgatitet për funeralin e Mbretit Charles”, reagon Pallati Buckingham: Trajtimet për kancerin …

Mbreti Charles do të rifillojë angazhimet publike javën e ardhshme pasi ka bërë përparim në trajtimin për kancerin, ka thënë Buckingham Palace.

19:12
“Buzëderri” u arrestua sërish për një arsye të fortë, e zbulon Artan Hoxha

Sokol Sinomataj u arrestua sërish pasi la qelinë duke përfituar nga amnistia, pasi liria e tij cenonte rendin dhe sigurinë në qytetin e Vlorës, sipas gazetarit Artan Hoxha.

18:56
Kërkoi mbledhjen e Komisionit të Medias, Zhupa-Açkës: Heshtja e deritanishme, ligjërim i një veprimi të rëndë dhe të papranueshëm

Deputetja demokrate, Ina Zhupa i është kundërpërgjigjur komentit të ministres Elisa Spiropali në lidhje me kërkesën për mbledhjen e Komisionit të Medias.

18:51
Policia shkëmben zjarr gjatë bastisjes masive në favelat e Rio de Janeiro kundër bandave (fotot)

Një bastisje e gjere e policisë braziliane ka terrorizuar sot zonat e varfra rezidenciale të Rio de Janeiro dhe përfundoi me shkëmbim zjarri e makina të djegura në qendrën e banuar.

18:50
Ra nga disa metra lartësi teksa ishte duke punuar në Itali, 18-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash.

18:27
“Kërkojmë të dënohet shkelja e ligjit ndërkombëtar”, vazhdojnë protestat pro-palestineze të studentëve në SHBA dhe Evropë

Protestat e studentëve pro-palestinezë po vazhdojnë edhe sot në universitetet amerikane.

18:19
Delegacioni egjiptian i sigurisë shkon në Izrael për të diskutuar mbi armëpushimin në Gaza (fotot)

Negocjata të tërthorta raportohet se janë duke u zhvilluar mes Izraelit dhe grupit Hamas si në Kairo dhe Doha të Katarit, duke tentuar arritjen e një armëpushimi për konfliktin brutal.

18:15
Çfarë masash do të merren për personat që vodhën pasi u liruan me amnisti? Si përgjigjet ministri i Brendshëm pas ngjarjeve të fundit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat në Korçë komentoi ngjarjet e fundit të ndodhura në vend pas lirimit të disa prej të dënuarve nga amnistia.

17:53
Von der Leyen ‘ka marrë fund’, thotë kreu i grupit konservator të PE, Tertsch (fotot)

Ursula von der Leyen është “e mbaruar” dhe nuk do të rizgjidhet në krye të Komisionit Evropian pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit në BE, tha sot figura e vjetër e grupit të eurodeputetëve Konservatorë, Reformistë (ECR).

17:46
Opozita kërkoi mbledhje të Komisionit të Medias, Spiropali: Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3 qenka i shtrirë edhe përtej…

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas kërkesës për mbledhjen e Komisionit të Mediave nga deputetja Ina Zhupa, drejtuar kryetares, Flutura Açka.

17:43
Shkaktoi tragjedinë me 4 viktima dhe dy të plagosur në Tepelenë/ Apeli vendos masën “arrest në burg me afat 20 ditor” për autorin

Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën ndaj autorit të aksidentit të ndodhur më 17 mars 2024 me pasojë vdekjen e katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

17:41
VIDEO/ Dygolësh brenda pak minutave, Seferi feston në Emiratet e Bashkuara Arabe

Taulant Seferi rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Yas, madje duke shënuar dy herë.

17:31
Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas këmbësorin, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç. Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

17:22
Piktura €85,000,000 sekuestrohet pasi familja e fshihte ‘prej trafikantëve’ në Itali (fotot)

Një pikturë e rrallë e shekullit të 15-të nga mjeshtri Sandro Botticelli, është sekuestruar nga policia në një shtëpi në jug të Italisë.

17:20
Nis procesi i dezinsektimit nga Shkodra, ministrja Koçiu dhe Benet Beci japin detaje: Ka pritshmëri të lartë për turizmin

Nga Shkodra do të nis procesi i dezinsektimit në të gjithë vendin.

17:04
“Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme”, zyrtari: Netanyahu, ndaloje këtë! Do të jetë njollë në ndërgjegjen e Izraelit

Një sulm izraelit në Rafah, në jug të Gazës, do të shkaktonte katastrofë për civilët, jo vetëm në Gazë, por në mbarë Lindjen e Mesme, tha kreu i grupit të ndihmës, Këshilli Norvegjez për Refugjatë.

16:56
Kievi tërheq jashtë vijës së frontit tanket Abrams, zyrtarët amerikanë: Shkak taktikat ruse me dron

Ukraina ka hequr tanket amerikane Abrams M1A1 jashtë vijës së frontit, pjesërisht për shkak të taktikave ruse të dronëve, kanë thënë zyrtarët e Pentagonit.

16:55
Ndodh në Spanjë! E reja pi kafen e mbushur me insekte nga makineria në aeroport, tashmë po lufton për jetën në spital (Fotot)

Një vajzë e re raportohet se është sëmurur rëndë pasi kishte pirë një kafe nga një atomat shitjeje në aeroport, teksa pa me vonesë se pija ishte e mbushur me insekte, shkruan rrjeti Metro.co.uk.

16:48
“Je kamion me eshtra”, Egla merr komentin e rëndë nga Françeska: Duhet të të flasësh me gjuhën e dhunës

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e Big Brother VIP ka nisur me debat për disa nga banorët.

16:46
Tentoi t’i vidhte dy celularë dhe një orë 54-vjeçarit, bien në pranga dy personat që e ndihmuan të largohej nga vendngjarja

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

16:38
Më shumë se 100 të dënuar arratisen nga burgu pas reshjeve të rënda në Nigeri (fotot)

Një fushatë e gjerë kërkimi ka nisur nga policia pasi reshjet e dendura kanë shkatërruar gardhin e sigurisë në një burg të sigurisë së mesme në qytetin nigerian Suleja duke bërë që shumë të burgosur të arratisen.

16:34
“Tani besoni Piolin, por kur flisja unë më quanit të çmendur”, Allegri: Jam thjesht “trajner”

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë teksa eliminuan Lazion, Juventus rikthehet në kampionat në ndeshjen ndaj Milanit në Allianz Stadium.

16:24
Fruti që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.

16:09
Zgjidhet misteri i ‘mallkimit të faraonit’ pas zbulimit të shkakut të vdekjeve në varrin e Tutankamun (fotot)

Disa mbishkrime drithëruese në muret e tumave famëkeqe thuhet se paralajmëronin për sëmundje vrasëse që mund të vijnë nga ‘mallkimi.’

16:04
Inteligjenca ukrainase kryen sulm kibernetik ndaj partisë ruse? Çfarë dihet deri tani

Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës ka kryer një “sulm kibernetik në shkallë të gjerë” ndaj burimeve të partisë në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar, tha një burim nga ky shërbim special për Radion Evropa e Lirë më 26 prill.

16:01
Egjipti dërgon delegacion në Izrael, përpjekje për armëpushim në Gazë

Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrael me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, thanë dy zyrtarë.

15:40
“Emision i neveritshëm”, Rama intervistë në “Corriere” për dokumentarin e “RAI 3”: Ndërhyra për të mbrojtur vendin tim nga paragjykimet

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon mendim për etiketimin “Emision i nveritshëm” të bërë si formë proteste ndaj reportazhit të Report për RAI-in mbi paktin e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

15:33
Dasma e Skënderbeut! Festa e përvitshme me vënien në skenë të martesës në Ardenicë

573 vite më parë, në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikn.

15:28
Tirana, marrëveshje me Parisin në fushën e industrive kreative

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, me të cilën nënshkroi edhe një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën digjitale dhe inovacionit, që sipas kryebashkiakut Veliaj do të sjellë frymë dhe energji të re bashkëpunimi mes Tiranës dhe Parisit.

15:27
Sportistja e ‘bodybuilding’ gjendet e lidhur dhe pa jetë, pas postimeve për ‘marrëdhënien toksike’ (fotot)

Një sportiste e bodybuilding është gjetur e lidhur dhe e vrarë me thikë në klinikën ku punonte si psikologe, pasi kishte rrëfyer ne rrjet për një ‘lidhje problematike’.

15:26
Lufta shkatërruese, zyrtari i OKB-së: Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat

Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga lufta shkatërruese e Izraelit, tha të premten një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

15:21
Konkursi i robotëve të gjimnazistëve me mbështetjen e fondacionit “Dritan Hoxha”, ndahen çmimet e “Robotech

Robotë e ekspozuar në ambientet e COD kryeministria, janë krijimi i një pune intensive tre mujore i 9 grupeve gjimnazistësh të kryeqytetit.

15:16
“Po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA”, Blinken akuza Kinës: Kemi parë prova!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përpjekjeve kineze për të “ndikuar dhe ndërhyrë” në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

14:58
E rëndë në Kosovë/ Sherr për divorcin, 31-vjeçari qëllon me armë ish-vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash.

14:45
Vllaznia e largoi pak javë para fundit, Osmani reagon i zhgënjyer: Nuk dija gjë, ne ishim për titull

Qatip Osmani reagoi i zhgënjyer për shkarkimin nga Vllaznia, pak javë para përfundimit të kampionatit.

14:41
Vodhën 2 televizorë brenda banesës në Divjakë dhe i shitën, arrestohet 22 vjeçari, nën hetim i mituri! E pëson edhe i riu që i bleu

Dy autorët e vjedhjes së dy televizorëve në një banesë në Divjakë, janë identifikuar nga policia.

14:40
EMRI/ Tentoi të vriste një person në 2020, Apeli i heq një nga akuzat të riut nga Shkodra, dënohet me 8 vite burg

Apeli ka dënuar me 8 vite burg Brisel Kurtmetaj, i cili në vitin 2020 ka tentuar që të vrase me armë një person në Shkodër.
Apeli ka gjykuar se nga tre akuzat, “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kjo e fundit bie, duke e dënuar për dy akuzat e para.

14:31
Ankimi i Lefter Kokës në “Kushtetuese” për procedurat e vendimit të Gjykatës së Lartë në 2023-in, ja kur pritet të mbahet seanca

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 14 maj në orën 12:00 për mbajtjen e seancës ku do të shqyrtohet ankesa e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka mbi procedurat e seancës gjyqësore të Gjykatës së Lartë në vendimin e marrë në shkurt të 2023-it, ku u vlerësua i ligjshëm arresti i tij me burg për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.

14:19
Zjarri në biznesin e çiftit ukrainas në Londër/ Dy britanikë nën akuzë, dyshohet se ndihmuan inteligjencën ruse

Dy britanikë akuzohen se kanë ndihmuar inteligjencën ruse pas një zjarri, që dyshohet se iu vu qëllimisht një biznesi të lidhur me Ukrainën.

14:19
Edi Rama refuzoi interpelancën, reagon Gazment Bardhi: Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarime

Pas kërkesës së Gazment Bardhit në emër të grupit parlamentar të PD për interpelancë urgjente lidhur me dokumentarin e “RAI3”, Edi Rama e ka refuzuar.

14:07
Rama refuzon interpelencën e kërkuar nga Grupi i PD për reportazhin e RAI3: Autorët e kësaj prapaskene të shëmtuar, të gëzuar për denigrimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një shkrimi të gjatë në rrjetin social “X” lidhur me kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë urgjente me kreun e qeverisë lidhur me akuzat e publikuara në dokumentarin e televizionit italian “Rai 3” mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

14:07
“Zgjidhje prej Pelivani”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxjerr në pension prokurorin para seancës në KPA

Ndërsa prokurori Pelivan Malaj ishte i pezulluar – pas vendimit të KPK-së për shkarkimin e tij nga detyra për mungesa të mëdha burimesh për pasurinë, atij iu zgjat mosha e daljes në pension nga KLP-ja – duke i mundësuar të merrte 70% të pagës për tre vjet. Pasi iu shpall data e seancës në Kolegjin e Apelimit me 22 prill, KLP-ja pranoi me urgjencë një kërkesë për daljen e tij në pension, në kapërcim të procedurave.

14:02
FOTOT/ “Luftë” për barrierat mbrojtëse, tym e flakë në dyert e Bashkisë, çfarë nuk u pa nga protesta 2 orëshe e Rithemelimit

Në afro dy orë, Rithemelimi ka protestuar sot para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar që Erion Veliaj të largohet nga posti i tij.

13:59
Pas “të hëngsha prillin”, Françeska shokon sërish banorët e BBV3: Jeni shkë*****! Egla më tha që…

Banorja e BBV3 Françeska Murati ka bërë sërish bujë me një deklaratë të saj brenda shtëpisë.

13:48
Thomas Brdaric rimerr drejtimin e Vllaznisë, shkodranët synojnë titullin kampion pas 23 vitesh

Vllaznia rikthen në drejtim të ekipit Thomas Brdaric.

13:44
Pronari kinez paralajmëron SHBA-në: Harrojeni, TikTok-u nuk do të shitet!

Shitje brenda vitit ose ndalim në SHBA: Ky ishte ultimatum që i përcolli senati amerikan kompanisë kineze ByteDance me dritën jeshile të dhënë masës së ashpër tëe lidhur me aplikacionin e famshëm të saj, TikTok.

13:42
Pioli: Interi ka 4 vjet që ka skuadrën më të fortë, Leao kapiten ndaj Juves

Juventus-Milan nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat për Stefano Piolin. Skuadra e tij është jashtë kupave, e “plagosur” nga eliminimi në Europa League nga Roma dhe nga një tjetër derbi i humbur, që i dorëzoi titullin kampion Interit, plot 17 pikë larg.

13:42
I dënuar me 10 vite burg në Itali për tentativë vrasje dhe vjedhje me pasoja të rënda, “Shqiponjat” arrestojnë “të fortin” me tre mbiemra! Pritet ekstradimi i tij

Një 29 vjeçar me tre mbiemra është arrestuar nga forcat “Shiponja” në Tiranë pasi ndaj tij kishte urdhër arresti ndërkombëtar.

13:36
Studim/ Fusha magnetike e Tokës pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë

Studiuesit kanë zbuluar se fusha magnetike e tokës është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë.

13:32
EMRI/ I dënuar me 15 vite burg, arrestohet 64-vjeçari në Durrësi

Vijon megaoperacioni kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar.

13:28
Vllaznia/ Misioni titull, rikthim i bujshëm në pankinën shkodrane

Në Shkodër janë gati për një rikthim të bujshëm.

12:59
Kërkoi leje deri në orën 20:00, Rithemelimi mbyll protestën pas 120 minutash. Molotov, vezë e mollë drejt Bashkisë së Tiranës

Pas 120 minutash, Rithemelimi ka mbyllur protestën e sotme që u mbajt para bashkisë së Tiranës.

12:57
E rëndë në klasiken latine, mesfushori goditet me thikë

Dhuna në futbollin latin është një gjë normale.

12:48
Miroslav Lajçak jep “zgjidhjen” për dinarin: Palët pa ujdi, por BE-ja me propozim kompromisi

As raundi i fundit në Bruksel nuk solli gjë te re në qëndrimin mes palëve të përfshira në procesin e dialogut. Megjithatë, këtë radhë BE-ja doli me një propozim konkret kompromisi për Kosovën e Serbinë.

12:41
Tensione para bashkisë, protestuesit rrëzojnë barrierën metalike dhe tentojnë të futen në godinë

Protestuesit e opozitës kanë rrëzuar barrierën metalike të vendosur para kordonit të policisë në hyrje të Bashkisë së Tiranës.

12:39
“Martesa me kushte”, vihet në skenë në teatrin e Durrësit vepra e Dario Fo

Komedia e nobelistit Dario Fo “Martesë me kushte” ka nisur të shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

12:32
PAMJET/ Tedi Blushi tenton të futet me forcë në bashki, “kapërcen” mbi kokat e protestuesve, ndalohet nga policia

Tedi Blushi ka tentuar që të futet me forcë në bashki, duke “kapërcyer” mbi kokat e protestuesve, por është ndaluar nga policia.

12:31
“Martesa me kushte”! Vihet në skenë në teatrin e Durrësit vepra e Dario Fo

Komedia e nobelistit Dario Fo “Martesë me kushte” ka nisur të shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

12:23
Këshilltarët e djathtë kërkojnë të futen në bashki, “sytë” nga dera anësore e godinës

Këshilltarët e djathtë kërkojnë që të futen brenda ambienteve të bashkisë për mbledhje.

12:22
Film për Arben Bajon, “Violinisti” shfaqet premierë në Gjirokastër si homazh për skulptorin

“Violinisti” një film dedikuar fëmijërisë, pafajësisë, Gjirokastrës e që njëkohësisht është një memorie për skultorin e ndjerë Arben Bajo u prezantua me premierën e tij në Gjirokastër.

12:22
Zgjedhjet në universitete/ Ministria e arsimit përcakton datën 21 qershor! Studentët paragjykues për rezultatin

Çdo katër vite edhe në universitete ka zgjedhje. Ministria e Arsimit ka përcaktuar 21 qershorin si datën kur do të zhvillohet gara për autoritetet e reja drejtuese në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.

12:07
Dokumentari i “RAI 3”, gazetarët italianë grevë kundër qeverisë: Na ndërhyjnë në punë! Sindikatat të përçara: Është politike

Gazetaret e medias publike të Italisë, RAI janë duke protestuar ndaj atyre ë i përshkruajnë si tentative të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni për ndërhyrje në punën e tyre.

12:00
E bujshme nga mediat iberike! Spanja mund të rrezikojë “Euro 2024” pas shkeljeve në federatën spanjolle të futbollit

Mediat spanjolle kanë raportuar se qeveria e Spanjës ka synim të ndërhyjë në Federatën Spanjolle të Futbollit për të zgjidhur kaosin që ka kapluar institucionin duke qenë se ende nuk ka asnjë president të ri.

11:50
FOTOT/ Rithemelimi nuk heq dorë, hidhen sërish bomba molotov në derën e bashkisë

Rithemelimi nuk heq dorë nga bombat molotov as në këtë protestë të së premtes.

11:37
26-vjeçarja i vjedh paratë bashkëjetuesit të saj dhe zhduket, policia e Vlorës në kërkim të të resë

Policia e Vlorës është vënë në kërkim të një 26-vjeçareje, pasi dyshohet se i ka vjedhur paratë bashkëjetuesit të saj para dhe është larguar.

11:36
Ryshfet 12 mijë euro për leje shfrytëzimi dhe 7500 për të mos shembur një objekt në Ksamil! SPAK çon për gjykim zyrtarin e urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj të pandehurve Julian Preni, ish-kreu i IKMT në Sarandë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe zyrtarit të zyrës së Urbanistikës, Arjel Balani, i arrestuar për të njëjtën akuzë.

11:28
Protesta e Rithemelimit para bashkisë, policia ndalon dy persona me lëndë piroteknike

Policia ka ndaluar dy persona në protestën e Rithemelimit që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës, pasi u janë gjendur lëndë piroteknike.

11:25
Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin në ditën e fundit të turneut të tij në Kinë të premten (26 prill).

11:20
E trishtë! Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë

Një foshnje, e cila ishte nxjerrë e gjallë ditë më parë nga barku i nënës së vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të Gazës, ka vdekur të enjten.

11:18
Protesta para bashkisë, opozita qëllon me vezë dhe mollë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e Rithemelimit jashtë godinës së bashkisë së Tiranës.

10:49
Skandali në Fiks Fare/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale klientes së tij.

10:47
Sekuestrohen 2 pako me çeqe të falsifikuara, me vlerë 1 milion dollarë, dy të arrestuar në Hanin e Hotit

Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Shkodër, goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë.