Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete të SHBA, kanë thënë autoritetet.
8 persona humbën jetën në Florida. Një pemë e rrëzuar vrau një person në një shtëpi në Big Bend’s Dixie County, ndërsa të tjerët u mbytën.
11 persona në Xhorxhia. Një tornado vrau dy persona në Alamo, në juglindje të Macon, ndërsa ëntë të tjerë kanë vdekur në stuhi.
2 persona në Karolinën e Jugut. Pemët e rrëzuara vranë banorët në shtëpitë e tyre në Anderson County në pjesën veriperëndimore të shtetit.
2 persona në Karolinën e Veriut. Një aksident me makinë në një rrugë me stuhi la të vdekur një vajzë 4-vjeçare në Claremont, në veri të kryeqytetit Charlotte. Një pemë e rrëzuar la të vdekur dikë në shtëpi në Charlotte.
Top Channel