“Jam 17 vjeçe, prindërit e dinë që jam në protestë”, gjimnazistja për “Shqipëria Live”: Mamit i kam hapur lokacionin, i ndihmoj ata që janë keq
Top Channel, nga burime pranë Policisë, mëson se ky institucion po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij.
“Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia e Shtetit.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për kallëzim të rremë, pak pas mesditës së sotme, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit.
Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e zhvilluar pak më parë, propozoi ngujimin e Salianjit dhe deputetëve të tjerë në seli, duke i kërkuar demokratit të mos zbatojë kërkesën për arrest, teksa vendimin e Apelit e cilësojnë politik.
Top Channel