E enjte, 23 Nëntor 2023
14:46
“Prehu në paqe” kapiten! Në Rrogozhinë nderojnë figurën e Dwamenës

Në Rrogozhinë, rinisi ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit e ndërprerë më datë 11 nëntor për shkak të ngjarjes tragjike të lidhur me Raphael Dwamena.

14:45
Telashe për Rishi Sunak, emigracioni në Britani: Rekord i ri në 2023-shin!

Emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar shënoi një rekord të ri vjetor prej 745,000 personash vitin e kaluar dhe që prej atëherë, ka mbetur në nivele të larta thotë Reuters.

14:42
Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani u tregua i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, ku tërhoqi vëmendjen tek rajoni i konsideruar si “oborri i pasmë i Europës”, e që duket se po kthehet në një fushëbeteje për influencë.

14:35
Hyri në shtëpi, vuri në gjumë invaliden dhe i mori paratë! Në kërkim grabitësja

Në fshatin Zhamë të Lushnjes janë grabitur në një banese rreth 13 milion lekë të vjetra në mes të ditës. Autorja është një grua dhe dyshohet se i ka hedhur një substancë për ta vënë në gjumë pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen. 

14:28
Shiste drogë sintetike në lokalin e saj, arrestohet një 57-vjeçare në Korçë

Një 57-vjeçare nga Korça është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke shitur drogë sintetike bonsai në lokalin e saj.

14:26
Çështja “Partizani”/ Seanca për pasuritë e Jamarbër Malltezit shtyhet nesër në orën 12:00

Seanca për pasuritë e Jamarbër Malltezit shtyhet për nesër në orën 12:00.

14:10
Kënga “Frymë” e Luiz Ejllit thyen rekorde! Mban vendin e gjashtë si më e dëgjuara në të gjithë botën

Kënga “Frymë” e Luiz Ejllit ka thyer rekordet!

14:00
Apelimi për “Partizanin”! SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares

Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit, i cili mori masën e arrestit të shtëpisë pak ditë më parë, ka kërkuar gjatë ditës së sotme që të çlirohen nga masa e sekuestros preventive rreth 25 asete pasurore, midis tyre edhe llogari bankare, një vilë, apartamente, por edhe aksione të shoqërive që janë nën hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

13:59
Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, në pranga një 35-vjeçar në Bilisht! Drejtonte automjetin i dehur

Një 35-vjeçar është vënë arrestuar në Bilisht pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

13:58
“Inshallah na ndihmon Zoti ta vrasim shpejt”/ TCH zbardh dosjen e përgjimeve: Pse donte Ismaili të ekzekutonte vëllezërit Nela

Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, jo vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe për larjen e hesapeve të vjetra.

13:45
Aksident në aksin Lushnjë-Fier! Dy fourisdrada përplasen me njëra-tjetrën, shkak bëhet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës.

13:39
Vorë/ I plagosi me thikë në krah vëllanë, oficeri i policisë qëllon 34-vjeçarin me armën e shërbimit

Një oficer policie ka gjuajtur me armën e shërbimit një 34-vjeçar, i cili plagosi të vëllanë me thikë në krahë.

13:37
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Gjermania: Po e shohim me interes!

Marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë, ka ngjallur interesin e Gjermanisë.

13:25
Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, GJKKO lë në burg Erzen Breçanin dhe 3 nga të arrestuarit

GJKKO ka lënë në burg Erzen Breçanin dhe 3 nga të arrestuarit e ‘bandës së Policëve’ si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge, pastrim parash; Dedan Gjoni, Bujar Ajeti, Besmir Murati.

13:18
Ndarja më e madhe brenda gjirit të partisë opozitare Syriza! Efi Ahtsioglou krijon grup të ri parlamentar

Ashtu siç pritej brenda 15 ditëve ka ardhur edhe ndarja më e madhe brenda gjirit të partisë opozitare Syriza.

13:14
“Trumpi” holandez fiton zgjedhjet: Shokon Holanda, triumfon populisti anti-islam!

Populisti i ekstremit të djathtë, Geert Wilders shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të Holandës, jehona e së cilës është përcjellë nga të gjithë mediat e mëdha nëpër botë.

13:10
Garda lejon deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kryesi! Salianji: E hapët? Na surprizuat!

Garda e Republikës ka lejuar ditën e sotme deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në Kryesi.

13:03
Penumonia misterioze “godet” fëmijët në Kinë/ Frika për një pandemi të re

Spitalet pediatrike në Pekin janë mbushur plot!

12:57
“Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, festë kombëtare”/ Rama – Osmanit: Unë e dëgjoj presidentin, sygjerojani edhe ju kryeministrit

Tirana ka hapur zyrtarisht dyert për Samitin e III të Diasporës, në një bashkim mbarëshqiptar të vlerave, ideve, nismave e vizioneve që do të mundësojnë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

12:39
Mbi 700 mijë udhëtarë lëvizën përmes Portit të Durrësit në 9 muajt e fundit! Autoriteti Portual: Rriten të ardhurat me 6%

Mbi 700 mijë udhëtarë zgjodhën portin detar të Durrësit për të hyrë e për të dalë nga Shqipëria gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, ndërsa 243 anijet tregtare të ankoruara në terminalet portuale kanë transportuar afro 2.7 milionë tonë mallra.

12:33
Gjirokastër/ Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të vidhte një makinë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, është vënë në pranga nga policia, në momentin kur po vidhte një automjet në Gjirokastër.

12:32
Ekspozita e fondit të armëve! Ekspozohen në Shkodër armët e vjetra

Në prag të festave të nëntorit në Shkodër u hap ekspozita e fondit të armëve. 

12:28
Marrëveshja për emigrantët! Italia miratoi rezolutën, nis shqyrtimi edhe në Shqipëri

Marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika është pjesë e draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor.

12:21
33 mln euro abuzime në bujqësi! IPARD, në Shqipëri, trefish më shumë se në gjithë Ballkanin

Një dokument pune i Komisionit Europian vëren se 33,5 milionë euro fonde të bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri të dhëna nga programet IPARD nuk janë përdorur në mënyrë të rregullt.

12:16
Forcat ruse godasin infrastrukturën civile në rajonet jugore të Ukrainës

Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainës, Dnipropetrovsk dhe Herson, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, deklaruan zyrtarët rajonalë ditën e sotme.

12:14
Largohet nga banesa 73-vjeçari në Librazhd, familjarët kërkojnë ndihmë

Një 73-vjeçar nga fshati Sebisht në Librazhd ka humbur kontaktet me familjen pasi është larguar prej 4 ditësh.

12:06
Rama në Samitin e Diasporës: Do shkruhet fjala jonë në historinë e botës, sot jemi nivel tjetër

Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, ka thënë se asnjë vend në botë nuk i detyrohet aq shumë diasporës sa i detyrohet Shqipëria dhe se as Shqipëria, as Kosova, as Maqedonia e Veriut dhe as Mali i Zi nuk mund ta lërë pa e shfrytëzuar fuqinë e pamatshme që kanë.

11:46
Samiti i III i Diasporës/ Rama mirëpret përfaqësuesit e trojeve shqiptare: Mirëseerdhët në Tiranë, në agim të 111-vjetorit Pavarësisë

Kryeministri Edi Rama në marrjen e fjalës në Samitin e III të Diasporës u ka uruar mirëseardhjen Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të lartë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Preshevës në Tiranë në këtë përvjetor unik të pavarësisë së Shqipërisë.

11:34
Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA: Rama më kërkoi të flisja shqip, ndryshe të mos flisja fare

Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës nga SHBA, ka mbajtur një fjalim patriotik dhe emocionues në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.

11:33
“Na u kap puna, nesër del në gazetë”, TCH zbërthen komunikimet në SKY të grupit kriminal, Eralbi Breçani: Shoferin e kanë kap

Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin.

11:19
Plagosi me thikë bashkëshorten/ Bie në pranga 48-vjeçari në Malësinë e Madhe

Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar një 48-vjeçar në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe, i cili ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

11:09
Samiti i Diasporës/ Ali Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fort, ne na ke jo pas, por na ke në krah

Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka qenë pjesëmarrës Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili është shprehur se me dituri dhe mençuri, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi janë shumë afër anëtarësimit në BE dhe se duhet punuar me shumë përkushtim.

11:06
“Mërgata, imazhi më i mirë i Kosovës”/ Vjosa Osmani në Samitin e Diasporës: Shqiptarët në Preshevë po përballen me spastrim etnik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës.

11:00
“Serbia, spastrim etnik buroktratik”/ Arifi kërkon unifikim të shqiptarëve: Jo vetëm qëndrime pro ndaj Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në fjalën e mbajtur në Samitin e III të Diasporës, i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë mbështetje.

10:39
Begaj në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur një fjalim në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.

10:36
“Borxhlinj ndaj shqiptarëve jashtë kufijve”/ Hasani: Diaspora, rol të pazëvendësueshëm në kauzën kombëtare

Nis edicioni i tretë i Samitit të Diasporës, me të ftuar të nderit nga të gjitha trojet shqiptare.

10:16
Edicioni i tretë i Samitit të Diasporës/ Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin e edicionit të tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.

10:06
Ushtria izraelite: Kemi goditur 300 objektiva në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite, në një përditësim rreth ofensivës ushtarake, deklaroi mëngjesin e sotëm se ka goditur 300 objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.

10:04
Zbuloni ushqimin “antibiotik” që rregullon presionin e gjakut, kolesterolin dhe siguron jetëgjatësi

Prej shekujsh u jep shije dhe aromë ushqimeve tona, por ky nuk është avantazhi i vetëm.

10:00
Dibra e Madhe i bashkohet Tiranës për Paradën e 28 Nëntorit, Veliaj publikon videomesazhin e homologut: Prezantohen vlerat tona kulturore

Paradës së shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen në një numër të madh edhe qytetarët nga Dibra në Maqedoninë e Veriut.

09:53
Cameron vizitë në Izrael: Marrëveshja, mundësi për të nxjerrë pengjet dhe marrë ndihmë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron është në Izrael.

09:40
Dhunë, vjedhje dhe drejtim makine në gjendje të dehur, katër të arrestuar në Fier

Katër persona janë vënë në pranga në Fier për vepra të ndryshme penale.

09:40
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi: Izraeli arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa

Drejtori i spitalit më të madh të Gazës u arrestua nga forcat izraelite, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës të drejtuar nga Hamasi. 

09:18
Festa e Falënderimeve rikthehen dyndjet në aeroporte e rrugë

Miliona amerikanë iu drejtuan aeroporteve të mërkurën një ditë përpara Festës së Falënderimeve, duke shkaktuar ditën më të ngarkuar në fluturime, që kur pandemia mbylli traditën e vizitave tek miqtë apo familjarë gjatë të festave.

09:15
“Çuditesha me futbollistët në Kore, edhe kur humbisnin qeshnin”, Jasir Asani: Kur shënova golin kundër Çekisë…

Jasir Asani ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, i cili ka treguar se si u bë pjesë e Kombëtares dhe emocionet që ka përjetuar në ndeshjet e fundit për t’u futur në Europianin 2024.

09:15
Operacioni “Second hand”/ Tregtonin bizhuteri me vlerë, nën hetim 7 persona në Tiranë

Shtatë persona janë vënën nën hetim në Tiranë, pasi tregtonin bizhuteri me vlerë të dyshuara të kontrabanduara.

09:10
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë nuk do të mbahen në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

Serbët e Kosovës që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, duket se do të udhëtojnë drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre, ndërsa Prishtina nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në Kosovë.

09:00
Si përgjigjet Princi William kur e pyesin se sa para ka në llogarinë e tij bankare…

Së fundmi një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Pricin Uilliamin: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare?

08:50
Turqia “djeg” Suedinë? Anëtarësimi në NATO, nuk bëhet javën e ardhshme!

Turqia i dha një tjetër goditje shpresave të Suedisë për anëtarësim të shpejtë në NATO.

08:40
Dy trajnerë dhe shumë polemika, Kosova mbyll eliminatoret me dështim

Mbyllen kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 për përfaqësuesen e Kosovës në mënyrën më te keqe të mundshme.

08:33
Eksperti Ben-Meir: Strategjia pas konfliktit në Gaza, OKB-ja administrimin, shtetet arabe forcën paqeruajtëse

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksperti i çështjeve të Lindjes së Mesme Alon Ben-Meir thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë trysni ndaj Izraelit për të ofruar një strategji për periudhën pas konfliktit në Gaza dhe një rikthim në procesin politik që çon në krijimin e shtetit palestinez.

08:25
Koha kur ndalohej alkooli në SHBA

102 vjet më parë, më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit të 18-të të Kushtetutës amerikane, që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj, që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët.

08:22
Dy të vdekur pas shpërthimit të një makine në kufirin SHBA-Kanada

Një makinë shpërtheu në pikëkalimin kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke lënë të vdekur dy persona, thanë autoritetet.

08:13
Vonohet armëpushimi, goditen 300 objektiva në Gaza: Pengjet lirohen të premten!

300 objektivë goditi ushtria izraelite në Gaza teksa armëpushimi katër ditor me Hamasin, po vonon të vihet në jetë.

08:01
Moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë! Si do jenë temperaturat për sot

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

E mërkurë, 22 Nëntor 2023
23:35
”Shëndetin e konsiderojnë biznes”/ Bezat: Sipërmarrësit kanë përfituar koncesione

Gazetarja Dorjana Bezat deklaroi për “Top Story” se biznesmenët janë ata që kanë marrë koncesione në shëndetësi.

23:11
Hipi fshehurazi në kamion, australiani përfundon 400 kilometra larg shtëpisë

Një burrë australian rrëfeu se kishte pirë “pak” përpara se të fshihej në karrocën e një kamioni mallrash për të marrë një udhëtim të shpejtë në shtëpi.

23:09
Tajlanda “prangos” 150 iguana, shkatërruan të mbjellat e fermerëve 

Tajlanda ka kapur më shumë se 150 iguana mashtruese që po tërboheshin nëpër fshat, duke bastisur fermat dhe duke dëmtuar mjedisin lokal, thanë zyrtarët.

23:07
Me javë të tëra në varkë druri, emigrantët kërkojnë strehim

Më shumë se 200 refugjatë u zhvendosën nga plazhet e një ishulli të largët indonezian të mërkurën pas javësh të tëra në një varkë druri, pasi autoritetet refuzuan përpjekjet e vendasve për të shtyrë në det anëtarët e pakicës së persekutuar të Mianmarit.

23:00
Mianmari, mes spektaklit të fishekzjarrëve dhe përleshjeve 

Fishekzjarret ndriçuan qiellin e shtetit Shan të Mianmarit.

22:58
“Do të nisë hetimi i pasurisë”/ Llabani për “Top Story”: Për të gjithë personat…

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në “Top Story” se do të nisë hetimi i pasurisë së personave nën hetim dhe verifikim.

22:57
“Sterilizimi”/ Shabani: Shteti gjobitej për çdo instrument kirurgjikal që kërkonte

Endrit Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, i ftuar në “Top Story” tha se për koncesionet e shëndetësisë, kontrata kishte probleme.

22:46
“Edhe kur paguajmë shtetin, kemi rrezik”/ TCH zbërthen dosjen me përgjimet! Si bashkëpunonte djali i Breçanit për trafikimin e kokainës nga Brazili

Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin.

22:29
Shabani në “Top Story”: Si fitoi një rrobaqepës koncesion në shëndetësi

Endrit Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, i ftuar në “Top Story” për një tjetër çështje të rëndësishme të SPAK, siç janë koncesionet e shëndetësisë, tregoi se si një rrobaqepës fitoi një koncension në shëndetësi.  

22:05
“Veç një i çmendur ikën nga Reali”, Mourinho për të ardhmen: Do të shkoj në Arabi, por…

José Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për Rai 2, ku ka folur për shumë tema të aktualitetit të futbollit. Nga marrëdhënia me Romën dhe me tifozët verdhekuq, te planet për të ardhmen.

21:54
Burri i shtëpisë bën vetëvrasje kur inteligjenca artificiale e inkurajon ta bëjë ‘për të ndihmuar klimën’ (fotot)

Bisedat me inteligjencën artificiale mund të duken zbavitëse pasi thuhet se janë krijuar për të përmirësuar jetën njerëzore, por disa prej tyre po fajësohen se po bëjnë në fakt të kundërtën.

21:49
Inside Story/ Jo vetëm hakmarrje, dëshmia që zbulon vrasjen për 50 mijë euro

Enriko Xhahysa, kishte humbur babanë në një atentat të ndodhur gjatë vitit 2021.

21:44
Inside Story/ “Eja se kam heroinë…” Karremi që çoi Semakun në vendin e ekzekutimit

Banda e Laert Haxhiut ka eliminuar edhe Elton Mermalin alias Alban Semaku, sipas dëshmisë së Artan Tafanit.

21:43
Inside Story/ U maskua si grua për ekzekutimin e “ushtarit” të Aldo Bares, ja pse Tafani nuk e përfundoi porosinë

Për këtë punë ngarkoi qitësin Artan Tafani, të cilin mendoi që ta maskonte si grua. Fatmirësisht, Gina shpëtoi pasi Tafani nuk ju bind urdhrit të Laert Haxhiut.

21:39
Inside Story/ Banda e Laertit kontrollonte Lushnjën me kamera, rastësia që shpëtoi avokatin nga eliminimi

Grupi planifikoi gjithashtu edhe vrasjen e avokatit të Fridman Xhaferrajt. Bëhet fjalë për avokatin lushnjar Adriatik Guri.

21:36
Inside Story/ Banda nuk kurseu anëtarin që doli nga rreshti, si u ekzekutua “kushëriri”

Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Spahiu u nisën për në Korçë.

21:28
Inside Story/ “Ishte vrasja ime e parë…”! Tafani zbulon porosinë e Haxhiut për eliminimin e biznesmenit

Cano ka treguar objektivin dhe vendndodhjen e tij. Dyqani i Çajup Selimit ndodhej në afërsi të bustit të Ali Pashës, ndërsa shtëpia në katin e fundit të një pallati në brendësi të lagjes.

21:21
Inside Story/ Vrasja e biznesmenit që nxiti hakmarrjen e Laert Haxhiut

Por, si u përfshi familja Haxhiu në “serialin” e vrasjeve në Lushnjë.

21:12
Inside Story/ Lidhjet e vjetra dhe armiqësitë me Aldo Baren, si u rekrutua Tafani në bandën e Laert Haxhiut

Artan Tafani, i cili kishte lidhur kontaktet e para me njerëzit e Laert Haxhiut në qeli, vuajti një dënim deri në vitin 2019.

21:02
​Euro2024/ “The Sun” bën parashikimin për shortin, Shqipëria me rivalë të pabesueshëm

Me përfundimin e ndeshjeve kualifikuese të Euro2024, po flitet për datën 2 dhjetor, kur do të hidhet shorti për fazë e grupeve të Kampionatit Evropian, ndërsa janë bërë parashikime të ndryshme.

21:01
Varrosen në një varr masiv qindra palestinezë të paidentifikuar, mes tyre edhe fëmijë

Më shumë se 100 palestinezë të paidentifikuar janë varrosur në një varr masiv në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

20:52
Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi, pasojat tek mushkëritë

Solucionet zbardhuese janë ndër më të preferuarat e amvisave shqiptare të cilat duan ta mbajnë shtëpinë sa më të pastër.

20:45
Fiks Fare/ Miliona euro për blerjen dhe mirëmbajtjen e helikopterëve, zjarret shuhen me kazma, lopata dhe avionë greke!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës mangësitë e shtetit shqiptar në flotën ajrore, të cilat kanë sjellë që në të gjithë vendin të shkrumbohen mijëra hektarë.

20:33
Xavi s’e ka në plane, Simeone e pret tek Atletico Madrid

Ky sezon nuk po shkon mirë për Marcos Alonson. Anësori i majtë spanjoll, i cili ka nisur sezonin e dytë në “Camp Nou”, deri tani numëron vetëm 299 minuta aktivizim.

20:27
Grabitje me armë në një argjendari në Suharekë, plagosen dy policë

Dy punonjës të Policisë së Kosovës janë plagosur, pasi patrulla e tyre iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë.

20:26
PE-ja propozon ndryshimin e traktatit të BE-së dhe heqjen e vetos në vendimmarrje

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një raport përmes së cilit propozon ndryshimin e traktatin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që blloku të jetë më i efikas dhe që të reformohet në të ardhmen.

20:13
Forcat amerikane godasin grupin e mbështetur nga Irani, pas sulmit me raketa balistike

Që prej së hënës, forcat amerikane ndërmorën dy sulme ajrore ndaj trupave të mbështetura nga Irani dhe infrastrukturës së tyre në Irak, njoftoi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara,.

20:07
Zyrtare/ PSG aktivizon opsionin e blerjes së sulmuesit portugez për 65 milionë euro

Gonçalo Ramos nga sot e tutje është lojtar në pronësi të PSG-së. Klubi parizien ka aktivizuar opsionin e blerjes së sulmuesit nga Benfika për 65 milionë euro.

20:05
​Meloni dhe Scholz nënshkruajnë planin e veprimit, premtojnë sigurimin e ndihmave për Ukrainën

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe kancelari Olaf Scholz nënshkruan të mërkurën një plan veprimi midis Italisë dhe Gjermanisë, si pjesë e samitit ndërqeveritar në Berlin.

20:04
Fjalori i ri i shqipes me 110 mijë fjalë! Botohet në 2024, përmban edhe 11.500 shprehje frazologjike

Fjalori i madh i gjuhës shqipe për të cilin është duke u punuar nga viti 2021 do të përmbajë mbi 110 mijë fjalë dhe mbi 11 500 shprehje frazeologjike dhe do të jetë gati vitin që vjen në formë elektronike për të vijuar më tej edhe me procesin e printimit.

20:02
Festivali Pianodrom! Në Tiranë interpreton pianisti francez Pascal Gallet

Edicioni 11 i festivalit Pianodrom solli në Tiranë pianistin e mirënjohur francez Pascal Gallet.

19:58
Botërori i Arteve Marciale/ Organizatorët: Nuk na ndihmuan, na kërkuan edhe pagesa në doganë

Botërori i ndeshjeve amatore të Arteve Marciale Mikse startoi këtë 20 nëntor si bashkëpunim i dy federatave, asaj shqiptare dhe ndërkombëtare të arteve marciale mikse, ky event i rëndësishëm botëror zhvillohet në Tiranë si qyteti europian i sporteve për vitin 2023.

19:48
FOTO+VIDEO/ 10 stadiumet gjermane të Euro 2024

Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në histori në një Europian. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të jenë pjesë e vazos së dytë në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor. Aty ku do të mësohen edhe rivalët në grup.

19:46
Nën tymin e metalurgjikut! Banorët e fshatit Balldre ankohen për ndotjen e lartë

Në fshatin Balldre të Elbasanit, banorët çdo ditë jetojnë me ndotjen.

19:34
Banda e policëve, nesër del në gjyq/ Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

Zbërthimet e komunikimeve “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

19:34
Katër anëtarë të grupit BTS i bashkohen shërbimit ushtarak të Koresë së Jugut

Katër nga anëtarët e grupit të famshëm muzikor, BTS, do të nisin shërbimin e detyrueshëm ushtarak për ushtrinë e Koresë së Jugut.

19:34
“Për’puthen”/ Përballja Aurel-Gabriela: S’të dua për dashnore! Më vrave, prandaj reagova ashtu

Aureli dhe Gabriela u përballën sërish me tone të ashpra në studion e Për’Puthen, pas sherrit të fundit, ku Aureli deklaroi se nuk do të dilte më në takim me Gabrielën.  

19:29
Pas vuajtjeve të thatësirës, fshatarët në Kenia përballen me përmbytjet shkatërrimtare nga reshjet (fotot)

“Ujërat na shkatërruan gjithçka,” thotë Fatuma Hassan Gumo, duke qëndruar para shtëpisë së saj të përmbytur në Garissa, zona keniane në kufi me Somalinë.

18:50
Përvjetori i vrasjes së presidentit Xhon Kenedi/ Komplotet flasin për ‘UFO’, vrasje nga ‘sovjetikët’ apo nga vetë gruaja (fotot)

Sot në përvjetorin e vrasjes së Xhon Kenedi, mediat kanë zgjedhur të kujtojnë presidentin e dashur amerikan dhe vrasjen e tij të mistershme që ende intrigon amatoret.

18:49
Investoi paratë e paligjshme të të birit në HEC-e, akuza e SPAK për Erzen Breçanin

SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve.

18:41
Ndryshimet klimatike po përjetohen me ankth! Sipas Google, më të prekura janë vendet nordike

Pyetjet e kërkimit në internet në lidhje me “ankthin e klimës” janë rritur, sipas të dhënave të mbledhura nga Google dhe publikuar nga BBC.

18:41
“Shqiptar mund të bëhesh”/ Rama i jep trajnerit të kombëtares ‘Shqiponjën e Artë’ në Samitin e Diasporës

Në Samitin e Disaporës në Tiranë, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno.

18:33
Muze për arbëreshët në Kalanë e Skënderbeut/ Rama: Do t’i japim jetë binjakëzimit mes shqiptarëve dhe komunitetit arbëresh

Për herë të parë, në vendin tonë do të ketë një muze për arbëreshët.

18:29
Diskutime për armëpushimin, Cameron takohet me ministrat e jashtëm

Ministri i Jashtëm britanik David Cameron u takua sot në Londër me homologët e tij nga vendet arabe dhe islamike për të diskutuar armëpushimin.

18:25
Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Në funksion të mbështetjes që shteti shqiptar duhet t’i japë këtij thesari

Gjatë fjalës së tij në Samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se ky ‘duarshtrëngim’ është në funksion të mbështetjes që shteti shqiptar i detyrohet arbëreshëve.