Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të premte Në fshatin Zhamë të Lushnjes janë grabitur në një banese rreth 13 milion lekë të vjetra në mes të ditës. Autorja është një grua dhe dyshohet se i ka hedhur një substancë për ta vënë në gjumë pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.
Jalldize Ibraliu, 65-vjeçe, është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu paraqitur si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë.
Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa i shoqi në punë.
Policia e Lushnjes ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe këto pamje te marra nga një shtëpi private, ku duket automjeti i gruas qe bëri vjedhjen dhe që tani është në kërkim.
Top Channel