Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington
Më shumë se 100 palestinezë të paidentifikuar janë varrosur në një varr masiv në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
“Ata u vranë dhe familjet dhe të afërmit e tyre nuk dinin për ta. Ne nuk njohim asnjë prej tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, Bassam Dababesh.
Të vdekurit, mes të cilëve edhe fëmijë, u vranë në zonat e veriut të Gazës, por po varrosen në jug.
“Ata do të varrosen këtu në Khan Younis sepse ne nuk mund t’i varrosnim në qytetin e Gazës. Ne e gërmuam këtë varr masiv që ata të varrosen në mënyrë që shoqëria jonë të shmangë erërat, dekompozimin dhe ndotjen.
Këta trupa dhe shpirtra po nderohen duke i varrosur në këtë varr, kështu që shpirtrat e tyre të pushojnë dhe kështu ata të mund të takojnë krijuesin e tyre”, tha Hamad.
Top Channel