Festivali Pianodrom! Në Tiranë interpreton pianisti francez Pascal Gallet

22/11/2023 20:02

Edicioni 11 i festivalit Pianodrom solli në Tiranë pianistin e mirënjohur francez Pascal Gallet.

Në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ai mbajti një koncert recital me repertor të pasur.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, e veçanërisht në Operan e Tiranës. Sonte do të mbaj një recital origjinal me një program të përcaktuar muzikor. Në pjesën e parë do të jem romantik si përshembull me Liszt dhe Rachmaninoff dhe pak muzikë filmi. Pjesën e dytë do tja kushtoj muzikës bashkëkohore. Dhe do e mbyll recitalin me sonatën e 16 për piano nga Aleksandër Peçi”– tha pianisti Pascal Gallet.

Sonata n16 Tocco del Anima e Aleksandër Peçit pati Premierën Botërore në këtë recital. Schopenhauer e ka cilësuar Muzikën si Arti par exellence më metafizik. Nga ky vendbanim i shpirtit dalin fijet e ndjenjave, emocioneve dhe inteligjencës. Kështu lindi Tocco del Anima.

Top Channel