Diskutime për armëpushimin, Cameron takohet me ministrat e jashtëm

22/11/2023 18:29

Ministri i Jashtëm britanik David Cameron u takua sot në Londër me homologët e tij nga vendet arabe dhe islamike për të diskutuar armëpushimin.

Aty morën pjesë ministrat e jashtëm nga Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Autoriteti Palestinez, Turqia, Indonezia dhe Nigeria, si dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe dhe ambasadori i Katarit.

“Ne diskutuam se si ta përdorim këtë hap përpara për të menduar për të ardhmen dhe se si mund të ndërtojmë një të ardhme paqësore që ofron siguri për Izraelin, por edhe paqe dhe stabilitet për popullin palestinez”, deklaroi Cameron.

Sipas Ministrisë së Jashtme ai përsëriti ndëshkimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor.

Top Channel