17:10
Mbyllja e degëve të postës së Serbisë, BE: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lënë të kuptohet të martën, në mënyrë indirekte se, veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, mund të kenë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese, të vëna ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë.