Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate 22/06 22:54
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales.
Gjatë takimit me banorët, Rama u ndal një moment tek një prej tyre, ku vuri re një detaj… kapelën që mbante një i moshuar me sloganin e Donald Trump “Make America Great Again” (Do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).
Rama: Hajde pak ti me atë kapele, se më myte fare, ku e ke gjet?
Banori: Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump
Rama: Mirë Amerika great again, po Lezhën si do e bëjmë?
Banori: Më mirë se Amerika…

Top Channel