E hënë, 18 Mars 2024
18:55
Lufta në Gaza/ Biden, bisedë telefonike me Netanyahun një muaj pas “përçarjes” mes tyre

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për herë të parë që prej një muaji pa kontakte me njëri-tjetrin.

18:49
Lionel Messi i dëmtuar, mungon në ndeshjet e Argjentinës

Lionel Messi nuk do të marrë pjesë në turneun që përfaqësuesja e Argjentinës do të zhvillojë në SHBA.

18:48
“A jam hot Heidi?”, Egla lëvizje sensuale nën ritmet e muzikës ndërsa lahet në vaskë

Egla ka shijuar disa momente vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u larë në vaskë.

18:45
Begaj dekretoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, Bardhi: Presidenti humbi mundësinë për të qenë shërbyes i interesit publik

Gazment Bardhi, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin për Zonat e Mbrojtura pasditen e sotme.

18:42
Habit me deklaratën Sara Karaj: Dua që BBV ta fitojë Egla, Juli është ‘jashtë mode’!

Sara Karaj, banorja e eliminuar ditën e shtunë nga Big Brother VIP ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të shkurtër brenda shtëpisë.

18:35
Gjyqi për divorcin mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës, zbulohet ç’ndodhi në seancën e sotme

Elia Zarahia dhe Princ Leka kanë pasur seancën gjyqësore për zgjidhjen e martesës, pas gati 7 vitesh.

18:32
Dhimbja e gëzimi garës tradicionale afgane ‘buzkashi’ (fotogaleri)

Sporti tradicional, thelbësor për identitetin afgan, është zhvilluar nga një e kaluar e ashpër dhune, në një fenomen tashmë profesional dhe fitimprurës.

18:30
Iu komunikua akuza “shpërdorim detyre”, Beqaj nga SPAK: Të vërtetën time do ta përballoj në gjykata, në 50 muaj prokuroria nuk hetoi…

SPAK e nisi javën me Ilir Beqajn të cilit si ish-ministër i shëndetësisë i komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë procedurave për dhënien me koncesion të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me një vlerë prej gati 100 milionë euro.

18:26
“Më ndihmoni!”, kërkesa e Lewandowskit ndaj bashkëlojtarëve të Barcelonës

Futbollisti i Barcelonës, Robert Lewandowski i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në ndeshjen kundër Atletico Madrid ku katalanasit triumfuan 3:0, ka patur një kërkesë për bashkëlojtarët e tij.

18:24
U përfol se hyri mes çiftit, Sara Karaj flet për Ilnisën dhe Meritonin: Fusin të tjerët në romancën e tyre…

Sara Karaj, banorja e eliminuar ditën e shtunë nga Big Brother VIP ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të shkurtër brenda shtëpisë.

18:14
Analiza e VOA-s: Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit

Që në fillimi, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë filluan dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, Moska e ka akuzuar Perëndimin se Ukrainës për të zhvilluar një luftë jo të drejtpërdrejtë kundër Rusisë.

18:02
‘Mbreti Charles nuk ka vdekur’, detyrohet të njoftojë ambasada britanike pas lajmit të rremë nga mediat ruse për monarkun (fotot)

Ambasada britanike në Ukrainë është detyruar sot e tërbuar të publikojë njoftimin zyrtar se mbreti britanik Charles III është ende gjallë, pasi mediat ruse bënë një njoftim të rremë për vdekjen e monarkut.

17:59
“100 ide për Ballkanin Perëndimor”, ekspozita e Fondit të Arkitekturës në Shqipëri

100 ide për Ballkanin Perëndimor, apo mirë se vini në Tiranën Mediterrane, është koncepti i ekspozitës më të fundit të Fondit të Arkitekturës në Shqipëri, dhe Ambasadës Austriake.

17:50
Kryetari i Bashkisë së Libohovës u mor sot i pandehur nga SPAK, ja pse gjykata e Gjirokastrës shpalli moskompetencën

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori të pandehur këtë të hënë kreun e Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide.

17:44
“E shtirur, e pafytyrë…”/ Erjola debaton me Romeon: S’të vë dot epitet sepse kam këllqe

Ka agravuar në ofendime debati me Erjolës dhe Romeos, që ka  nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

17:37
“Mund të jetë kryer nga grupi që ka të njëjtën “shkollë”, Karamuço për vrasjen e Gentjan Bejtjas: Autorët e kanë ndjekur gjithë kohën

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel foli për vrasjen e Gentjan Bejtjas mbrëmjen e 15 marsit në Fushë-Krujë.

17:29
Një oficer i vrarë, dy të tjerë të plagosur gjatë bastisjes së policisë në Belgjikë (fotot)

Ka degraduar një tragjedi një aksion i policisë sot në një apartament në Charleroi, në jug të Belgjikës, ku i dyshuari që rezistonte nga brenda apartamentit qëlloi për vdekje një polic dhe plagosi dy të tjerë, ndërsa raportohet se është larguar nga vendngjarja.

17:09
Burri bie për vdekje nga balloni 600m në ajër, gjatë fluturimit në agim (fotot)

Një burrë ka rënë në mënyrë të pashpjegueshme nga një ballon me ajër të nxehtë në një zonë rezidenciale në Australi.

17:06
“Trump nuk mund të sigurojë garancinë 464 milionë dollarëshe”, avokatët: Iu drejtuam 30 kompanive, rrezikon t’i konfiskohen pronat

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump deri më tani nuk ka arritur të marrë një garanci që do t’i lejonte atij të apelonte gjobën për çështjen e mashtrimit civil në Nju Jork, thanë avokatët e tij të hënën.

17:04
Prej kohësh ndiqej nga policia, arrestohet 27 vjeçari shqiptar në Itali! Si u kap me kokainë dhe 25 mijë euro ‘cash’

Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Macerata të Italisë pasi u kap me gjysmë kilogrami kokainë e marihuanë si dhe 25.400 euro ‘cash’.

17:02
Mbytet 2-vjeçari afgan në Lezhë, po luante në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar

Një 2-vjeçar afgan që ishte akomoduar në Lezhë ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur.

16:59
Formacioni më i mirë i Serisë A dominohet nga Interi, plot 8 futbollistë nga 11

Seria A ka mbyllur 29 javë dhe pas dy javësh pushim, do të rikthehet për sprintin final, teksa titulli kampion ka marrë drejtimin për në Milanon zikaltër, me Interin që ka 14 pikë më shumë se Milani në krye të renditjes.

16:47
Shkeli rregullat financiare, ndëshkohet skuadra në “Premier Ligë”! Rrezikon rënien nga kategoria “elitë” e futbollit anglez

Skuadra e Nottinghamit në ligën angleze është ndëshkuar me heqjen e katër pikëve.

16:45
Më shumë se 20 viktima në aksidentin tragjik të autobusit në Afganistan (fotot)

Njëmbëdhjetë njerëz me plagë të rënda u dërguan në spitalin e provincës Helmand.

16:35
Bombardimet e Izraelit në Gaza, OBSH thirrje për mbrojtjen e spitaleve: Ndaloni sulmet! Po rrezikohen mjekët dhe infermierët

Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah të Gazës jugore, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.

16:25
“Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz”, Escobar pas takimit me presidentin malazez: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën drejt BE-së

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidentin malazez, Jakov Millatoviç, dhe kryeministrin Millojko Spajiç.

16:22
Paraqitje bindëse, Mihaj në formacionin e javës në Portugali

Enea Mihaj është rikthyer në formacion te Famalicao në Superligën Portugeze dhe po dhuron paraqitje gjithnjë e më bindëse, më e fundit ndaj Estrellës në fundjavën që lamë pas.

16:17
Stërgjyshja braziliane kërkon titullin e ‘më të moshuarës në botë’ dhe ka dokumentet që e provojnë (fotot)

Një stër-stërgjyshe kërkon zyrtarisht titullin e më të moshuarës në botë teksa pretendon se ka mbushur 119 vjet.

15:58
“Nëna më ka fshirë numrin, flet me Sarën”, Bardhi flet për martesën: Tani po jetojmë në Tiranë, por…

Në një intervistë për gazetarin e ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, ish-banori i ‘BBV3’, Bardhi, ka thënë se marrëdhënia me Sarën jashtë shtëpisë po shkon shumë mirë.

15:46
Energjia për prodhimin e bukës, arrihet dakordësia! Faturimi do të jetë i ndryshëm për biznesin sipas aktivitetit

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Shoqatat e Furrave të Bukës dhe Pastiçerisë kanë gjetur dakordësi sa i përket tarifimit të energjisë tek ato ndërmarrje që si aktivitet nuk kanë vetëm prodhimin e bukës.

15:36
Imazhe të rralla të ‘varrezës’ së luftanijeve të Luftës I Botërore në brigjet e Turqisë (fotot)

Foto të pazakontë të një koleksioni rrënojash me luftanije të ndryshkura në ujërat e Turqisë janë eksploruar nga zhytes të guximshëm mes të cilave dhe anija gjigante britanike e luftës HMS Majestic e shkatërruar në një betejë të Luftës së Parë Botërore.

15:28
“Ministri duhet të jetë në komision”, deputeti Salianji përplaset me PS-në te Siguria: Ç’a muhabeti bëni këtu, e ktheni Kushtetutën si ju do qejfi

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti Ervin Salianji ka kërkuar prezencën e ministrave për të folur për propozimin e projekt ligjit për sigurinë kibernetike.

15:27
Largohet nga banesa 16-vjeçarja në Vlorë, babai denoncon në polici zhdukjen e vajzës

Një vajzë 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj në fshatin Kaninë të Vlorës.

15:20
Përse ndodhi aksidenti? Ekspertët rrugorë: “Benz”-i, parakalim të gabuar, “BMW” nuk mbajti distancën

Aksidenti tragjik që u mori jetën 4 personave dhe plagosi rëndë 3 të tjerë mund të ishte shmangur nëse drejtuesit e mjeteve do të respektonin rregullat e qarkullimit rrugor.

15:19
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata vendos rindërtimin e skenës së krimit/ Shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt

Sot u mbajt procesi ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.

15:18
Dialogu Kosovë-Serbi/ Rama: Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit, të rëndësishme! Të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e anëtarësimit në BE

Kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e saj Zbatues, për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.

15:05
Merret i pandehur nga SPAK kryetari i Bashkisë së Libohovës, zbardhen akuzat, Hide: Jam gati të…

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur një tjetër funksionar të lartë. Bëhet fjalë për drejtuesin e Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide.

15:01
Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, agravon debati! Ilnisa: Mirë ta bëri, dil në diell ta skuqim

Ishte i papritur reagimi i Ledjonës sot në BBVIP, e cila i theu një vezë në kokë Romeos.

15:00
Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, zbulohet arsyeja

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiut. Gazetarja Anila Hoxhan bën me dije se shkak është bërë mungesa e prokurores së Posaçme Doloreza Musabelli. Sakaq, seanca e radhës për të është caktuar të mbahet më 29 mars, në orën 15:00.

14:52
“Ti je dele, jo ne”, “mos më dhuno, mos kërce”/ Gogu i PS-së përplaset me Dogjanin e Rithemelimin te Ligjet: Bëtë aksion të mahnitshëm opozitar

Pas rreth 5 muajsh komisionet parlamentare iu rikthyen sot normalitetit me debatin dhe miratimin e projektligjeve.

14:43
Burgoset 9-vjeçari në Siri, shkak… ofendimi ndaj Presidentit

Një djalë 9-vjeçar në Siri është dënuar me burg për 9 ditë, kjo pasi sipas autoriteteve ka fyer imazhin e presidentit Bashar Assad.

14:37
Totti elozhe Romës: Nuk e prisja kaq mirë De Rossi-n, Pellegrini një kapiten i vërtetë

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, i ftuar në një event pa praninë e shumë mediave, foli për tema të ndryshme që lidhen me aktualitetin e verdhekuqve.

14:33
Çështja e dinarit, Vjosa Osmani: Është arritur dakordësi për një pjesë të propozimit amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

14:26
Poshtë Ballkonit

Nga Edison Ypi

14:26
Akuzat për racizëm, Italia dëbon nga grumbullimi mbrojtësin e Interit

Francesco Acerbi tashmë është larguar nga grumbullimi i kombëtares në Romë.

14:12
Rishfaqet papritur Banksy, murale në Londër? Çfarë tregon vepra e re

Turmat njerëzish u mblodhën mëngjesin e sotëm në veri të Londrës për të admiruar një murale në formën e një trungu peme, e cila u shfaq papritur në një ndërtesë të zonës e që besohet se është krijim i artistit të famshëm të rrugës, Banksy.

14:12
Braktisi 2 fëmijët e mitur, procedohet nëna 37-vjeçare në Korçë

Policia e Korçës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 37-vjeçare e cila ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

14:08
62 gradë Celsius, “përvëlohet” Brazili/ Thyhen rekordet e të nxehtit, thahen çesmat në Marok

Rio de Zhaneiro shënoi një rekord të ri nxehtësie me temperaturat që mbërritën në 62.3 gradë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që nga viti 2014, kur nisën matjet nga Alerta Rio.

14:02
Bojkotoi Komisionin e Ligjeve, Alibeaj deklaratë për mediat: Marrëveshja PS-Rithemelim, sakrifikoi Reformën Zgjedhore

Në një deklaratë për mediat, pasi nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se dakordësimi mes PS dhe Rithemelimit ka sakrifikuar Reformën Zgjedhore.

14:00
Dhuna në futbollin turk! Tifozët e Trabzonit futen në fushë dhe godasin kë gjejnë nga Fenerbahche

Episod i ri fatkeq në futbollin turk.

13:58
28-vjeçari pretendon se është rrëmbyer nga alientët: Më detyruan të kryeja “eksperimente seksuale”

Një djalë nga Misuri ka pohuar se ishte rrëmbyer nga jashtëtokësorë të cilët kryen ‘eksperimente seksuale’ mbi të dhe i vodhën spermën.

13:57
EKSKLUZIVE/ Aranit Arapi në burg pas martesës me të miturën, 14-vjeçarja shpërthen në lot: Dua që ai të dalë, nuk është fajtor

14-vjecarja që u martua me 35 vjeçarin nga Divjaka, një një lidhje telefonike me “Shqipëria Live” në Top Channel ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur.

13:52
I dënuar për përdhunimin e një vajze shqiptare, ish-ylli i Milanit akuza gjykatave italianë: Janë racistë, kam parë episode ku…

Robinho nuk e pranon dhe kalon në kundërsulm.

13:48
Escobar vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me familjen e Afrim Bunjakut, rreshterit që u vra në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Kosovë, emisari amerikan Gabriel Esobar, ka takuar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, që u vra në sulmin në Banjskë. Policia thotë se Escobar shprehu ngushëllime për humbjen e rreshterit Bunjaku.

13:45
Shkëlqen Mbappe! PSG fiton 6-2 përballë Montpellier, ylli francez shënon 3 gola

Fitore me goleadë e PSG-së në fushën e Montpellier.

13:33
Pasagjeri tentoi të vriste veten në tualet, avioni bën uljen emergjente në Londër

Një avion është detyruar të bëjë një ulje emergjente, pasi një pasagjer tentoi të vetëvritej sipas mediave të huaja.

13:31
Talibanët: Tetë persona janë vrarë prej dy sulmeve ajrore të Pakistanit në Afganistan

Talibanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakistani i ka kryer dy sulme ajrore në territorin afgan, duke i vrarë pesë gra dhe tre fëmijë.

13:30
De Rossi: Nuk e fitova unë punën, Roma më besoi

Daniele De Rossi feston dy muaj si trajner i Romës me një tjetër sukses, kundër Sassuolos, dhe në fund të ndeshjes bën një bilanc të punës së tij për DAZN:

13:27
VIDEO/ Motomjetet kalojnë në korsinë e biçikletave në kryeqytet, ‘dynden’ me gjoba nga policia

Disa drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

13:19
FA CUP/ Përcaktohen gjysmëfinalistët, Man. City, Man.United, Chelsea dhe Conventry

Coventry, Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, janë në gjysmëfinale të FA Cup, finalja e së cilës do të zhvillohet në “Wembley”.

13:19
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Tepelenë, arrestohet drejtuesi i “BMW”

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “BMW” i cili u përfshi në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme, ku mbetën të vdekur tre persona.

13:13
Barcelona me ritmin e Realit! Mund 3-0 Atleticon në Madrid, dhe qëndron 8 pikë larg “Merenges”

Barcelona gjen një Atletico “të shtrydhur” nga impenjimi i stërmundimshëm në Champions League në javën e 29-të të La Ligas.

13:07
Zbatimi i marrëveshjes së normalizimit, Borrell: Do të vazhdojmë trysninë mbi Kosovën dhe Serbinë

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi të hënën shtimin e trysnisë mbi Kosovën dhe Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

13:01
“Besiktasi zgjedhja e duhur”, Muçi: E mendoj veten pjesë të listës, por i takon Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më 22 dhe 25 mars.

12:58
“Jam gati për Europian”, Manaj: Kam rastin që të tregoj veten në miqësore!

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më 22 dhe 25 mars.

12:55
Shisnin produkte ushqimore në mënyrë të paligjshme pranë shkollave në Tiranë, marrin gjobë katër persona

Katër persona janë ndëshkuar me masa administrative pasi u kapën duke shitur produkte ushqimore brenda perimetrit të sigurisë më disa shkolla në Tiranë.

12:47
“Së shpejti nis puna për rikonstruksionin e shkollës”/ Veliaj bisedë me ekselentët e “Petro Nini Luarasit”: Ndërtojmë edhe 12 palestra të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, me të cilët ndau lajmin se projekti për rikonstruksionin e shkollës së tyre do të nisë këtë vit, pasi të mbyllen kantieret e hapura për shkollat 9- vjeçare.

12:42
EMRI/ Shpërthimi në magazinën e deputetit Çela ku humbën jetën babë e bir, GJKKO liron administratorin

GJKKO Ka liruar nga qelia sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS-së, Bujar Çela, ku humbën jetën babë e bir.

12:33
“The Guardian” liston Shqipërinë mes 10 shteteve ku mund të kaloni pushime me shpirt aventurier, ja zona që sugjeron

Prestigjozia “The Guardian”, ndër aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.

12:29
Akuzat për racizëm ndaj Juan Jesus, Accerbi rrezikon kualifikimin e rëndë. Në pikëpyetje edhe thirrja në kombëtaren italiane

Akuzat e rënda të bëra nga Juan Jesus ndaj Francesco Acerbi rrezikojnë t’i kushtojnë mbrojtësit të zikaltërve një skualifikim të gjatë. Pavarësisht fjalëve relaksuese të brazilianit në fund të ndeshjes, i cili pranoi faljen e Acerbit, sistemi i drejtësisë sportive do të përpiqet të hedhë dritë mbi atë që ndodhi në fushë dhe më pas të marrë masat.

12:29
Ujë nga qielli! I moshuari në Malësinë e Madhe grumbullon ujin e shiut nga çatia dhe e përdor për…

Në mungesë të çdo lloj furnizimi me ujë, Dedë Preçeta, 78 vjeç ka sajuar përmes tubave këtë metode për të grumbulluar ujin e çatisë së shtëpisë që vjen nga reshjet e shiut, që me pas ta përdorë për nevojat e ndryshme shtëpiake.

12:23
Rikthehen “Kooperativat”! Fermerët në Kafaraj bashkohen si dikur, për luleshtrydhen

17 fermerë të zonës së Kafaraj në njësinë administrative Frakull kanë krijuar prej gati një viti kooperativën e parë në këtë zonë në kultivimin në 13 hektarë sera me luleshtrydhe.

12:15
Panik në Argjentinë, lojtari humbet ndjenjat dhe bie në fushë

Panik në ndeshjen e Kupës së Argjentinës mes Estudiantes dhe Boca Juniors.

12:14
Bie inflacioni, por jo çmimet! U reflektua tek orizi, veza, sheqeri dhe vaji i lulediellit

Inflacioni është ngadalësuar në këtë fillimvit, por ulja e çmimeve te ushqimet e shportës është reflektuar në pak produkte.

12:12
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës në gjendje të rëndë shëndetësore! Bashkëshortja dhe fëmijët në spital

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “San Raffaele” në Milano dhe nuk ka asnjë përmirësim në krahasim me ditën e djeshme.

11:44
Sot seanca për divorcin nga Princ Leka, momenti kur Elia Zarahia del nga Gjykata

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për divorcin e Elia Zaharias dhe Princ Lekës.

11:40
“Alarm” në Gjermani! AfD po mbush parlamentin me ekstremistë të djathtë

Një investigim i mediave gjermane ka bërë të bien kambanat e alarmit për ndryshime që mund të ndikojnë rrjedhën politike te vendit në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët.

11:33
Zbardhen detajet nga mbledhja e Grupit të PS/ Amnistia penale do të kalojë për votim të enjten në Kuvend, Rama dhe Manja…

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

11:20
Ndërkombëtarët kundër tij, Kina i uron fitoren historike Vladimir Putinit

Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhje.

11:18
Britania rinis fluturimet e dëbimit në Ruandë?! Kthehet ligji i shumëdebatuar në parlament

I ashtuquajturi ligji i Ruandës rikthehet në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.

11:17
Trazira në qendrat e votimit, disa arrestime në Rusi/ A u detyruan rusët të votonin? Qytetarja për AFP: Nëse nuk vija…

Të paktën nëntë persona u arrestuan në të gjithë Rusinë për zjarrvënie dhe derdhje të bojës në kutitë e votimit në ditën e parë të procesit.

11:16
E kishte ndarë drogën gati për shitje, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga, pasi u kap me lëndë narkotike.

11:11
Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Rama: Do jetë gati vitin e ardhshëm

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

11:08
Fitoi bindshëm zgjedhjet në Rusi, Kim Jong Un uroi Vladimir Putin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar sot një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, duke e uruar për rizgjedhjen e tij, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e vendit.

10:58
VIDEO/ “Emri i të dashurit të fundit?” Erjola Doçi puth në buzë Roza Latin: Doja ta bëja me dikë që e ndjeja

Erjola Doçi dhe Roza Lati janë puthur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP 3.

10:53
66-vjeçari le pa drita ‘gabimisht’ gjithë fshatin në Shkodër, nis procedimi në gjendje të lirë

Një 66-vjeçar nga fshati Shelqet në Shkodër, ka lënë të gjithë bashkëfshatarët e tij pa energji elektrike… gabimisht.

10:38
“Pagesa 18 mijë paund!”/ Investigimi i Daily Mail: Banda shqiptare bashkon gratë dhe fëmijët me të afërmit në Angli, pasaportat i sigurojnë nga zyrtarët e korruptuar të…

Daily Mail ka bërë një hetim të fshehtë për një bandë shqiptare e cila ndihmon gra dhe fëmijë të bashkohen me të afërmit e tyre që kanë hyrë në mënyrë ilegale në Angli, kundrejt pagesës prej 18 mijë paund.

10:22
Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së një personi dhe i vrau qenin, arrestohet pas katër vitesh 33-vjeçari nga Shkodra

Një 33-vjeçar është vënë në pranga pas katër vitesh, pasi më 8 janar të vitit 2020 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi.

10:09
Pllaka e betonit u shkëput nga vinçi dhe i mori jetën 55-vjeçarit shqiptar, protesta në Itali: Të bëhet drejtësi për babanë e dy fëmijëve

Një muaj pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit, shqiptarit Edison Malaj në Cozenca të Italisë ka pasur protesta. Tubimi i organizuar nga shqiptarë mbrëmjen e djeshme, por edhe italiane të zonës u bë me qëllim që të merren masa par kushtet e punës në ndërtim.

10:05
“U tregua racist”, mbrojtësi i Napolit zbulon fjalët e Acerbit në fushë

Inter dhe Napoli e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e javës së 29 në Serie A.

09:55
“Ke dekada që i bën njerëzit për të qeshur”/ Mariana Kondi përlotet në studio, merr surprizën e veçantë

Aktorja Mariana Kondi e ftuar në rubrikën “Muzikë Kur Këndoj” të programit “E Diell” është përlotur nga surprizat e përgatitura.

09:51
Ç’po ndodh në Gaza? Izraeli nis një tjetër operacion në spitalin më të madh, të strehuarit aty: Po qëllojnë, nuk lëvizim dot!

Forcat izraelite filluan të hënën herët një tjetër operacion në spitalin më të madh të Rripit të Gazës, duke thënë se militantët e Hamasit ishin rigrupuar atje dhe kishin qëlluar mbi ushtrinë izraelite nga brenda kompleksit, në të cilin sipas zyrtarëve palestinezë janë strehuar dhjetëra mijëra njerëz.

09:35
Agravon sherri mes të rinjve në Greqi, dy shqiptarë plagosin me thikë në bark një 25-vjeçar

Një sherr i përgjakshëm ka ndodhur në karnavalet e Rodos, në Greqi, ku dy shqiptarë raportohet se kanë plagosur me thikë në bark një 25-vjeçar.

09:34
“Ajo mori famë se i shkoi Romeos nga mbrapa”, Meri i quan femrat brenda BBV3 si fanse të Julit, Gazi: Ti fantazon, Heidi është super lojtare

Meri Shehu e ftuar në E Diell ka bërë një debat me Gazin në lidhje me Heidin dhe Romeon.

09:13
Shqipëria 15 vjet në NATO, ministri Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj hapësire, vlerësim për kontributin e përfaqësuesve tanë

Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO.

08:36
Vlahoviç i papërgjegjshëm, Juventusi i bën gati gjobën e majme

Vetëm 7 pikë në tetë ndeshjet e fundit janë dëshmi e momentit të vështirë që po kalon Juventusi, që nga pretendente për titullin, tashmë ka dorëzuar edhe vendin e dytë.

08:30
Lojërat Olimpike 2024/ Parisi do shpërndajë 300,000 prezervativë në fshatin olimpik! Krevatët ku do flenë njerëzit janë të…

Parisi është qyteti i dritës dhe i dashurisë, prandaj është kujdesur për seksin e sigurt të sportistëve dhe grave që do të jenë në kryeqytetin francez këtë verë për Lojërat Olimpike.

08:05
Fitoi “frikshëm” zgjedhjet në Rusi, ndërkombëtarët reagojnë kundër Putinit: I dehur nga pushteti…

Vladimir Putin , i cili u rizgjodh dhe do të qëndrojë në Kremlin edhe për gjashtë vite të tjera, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve presidenciale pa opozitë, skicoi portretin e një Rusie që “forcohet” nga fitorja e tij dhe nuk do të jetë e “frikësuar” nga kundërshtarët e saj.

07:56
Po falnin namazin e Ramazanit, studentët e huaj në Indi sulmohen! U goditën me gurë dhe shqelma

Policia në Indi ka arrestuar dy persona pasi disa studentë ndërkombëtarë u sulmuan në një hotel universitar teksa falnin namazin e Ramazanit.

07:45
Veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin!

WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram. Sipas mediave të huaja, përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në storie.