“100 ide për Ballkanin Perëndimor”, ekspozita e Fondit të Arkitekturës në Shqipëri

18/03/2024 17:59

100 ide për Ballkanin Perëndimor, apo mirë se vini në Tiranën Mediterrane, është koncepti i ekspozitës më të fundit të Fondit të Arkitekturës në Shqipëri, dhe Ambasadës Austriake.

Ekspozita eksploron ide novatore praktike dhe metaforike nga kultura, arti, arkitektura dhe urbanizmi.

Si do të ishte një qytet nëse do të ndërhyjë estetikisht nëpër hapësirat publike. Në forma nga më të ndryshmet janë pasqyruar këto ide.

Pas Vjenës dhe Sarajevës, ekspozita vjen në Tiranë dhe do të shfaqet deri më 8 prill 2024. Ajo shqyrton qasje të reja ndaj çështjeve më urgjente të kohës sonë, si zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e klimës nga këndvështrime të ndryshme të pasuruara nga ide të zhvilluara në vend.

Top Channel