Dhimbja e gëzimi garës tradicionale afgane ‘buzkashi’ (fotogaleri)

18/03/2024 18:32

Sporti tradicional, thelbësor për identitetin afgan, është zhvilluar nga një e kaluar e ashpër dhune, në një fenomen tashmë profesional dhe fitimprurës.

Kalëruesi Sarwar Pahlawan mundohet të mos ndjejë dhimbjen nga epjet në vetull, teksa skuadra e tij buzkashi kërkon fitoren e turneut. Sporti lashtë është i mbushur me rreziqe por tashmë ofron dhe shpërblime moderne, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.

I luajtur prej shekujsh në stepat veriore, nga një lojë tradicionale ai është përfshirë tashmë nga ambicja e parasë.

“Loja ka ndryshuar shumë,” thotë kalorësi 40 vjeçar, pas fitores së finales së turneut në qytetin verior të Mazar-i-Sharif.

Pas 20 vjet si kalërues buzkashi, ose “chapandaz”, Sarwar i pranon disi me mëdyshje ndryshimet e lojës së luajtur në të gjithë Azinë qendrore.

“Më parë fituesit paguheshin me oriz, qilimë ose kafshë, ndërsa sot chapandaz-ët kanë kontrata profesionale”.

Buzkashi luhet tradicionalisht me kufomën e një dhie, për të cilën luftohet mes kalorësve .

Por sot ajo është zëvendësuar me një thes lëkure 30kg i cili tërhiqet nga disa kalorës dhe më pas lëshohet në “rrethin e drejtësisë” të shënuar në mesin e arenës.

“Buzkashi është pasioni kombit,” thotë presidenti i federatës Buzkashi, Ghulam Sarwar Jalal, për rrjetin AFP. “Qeveria Talibane e di se i kënaq njerëzit prandaj nuk e ndalojnë”

Ata gjithashtu mbledhin taksat nga turneu prej vitit 2020, ku përfshihen 13 skuadra kalorësish nga 10 provinca të vendit.

FOTO GALERI
1/9
Sporti tradicional, thelbësor për identitetin afgan, është zhvilluar nga një e kaluar e ashpër dhune, në një femnomen tashmë profesional dhe fitimprurës.

Top Channel