“Ministri duhet të jetë në komision”, deputeti Salianji përplaset me PS-në te Siguria: Ç’a muhabeti bëni këtu, e ktheni Kushtetutën si ju do qejfi

18/03/2024 15:28

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti Ervin Salianji ka kërkuar prezencën e ministrave për të folur për propozimin e projekt ligjit për sigurinë kibernetike.

Sipas tij i pranishëm duhet të ishte një prej ministrave të kabinetit qeveritar që të mund të diskutonin për amendamentet e projektligjit.

Salianji: Prapë kështu do bëni? Ndaj s’behet gjë më ju, se e ktheni Kushtetutën si ju do qejfi.

Naço-Keni pyetje

Salianji: Po kam pyetje, tani e kam.

Naço: Nëse keni pyetje, nëse jo….

Salianji: Kam pra. Keni dijeni për përfaqësues dhe a iu dëmton në punën në tuaj për zyrtarë të caktuar nën hetim, janë në pozicione kyç qoftë në drejtorinë tuaj, policinë e shtetit apo në AKSH? Ky pr/ligj bën të mundur sigurimin e të dhënave personale të qytetarëve, sepse ka pasur rrjedhje më parë që nga kartat e ID, pagat, etj? Unë besoj se nuk i përgjigjet dot asnjë përfaqësues zyrtar i administratës, duhet të respektoni kushtetutën. Se nuk është për ne, se nuk e kam qeverinë por e bej për publikun.

Kthehuni seriozitetit… Jepja zotërisë të përgjigjet për pyetjet e mia, përgjigjet dot meqë thua se përgjigjet. Ca e keni këtë muhabet! Nuk e shfrytëzoni dot më përçarjen e opozitës, tani është bashkuar. Të mbajë përgjegjësi ministri, ç’punë keni ju?

Top Channel