E martë, 19 Nëntor 2024
22:30
Pas 23 orësh debat, maxhoranca miraton me 75 vota buxhetin/ 40 deputetë të opozitës votojnë kundër

Maxhoranca miraton me 75 vota buxhetin për vitin 2025 pas 23 orësh debat me opozitën në Parlament.

22:30
“Kur i dhashë atletet me pika gjaku…”, qytetarja mes lotësh tregon bisedën me nënën e Martinit: Nuk e besonte që kishte vdekur, priste të dilte gjallë

Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi vendin ditën e djeshme, pasi u vra nga një thikë në zemër pas sherrit mes të rinjve.

22:20
Sot iu vra i biri 28-vjeçar/ Kush është ish-gjyqtari Fran Prendi, dha vendimin e bujshëm ndaj Salvadore Letizias dhe grupeve kriminale

Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit të krimeve të rënda Fran Prendi u vra nga persona të paidentifikuar pak pasi kishte kaluar mesnata.

22:04
“Putin luan bixhoz bërthamor”, Borrell akuzon presidentin rus: Nuk jemi pjesë e luftës, thjesht po mbështesim Ukrainën

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, akuzoi të martën presidentin rus Vladimir Putin për një “bixhoz bërthamor” pasi ai vendosi të ulte zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve të saj bërthamore.

22:00
Vuçiç vizitë në Moskë/ Zbulohet kur do të zhvillohet, i pari që prej fillimit të luftës në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të vizitojë Moskën në muajin maj të vitit të ardhshëm, vizita e parë në Rusi që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.

22:00
“Djalë i vetëm! Në momentet e fundit kërkonte mamanë”, një ditë pas tragjedisë, shokët e shkollës së Martinit me lot në sy: S’mund t’i marrësh jetën!

Vrasja fatale e 14 vjeçarit Martin Cami në prag të shkollës 9 vjeçare Fan Noli ka zgjuar një ditë më pas komunitetin. Nxënës, prindër, mësues, kalimtarë me lule në duar e qirinj në homazh të tij.

21:57
VIDEO/ Pamje të shëmtuara nga “Arena Kombëtare”, tifozët shqiptarë sherr me njëri-tjetrin

Teksa Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës, një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”.

21:52
Pamje krahasuese nga Shën Petersburg, gjatë rrethimit të Luftës së Dytë Botërore dhe tani (foto-galeri)

Në një reportazh historik të mediave ruse tregoheshin sot pamjet krahasuese të Shën Petersburg, të njohur më parë si Leningrad, i cili i mbijetoi një prej rrethimeve më brutale naziste.

21:38
“Pas 10 vitesh do kërkojë foto me mua”, Jul Deda publikon foton me 14-vjeçarin e vrarë dhe mesazhin prekës

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ka tronditur opinionin publik.

21:24
Shqipëria dhe BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Shqipëria dhe BE miratuan sot Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

21:18
Si do të funksionojë Departamenti i ri i Efikasitetit të Qeverisë? Do të drejtohet nga Elon Musk dhe ish-kandidati republikan për president

Kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën për herë të dytë në janar, dy prej mbështetësve më me peshë të tij do të kenë një portofol të ri, të krijuar për të ulur shpenzimet e qeverisë dhe për të përmirësuar efektivitetin e saj.

21:06
VIDEO/ Momente emocionuese, i gjithë stadiumi këndon himnin e Shqipërisë, i pranishëm edhe legjenda Shevchenko

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës në “Arenën Kombëtare”.

20:57
Godina e Kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të Rusisë

Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

20:56
“Vrasja s’është pasion, futbolli po”, Tifozët Kuqezi homazh për futbollistin 14-vjeçar që u vra, mbajnë 1 minutë heshtje para nisjes së ndeshjes me Ukrainën

Pak para nisjes së ndeshjes së Shqipërisë me Ukrainën, Tifozët Kuqezi kanë mbajtur një minutë heshtje si homazh për 14-vjeçarin Martin Cani, pasioni i të cili ishte futbolli, por ëndrrat iu prenë në gjysëm.

20:41
Fiks Fare/ “Drita ‘Skywell’ të bëjë 642 km”, Bashkia e Vlorës paracakton fituesin e tenderit 20 mln për makina elektrike?!

Fiks Fare denoncoi një skandal me një procedurë prokurimi të bërë nga Bashkia e Vlorës, e cila dyshohet se paracaktoi fituesin për blerje makina elektrike.

20:30
FOTO+VIDEO/ Çdo gjë gati për ndeshjen e fundit, tifozët shqiptarë ndezin atmosferën në shkallët e stadiumit

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve, ku në “Arenën Kombëtare” do të presë Ukrainën.

20:06
Pushtoi mediat greke, bukuroshja shqiptare flet për “Ftesë në 5”: Kur isha katër vjeç emigruam drejt Gjermanisë, atje njoha…

Vetëm tre sekonda mjaftuan që Marigona me origjinë nga Kosova të merrte vëmendjen e gjithë Greqisë, por edhe atë ndërkombëtare.

19:55
Kush e shkeli marrëveshjen e Ohrit? Ambasadori amerikan në Beograd nuk pajtohet se e shkeli Serbia

Ambasadori Amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill nuk është pajtuar me faktin se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

19:54
“Rrugaç”, Dogjani shtyn punonjësit e Gardës, tensionohet sërish situata në Parlament! Spiropali: Pse krijon incident të panevojshëm?!

Situata në Parlament është tensionuar sërish pas disa orëve seancë plenare.

19:34
“Ndjesë Martin Cani që nuk ta ruajtëm dot jetën”, Gjekmarkaj në Kuvend: Familjes i lamë në gji dhimbjen e përjetshme

Deputeti Agron Gjekmarkaj komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar.

19:26
Apeli i Posaçëm e la në burg/ Reagon Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia, por kjo nuk e ndal betejën tonë

Ish-presidenti Ilir Meta reagoi nga burgu pasi Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimin e tij dhe të deputetes Monika Kryemadhi.

19:22
Opozita fiton zgjedhjet në enklavën separatiste somaleze Somaliland (fotot)

Kreu i komisionit zgjedhor të Somaliland, Muse Hassan Yusuf, njoftoi sot se partia opozitare Waddani ka fituar 63.92 përqind të votës.

19:14
Përfundon pas 1 orë e gjysmë protesta para Kuvendit kundër miratimit të buxhetit/ Ishte paralajmëruar të zgjaste sa seanca plenare

Përfundon e organizuar nga opozita para Kuvendit përfundoi pas 1 orë e gjysmë.

18:58
Osmani i kthen dy ligje Kurtit/ Zbulohen arsyet përse kërkon rishqyrtimin e ligjit për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ktheu të martën parlamentit të Kosovës për rishqyrtim ligjin për Këshillin e Sigurisë dhe atë për mbrojtjen e konsumatorit, të miratuara në tetor të këtij viti.

18:58
Kryebashkiakët francezë në protestë ndaj shkurtimeve drastike të financave prej qeverisë (fotot)

Kryebashkiakët francezë të mbledhur sot në Paris pozuan për foto me shirita të zinj në vend të atyre me ngjyrat e flamurit, në protestë simbolike ndaj shkurtimit të financave të bashkive në 5 miliardë euro, në buxhetin e ri.

18:44
VIDEO/ Rrugët e kryeqytetit “ngjyrosen” kuq e zi, mbështetësit e Kombëtares nisin marshimin drejt stadiumit

Shqipëria do të presë Ukrainën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, aty ku kërkohet vetëm fitorja në mënyrë për të përmbushur objektivat.

18:33
Të gjithë mund të shikojnë pemët por ata me sy më të mprehtë pikasin dhe bretkosën diku në pyllin e gjelbëruar (fotot)

Të gjithë mund të shikojnë pemët e gjelbra në këtë iluzion intrigues optik, por ata me inteligjencë më të lartë mund të zbulojnë dhe një bretkosë që sillet diku në figurë.

18:30
“Zbardhja e vendimit 20 ditë jashtë afatit ligjor”/ Alizoti: Tregon se dënimi i Salianjit është politik, jo legal

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti reagoi mbi vendimin e zbardhur të Apelit për Ervin Salianjin.

18:24
Tensione në Kuvend/ Bardhi shkon në foltore dhe përplaset me ministren e Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit, ndërhyn Garda

Situata në Parlament është acaruar në momentin kur po fliste Asllan Dogjani.

18:15
Turqia kërkon të rrisë volumin tregtar në $50 miliardë me Afrikën, me vizitën e kryeministrit të Lesotos (fotot)

Volumi tregtar mes Turqisë e Afrikës qëndron tashmë në rreth 37 miliardë dollarë, thuajse i shtatë-fishuar në dy dekadat e fundit prej vitit 2003, tha sot zëvendës presidenti turk Xhevdet Yilmaz, teksa kërkonte që bashkëpunimi tregtar me kontinentin të arrijë tashmë në $50 miliardë.

18:11
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet lundrimi në Vlorë/ Ja kur pritet të përmirësohet situata

Kushte të këqija atmosferike pritet të godasin qytetin e Vlorës në tre ditët në vijim.

18:06
Nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, miratohet vendimi në Këshillin Bashkiak

Nga 1 janari i vitit që vjen pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë me autobus falas. Vendimi u mor sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

18:01
“Jeta ime bashkëshortore ka mbaruar me Metën”, Kryemadhi: S’ka më kthim pas, nuk i kam kërkuar takim

Deputetja Monika Kryemadhi tha se nuk ka më kthim pas për marrëdhënien e saj me Ilir Metën.

17:56
Daku rikthehet në skuadër, ndryshon lista për ndeshjen me Ukrainën/ Ja katër lojtarët që do ta ndjekin takimin nga tribuna

Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve përballë Ukrainës, aty ku do të mësojë dhe fatin e saj në këtë kompeticion.

17:54
Trump thotë se ‘nuk do të hakmerret’ ndaj mediave liberale për trajtimin e padrejtë (fotot)

Pasi pranoi një takim me gazetarët, presidenti zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka thënë se “nuk kërkon hakmarrje” ndaj shtypit, por paralajmëron se periudha kur ato e trajtonin padrejtësisht “ka marrë fund.”

17:49
Tragjedia që na sfidon të gjithëve: Kur konfliktet mes të miturve përfundojnë në vdekje

Nga Vali Qyrfyçi

17:45
Protesta e opozitës, qytetarët mbajnë 1 minutë heshtje për Martinin! Forca të shumta policie para Kuvendit, vijon seanca plenare për buxhetin 2025

Forca të shumta policie janë mbledhur para Kuvendit për protestën e organizuar nga opozita.

17:44
Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit te shkolla “Fan Noli”, reagon AMA: Janë publikuar të dhëna të pakonfirmuara, këto raste do trajtohen

Tirana dhe mbarë opinioni publik është tronditur mesditën e djeshme pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.

17:33
A do të kandidojë në zgjedhjet e 2025-ës? Kryemadhi: S’e kam ndarë mendjen, por…

Deputetja Monika Kryemadhi gjatë fjalës për mediat pas seancës në Apelin e Posaçëm tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare 2025.

17:30
Akuzat e SPAK për deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore, Kryemadhi merr në mbrojtje Metën: Diferenca e padeklaruar, brenda ligjit

Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratës së ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, i çili deklaroi në seancën e Apelit të GJKKO, “se nuk ka përgjegjësi për shpenzimet e bëra nga Kryemadhi dhe nëna e saj”.

17:22
“Rezultojnë falsifikime me keqdashje nga SPAK”, Kryemadhi pas seancës në Apelin e Posaçëm: Ka deklaratë të rreme për…

Deputetja Monika Kryemadhi akuzon SPAK se po falsifikon provat.

17:21
‘Vajza joshëse e ringut’ në ndeshjen Mike Tyson vs. Jake Paul, merr qindra mijëra ndjekës pas boksit (fotot)

Sydney Thomas ka shumëfishuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale pas paraqitjes së fundjavës në ndeshjen e famshme të boksit ku 27 vjeçari Paul, mundi legjendën Mike Tyson, tashmë 58 vjeçar.

17:18
Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin, Meta mbetet në arrest me burg, Kryemadhi me detyrim paraqitje

Ish presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

17:13
Shkrumbohet nga flakët makina në Shëngjin, dy vajza arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

16:57
Premtonin banesa kundrejt parave, SPAK sekuestron automjete, armë dhe dokumente punonjësve të Etnit Kombëtar të Banesave, pas denoncimit të “Fiks Fare”

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për punonjësit e Entit Kombëtar të Banesave, ku janë lëshuar 8 masa arresti për tetë prej tyre, investigimit të emisionit “Fiks Fare”.

16:54
Mijëra fermerë protestojnë në Londër kundër taksës së re të qeverisë laburiste (fotot)

Mijëra fermerë anglezë protestonin sot në Londër për disa ndryshime të kushtueshme në taksën e trashëgimisë së fermave, të njoftuara në buxhetin e ri të qeverisë laburiste.

16:49
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Spiropali në Kuvend: Detyra jonë është të bëhemi bashkë! Të kërkojmë më shumë llogari për zbatimin e ligjeve

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit përmendi edhe vrasjen e 14-vjeçarit një ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

16:42
Zgjedhjet parlamentare 2025/ Begaj nis nesër konsultimet me partitë politike

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë politike në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

16:27
Sherr mes të miturve në Korçë! 12-vjeçari përfundon në spital, bashkëmoshatari shoqërohet me prindin në Komisariat

Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. 

15:55
Emigrantit që iu shty deportimi nga ‘keqardhja’, dënohet për përdhunimin e 15 vjeçares në Angli (fotot)

Emigranti i jashtëligjshëm që më parë ishte shfaqur në media si “aktivist” kundër largimeve, sulmoi seksualisht 15-vjeçaren britanike e cila raportohet se mbeti shtatzënë.

15:48
Policia e Kosovës konfiskon armatim në veri, dyshohet se lidhen me sulmin e Banjskësa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer kontrolle në rrugën Kralj Petri në Zveçan, dhe aty ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit.

15:44
“Bonusi nuk është për fushatë”, deputeti socialist Erion Braçe mbron projekt buxhetin e 2025

Në vijim të diskutimeve për projekt buxhetin 2025, përmes fakteve dhe shifra ish-zëvendës kryeministri socialist Erion Brace rrëzoi pretendimin e opozitës se bonusi dhjetorit dhe një tjetër në pranverë për pensionistët janë blerje vote.

15:42
FOTO/ Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës, Rama ndan pamjet

Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik në qytetin e Korçës.

15:40
“Çelësi i qytetit”, Veliaj nderon ish kryetarin e bashkisë së Bogotas

Ish kryebashkiaku i Bogotas Erique Penalosa, ndodhet në Tiranë, për të prezantuar në shqip librin e tij :“Një qytet për të gjithë”.

15:36
EMRAT/ Pas denoncimit të “Fiks Fare”, SPAK 8 masa arresti për punonjësit Entin Kombëtar të Banesave, premtonin dhënien e banesave kundrejt parave

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet për Entin Kombëtar të Banesave.

15:32
“Po vijmë për Krishtlindje”: Postera me flamurin e Serbisë në Kosovë, reagon policia!

Ka ngjallur shqetësim shfaqja e disa posterave me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin “Po vijmë për Krishtlindje” në të katër komunat në veri të Kosovës.

15:30
14-vjeçarja gjendet e vdekur pas fushatës së bullizimit online në Britani (fotot)

Një vajzë shkolle është gjetur e vdekur në dhomën e saj të gjumit pas një fushate bullizimi në rrjetet sociale në Uells, u tha sot në hetimin e çështjes.

15:10
“Kontroll fizik në shkollë”, sociologët tregojnë një nga masat që duhet të merren për sigurinë në shkolla

Ngjarja në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli”, në zemër të kryeqytetit nuk ka vetëm një viktimë.

15:07
Si paraqitet gjendja shëndetësore e shokut të Martin Canit? Ka dëmtime të thella, thika i ka prekur shpretkën

Gjendja shëndetësore e Luis Meçes 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti fizik ndërmjet moshatarësh pranë shkollës 9 vjeçare Fan Noli ndodhet e jashtë rrezikut për jetën.

14:56
Donald Trump thotë se do të përdorë ushtrinë për ‘deportime masive’ të emigrantëve të jashtëligjshëm nga SHBA (fotot)

Presidenti i zgjedhur i SHBA ka konfirmuar sot se me anë të “emergjencës kombëtare” do të dislokojë ushtrinë për deportime masive të emigrantëve të paligjshëm që kanë ardhur në vend gjatë administratës Biden.

14:39
EMRI/ U ndje keq dhe u transportua në QSUT, ndërron jetë i burgosuri

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin Nënë Tereza, shtetasi italian Cristiano Trapani, i cili ishte paraburgosur në IEVP Shkodër.

14:28
Jonida Maliqi padit ish-bashkëshortin për mospagim të detyrimeve financiare ndaj të birit, ai publikon faturat

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi iu është drejtuar ditën e djeshme dyerve të gjykatës në Tiranë, ku ka paditur ish-bashkëshortin e saj.

14:25
Video alarmuese! Të afërm të mitur të autorit të dyshuar të vrasjes së Martinit, mesazhe dhune në rrjet: Kush na shan, do e bëjmë shembull!

Tirana dhe mbarë opinioni publik është tronditur mesditën e djeshme pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

14:07
“Askush nuk na ndihmoi, kishin frikë”/ Flasin dëshmitaret që transportuan 14-vjeçarin në spital

Të tjera dëshmi dali nga ngjarja e rëndë ku mbeti vrarë 14-vjeçari Martin Cani që ka tronditur opinionin publik.

13:47
“Sherri filloi brenda te shkolla”/ Shoku i Martinit tregon sesi nisi konflikti: U zunë për një shtyrje në oborr

Shokët e Martin Canit, 15-vjeçarit që mbeti i vdekur dje pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli” janë të tronditur pas ngjarjes së rëndë.

13:43
Korça në syrin e fotografëve grekë, fotografët profesionistë hapën në qytet ekspozitën me fotot më të mira

Korça është sjellë në të gjitha dimensionet e saj përmes një ekspozite fotografie të realizuar nga 9 fotografë grekë të cilët për 4 ditë eksploruan qytetin duke fiksuar në objektivin e tyre natyrën, arkitekturën dhe jetën e këtij qyteti. 

13:31
Ministria e Mbrojtjes ruse: Ukraina na goditi me raketat me rreze të gjerë të SHBA-së

Ukraina ka qëlluar me raketa ATACMS të prodhuara nga SHBA në rajonin Bryansk të Rusisë, raportoi media shtetërore ruse të martën, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së vendit, pasi administrata e Biden-it i dha dritën jeshile Kievit për të përdorur armët me rreze më të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë.

13:25
Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.

13:24
SHBA, kaq e pati tranzicioni paqësor? Guvernatorët thirrje për rezistencë ndaj Trump!

Pavarësisht sinjaleve të qarta nga kreu i administratës amerikane Joe Biden për një tranzicion sa më të butë të pushtetit, dy guvernatorët demokratë njoftuan se  po formonin një grup për të ndihmuar në mbrojtjen e institucioneve të demokracisë në nivel shtetëror.

13:20
Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli, Berisha: Një yll u shua! Dënoj me forcën me të madhe aktin makabër dhe autorët e tij

Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

13:00
Çështja “Berisha” në Gjykatën Kushtetuese, shtyhet seanca ndaj ish-kryeministrit

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për Sali Berishën, i cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

12:48
BE mblidhet në Bruksel: “Kujdes kush mbështet Rusinë”, shënjestrohet Kina!

Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel me në fokus luftën e Ukrainës dhe vendimin e SHBA-së për t’i lejuar Kievit përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi dhe në territorin rus. Kreu në largim i diplomacisë europiane, Josep Borrell shprehu shqetësim edhe për rolin në rritje të Kinës në luftën në Ukrainë.

12:47
Vrasja e Martin Canit/ Dogjani kërkon 1 minutë heshtje! Spiropali nuk e aprovon: Mos e përdorni për politikë të ditës!

Tirana u trondit dje nga një krim i rëndë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.

12:45
Putini fton Vuçiçin në Moskë: Heshtje nga presidenca serbe!

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar homologut serb Aleksandar Vuçic një ftesë për të vizituar Moskën në 25 maj, kur do të shënohet përvjetori i 80-të i fitores në Luftën e Dytë Botërore.

12:15
Vrasja e 14-vjeçarit, flet për Top Channel oficerja e Policisë: Sherri ndodhi jashtë shkollës

Oficerja e policisë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë një 14-vjeçar, Jetmira Kuka, u shpreh se fëmijët janë konfliktuar jashtë ambienteve të këtij institucionit.

12:08
Mbështetja për Ukrainën, SHBA kërkon ndihmën e G20: Por konsensusi, i vështirë!

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Joe Biden, dhe betimit të Donald Trumpit që zotohet të mbyllë sa më parë konfliktin, Shtetet e Bashkuara po përpiqen me çdo kusht të shtojnë ndihmën për Ukrainën.

12:07
Përdorimi i raketave amerikane nga Ukraina, Putin kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore. Ja vendimi i fundit që ka marrë

Presidenti Vladimir Putin ka përditësuar doktrinën bërthamore të Rusisë, dy ditë pasi homologu i tij amerikan Joe Biden i dha Ukrainës leje për të goditur objektiva brenda Rusisë me armë të prodhuara nga SHBA.

11:45
Gjyshja e shokut të Martinit shpërthen në lot: Nipi im është i ngrirë nga ngjarja, nuk flet

Një ditë pas ngjarjes që tronditi shkollën “Fan Noli” në zemër të Tiranës, shokët e Martinit që mbeti i vrarë dhe prindërit e tjerë janë të tronditur.

11:42
Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Elbasan, dyshohet se është vetëvarur

Rreth orës 08:00, në fshatin Mollas, është gjetur i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. Gj., 37 vjeç. 

11:12
“Martinin nuk do ta shohim më në bankë”, vrasja tronditëse e 14-vjeçarit, reagon shkolla “Fan Noli”: Dhimbje e papërshkrueshme!

Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik.

11:04
FOTO/ Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, mjeti “G-Class” i 28-vjeçarit mbërrin në ambientet e policisë

Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi, ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mesnatës së djeshme.

10:45
Ankimuan masat e sigurisë, Meta e Kryemadhi në Apelin e GJKKO, ish-kryetarja e LSI koment ironik para mediave

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë seancën e radhës ditën e sotme në Apelin e GJKKO, pasi kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga SPAK, atë të arrestit me burg dhe detyrimit të paraqitjes.

10:40
“Po silleni si Serbia me Kosovën me fëmijët tanë”/ Balla i përgjigjet Zhupës në Kuvend: Po si nuk keni turp që krahasoni ato vrasje e përdhunime

Pjesë nga diskutimi në Kuvend: Zhupa: Nuk e di sesi e nisët këtë seancë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Nga ajo që pamë dje, ishte dhe më e rëndë sesa mund ta imagjinonim, ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, […]

10:38
Klinika Dentare Brianza Dent: Ekselenca dhe Teknologjia në Stomatologjinë Moderne nën dirigjimin e Prof. Dr. Luan Mavriqi

Në Shqipëri, stomatologjia ka përjetuar një zhvillim të shpejtë në dekadën e fundit, duke u kthyer në një zgjidhje të besueshme për ata që kërkojnë buzëqeshje të bukura dhe të shëndetshme.

09:49
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, mes tyre edhe fëmijë

Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

09:40
Djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri (FOTO)

28-vjeçari Klaudio Prendi u ekzekutua pak pas mesnatës në kryeqytet, me plumb në kokë dhe gjoks.

09:35
“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen me lot në sy bisedën me Luisin: Nuk e di që shoku i tij ka ndërruar jetë!

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u godit për vdekje me thikë ditën e djeshme.

09:30
“U përmend dhe po kërkonte nënën”/ Farmacistja që i dha ndihmën e parë Martin Canit: Spektatorët që panë ngjarjen bënë krim të dyfishtë

Farmacistja Kristina Mici që i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit Martin Cani që u plagos dje për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë sot për Top News.

09:24
Autoritetet me dorë të hekurt, dënohen me burg 45 figurat më të njohura pro-demokracisë në Hong Kong

45 nga figurat më të njohura pro-demokracisë së Hong Kongut janë dënuar me burgim deri në 10 vjet.

09:23
Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, policia njofton se ka arrestuar bashkëmoshatarin e tij që i nguli thikën.

09:20
Kapen ‘mat’ me 50 kg kanabis të fshehura në kamion, dy të arrestuar në pikën doganore të Kapshticës

Dy persona janë arrestuar këtë të martë në pikën doganore të Kapshticës, pasi u kapën me drogë.

09:12
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbërritur në Bejrut të martën për bisedime me zyrtarët vendës rreth një armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.

09:07
Tentoi të grabiste një banesë, kapet “mat” shqiptari në Selanik! Kishte hyrë në shtetin fqinj ilegalisht

Menjëherë pas reagimit të menjëhershëm të pronarit dhe veprimeve të punonjësve të policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit, një 37-vjeçar është arrestuar për grabitje në një shtëpi në zonën e Oreokastros, në Selanik.

08:59
Kishin vendosur 150 skedina brenda javës, arrestohen dy punonjës të bashkisë Maliq

Dy punonjës të bashkisë Maliq kanë rënë në prangat e policisë.

08:38
Dy atentate mafioze brenda javës në Tiranë! Vritet ndërtuesi dhe djali i ish-gjyqtarit, ngjarjet pa autor

Dy atentate mafioze kanë ndodhur Brenda pesë ditësh në kryeqytet, të dyja ngjarjet të mbetura pa autor.

08:24
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët.

08:17
Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër, i riu telefonon policinë: Qëlluan me armë drejt automjetit tim

Mbrëmjen e djeshme, një person ka telefonuar policinë e Shkodrës dhe ka deklaruar se është qëlluar me armë në drejtim të automjetit të tij.

08:01
Vrasja e 28-vjeçarit në kryeqytet, reagon policia: U qëllua me armë zjarri, më pas…

Policia ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e 28-vjeçarit Klaudio Prendi pak pas mesnatës.

07:48
Dalin dëshmitë, dy gra akuzojnë kandidatin e Trump për Prokuror të Përgjithshëm se i pagoi për “shërbime seksuale”: Njëra ishte e mitur në 2017

Dy gra dëshmuan para Komitetit të Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve se ishin paguar për “shërbime seksuale” nga ish-deputeti Matt Gaetz, i zgjedhuri i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, tha një avokat i tyre për CNN-in të hënën.

07:40
Me plumb në kokë dhe gjoks, vritet 28-vjeçari në Tiranë! Autorët përdorën armë me silenciator

Një 28-vjeçar u vra pak pas mesnatës në Tiranë me armë zjarri.