‘E zhdukur’ prej tri ditësh/ Zbulohen detaje tronditëse për fatin e foshnjës 11-muajshe në Turqi: I ati e shiti në këmbim të parave 13/09 22:50
Rusia thotë se është duke pritur për një sinjal nga Ukraina për të nisur negociatat e drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftës.
I pyetur nëse Ukraina duhet të jetë ajo që do të nisë bisedimet e drejtpërdrejta, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ‘topi është në fushën e Kievit’.
“Të paktën Kievi duhet të ndërmarrë disa veprime në këtë drejtim. Deri më tani ne nuk shohim asnjë veprim”, tha Peskov.
Kremlini tha javën e kaluar se perspektiva e mbajtjes së bisedimeve të drejtpërdrejta me Kievin ishte ngritur në një takim tre-orësh midis Vladimir Putin dhe Steve Witkoff.
Top Channel