E martë, 29 Prill 2025
15:08
Më shumë borxhlinj e më pak kursimtarë, rritet kredia e re për ekonominë në 36.2 mld lekë, depozitat ranë

Bizneset por dhe individët kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua.

14:48
OKB ngre alarmin, publikon raportin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit se më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugëve të migracionit në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit.

14:46
“Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit”, raporti i OSBE/ODIHR: Disa rekomandime nuk janë zbatuar, partitë politike…

ODIHR ka publikuar raportin e përkohshëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

14:29
“Kur s’mëson nga gabimet, përsëriten në përmasa edhe më të mëdha”, Sula për lobimin e PD në SHBA: Historia përsëritet

Deputeti Dashnor Sula ka komentuar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook kontratën e lobimit të PD në SHBA.

14:25
Ndryshimi i stemës së FK Deçiç nxit tensione politike dhe protesta në Mal të Zi

Ndryshimi i stemës së klubit kampion në fuqi të Malit të Zi, FK Deçiç nga Tuzi, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta politike dhe qytetare në vend.

14:09
“Blackout” në Spanjë, kryeministri Sanchez: Nuk ka informacione përfundimtare për sulm terrorist!

Kryeministri spanjoll ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike e djeshme nuk është shkaktuar nga Spanja që gjeneron një sasi të madhe energjie nëpërmjet burimeve të rinovueshme ndërsa thekson se mundësia e një sulmi terrorit nuk është e përjashtuar.

14:03
Thellohet bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në qytetin iranian, 70 të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur

Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autoritetet lokale. Ndërkaq, ministri i Brendshëm iranian fajësoi “neglizhencën” për incidentin, ku u plagosën më shumë se 1000 persona.

13:48
“Kërkonte të lidhej me meshkuj të tjerë”, autori i vrasjes së Ilaria Sulës letër prokurorëve: Isha i lodhur. Natën e 25 marsit…

Marks Samson, autori i vrasjes së shqiptares, Ilira Sula, ka dërguar një letër nga burgu prokurorëve italianë.

13:35
“Ishim në situatë xhungle”, Rama në Fier: Turma fëmijësh mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Fier.

13:24
“Amerikanët e frustruar”, CNN publikon sondazhin: Asnjë parti nuk është në pozicionin e duhur

Publiku amerikan është i frustruar, i zhgënjyer dhe gjithnjë e më i zemëruar me gjendjen politike 100 ditë pas fillimit të mandatit të dytë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, sipas një sondazhi të ri të CNN të kryer nga SSRS.

13:15
Fëmijët po rekrutohen nga bandat kriminale, Europol krijon një Task Forcë të posaçme dhe paralajmëron prindërit

Rrjetet e krimit të organizuar po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj për të kryer vepra penale, paralajmëron Europol, që ka krijuar tashmë një një grup të ri operativ për të trajtuar problemin në rritje të rekrutimit të të rinjve në grupe kriminale.

13:08
Berisha në Kongresin e PPE: Rikthehem në Spanjë, vendin e fundit që mora pjesë para se të jepja dorëheqjen

Kryedemokrati Sali Berisha sot ndodhet në Spanjë, ku merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.

13:08
Armëpushimi tre ditor i shpallur nga Putin, Kremlini: Kievi nuk na ka informuar nëse do respektojë vendimin e presidentit rus

Moska nuk ka informacion nëse Kievi do të marrë pjesë në armëpushimin tre-ditor të shpallur dje nga Vladimir Putin, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

12:35
Në Shqipëri vjen “Viareggio Cup”, vendi ynë do të mirëpresë në qershor turneun e famshëm të futbollit

Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar i “Viareggio Cup” që në këtë edicion special ja ka dedikuar vendit tonë duke emërtuar në “Eagle Cup”.

12:32
Dhunuan bashkëmoshatarin, nisin hetimet për tre të miturit në Lezhë

Një 17-vjeçar dyshohet se është dhunuar nga tre bashkëmoshatarë në Lezhë.

12:30
Injorohet himni izraelit nga zviceranët, kombëtarja e Skermës “shpërfill” momentin e këndimit në himnit në Europianin U23

Protestë sensacionale nga atletët zviceranë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kampionatit Evropian të Skermës nën 23 vjeç në Talin të Estonisë.

12:29
“Ata nuk dëgjojnë”, kreu i KQZ për gjuhën denigruese në fushatën elektorale: Votuesit japin gjykimin e tyre për çdo garë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një konferencë me gazetarët, ku u diskutua për zhvillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.

12:26
Ancelotti i thotë ‘Po’ Brazilit! Do jetë trajneri i kombëtares më i paguar, 900 mijë dollarë në muaj

Trajneri i Real Madridit pritet të japë dorëheqjen këtë verë dhe të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Brazilit, një veprim që do ta bënte atë trajnerin më të paguar të ekipeve kombëtare në të gjithë botën.

12:14
Miku i Ballkanit në Berlin, Johann Wadephul do të jetë ministër i jashtëm në qeverinë e re gjermane

Ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë do të jetë Johann Wadephul, e ky po konsiderohet një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor.

12:06
Lamborghini, Maserati apo Rolls Royce/ AAPSK publikon mjetet luksoze të sekuestruara dhe konfiskuara

Nga kamionët, autobuzët, furgonët, automjetet, motorët e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet.

12:05
Berisha u kërkoi të heshtnin për kontratën 6 milionë USD, Bujar Leskaj thyen urdhrin dhe e komenton: Administrata e Trump mbështet PD-në

Deputeti opozitar, Bujar Leksaj ka thyer urdhrin e kreut të PD, Sali Berishës për të komentuar mbi kontratën e lobimit prej 6 mln dollarësh me kompaninë amerikane.

12:03
A ka shkelje kontrata e lobimit të PD? Celibashi: S’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente deri 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të qëndrojë larg polemikave mbi kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mbajtur një pozicion neutral.

12:01
Si u vra Antonio Karafili nga ish e dashura dhe partneri i saj! Adoleshenti u gjet i varur në pemë, pas ngjarjes Kejsi Spahillari krijoi familje në Kanada, bashkëpunëtori vrau veten

Shtatë vite pasi Antonio Karafili u gjet i pajetë në fshatin Voskopojë, një ngjarje e dyshuar si vetëvrasje, prokuroria ka zbuluar se ngjarja ishte kriminale ku të implikuar janë e dashura dhe partneri i saj me të cilin kishte një lidhje paralele.   

11:55
Konklava për zgjedhjen e Papës nis në 7 maj, tërhiqet kardinali më “i fuqishëm” italian!

Kardinali Giovanni Angelo Becciu, dikur një nga figurat më të fuqishme në Vatikan, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në konklavën e fshehtë për zgjedhjen e Papës së ri.

11:42
Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

Shënohet viktima e parë nga mungesa e energjisë elektrike në Madrid.

11:40
VIDEO/ Nënstacioni elektrik në Londrën perëndimore përfshihet nga zjarri, TCH sigron pamjet kur tymi mbulon zonën

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore.

11:34
“Arkiva kërkon zgjidhje urgjente”, Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Të mbikëqyret disiplina në punë e oficerëve gjyqësorë, ka ankesa nga qytetarët

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton këtë të martë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

11:31
Si u paralizua Gadishulli Iberik? 60% e prodhimit të energjisë elektrike në Spanjë humbi në 5 sekonda! Skenarët për “blackout”

Për pesë sekonda, në orën 12:33 të mesditës së së hënës (ora lokale), 15 gigavat (GW) të gjenerimit të energjisë elektrike u zhdukën nga sistemi i Spanjës.

11:23
“Mbi 10% më shumë kallëzime se në 2023″/ Çela prezanton raportin vjetor: Gjatë 2024, u dërguan në gjykatë 10759 të pandehur! U dënuan 10001 prej tyre

Kryeprokurori Olsian Çela po prezanton raportin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

11:05
Akuza të rënda për trafik seksual ndaj Diddy-t, gjykata pranon prova të reja

Sean “Diddy” Combs ka pësuar një humbje të pjesshme në gjykatë, pak javë para nisjes së procesit penal ndaj tij, i cili pritet të fillojë më 5 maj 2025.

11:02
“Përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i gjeti ama”, Rama ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemorkatin Sali Berisha me një video.

10:39
Shpallja e armëpushimit disa ditor nga Putin, Zelensky: Përpjekje për manipulim!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm njëmujor pasi Vladimir Putin njoftoi në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor për muajin e ardhshëm gjatë përvjetorit të Luftës së Dytë Botërore.

10:38
Dyshohet se vrau ish të dashurin, ngjarjen e inskenoi si vetëvrasje në bashkëpunim me partnerin! Gjykata cakton masën për Kejsi Spahillarin

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.

10:33
Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe një herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

10:25
Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali prek edhe Groenlandën, probleme në shërbimin e telekomunikacionit

Zonat e largëta të Groenlandës kanë humbur aksesin në shërbimet bazë satelitore, duke përfshirë internetin dhe komunikimet telefonike, tha grupi i telekomunikacionit të ishullit Arktik, duke shtuar se do të hetojë nëse kjo ishte e lidhur me ndërprerjen masive të energjisë elektrike në Spanjë.

10:20
Dyshimet se rojet bregdetare dëbojnë me dhunë emigrantët! Frontex nis hetimet ndaj Greqisë

Në fillim të prillit u mbytën të paktën shtatë emigrantë, ndër ta dy fëmijë, për shkak se varka e tyre, sikurse dyshohet, u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke.

10:12
Tentoi të grabiste me dhunë tre shtetase italiane, bie në pranga 18-vjeçari në Durrës

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë tre shtetase italiane në lagjen nr. 13 të qytetit.

10:08
“Jeni i shqetësuar për raftet bosh nëpër dyqane pas tarifave të Trump?” Ja si përgjigjet sekretari i Thesarit

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha të hënën se nuk ishte i shqetësuar “për momentin” për dyqanet amerikane që mund t’ju mbarojnë artikujt për shkak të tarifave të presidentit Donald Trump.

10:03
Qeveria portugeze konfirmon rikthimin e energjisë elektrike, shkollat gati të rihapen

Qeveria e Portugalisë ka konfirmuar se furnizimi me energji elektrike është rikthyer pas ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin të hënën.

09:46
Fitoi zgjedhjet në Kanada, Carney nis punën për krijimin e qeverisë, do të emërojë kabinetin e ri brenda dy javësh

Udhëheqësi liberal Mark Carney pritet të emërojë një kabinet të ri brenda dy javësh nga fitorja e tij në zgjedhje dhe të thërrasë Parlamentin menjëherë pas kësaj, raporton Globe and Mail.

09:38
“6 milionë euro në muaj vetëm për inceneratorët e Rilindjes”/ Rama-komentuesit: Para japim që të mbahet pastër Tirana, landfillin e ka shteti

Teksa kryeministri Edi Rama ironizonte kontratën e lobimit 6 milionë dollarë për non-grata me ish-ambasadorin e Donald Trump, një qytetar komentoi se “6 milionë euro, qeveria socialiste i jep vetëm për inceneratorët”.

09:36
Si e nis ditën Kryeministri? Rama tregon në “Sy m’sy” kur zgjohet

Një ndër pyetjet e qytetarëve për kryeministrin Edi Rama gjatë komunikimit “Sy m’sy”, lidhet me kuriozitetin se në çfarë ore zgjohet kreu i qeverisë.

09:33
“Marrëdhëniet tona po forcohen”/ Zgjedhjet në Kanada, Von der Leyen dhe Starmer përgëzojnë kryeministrin Carney për fitoren

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Kier Starmer kanë uruar kryeministrin Mark Carney për fitoren në zgjedhjet në Kanada.

09:26
Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, por vijojnë problemet në shërbimet e transportit

Operatori kombëtar i rrjetit elektrik të Spanjës ka thënë në përditësimin e tij të fundit se 99.16% e kërkesës për energji elektrike tani është rikuperuar.

09:22
Emri/ Laborator droge në Britani! U kap me kokainë dhe armë, burg për 41-vjeçarin shqiptar

Shqiptari Lorenc Lika është dënuar më 8 vite e 9 muaj burg pasi është kapur në një laborator kokaine në qendër të Birminghamit në Britaninë e Madhe.

09:18
Rama: Unë nuk kam asnjë lekë të padeklaruar, ndërsa ‘Këneta’ nxori nga barku 6 milionë $

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, gjatë komunikimit “Sy m’sy” me qytetarët në rrjetet sociale, theksoi se nuk ka asnjë lekë të padeklaruar, duke ironizuar më tej Partinë Demokratike.

09:06
Rama ironizon deklaratat e Alfred Lelës: U katandis puna që dhe familja e SHBA të përgënjeshtrojë komentet

Kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat e drejtorit të komunikimit në PD, Alfed Lelës, që një ditë më parë shpërndau një lajm, ku ndër të tjera thuhej se Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë, ku të takonte kryeministrin.

08:55
Mark Carney i mbyll derën Trump? Kryeministri i ri: Kanadaja e tronditur nga tradhtia amerikane, marrëdhënia me SHBA-në ka marrë fund

Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, bëri deklarata të forta në natën e zgjedhjeve, duke shpallur fundin e epokës së afërsisë strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe duke përshkruar marrëdhëniet me fqinjin jugor si një “tragjedi kombëtare”.

08:48
“S’u mërzite 12 vite, mbylle me faqe të bardhë”/ Rama replikon me qytetarin: E ndiej ende zjarrin brenda meje, vetëm nëse njerëzit thonë hap krahun…

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentit të një qytetari në rrjetet sociale, që i kërkonte të mos garonte më për një mandat tjetër në krye të qeverisë.

08:31
Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë me tone të ashpra: Trump po përpiqet të na shkatërrojë, kjo nuk do të ndodhë kurrë

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, përdori fjalimin e tij fitues në selinë e Partisë Liberale për të dërguar një mesazh të fuqishëm: unitet, përulësi dhe mbrojtje e sovranitetit kombëtar, përballë asaj që ai e përshkroi si kërcënime nga jashtë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Donald Trump.

08:19
Fitoi me shumicë votash, kryeministri i ri Mark Carney flet për herë të parë pas zgjedhjeve: Rruga përpara për Kanadanë do të jetë sfiduese

Në selinë e Partisë Liberale në Ottawa, kryeministri i sapozgjedhur Mark Carney mbajti një fjalim bashkues, duke theksuar unitetin, përulësinë dhe vendosmërinë që sipas tij përbëjnë thelbin e identitetit kanadez.

08:05
Aksident në orët e para të mëngjesit! Po kalonte trafik-ndarësen, përplaset për vdekje këmbësori në kryeqytet

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

08:03
Java vijon me mot të qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Java do të vijojë me mot të qëndrueshëm me diell.

07:55
“Ditë për paqe apo propagandë?/ Putini shpalli armëpushimin 3-ditor, Ukraina dhe Trump kërkojnë ndalim total të luftimeve

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim tre-ditor në Ukrainë, që do të hyjë në fuqi më 8 maj dhe do të zgjasë deri më 11 maj, duke përkuar me festimet e Fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore.

07:41
Mark Carney drejt postit të kryeministrit! Planet e tij për Kanadanë: Ekonomi e fortë, tregti e lirë dhe…

Me projeksionet që e vendosin Partinë Liberale në rrugën drejt formimit të qeverisë së re të Kanadasë, Mark Carney është shumë pranë konfirmimit si kryeministër i ardhshëm i vendit – vetëm pak javë pasi mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Justin Trudeau në mars.

07:30
450 shkolla të reja të ndërtuara, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e shkollave të reja të ndërtuara në vendin tonë.

07:18
Trump po i plotësohet dëshira? Një liberal në krye të Kanadasë, çfarë deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë

I pyetur për zgjedhjet federale në Kanada, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë pas projeksioneve të CBC News që parashikojnë një fitore të liberalëve dhe emërimin e mundshëm të Mark Carney si kryeministër.

07:05
Zgjedhjet në Kanada/ Liberalët drejt fitores, por nuk sigurojnë shumicën e nevojshme! Shpresa tek bashkëpunimi me partitë e tjera

Liberalët janë në rrugën e duhur për të fituar 156 vende në Dhomën e Komunave, sipas raportimeve të fundit nga CBC News, duke i dhënë kësaj partie mundësinë për të formuar qeverinë, por jo shumicën e nevojshme prej 172 vendesh.

01:01
Ndërprerja masive e energjisë elektrike, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës, kryeministri Sanchez: Gjithçka ndodhi në 5 sekonda

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike sot, ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqeshin të rikthenin furnizimin me energji elektrike në të dy vendet deri në mbrëmje.

E hënë, 28 Prill 2025
22:57
Gjesti fshin gjithçka nga Instagrami – paralajmëron një “epokë të re”!

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, ka marrë një vendim drastik: ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami! Ky hap vjen vetëm pak ditë pas kurorëzimit të tij si fitues, duke ngjallur menjëherë spekulime mes fansave.

22:52
Top Story/ “Po e pate kundër SHBA-në, nuk vjen në pushtet”, Iljazaj: Kur humbi zgjedhjet, Berisha nuk takonte dot as ambasadorin e Kosovës

I ftuar në “Top Story”, Ervis Iljazaj është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikojnë në ardhjen në pushtet të një partie të caktuar.

22:40
Ndërprerja e pazakontë e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, fenomeni i rrallë atmosferik shkaktoi ‘terrin’

Energjia elektrike është rikthyer në disa pjesë të Spanjës ndërsa sistemet e transportit, shëndetit dhe telekomunikacionit në të gjithë Evropën përballen me pasojat nga ndërprerjet.

22:25
A jeni në rrezik? Shenjat e heshtura që stresi po ju vret ngadalë!

Stresi është bërë një pjesë e pashmangshme e jetës moderne, por shpesh trupi ynë na dërgon sinjale të fshehura që ne i injorojmë.

22:25
Studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit publik në Beograd, pasi ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave.

22:11
“Shqipëria në BE brenda vitit 2027”/ Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos: Dështim nëse nuk anëtarësohen brenda mandatit tim

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, shprehet e bindur se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarë të rinj në Bashkimin Evropian.

21:57
E mbyll me Realin në verë, Carlo Ancelotti arrin marrëveshjen me kombëtaren e…

Carlo Ancelotti ka arritur një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, sipas raporteve të fundit nga mediat ndërkombëtare.

21:53
“Non-grata e Berishës ishte e padrejtë”, Dudushi debat me Sulon në Top Story: Po thua që ishte i korruptuar Departamenti i Shtetit?!

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në 24 muaj do të kushtojë në total 6 milionë dollar.

21:34
“Tani botën e drejtoj unë”, intervista e rrallë e presidentit të SHBA: Askush nuk më ndalon

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë në grup zyrtarësh të lartë të Uashingtonit për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi.

21:32
“Ta vëmë bast?”/ Analisti Curi në ‘Top Story’: Nëse Berisha heq non-gratën me 6 milion dollarë, atëherë…

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me para ose jo.

21:26
Vetëm një gol në finalen e “play off-it” mes Besës dhe Pogradecit, ja kush do të ndeshet me Tiranën për Superioren

Pogradeci ka arritur një fitore të vlefshme në ndeshjen play-off ndaj Besës, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në takimin e zhvilluar këtë fundjavë.

21:19
Lobimi 250 mijë dollarësh i PD-së, Spahiu shpjegon në “Top Story”: Një parti politike në Shqipëri nuk mund të financohet nga…

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në 24 muaj do të kushtojë në total 6 milionë dollar.

20:54
Fiks Fare/ Emigranti nga Suedia: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij.

20:43
Skandali/ Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos! Kush është oficerja që mbrohet ‘nga shefat’! Nisin hetimet

Një oficere policie rrugore është vënë në qendër të mediave ditët e fundit pas zbulimit të jetës së saj private… ose jo dhe aq private.

20:25
Pasojat e krizës në Kosovë! Ekspertët: Nuk mund të vazhdohet pa kuvend dhe pa qeveri

Një muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve Kosova akoma nuk ka institucione funksionale. 

20:18
E përgenjeshtroi Trump Jr dhe Grenell, reagon Lela: E hoqa lajmin për Ramën sepse nuk ishte me burimet e mia

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një replikë në distancë me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.

20:09
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41 vjeç, banues në Duhanas.

19:53
Nga salla e gjyqit, kandidim për në Parlament! Kush është socialisti Bledi Çomo?

“Avokati i të gjithëve”, kështu e njohin Bledi Çomon, socialistin pa ngjyra politike në profesion, i cili kandidon për deputet në zgjedhjet e 11 majit për PS në qarkun e Korçës.

19:48
Kush do të jetë Papa i ri i Vatikanit? Tërhiqet nga ‘gara’ kardinali Angelo Becciu

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor.

19:41
“Kampi në Gjadër po zbrazet”, media italiane: Janë ‘zhdukur’ 16 emigrantë, ku janë?!

Media italiane “La Stampa” raporton këtë të hënë se nga 41 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, kanë mbetur vetëm 25.

19:37
Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar, zbardhen detajet

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviç, që urgjentisht të nisë procedurën për heqjen e shtetësisë për biznesmenin nga Kosova, Naser Ramaj, i akuzuar për evazion fiskal.

19:36
Kontrata e PD, më e shtrenjta! Lobimi në USA, zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori kontratash të lidhura 3 muajt e fundit.

19:15
Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë

Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.

19:09
Makth në ajër! Avioni merr flakë gjatë fluturimit, shkak… një lepur

Një incident ndodhi në mes të muajit prillit kur një fluturim i United Airlines ukthye në makth për udhëtarët, pasi motori mori flakë gjatë flututimit.

18:39
“Boll o boll”/ Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit, i kthehet kandidatit ish-demokrat: O Halit, ti i ke sjellë këta?

Teksa po shpjegonte përfitimet nga pasaporta europiane pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE, kryeministri Edi Rama është ‘shpërqendruar’ nga disa të tij.

18:30
“Do ju kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros”, Berisha takime me biznesin fason: Do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon takime me biznesin fason këtë të hënë.

18:30
“Ç’a po i thoje?”/ Rama “ngre në mësim” të riun që bënte “zhurmuesin” në takim, plas e qeshura! Kryeministri: Tani uluni veç e veç!

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë pasdite zhvilloi një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.

18:19
“Me ty e kam”, Rama ‘piketon’ të riun në takimin në Tiranë, nis me batuta: Mos i rri mbi qafë asaj, se ka ardhur për mua jo për ty

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë pasdite zhvilloi një takim në Tiranë me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.

17:51
Analiza nga Lorenc Vangjeli: Nëse humb, Berishës nuk i shërben për gjë as të bëhet qytetar nderi në Washington

Nga Lorenc Vangjeli

17:35
Tensionet rreth gjysmëfinales së Champions League, ndërprerja e energjisë rrezikon udhëtimin e Interit në Barcelonë

Në mëngjesin e 28 prill, një pjesë e madhe e Spanjës është lënë në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike, arsyeja e të cilës ende nuk është sqaruar.

17:32
Evolucioni i personalizimit: Nga pajisjet te zgjedhjet e përditshme

Në një epokë individualiteti, personalizimi është kthyer në një prirje përcaktuese në pothuajse çdo aspekt të jetës.

17:28
Spanja dhe Portugalia në errësirë totale, njerëzit bllokohen për disa orë në metro e ashensorë! Kush ‘e uli çelësin’ e dritave?!

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike la  mijëra përdorues në Spanjë dhe Portugali pa energji dhe internet për orë të tëra, por sistemi po kthehet në punë në disa zona të Spanjës, sipas Rrjetit Elektrik Spanjoll.

17:19
Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit, pasi Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për shpërbërjen e plotë të programit bërthamor të Teheranit.

16:45
“Nuk fliste shumë dhe…”/ Ekzekutimi me 3 plumba i 58-vjeçarit në Vlorë, flet bashkëjetuesja, zbulon çfarë ndodhi pak para ngjarjes

Flet Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58 vjecarit Renato Hoxhaj të vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë.

16:41
“Kishin thënë se prita të shkoja në Beograd të takoja djalin e Trump”/ Rama: Janë detyruar njerëzit e familjes së presidentit të SHBA për të mohuar këtë çmenduri!  

Gjatë një takimi elektoral në Petrelë, kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj këtë të hënë pretendimeve të Partisë Demokratike se djali i Presidentit amerikan, Trump Junior, i kishte anuluar një takim në Beograd, të lobuar sipas selisë blu, nga i dërguari i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell.

16:01
Loboi për takimin e djalit të Trump me Ramën në Tiranë? Trump Jr riposton përgjigjen e Grenell për Alfred Lelën: Është gënjeshtër, i kuptoj emocionet e larta para zgjedhjeve

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.

15:55
Uashingtoni reagon pas armëpushimit 3-ditor nga Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti do një armëpushim të përhershëm

Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend të ndonjë pauze të përkohshme në luftime, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

15:39
Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në Prokuroritë e disa qyteteve

14 kallëzime penale janë regjistruar në Prokuroritë e disa qyteteve për vepra penale që lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

15:36
Shfaqet autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”

E ndërsa një në 31 fëmijë po lind me çrregullime të spektrit të autizmit ndikuar nga shumë faktorë qofshin gjenetike ose jo, një tjetër lloj autizmin virtual po e kultivojmë vetë duke i lënë fëmijët që të vegjël fare me celularë në duar.

15:30
“Pse duhet të presim deri më 8 maj?”/ Ministri i jashtëm ukrainas reagon pas armëpushimit 3 ditor: Ti ndërpresim luftimet që sot

Ukraina i është përgjigjur propozimit të Rusisë për një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme.

15:22
Protesta për trangullin e domaten/ Fermerët në Roskovec dhe Dimal, ankohen se nuk po shesin prodhimet

Çmimi i ulët i trangullit dhe domates ka nxitur sot në mesditë një protestë të dhjetëra fermerëve nga bashkitë Roskovec dhe Dimal.