E diel, 07 Korrik 2024
15:16
Regbi në Divjakë, ekipe nga Kosova dhe Spanja dhurojnë spektakël në plazh

Plazhi  Divjakes për shkak të hapësirës së madhe të rërës është shfrytëzuar këtë fundjavë për organizimin e një sporti të pa aplikuar më parë në vendin tonë, bëhet fjalë për sportin e regbisë.

15:09
Lista e re e barnave, pas tre vitesh e gjysmë shtohen edhe 40 principe të reja për barnat e rimbursueshme

Pas afro 3 vite e gjysmë më në fund Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor ka miratuar listën re të barnave të rimbursueshme. Kësaj liste i janë shtuar 40 principe të reja aktive pra barna të reja dhe mbi 300 barna alternative.

15:08
Pensionet me Italinë, hyn në fuqi marrëveshja, përfitojnë 500 mijë shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Duke filluar nga 6 korriku kjo marrëveshja ka nisur zbatimin ku prej saj përfitojnë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, si dhe shtetasit italianë që jetojnë në vendin tonë. 

14:46
Prekja e topit me dorë brenda zonës, reagon mbrojtësi Cucurella: Respektoj vendimin e arbitrit, edhe Kroos duhet të dilte me të kuq

Marc Cucurella është bërë një nga futbollistët më të përfolur të këtij Europiani, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës në sfidën me Gjermaninë, me arbitrin Anthony Taylor që nuk e konsideroi si një penallti.

14:27
Tuneli dhe pasagjerët e ajrit

Nga Aladin Stafa

14:11
Izraeli sulme ajrore drejt shkollës së OKB-së në Gaza, raportohet për 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë të OKB-së në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

13:59
Humbi ndeshjet e mbetura prej Kroosit, Pedri i përgjigjet gjermanit: Ky është futbolli, karriera dhe rekordi yt…

Pedri pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Gjermanisë, pas një përplasje me Toni Kroos në minutat e para të sfidës, duke e nxjerrë atë të përlotur nga ky takim.

13:43
Rrezikonin sigurinë e pushuesve, bllokohen 24 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit

Policia e Shtetit vijon për kontrollin e mjeteve lundruese, që lundrojnë pranë zonës së pushuesve, teksa së fundmi ka sekuestruar 24 prej tyre nga Ksamili në Velipojë.

13:38
Sfidat e laburistëve në Britaninë e Madhe/ Janë kundër rrymës, partnerët e tyre strategjikë po ecin… djathtas

Fillimi i ri për Britaninë pas meteorit elektoral, e gjen Britaninë përpara një bote e cila është duke u kthyer me kokëposhtë ç’ka paraqesin sfida për qeverinë e re laburiste të Sir Keir Stamer. 

13:27
Sigurim falas mërgimtarëve në Kosovë/ Nga një korriku ka hyrë në fuqi polica 30 ditore e sigurimit për ata që jetojnë jashtë

Mërgimtarët që vijnë në Kosovë me automjete nga një korriku nuk do kenë nevojë të paguajnë policën e sigurimit kufitar.

13:23
“Kadare”/ Nga lindja drejt pavdekësisë, sonte dokumentari i Top Channel për jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh

Ismail Kadare, i cilësuar nga kritikët letrarë, si një ndër 10 shkrimtarët më të njohur të botës, rrëfen gjithë jetën e tij, të thënat dhe të pathënat.

13:22
Shtohen divorcet në Durrës/ Në gjashtë muaj 390 kërkesa në gjykatë për t’i dhënë fund martesës

Numri i divorceve në Durrës po përjeton një rritje të ndjeshme, duke reflektuar një situatë shqetësuese në raportet familjare dhe qëndrueshmërinë sociale.

13:08
Fotot/ U shpall në kërkim gjatë operacionit “Summer”, ja kush është drejtori i shkollës artistike të Durrësit që mbante pistoletë në banesë

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është shpallur në kërkim gjatë operacionit “Summer”.

13:07
Ekskluzive! Romeo Veshaj rikthehet në ekran, sonte i ftuar në Top Arena!

Që prej datës 25-Maj, datë e cila përkon me finalen e edicionit të tretë të BBV3, Romeo Veshaj nuk i shfaq më kurrë në ekran, madje ai nuk ishte prezent as në “Post BBV”.

12:55
Lojëra fati në lokal, arrestohet 47-vjeçari, vihet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Është arrestuar në Burrel një 47-vjeçar i cili kryente aktivitetin e lojërave të fatit në një lokal.

12:53
Rënia e partive greke, politikanët e vjetër trazojnë ujërat, tre kampet kryesore humbin besueshmëri

Gati një muaj pa zgjedhjeve për Parlamentin Europian, tre partitë më të mëdha të Greqisë duket se po vuajnë performancën e dobët të tyre pas rezultateve që treguan se kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të elektoratit, krahasuar me një vit më parë, në zgjedhjet parlamentare.

12:46
“Punët e fshatit m’i mësoi vjehrra”, emigranti me bashkëshorten çeke vendos t’ia nisë nga e para në Kukës: Duam të ndërtojmë jetën në Shqipëri

Vitet e fundit vihet re kthimi i emigrantëve në Shqipëri, për të ndërtuar jetën nga e para në vendlindje. Një histori interesante vjen nga Kukësi, ku dy të rinj, burri shqiptar dhe gruaja ceke të njohur në emigrim në Angli, atje ku kanë kurorëzuar martesën e janë gëzuar me një vajzë të vogël, kanë vendosur të kthehen e të jetojnë në fshatin Gjegjën të Kukësit.

12:40
Plagosi me kaçavidë një person në vitin 2018, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim pasi plagosi një person në vitin 2008 ka rënë në pranga në Kakavijë.

12:32
Statistikat e Censit/ 34 mijë divorce në vend, të rinjtë “duan” vetëm 1 fëmijë, çiftet e reja s’përballojnë dot familje të madhe

Një në 5 shqiptarë është 65 vjeç e lart, sipas Institutit të Statistikave. Ndërkohë që plakja e popullsisë po ndihet në vend, statusi civil ligjor nxjerr në pah ndryshimin që kanë pësuar familjet shqiptare.

12:30
Aksidentet e turistëve në Veri, në tre vitet e fundit kanë humbur jetë 8 vizitorë, shkak mosnjohja e terrenit

Në 3 vitet e fundit, me shumë se 8 turistë kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra janë plagosur teksa po eksploronin alpet në Veri të Shqipërisë.

12:23
Arrestet kardiake në plazhe, mjekja e Spitalit të Durrësit zbulon faktorët me rrezik të lartë: Ndryshimi i temperaturës dhe…

Një 70-vjeçar nga Tirana humbi jetën në plazhin e Durrësit pasi pësoi arrest kardiak sapo u fut në det. Pushuesit e tjerë u përpoqën t’i japin ndihmën e parë duke thirrur shërbimin e urgjencës, por pa sukses.

12:20
10 vatra zjarri çdo ditë në vend, pjesa më e madhe nga dora e njeriut/ Drejtori i përgjithshëm i zjarrfikësve: Në Shkodër ishte rasti më alarmant

Në vendin tonë çdo ditë regjistrohen 10 vatra zjarri dhe pjesa më e madhe e tyre shënohen në pyje dhe hapësira të tjera të gjelbëruara të cilat në këto temperature përvëluese marrin lehtësisht përmasa.

12:15
“E djathta ekstreme franceze kërkon fitoren, por ngërçi po afrohet”, analiza e BBC: E vështirë që Macron të dalë nga ky pus

Franca po voton në një nga zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me të djathtën ekstreme që shpreson për një fitore historike, por me ngërç politik rezultatin më të mundshëm.

12:12
“S’kemi President e Parlament, duhet Qeveri teknike”, Gjekmarkaj për 11 korrikun: Protesta si e vetmja rrugë, ata që kanë vetëm bark e prapanica pushteti…

Nga Agron Gjekmarkaj

12:06
Aksident me vdekje në Memaliaj, automjeti i tonazhit të rëndë përmbyset dhe zë poshtë 50-vjeçarin

Një aksident me vdekje ndodhi këtë të diel rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat të Memaliajt.

11:39
VIDEO/ Legjenda e wrestling i jep lamtumirën ringut, John Cena konfirmon tërheqjen përfundimtare nga WWE

Legjenda e wrestling, John Cena, ka njoftuar përfundimisht tërheqjen nga ringu i WWE, në mbrëmjen e djeshme të eventit “Money in the Bank” në Kanada.

11:25
Det, diell dhe shumë dashuri/ Brenda pushimeve luksoze të yjeve të Kombëtares shqiptare (Fotot)

Yjet e Kombëtares shqiptare duket se po shijojnë pushimet përpara startit të sezonit të ri, teksa presin gjithashtu të mësojnë nëse e ardhmja e tyre do të jetë në ndonjë klub tjetër.

11:15
Përse u nda nga Bes Kallaku? Si reagoi Xhensila Myrtezaj para kamerave, këngëtarja…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pyetur në lidhje me ndarjen me Bes Kallakun, në Pushime On Top, por ka refuzuar të përgjigjet.

11:11
Tentuan të vrisnin 18-vjeçarin në bashkëpunim me katër të tjerë/ Bie në pranga dy persona, njëri prej tyre fshehu provat

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi tentuan të vrisnin një 18-vjeçar më 19 qershor në bashkëpunim me katër të tjerë.

11:02
Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Indi/ Të paktën 7 të vdekur, një grua shpëtohet pas 12 orësh operacion

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe disa dyshohet se janë bllokuar pasi një ndërtesë në shtetin perëndimor indian të Gujarat u shemb të shtunën, sipas policisë.

10:39
Shpëton mrekullisht familja, makina përfshihet nga flakët në aksin Dukat-Dhërmi

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në dalje të tunelit të Llogarasë, me një makinë tip Mercedes fouristradë, që është përfshirë nga flakët.

10:34
Drejtori i shkollës artistike të Durrësit shpallet në kërkim gjatë operacionit “Summer”, iu gjet në banesë…

Gjatë operacionit policor “Summer” u shpall në kërkim edhe Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, i cili nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

10:33
FOTO/ Gjithmonë provokuese, Demi Rose “ngre” temperaturat me format bombastike: Në një takim me…

Demi Rose është një nga modelet më seksi në rrjet, me bukuroshen britanike që gjithmonë është në qendër të vëmendjes pas çdo postimi që bën.

10:32
VIDEO/ Moderatorja zbulon live gjininë e bebit, përlotet nga surpriza e partnerit

Moderatorja Liesa Haxhiasllani zbuloi live për emisionin S’e Luan Topi gjininë e bebit që po pret.

10:17
FOTO/ Rama ndan pamjet nga një grup turistësh në kryeqytet: Tirana e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-e tij një foto ku tregon një grup turistësh që ecin në rrugët e Tiranës.

10:03
FOTO/ Aktorja e njohur e “Hollywood” e papërmbajtshme, nuk fsheh format bombastike në Instagram

Sydney Sweeney është nja nga aktoret më të talentuara në “Hollywood”, me 26-vjeçaren që ka luajtur në shumë role të rëndësishme në filma dhe seriale të ndryshme si “Anyone but You”, “Euphoria”, “Madame Web” etj.

09:50
Lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre ish-zyrtarët e komunës Bërxullë dhe një qytetar

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre ish-zyrtarët e Komunës Bërxullë për ‘Shpërdorim detyre’ dhe shtetasin K.A. për ‘Falsifikim të dokumenteve’,
për përvetësimin e 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara.

09:45
Arsenal armësh, kokainë dhe heroinë/ Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 16 persona, tre shpallen në kërkim

Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest në burg” për 16 persona në Durrës për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

09:43
“Sipas UEFA-s nuk është penallti për gjermanët”, Halilaj përplaset me Jeminin: Sa herë bëhen gafa “përdoren” ndërkombëtarët

Rasti i prekjes me dorë nga Cucurella brenda zonës në sfidën Spanjë-Gjermani, vazhdon të sjellë polemika nëse ishte penallti apo jo. Sipas ish-arbitrit shqiptar, Lorenc Jemini, prekja me dorë nuk duhej dhënë penallti, duke e treguar dhe me grafikun e paraqitur.

09:33
Ndodh një herë në jetë! Ja kur mund ta shihni shpërthimin e yllit xhuxh, NASA jep detajet

Shpërthimi termonuklear i një ylli mund të bëhet i dukshëm së shpejti me sy të lirë.

09:25
Elvana Gjata e shtriu në tokë dhe e kapi prej flokësh, Belinda Dragoti zbulon prapaskenat e filmit në S’e Luan Topi

Modelja Belinda Dragoti ishte njëra nga të ftuarat në emisionin S’e Luan Topi këtë të shtunë në Top Channel.

09:10
“Me të ardhurat e mia mund të blej shumë makina”, Ilir Beqaj mohon akuzën e pastrimit të parave, zbardhet dëshmia: Bashkëshortja u fut në biznes për…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në seancën që po zhvillohet në GJKKO që prej orës 12:30, ku pritet të bëhet vlerësimi i masës për të dhe të akuzuarit e tjerë.

09:09
VIDEO/ Brazili i thotë “lamtumirë” Kupës së Amerikës, “Seleçao” eliminohet nga Uruguai pas penalltive

Brazili është përfundimisht jashtë Kupës së Amerikës, me “Seleçaon” që nuk ia doli dot të triumfonte përballë Uruguait në çerekfinale, duke u ndalur te penalltitë.

09:05
Top Arena/ Bjordi Mezini flet për dasmën me Ana Likën, zbulon kë do të ftojë të parin

Ish banori i Big Brother VIP, Bjordi Mezini ka treguar në Top Arena planet për dasmë me partneren e tij Ana Lika.

08:45
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me mjetin e Policisë Rrugore, plagoset efektivi

Një efektiv policie është plagosur këtë të diel, pasi u përplas nga një makinë në aksin Korçë-Pogradec.

08:34
Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë, cilat janë përfitimet

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit.

08:15
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë, qytetarët u drejtohen qendrave të votimit

Votuesit po shkojnë drejt qendrave të votimit në të gjithë Francën për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme të thirrura nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili rrezikon të humbasë një pjesë të aleatëve të tij qendrorë në parlament dhe të detyrohet të shohë tre vitet e mbetura të mandatit të tij presidencial në një partneritet të vështirë me të djathtën ekstreme.

08:06
Mungesa e borës rrezikon furnizimin me ujë në Himalaje, shkencëtarët: Thatësira mund të çojë në krizë ushqimore

Për shkak të sasisë jashtëzakonisht të ulët të dëborës në Himalaje qindra milionë banorë të Afganistanit, të Kinës, të Pakistanit dhe të Vietnamit rrezikohen nga mungesa e ujit.

07:17
E diela në plazh/ Kthjellime në të gjithë vendin, temperatura deri në 37 gradë C

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të Europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

E shtunë, 06 Korrik 2024
22:59
Katër gjigandë të futbollit që synojnë trofeun, ja kur luhen dy sfidat gjysmëfinale të Europianit

Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës ditën e sotme janë mësuar kështu dhe katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin.

22:58
Top Arena/ “U kapëm me duar, më akuzoi se….” Devis Xherahu flet për sherrin në Selanik! Tregon nëse do të përfaqësojë Greqinë në Eurovizion

Këngëtari i njohur Devis Xherahu, i ftuar në Top Arena, në një intervistë ballë për ballë me Alesja Bamin, tregoi disa të vërteta, ndër to edhe për sherrin që u përfshi në Greqi.

22:54
VIDEO/ Holanda “fluturuese”, mund me përmbysje Turqinë në Berlin dhe shkon në gjysmëfinale

Holanda është skuadra e fundit që kualifikohet për në gjysmëfinale, pas fitores 2-1 kundër Turqisë.

22:51
Takimet pa rezultat, VOA: Mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhnëieve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

22:37
Top Arena/ “Më është rritur barku”, Argjira Spanca bën deklaratën e papritur: Natë për natë shoh ndeshje dhe…

Moderatorja Argjira Spanca, e ftuar në “Top Arena”, tha se është hera e parë që ajo po ndej ndeshjet e Euro2024.

22:17
Shtatzënë në të njëjtën kohë, Kiara surprizon shoqen e ngushtë: Një mrekulli, mezi pres që Lunën…

Moderatorja Liesa Haxhiasllani e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli mes të tjerash edhe për shtatzëninë e ëmbël, në pritje të një vajze.

21:56
Vdekja e bijës së aktorit të Hollywood u cilësua ‘vetëvrasje’, por prindërit e dëshpëruar kërkojnë autopsinë e mohuar (fotot)

Trupi i bijës 20-vjeçare të aktorit të Hollywood qëndronte në morg prej disa ditësh teksa prindërit e dëshpëruar kërkonin hetime duke thënë se vdekja e saj nuk ishte një vetëvrasje.

21:38
Gjobitet çiklisti francez Julien Bernard, ndaloi të puthte gruan e tij në Tour de France: Do ta bëja sërish

Çiklisti francez Julien Bernard ka kërkuar falje pasi u gjobit pasi ndaloi të puthte gruan e tij të premten në Tour de France.

21:18
Dy kamionë hynë në tunelin e Llogarasë pa siguruar ngarkesat, pronari gjobitet rëndë

Pronarët e dy mjeteve kamion janë ndëshkuar me 2 masa administrative prej 13000 lekë secila nga Policia e Vlorës. 

20:41
VIDEO/ Anglia i falet penalltive, “Tre Luanët” kalojnë Zvicrën e Xhakës dhe shkojnë në gjysmëfinale

Anglia ka mundur Zvicrën në Dyseldorf, duke u kualifikuar më tej vetëm falë penalltive.

20:37
VIDEO/ Merr flakë makina në aksin Elbasan-Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një makinë ka marrë flakë në aksin Elbasan-Tiranë. 

20:33
104 vite pa ujë! Varfaj dhe Paleohori, fshatrat e harruar të malit të Sopotit, banorët tregojnë sfidat: Kemi pirë nga përrenjtë

Fshatrat e vendosur në faqen e malit të Sopotit  janë mes zonave më të harruara të bashkisë së Delvinës.

20:22
Më pak vizitorë në lumin e Shalës, operatorët tregojnë arsyet, turistët: Qetësia është magjike

Në këtë fillim sezoni turistik, në lumin e Shalës, ka me pak turistë se sa vitin e kaluar.

19:59
Auditi i KLSH në 13 bashki! Në Vlorë, Kavajë, Gjirokastër dhe Pogradec nuk ka çerdhe. Vuajnë 80% e grave

Nëse nga njëra anë ngremë zërin  të fuqizohet gruaja  ekonomikisht  në mënyrë që të mos bjerë pre e dhunës , në Shqipëri gruaja mban barrën më të madhe të punëve dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve duke   u llogaritur si punë e papaguar .

19:45
Tërmet i fortë në Peloponez të Greqisë, banorët braktisin banesat, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së shtunës mes Kyllini dhe Zakynthos.

19:33
“Kini kujdes nga e majta e tij”, Tirana prezanton sulmuesin maroken

Tirana nuk ndalet në merkato. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e radhës, që është i 12-ti për skuadrën e Bledi Shkëmbit.

19:30
Çmenduria e festivalit të përvitshëm të San Fermin, rinis në Pamplona të Spanjës (fotot)

Turma të ngjeshura njerëzish para bashkisë së Pamplona tundnin sot njëherazi shamitë e kuqe të festivalit të demave në San Fermin.

19:27
“Njëherë biondë, pastaj rozë”, ish-portieri gjerman sulmon mesfushorin e “Panzerave”: Ndoshta ndihet si femër

Pas eliminimit të Gjermanisë kundër Spanjës, ish-portieri i “Panzerave”, Jens Lehmann ka bërë “mea culpa” për sa i përket fjalëve që tha për Spanjën, teksa nuk i kurseu kritikat për mesfushorin Robert Andrich.

19:27
“Shqipëria nuk e ka vlerësuar Ismail Kadarenë”, Rudolf Marku: Kemi komplekse inferioriteti, ja kush janë dy armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarit

Shkrimtari i mirënjohur Rudolf Marku në një lidhje live për “Artkand”, me Jetona Koçibellin, në një episod kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik, solli në vëmendje vlerësimin e kombit shqiptar ndaj tij.

19:11
Industria e kallam-sheqerit në Kubë kërkon mbijetesën mes ndërprerjeve të energjisë dhe burimeve (fotot)

Punonjësit e një kooperative të kallamit të sheqerit në perëndim të Kubës përpiqen të mbajnë gjallë sipërmarrjen e tyre mes ndërprerjeve të shpeshta të energjisë e mangësive të theksuara të karburantit, fertillizuesve apo kostove të shtuara.

19:10
U fut në liqen për t’u larë, i moshurari humb jetën, pësoi arrest kardiak

Një i moshuar ka humbur jetën në Kukës pasi pësoi arrest kardiak duke u larë në liqen. 

18:40
Aktorja indiane nën kritika të ashpra për promovim të mjekësisë alternative (fotot)

Aktorja rekomandoi thithjen e avullit të peroksidit të hidrogjenit për infeksione virale, çka solli kritika të ashpra nga doktorët.

18:33
Ofroi 5 milionë lekë për masë më të butë, GJKKO lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj! Ndryshon masa vetëm për Alfred Nikollin

Pas 6 orësh seance maratonë, Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorin e tij Erman Kurtulaj. 

18:13
Viktor Orban: Qëllimi i NATO-s duhet të jetë paqja, jo lufta pambarim (fotot)

Kryeministri hungarez Viktor Orban teksa është në një vizitë në Moskë, ka publikuar sot një opinion të mprehtë në rrjetin Neewsweek ku paralajmëron se NATO “rrezikon të kryejë vetëvrasje pasi e ka kthyer luftën në axhendën e saj kryesore”.

17:52
Hamasi pranon propozimin amerikan? Heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gaza

Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e ka dhënë pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit të shtunën.

17:42
Gjashtë kinezë punonjës miniere ari ekzekutohen nga militantët në Kongo (fotot)

Pekini thotë se disa qytetarë të tjerë kinezë janë ende të humbur pas sulmit.

17:35
“Gruaja më thoshte sa kënaqej me të dashurin e ri”/ Vrasja në Fier, dëshmia e 39-vjeçarit: Xhimi vinte te puna më bënte karshillëk, biçakun e kishte…

Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

17:34
Ende pa nisur të zbatohej, kryeministri i ri britanik Starmer i jep fund skemës së dëbimit të emigrantëve në Ruandë

Kryeministri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer konfirmoi të shtunën se qeveria e tij e nuk do të zbatonte politikën e paraardhësit për të dëbuar në Ruandë azilkërkuesit, që mbërrijnë në vend me varka të vogla, duke i dhënë kështu fund skemës përpara se ajo të niste të zbatohej.

17:33
“E piva kafen e helmët pa ty”, aktori Timo Flloko poezi në nder të Ismail Kadaresë: Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?!

Aktori Timo Flloko ka publikuar një poezi të tij, në nder të shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.

17:32
Polemikat në Spanjë-Gjermani, ish-gjyqtari i njohur italian dënon Taylor dhe VAR-in: Penallti shumë e qartë

Gjykimi i Anthony Taylor në takimin Spanjë-Gjermani solli shumë polemika, me “Panzerat” që pretenduan për një 11-metërsh në kohën shtesë pas një prekje të topit me dorë nga Cucurella, por që për anglezin nuk u konsiderua si penallti.

17:15
Bebe Rexha thotë se mund ‘të shembë’ industrinë e muzikës me ato që di (fotot)

Këngëtarja me origjinë shqitpare Bebe Rexha ka thënë së fundmi se ‘gjërat duhet të ndryshojnë’ dhe se me ato që di mund të “shembë një pjesë të madhe të kësaj industrie”.

17:05
5 milionë lekë për lirinë! Ilir Beqaj mohon akuzat për abuzim me fondet dhe ofron garanci pasurore në këmbim të zbutjes së masës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar 5 milionë lekë garanci pasurore për të marrë një masë më të butë sigurie nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

17:04
Gjyqtari Taylor “arratiset” nga stadiumi, ndihmësi i Nagelsmann nuk përmbahet dhe ofendon anglezin

Gjermania u eliminua nga Europiani që zhvillohej në shtëpinë e tyre pas disfatës nga Spanja në Shtutgart vetëm në minutat e fundit të kohës shtesë.

16:36
Vatikani shkarkon kritikun e Papës, peshkopin Viganò, për ‘devijim nga linja’ (fotot)

Vatikani ka dhënë sot urdhrin e pezullimit të peshkopit të lartë rebel, ish-ambasadori i Vatikanit në SHBA, Carlo Maria Viganò, pasi e shpalli fajtor për devijim nga linja me qëndrimet konservatore, kritike apo ‘konspiracioniste’ ndaj politikave të Selisë së Shenjtë.

16:29
Gabimet e Home Office, rikthehen kërkesat për shqiptarët! Avokatja britanike për TCH: Rritje dramatike të refuzimeve për azil

Ka qenë media britanike që raporton se janë me mijëra raste kërkesash për azil, që ish-Kryeministri Rishi Sunak pretendonte se ishin shqyrtuar dhe mbyllur si çështje, të cilat do rikthen për shqyrtim në Home Office, për shkak të shtimit të rasteve të apelimeve, të cilat fajëson ngutjen në procesin e vendimmarrjeve.

16:20
FOTO/ Nga “armike” në shoqe, dy ish-banoret e BBV3 shijojnë pushimet bashkë: Ata që zihen duhen më shumë…

Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket se janë lidhur shumë së bashku që pas përfundimit të spektaklit.

15:54
Iu mohoi penalltinë, gjithë Gjermania e irrituar me Anthony Taylor

Gjermanët janë të irrituar jashtëzakonisht me arbitrin Anthony Taylor. Rudi Voller, drejtor i kombëtareve të Gjermanisë në vërshëllimën finale zbriti nga tribuna, hyri në fushë dhe ju drejtua me tone të forta drejtuesit të garës.

15:52
Qeveri e re në kohë rekord! Mbahet mbledhja e parë në Angli, Starmer: Të vendosur për t’i shërbyer qytetarëve, do ju rikthejmë besimin

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer zhvilloi sot mbledhjen e parë të qeverisë së tij në Doëning Street, gjatë të cilës për punë të mëdha që i presin përpara, duke nënkuptuar kështu se pas kremtimit të fitores, tani po peshojnë barrën e përgjegjësisë që vjen bashkë me entuziazmin e drejtimit të vendit.  

15:48
Rikthehet kryeministri sllovak! Fico del për herë të parë në publik që nga atentati, kritikat nga opozita

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është shfaqur për herë të parë në publik që prej atentatit të muajit maj, që e la atë të luftonte për jetën.

15:35
Diplomohet brezi i 16-të në UET, treqind e tetëdhjetë e dy studentë drejt rrugës së suksesit

Treqind e tetëdhjetë e dy studentë fluturuan kapelat në ajër, duke përmbyllur ciklin e studimeve Bachelor.

15:29
Modelja e YouTube me 1 mln ndjekës vdes papritur në moshën 30 vjeçare (fotot)

Komentuesja e ndjekur e rrjetit YouTube, influencuesja e njohur në rrjet me emrin ‘Pretty Pastel Please’ ka vdekur në mënyrë të papritur dje duke shokuar ndjekësit e saj si dhe familjarët që e donin shumë.

15:26
“Rama tani është i lirë të emërojë kryebashkiakun e Himarës”/ Opozita: Shkarkimi i Belerit dhe caktimi i zgjedhjeve u bë në shkelje të ligjit

Opozita e konsideron shkelje të ligjit vendimin e Presidentit Bajram Begaj që dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, në 4 gusht.

15:17
Dyshimet për vjedhjen e mbi 50 ton metaleve në Kombinatin e Poliçanit, Bledi Çuçi thirret në Prokurori si person në dijeni

Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Bledi Çuçi, është thirru të dëshmojë në Prokurori mesditën e 15 korrikut.

14:56
I riu u qëllua tri herë me thikë nga 39-vjeçari/ Detaje nga vrasja në Fier, gruaja konfliktohej vazhdimisht me ish-burrin, para krimit…

Një ditë pas krimit të rëndë që tronditi qytetin e Fierit, detaje të reja dalin në dritë. 23-vjecari Xhimi Bakaj u bë viktimë e xhelozisë së ish-burrit me të cilin kishte zgjedhur të jetonte nëna e tre fëmijëve të tij, me të cilën ishte në proces divorci.

14:39
Fundjavë përvëluese, “zjarr” edhe gjatë natës! 11 shtete amerikane në alarm nga i nxehti 

Paralajmërimet për një valë të nxehti ekstrem janë në fuqi për pjesën më të madhe të bregut perëndimor dhe rajoneve jugore të Shteteve të Bashkuara, ku miliona njerëz do të përjetojnë temperatura tejet të larta e një sërë shtetesh do të jenë në vëzhgim për një vapë përvëluese.

13:58
BE “ia pret shkurt” Kosovës: Ndryshojnë ndërmjetësit e dialogut, por jo detyrimet tuaja!

Këshilli i Bashkimit Europian ia zgjati zyrtarisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

13:43
Sfidat politike në rajon, Gjermania e shqetësuar: Konflikte të reja të mundshme në Ballkan

Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit Europian, po hidhet një vështrim i ri ndaj ndaj politikës së jashtme gjermane sidomos lidhur me marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, shumica e të cilave presin të bëhen pjesë e bllokut.

13:23
Në Tiranë 500 skutera/ Veliaj: Mjete që nuk ndosin mjedisin. Përdorini duke respektuar rregullat e qarkullimit

Bashkia e Tiranës ka vendosur 500 skutera të rinj kryqëzimet kryesore në Tiranë për te gjithë qytetarët që duan të lëvizin me këtë mjet i ciki nuk shkakton ndotje.

13:16
Katër breza klarinetistësh! Familja Shemce në Fier ruan dhe trashëgon pasionin tek brezat e rinj

Barjam Shacme ishte vetëm shtatë vjeç kur mësoi të luante në klarinetë.

13:13
Stina e zjarreve! Gushti dhe shtatori më shumë rrezik, zjarrfikësit në Elbasan marrin masa

Ashtu si çdo vit, stina e nxehtë ka sjellë me vete edhe raste të shtuara të zjarreve në pyje.

13:11
Ngjarja e rëndë në Fier/ Gruaja ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin që u vra me thikë

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.