E hënë, 05 Maj 2025
09:24
Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la në Prokurori: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues

Teksa ishte në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se la një shënim në Prokurorinë e Posaçme.

09:19
Formula 1/ Oscar Piastri drejt titullit kampion, australiani dominon edhe në Majemi! Tjetër zhgënjim nga Ferrari

Oscar Piastri i McLaren vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme duke fituar Çmimin e Madh të Majemit, duke regjistruar fitoren e katërt sezonale dhe të tretën radhazi.

09:12
Trump promovon buxhetin më të madh të mbrojtjes në historinë e SHBA-së, çfarë përfshin plani prej 1 trilion dollarësh?

Presidenti Donald Trump do të kërkojë një shumë marramendëse prej 1.01 trilion dollarësh në shpenzimet e sigurisë kombëtare për vitin fiskal që fillon më 1 tetor, më shumë se 13% më shumë se viti aktual, sipas zyrtarëve të administratës të njohur me këtë çështje.

09:11
Reperi Diddy përballet sot me drejtësinë në SHBA! Rrezikon burgim të përjetshëm

Gjykimi penal ndaj reperit dhe producentit të njohur amerikan Sean “Diddy” Combs nis të hënën në Nju Jork, me përzgjedhjen e jurisë.

09:04
George Simion drejt presidencës rumune, kush është lideri i së djathtës ekstreme që sfidon BE-në dhe mbështet Trumpin

Rumania ka marrë një kthesë të fortë drejt së djathtës ekstreme, e konfirmuar të dielën në mbrëmje me fitoren e George Simion në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

08:47
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën një 21-vjeçar shqiptar

Një i ri shqiptar 21-vjeç humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës në rajonin e Pellës, Greqi.

08:45
Gigi Hadid poston foton e parë me Bradley Cooper, puthje pasionante mes çiftit në 30 vjetorin e modeles

Gigi Hadid postoi foton e saj të parë me Bradley Cooper në rrjetet sociale.

08:33
EMRI/ Shtëpi bari në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në aksin Vau i Dejës-Shkodër

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në aksin Vau i Dejës-Shkodër.

08:31
Nis numërimi mbrapsht për Met Gala, ja yjet që do të ndriçojnë natën më ikonike të modës

Numërimi mbrapsht për Met Gala ka filluar dhe lista e të ftuarve të këtij viti konfirmon se ky është një nga eventet më glamour të viteve të fundit.

08:23
2024, viti më i përgjakshëm për Rusinë në Ukrainë: 27 të vrarë për çdo kilometër të pushtuar

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të viktimave për ushtrinë ruse që prej nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, me të paktën 45,287 ushtarë të vrarë.

08:03
Tema e Met Gala këtë viti i vë “frenë” pamjeve zbuluese, Haute Couture do të ketë vend qendror në skenë

Për më shumë se një dekadë, pamjet mahnitëse në Met Gala kanë pasur një emërues të qartë të përbashkët, më shumë nudo sesa prej pëlhure.

07:48
Afera Partizani/ Berisha sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në orën 9.00 në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani.

07:45
Trump rihap burgun e Alcatrazit, kriminelët më të rrezikshëm do të dërgohen atje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se i ka urdhëruar administratës së tij dhe agjencive përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun famëkeq të Alcatrazit, në Gjirin e San Franciskos, në mënyrë që kriminelët më “të dhunshëm” dhe “recidivistë” të mund të dërgohen atje.

07:27
Vranësira dhe rebeshe shiu të izoluara në orët e pasdites, ja si parashikohet moti këtë të hënë

Vendi ynë do të vijoje nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

07:17
Po transportonte 30 influencuese të veshura me bikini, Lamborghini me vlerë 4.5 milionë dollarë mbytet në Miami

Një aksident i rrallë ndodhi në Miami, kur një motoskaf luksoz Lamborghini Tecnomar, me vlerë 4.5 milionë dollarë, u mbyt ndërsa transportonte 30 influencuese të veshura me bikini.

07:09
Trump njofton tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë vendit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se po “fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% ” për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit.

07:05
Sulm me dron nga Ukraina kundër Moskës, mbyllet aeroporti Damadiyeva

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan katër mjete ajrore pa pilot ukrainase që po shkonin drejt Moskës, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus Sergei Sabyanin nëpërmjet Telegramit në orët e para të mëngjesit.

E diel, 04 Maj 2025
22:59
“Injoron dështimet amerikane”/ Trump kërkon të “pastrojë” historinë për 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, historianët japin alarmin

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një fushatë për të rishkruar versionin zyrtar të historisë amerikane, në kuadër të përgatitjeve për 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

22:50
E zhdukur prej mbi 60 vitesh, gruaja gjendet e gjallë/ Historia e trishtë me martesën në moshën 15-vjeçare

Një grua nga Wisconsin, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga viti 1962, është gjetur gjallë pas më shumë se gjashtë dekadash, sipas autoriteteve lokale. Audrey Backeberg, tashmë 82 vjeç, ishte zhdukur në moshën 20-vjeçare dhe është gjetur duke jetuar jashtë shtetit të Wisconsin-it, njoftoi Zyra e Sherifit të Qarkut Sauk. Lokacioni i saktë […]

22:32
Libri i ri trondit Shtëpinë e Bardhë: Biden shmangu testin për gjendjen mendore!

Një libër i ri politik hedh dritë mbi debatet e brendshme në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit 2024, duke zbuluar se ndihmësit më të afërt të presidentit Joe Biden shqyrtuan seriozisht mundësinë që ai t’i nënshtrohej një testi njohës, për të adresuar shqetësimet e ngritura për moshën dhe mprehtësinë e tij mendore.

22:20
Tirana mbijeton në Superiore/ Plas grushti mes lojtarëve, përfshihen edhe tifozët, ndërhyn policia (Video)

Tirana ia del të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

22:15
Vllaznia mund Dinamon dhe shkon në finale! Trajneri i bluve e përjeton keq humbjen, ja çfarë ka ndodhur (Video)

Vllaznia është finalistja e parë e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, pasi mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në “Air Albania”.

22:11
“Bufi merret me Lamborghinin e Noizyt”, Rama: Ça kënge këndoi që mori 6 milionë edhe i nisi për Amerikë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Lezhës këtë pasdite ndërsa na ndajnë shumë pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

22:11
“Ka tre ditë që ecën me thesin e rrenave mbi shpinë”, Berisha nga Mirdita: Rama s’është as vlonjat e as shqiptar

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës në Mirditë.

22:10
Los Angeles jep 4 miliardë dollarë dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual, të dhunuarit: Paratë nuk zhbëjnë dhimbjen!

Mijëra viktima të abuzimit në qendrat e të miturve dhe në shtëpitë kujdestare në të gjithë qarkun e Los Angeles do të kompensohen pas dekadash keqtrajtimi sistemik.

21:43
Sondazhet e zgjedhjeve rumune: Tifozi i Trumpit i së djathtës ekstreme, George Simion, fiton raundin e parë

Një ultranacionalist që kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, ka shpifur ndaj udhëheqësve të BE-së dhe e quan veten “aleat natyror” të Donald Trump, ka fituar raundin e parë të votimeve të përsëritura presidenciale në Rumani dhe do të përballet me një kandidat të qendrës në balotazh, shkruan The Guardian.

21:32
VIDEO/ “Mos më luaj me dy porta Kristian”, Rama kritikon kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën.

21:21
Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me motomjetin, lëndohen dy persona, një prej tyre i mitur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

21:13
“Mos më prek”, shoqërohet në komisariat kandidati i PD në Fier, kundërshtoi policët bashkiakë që po hiqnin posterin

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier

21:12
“Zarfet e fletëve të votimit janë hedhur rrugëve”, Balla reagon pas akuzave të PD: Klithmat nga këneta duken qartë që s’kanë asnjë lidhje me procesin

Drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla ka hedhur poshtë denoncimin publik të PD në lidhje me zarfat e fletëve të votimit të qytetarëve jashtë vendit.

21:10
Shoqërimi i kandidatit të PD, reagon Bardhi: Akt i paprecedentë! Qëllimi, intimidimi i opozitës në javën e zgjedhjeve

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shoqërimit nga policia të kandidatit të PD në qarkun e Fierit, Fation Semanjaku.

20:45
Shoqërimi në komisariat i kandidatit të PD në Fier, policia: Vendosi poster pa leje dhe kundërshtoi policët

Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht pas shoqërimit në polici të kandidatit për deputet të PD në Fier Fatjon Semanjaku.

20:45
Nga aneksimi i Groenlandës, ekonomia, deri te pasardhësi i tij, presidenti amerikan intervistë për NBC

Në një intervistë të gjerë që u transmetua sot në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Presidenti Donald Trump përmendi pasardhës të mundshëm, diskutoi marrjen e Groenlandës me forcë ushtarake.

20:38
“Ka bërë një punë të tmerrshme”/ Trump merr meritat për lajmet e mira për ekonominë, ndërsa fajëson Bidenin për të këqijat

Presidenti Donald Trump mori meritat dhe fajësoi aspekte të ndryshme të ekonomisë amerikane në një intervistë në emisionin “Meet the Press” të NBC që u transmetua sot.

20:34
Asllani hero, gol edhe Manaj/ Kuqezinjtë protagonistë në skuadrat e tyre, sinjale pozitive nga Arbër Hoxha

Fundjava që po lëmë pas i ka parë protagonist futbollistët shqiptarë në verdiktatet e fundit të kampionateve të ndryshme në Europë.

20:26
Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik

Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri bashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”.

20:17
Rrëmbehen milionerët në Francë/ Policia po heton pengmarrjet e bosëve të kriptovalutave

Policia franceze po heton një sërë rrëmbimesh të investuesve të lidhur me kriptovaluta, pasi një burri 60-vjeçar iu këput një gisht nga sulmuesit që kërkuan që djali i tij, një milioner i kriptovalutave, të paguante para për lirimin, raporton “The Guardian”.

20:15
“Loja” e tregtarëve me fermerët/ Ankesa në Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera.

20:15
Netanyahu kërcënon Iranin pas sulmit të Huthëve, premton hakmarrje: Do t’u përgjigjemi udhëheqësve të terrorizmit!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi sot hakmarrje kundër rebelëve Huthi të Jemenit, pas një sulmi me raketë në zonën e Aeroportit Ben Gurion, pranë Tel Avivit.

20:01
Bayern Mynih kampion i Gjermanisë për herë të 34-t, përfiton nga barazimi i Leverkusen

Bayern Mynih shpallet zyrtarisht kampion i Gjermanisë për sezonin 2024/25.

19:33
Shqiptarët, 4.3 mld euro cash/ Tendenca e viteve të fundit, në vendin tonë po mbahen gjithnjë e më shumë para në duar

4.3 miliardë euro qarkullojnë në duart e shqiptarëve.

19:13
Kina konfirmon marrëdhëniet e mira me Rusinë, Xi Jinping shkon këtë javë në Moskë për të takuar Putinin

Presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi këtë muaj për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Evropë.

19:06
Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit (HPV), virusit që lidhet me disa lloje të kancerit, përfshirë atë të qafës së mitrës.

19:00
“Aplikoni vetë”, ambasada e SHBA njoftim të rëndësishëm: Viza juaj mund të refuzohet nëse…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një njoftim në rrjetet sociale ku paralajmëron qytetarët shqiptarë të mos bien pre e agjentëve të rremë për aplikimet për viza jo-emigruese.

18:41
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Armëpushimi me Rusinë është i mundur në çdo moment!

Volodymyr Zelensky ka thënë se një armëpushim me Rusinë është i mundur në çdo moment.

18:34
“Bufit ia kam ndjerë erën që ditën e parë kur e pashë tek Qytet Studenti”, Rama: Komunist me pardesy të bardhë

Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.

18:28
Rrëzoi aeroplanët rusë, ky është droni detar i Ukrainës që bëri histori

Ukraina rrëzoi dy aeroplanë luftarakë rusë që u dërguan për të kapur dronët e marinës ukrainase në Detin e Zi.

18:00
Detaje nga ngjarja e rëndë në Laç/ Pasi fërkuan pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar! Shkëmbimi i zjarrit la pas 1 viktimë dhe 4 të plagosur

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç.

17:36
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky dhe bashkëshortja e tij vizitë në Republikën Çeke, pritet të takohet me presidentin Pavel

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë sot Republikën Çeke për t’u takuar me homologun e tij Petr Pavel.

17:15
Gjendet pa jetë një person afër Portit të Shëngjinit, dyshohet se është mbytur

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Portit të Shëngjinit.

17:08
“Nuk po shqyrtoj kandidimin për mandatin e tretë”, Trump: Nuk është diçka që dua ta bëj!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, një veprim për të cilin ekspertët bien dakord se është i ndaluar sipas Kushtetutës së SHBA-së.

16:56
Parandalohet sulmi më bombë në koncertin e Lady Gaga-s në Brazil, rrezikonin jetën dy milionë njerëz

Autoritetet braziliane kanë parandaluar një sulm më bombë të planifikuar për koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro.

16:15
“Këta janë fara e të ndjerës LSI”, Rama ironizon partitë e vogla: Më ka tmerruar kur kam lexuar se si rriteshin, kur mblidhen 10 veta…

Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite.

16:10
AfD u klasifikua si parti e ekstremit të djathtë, çfarë pasojash ka ky klasifikim?

AfD, Alternativa për Gjermaninë u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

16:05
Aksident i rëndë në Kroaci, makina përplaset me autobusin, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe Krizhit, ku u përplasën një makinë dhe një autobus, të dy me targa të Bosnjë e Hercegovinës.

15:45
Bianca Censori provokon me paraqitjen e radhës, ndjekësit reagojnë të shqetësuar

Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje të re tejet provokuese, duke nxitur reagime të shumta mes ndjekësve.

15:28
Incidenti me Bledion Nallbatin/ Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së: SPAK të zbardhë ngjarjen! Denoncojmë instrumentalizimin politik të rastit

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçë, kërkoi ndjesë për incidentin e një dite më parë ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati.

15:14
“Trojet shqiptare po zbrazen”/ Nga Hasi, Berisha kërkon votën e socialistëve dhe elektoratit gri: Do krijojmë mundësi reale për qytetarët

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi në Has kërkoi votën e socialistëve dhe elektoratit gri.

15:13
“Ka sjellë Luciano ‘fake’ Pavarottin që të bëjë Shkodrën madhështore”/ Rama ironizon kandidatët e PD-së: Të paktën dëgjoni Pavarottin e vërtetë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, në takimin elektoral në Shkodër, ironizoi kandidatët e Partisë Demokratike në këtë qark.

15:12
“Marrim mandat në Dibër”, Tom Doshi: Programi ynë përfshin të gjitha shtresat në nevojë

Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha se socialdemokratët, në këto zgjedhje, do të marrin mandatin e parë në këtë qark.

15:07
Ekskluzive/ Maksim Çela, besniku Aldo Bares, përdori intervistën e nënës të policit të vrarë për azil në Angli

Maksim Çela anëtari i bandës së Lushnjës në mbështetje të kërkesës për të marrë azil në Angli ka përdorur edhe një intervistë të dhënë nga nëna e policit të vrarë Klenti Bano.

14:48
Zjarri përfshin një pallat në Radhimë, bllokohen hyrjet dhe daljet e banorëve

Një pallat në zonën e Radhimës është përfshirë nga flakët këtë pasdite, pas një shkëndije elektrike që ka ndodhur në pjesën e brendshme të ashensorit.

14:47
Vëllai u arrestua pas konfliktit me shoferin, pendohet deputeti i PD-së: Duhet të isha më i matur, por…

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, pranon se ka vepruar në gjaknxehtësi dhe pa maturi gjatë incidentit të mbrëmshëm, ku së bashku me vëllanë, u konfliktua me një shofer kamioni.

14:40
Asist në minutën e parë dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në fitoren e rëndësishme të Lazios kundër Empolit

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

14:26
Barcelona “kopjon” Realin, mediat katalanase shpërthejnë në akuza ndaj gjyqtarit të gjysmëfinales me Interin: Madridisti Marciniak

Tensioni para gjysmëfinales së kthimit mes Real Madridit dhe Interit në Ligën e Kampionëve ka arritur kulmin në Spanjë, ku mediat katalanase kanë shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes, polakut Szymon Marciniak.

14:10
Spektakël në ajër! 100 parashutistë vendas dhe të huaj pjesë e “Skydive Albania” në Gjirokastër

Gjirokastra është gjallëruar këtë fundjavë nga emocionet e sporteve të ajrit, ndërsa rreth 100 parashutistë vendas dhe të huaj janë bërë pjesë e edicionit të radhës të “Skydive Albania”.

14:03
Starbase, qyteti i Elon Musk/ Lind në Teksas bashkia që do drejtohet nga tre persona dhe do përdoret nga “SpaceX”

Në jug të Teksasit, pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës, ka lindur një qytet i ri me emrin “Starbase”, që mishëron vizionin futurist të sipërmarrësit Elon Musk dhe kompanisë së tij hapësinore SpaceX.

14:00
Kosovë/ Refuzuan firmosjen para kamerave, deputetët e listës serbe nënshkruajnë sovranitetin

Janë zbardhur letrat e betimit që nëntë deputetët e rinj të Listës Serbe refuzuan t’i firmosin brenda sallës së Kuvendit, ku mund të filmoheshin nga kamerat, raporton “Koha”.

13:54
Foto/ Ky është i riu që humbi jetën gjatë përplasjes me armë në Laç! Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve, nuk kurseu as shitësen ambulante

I riu, në foton e siguruar nga gazetarja Brixhilda Deda, është Gerald Bitri, 24-vjeçari që humbi jetën gjatë sherrit që degradoi në përdorimin e armëve të zjarri një ditë më parë në Laç.

13:38
17-vjeçarja i jep fund jetës në Divjakë, Prokuroria nis hetimet

Një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës në qytetin e Divjakës.

13:37
Turizmi, sfida është cilësia / Pritet sërish numër rekord vizitorësh, por kërkohen standarde më të mira

Viti që lamë pas ishte i suksesshëm për turizmin në Shqipëri, me një numër të lartë vizitorësh të cilët shijuan pushimet e tyre përmes bukurive natyrore që ofron vendi ynë.

13:22
Rritet dhuna në familje në Fier! 18 denoncime gjatë muajve të fundit, shtohen edhe rastet e abuzimeve me të mitur

Dhuna në familje dhe abuzimet ndaj të miturve po shënojnë rritje shqetësuese në qarkun e Fierit.

13:10
“Lamborghini i Noizyt sa 50 mijë pensione”/ Rama i përgjigjet Berishës: Kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë! Po bufi ku i gjen lekët?!

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së një ditë më parë të kryedemokratit Sali Berisha për “Lamborghinin e Noizyt”.

12:59
Enkileda Çarjan shpallet kampione bote në peshëngritje, thyen tre rekorde europiane! Presidenti Begaj: Krenar për arritjet e saj

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Çarjan ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, duke u shpallur Kampione Bote e trefishtë dhe duke thyer tre rekorde evropiane për grupmoshën U20.

12:44
Analiza nga Preç Zogaj: Administrata Trump i detyrohet vendit tonë një sqarim për ‘non grata-t’ e shpallura më parë

Nga Preç Zogaj

12:40
Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Me precedent të mëparshëm penal

Një 27-vjeçar, që dyshohet se ka dhunuar dhe ka mbajtur në banesë pa dëshirën e saj partneren italiane, u vu në pranga këtë fundjavë.

12:33
Nga Tropoja, Berisha akuzon qeverinë Rama: Veriu ka marrë më pak se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit nga paratë e taksapaguesve

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të diel takimin përmbyllës të fushatës në vendlindjen e tij, në Tropojën, që sikurse tha, nuk do e ndërronte me asnjë vend tjetër.

11:56
Pasi humbi zgjedhjet në Australi, La Civita dërgon këshilltarin e tij në Tropojë me Berishën: S’kam parë kurrë një politikan si doktori

Kryestrategu i Donald Trump, Chris LaCivita mungon prej ditësh në Tiranë, megjithëse ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit.

11:49
“Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë, jemi konsultuar me ekspertë ndërkombëtarë!

Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i dalë në sondazhe.

11:11
Sulm me raketë nga Huthit pranë aeroportit në Izrael, katër të plagosur pas shpërthimit

Një raketë e lëshuar nga Jemeni ka goditur pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të Izraelit të dielën në mëngjes, duke shkaktuar katër të plagosur, sipas autoriteteve izraelite.

11:05
“Pensioni nën 200 euro do jetë 200 euro”, Rama ironizon Berishën:  Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë USD i do për hallin e vet

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha.

10:56
E refuzoi në shtëpinë e Big Brother VIP 4, G Bani dhe Valbona bashkohen me njëri-tjetrin/ Çfarë po ndodh mes tyre?

G Bani dhe Valbona Mhilli ishin dy nga personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 4, të cilët u dukën se disa herë ishin gati të nisnin një romancë mes tyre, gjë që nuk ndodhi kurrë brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

10:50
“Dhe një javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës europiane”/ Spiropali kërkon votën për PS-në në 11 maj: Për ata që ikën me kokën pas…

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale, u bën thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në 11 maj, me argumentin se vetëm kështu vazhdon ëndrra europiane.

10:42
U rizgjodh në krye të qeverisë australiane! Begaj uron Anthony Albanese-n: Krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.

10:37
Grabitje me thikë në Sarandë, arrestohet në Durrës 48-vjeçari! Akuzohet dhe për tentativë përdhunimi

Është arrestuar një 48-vjeçar me precedent penal, i cili akuzohet për grabitje me dhunë dhe tentativë përdhunimi ndaj një shitëseje të re në qytetin e Sarandës.

10:26
“Në 2013, vendi po shkonte drejt kolapsit”/ Rama nga Shkodra flet për zhvillimin ekonomik: Ulëm borxhin publik dhe papunësinë

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, gjatë takimit në Shkodër, u fokusua te zhvillimi ekonomik I vendit gjatë 12 viteve të qeverisjes nga socialistët.

10:26
Vrasje me thikë jashtë një klubi nate në Itali! 20-vjeçari humb jetën, një tjetër në gjendje kritike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Castelfranco Veneto, provinca e Trevisos, ku një i ri 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë pas një sherri jashtë një klubi nate.

10:07
“Si mund të negociojë BE-ja me një vend ‘narko’?!”, Rama në Shkodër: Problemet i kemi reduktuar

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama takim elektoral në qytetin e Shkodrës, ku bëri prezantimin e investimeve 10-vjeçare në këtë qark.

09:49
Përleshja fizike e kandidatit të PD-së në Korçë me shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledion Nallbatit

Kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati., dhe vëllai i tij Alti Nallbati, u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta me një shofer kamioni mbrëmjen e kaluar.

09:35
Komplot i dyshuar terrorist në Britaninë e Madhe, policia arreston 8 persona

Tetë burra janë arrestuar në dy hetime të ndara kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe, përfshirë një komplot të dyshuar për të sulmuar një lokal specifik në vend.

09:23
“Teatri i Kukullave të së dielës mbyll sezonin”/ Rama ironizon Berishën, Lapajn dhe Bashën: Shihemi pas katër vitesh

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar me ironitë e tij kundrejt kundërshtarëve të tij politikë.

09:16
Disfatë historike për opozitën australiane, lideri liberal humbet edhe vendin në parlament

Partia Liberale e Australisë është përballur me një nga disfatat më të thella në historinë e saj politike pas zgjedhjeve federale të së shtunës.

09:05
Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Eduart Çala

Arti shqiptar është në zi. Një prej emrave më të dashur të skenës dhe ekranit, Eduart Çala, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

08:42
Sulmi me armë zjarri në Laç, ndërron jetë në spital 24-vjeçari

Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç.

08:37
Gaza nën flakë, të paktën 40 të vrarë në 24 orë nga bombardimet izraelite

Të paktën 40 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa qeveria e Izraelit përgatitet të zgjerojë ofensivën ushtarake.

08:29
Përplasje në Qipro, Erdogan paralajmëron protestuesit: Mos mbillni farat e urrejtjes, nuk do keni sukses

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj protestave në Qipron Veriore, duke paralajmëruar qytetarët turko-qipriotë që të mos “mbjellin farat e urrejtjes”, në mes të një krize në rritje rreth përpjekjeve të perceptuara të Ankarasë për të islamizuar një nga komunitetet më laike myslimane në botë.

08:13
Rumunët votojnë mes tensioneve, rreziku i ardhjes në pushtet i një nacionalisti ekstrem kundër ndihmës për Ukrainën

Qytetarët rumunë po i drejtohen sot kutive të votimit në një raund të përsëritur zgjedhjesh presidenciale, që pritet të sjellë në qendër të skenës politike një figurë të debatueshme nga e djathta ekstreme – George Simion.

08:03
Alternime kthjellimesh dhe reshje të lehta shiu në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet sot nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

E shtunë, 03 Maj 2025
23:58
Kandidati i PD në Korçë dhe vëllai i tij sherr me një shofer kamioni, Bledion Nallbati del nga makina dhe përplaset fizikisht, detajet

Përfshihet në konflikt për motive të dobëta, kandidati në listën e sigurt të PD, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, me një shofer kamioni.

22:55
Elizabeth Hurley i jep lamtumirën Maldiveve me disa foto nga plazhi

Udhëtimi i Elizabeth Hurley në Maldive ka mbaruar. Modelja dhe aktorja, e cila është veçanërisht aktive në rrjetet sociale, njoftoi miqtë e saj online me një postim.