E hënë, 05 Maj 2025
21:34
Të mungon debati me kundërshtarin? Duma pyet Spiropalin, kryeparlamentarja: S’e kursejmë llogaridhënien në publik

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Tiranë, ishte e ftuar këtë të hënë në Top Story.

21:31
“Opozita barazoi Edi Ramën me Skënderbeun, bravo u qoftë”, Spiropali për etiketimin “Mamica”: Nuk më ka rënduar, por më ka argëtuar!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku ndër të tjera komentoi etiketimin si “Mamica”.

21:28
“Me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër”, ministrja sqaron deklaratën në Top Story: U nxor nga konteksti

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel u pyet lidhur me deklaratën e saj të disa viteve më parë se me 130-140 euro në muaj nuk konsiderohesh i varfër.

21:18
“Si ndihesh si gruaja më e afërt politikisht me Ramën?”/ Spiropali: Nuk di të përcaktoj gjeografitë e gjithsecilit! Jemi të përkohshëm ne për PS

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel.

21:03
“Nuk kam asnjë ide se nga erdhi imazhi”, Trump flet për foton e tij të bërë nga AI të veshur si Papë: Gruas time i pëlqeu

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se “nuk ka asnjë ide” se nga erdhi imazhi i tij si Papë nga inteligjenca artificiale, edhe pse ai postoi në llogarinë e tij Truth Social.

21:00
“Të ofenduar nga stërkalat dhe klithmat porno-politike të kënetës”/ Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Ktheni zarfet me votat në Shqipëri!

Përmes një videomesazhi kryeministri Edi Rama falënderoi qytetarët e Korçës pas pjesëmarrjes së madhe në takimin elektoral.

20:48
Incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç, Manja: Gjin Gjoni të marrë përgjegjësinë politike dhe ligjore, nëse do të shfaqet si trim…

Drejtuesi politik i PS në qarkun Lezhë, Ulsi Manja ka reaguar pas incidentit në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç.

20:42
Fiks Fare/ 5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës. Pas 31 vitesh ende nuk janë shpronësuar

Pesë familje të lagjes Gjonaj në Bovillë  prej 31 vitesh vuajnë përmbytjet dhe jetojnë mes mbeturinave në ujëmbjellësin e Bovillës.

20:37
Goditet në fytyrë me gotë 17-vjeçarja/ E plagosura denigronte minorenet në Instagram, autorja ia mbath

Konflikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard “Republika”.

20:29
“Ndjesë për të gjithë ju”/ Rama në Korçë: E përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar, u bë protagonist i një shfaqjeje porno-politike

Takimin përmbyllës të fushatës në Korçë, kryesocialisti Edi Rama e nisi me një ironi ndaj simpatizantit të famshëm demokrat, Ilir Vrenozi.

20:24
“Ka krijuar një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite dritë larg qytetarëve”, Berisha nga Dibra: Kalon nga sheshi në shesh me humor banal dhe teza bajate

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës në qytetin e Dibrës.

20:20
Denoncimi i Lapajt: Kandidatja e “Shqipëria Bëhet” në Durrës u kërcënua me armë nga anëtarë të krimit të organizuar

Një kandidate e “Shqipëria Bëhet” në qarkun e Durrësit është kërcënuar këtë pasdite me armë, sipas kryetarit të kësaj partie, Adriatik Lapajt.

20:06
“Mbledh zarfet e votave në Itali”, punonjësja e Ambasadës reagon pas akuzave të Topallit: Kërkon të përbaltë reputacionin tim si diplomate

Punonjësja e Ambasadës Shqiptare në Itali, Marjeta Mikeli ka bërë një reagim për Top Channel në lidhje me akuzat ndaj saj nga drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli.

20:05
Presidenti i Atletikës i kthen përgjigje Luiza Gegës: Më vjen keq për akuzat, do ta ketë mbështetjen time!

Pas një sage të gjatë mosmarrëveshjesh dhe ngërçesh ligjore që prej dhjetorit të shkuar, më në fund sot atletika ka vendosur për drejtuesit e rinj të Federatës.

19:57
Operacioni i ri i Izraelit në Gaza, zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Ndërhyrja kërkon zhvendosjen e shumicës së banorëve në territor

Operacioni i ri ushtarak në Rripin e Gazës, i njoftuar sot, kërkon zhvendosjen e brendshme të “shumicës” së banorëve palestinezë në territor, njoftoi gjenerali i brigadës, Effie Defrin, zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

19:56
VIDEO/ Shoferi me shpejtësi ‘skëterrë’, merr para efektivin, pamjet e rënda nga aksidenti në Peshkopi

Top Channel ka arritur të sigurojë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë pasdite në Peshkopi.

19:52
Të zhdukurit e komunizmit! Konferenca në ditën e dëshmorëve. Gjashtë varre masive, nis identifikimi i viktimave të regjimit

Në ditën e dëshmorëve, pranë Fakultetit të Historisë u organizua konferenca përmbyllëse e studimit si e raportojnë mediat të kaluarën; nga ku u diskutua në një tavolinë ekspertësh me historianë, akademik, gazetarë qasja gjithëpërfshirëse ndaj historisë.

19:36
Partia e ekstremit të djathtë ndalon valëvitjen e flamujve të huaj në këshillat që kontrollon, lejohet vetëm ai britanik dhe anglez

Flamujt ukrainas do të ndalohen së valëvituri mbi ndërtesat e këshillave në autoritetet e kontrolluara nga partia e ekstremit të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, “Reform UK”.

19:30
U ekstradua nga Dubai, lihet në burg Florenc Çapja! Dëshmia në gjykatë: Nuk e njoh Dumanin!

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë, i cili u ekstradua  tre ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës.

19:26
‘Giro d’Italia’ vjen për herë të parë në Shqipëri, ja si do të ndryshojë qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.

19:21
Shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin, ishte në shërbim për mbarëvajtjen e mitingut të Berishës në Peshkopi

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë.

18:51
Fotot/ Ceremonia në Londër e Ditës së Fitores në Evropë, Princi Louis merr të gjithë vëmendjen

Familja Mbretërore ka parë performancën e avionëve ushtarakë nga ballkoni i Pallatit Buckingham, e cila shënoi fillimin e katër ditëve të festimeve për 80-vjetorin e Ditës së Fitores në Evropë.

18:47
Kryeministri rumun jep dorëheqjen, dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu paraqiti dorëheqjen e tij sot pasi kandidati i mbështetur nga koalicioni pro-perëndimor që ai drejtoi dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial.

18:41
“Rama i shkeli standardet europiane si kurrë më parë”, Meta: Ndodhet në panik nga humbja e pashmangshme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

18:40
Pasi u konfliktuan fizikisht në studio, konkurrentet e “Për’puthen” bëjnë paqe

Emi dhe Ketrina duket se përplasjen fizike të javës së kaluar në “Për’puthen” ia kanë lënë të shkuarës.

18:32
Tarifat e Trump, Sekretari i Thesarit: Plani i presidentit do sjellë investime afatgjata në ekonominë amerikane

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se axhenda e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifat dhe uljen e taksave do të çojë në investime afatgjata në ekonominë amerikane, duke shtuar se tregjet financiare të SHBA-së do t’i rezistojnë çdo turbulence afatshkurtër.

18:12
Tensionet Indi-Pakistan, reagon OKB: Ndërhyrja ushtarake nuk është zgjidhje!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit, të cilat ai i përshkroi si më seriozet në vitet e fundit.

17:49
Telefonata Erdogan-Trump, zyrtarët turq: Presidenti turk e ftoi homologun e tij amerikan për vizitë në Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ftoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Ankara gjatë një telefonate mes dy liderëve, njoftoi Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.

17:40
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ofertë emigrantëve për t’u vetë-dëbuar, 1000 dollarë për çdo shtetas të huaj që largohet vullnetarisht

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha sot se do t’i paguante emigrantët pa dokumente që largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe kthehen në vendin e tyre.

17:38
Ministri i Jashtëm iranian sulmon Netanyahun: Kërkon të përfshijë SHBA-në në një katastrofë në Lindjen e Mesme!

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi sot Izraelin se dëshiron t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara në një katastrofë në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të provokuar luftë kundër Iranit.

17:31
U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë, reagon Gjin Gjoni: Nuk kishte armë, thjesht po mbrojmë votën

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati për deputet, Ermal Pacaj, lidhur me një incident të ndodhur një mbrëmjen e djeshme në Dajç.

17:27
Trump bën thirrje për rihapjen e burgut famëkeq që u mbyll në vitin 1963: Është simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq që u mbyll në vitin 1963, Alcatraz.

17:21
Rwanda shteti i radhës që do pranojë shtetas të dëbuar nga SHBA, ministri i jashtëm: Duam t’i japim një shans emigrantëve tanë në telashe

Rwanda ka konfirmuar se është në bisedime me administratën Trump për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

17:17
“Ka rrëshqitur s’është më në metro”, Rama për Berishën: Këtij derëziut s’i doli njeri t’i heqë degradimin në sy të njerëzve

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Pogradecit këtë të hënë.

17:07
CDU dhe SPD nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit qeveritar, ja si do ndahen ministritë mes dy partive gjermane

Bashkimi Kristian-Demokrat (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokrate (SPD) nënshkruan marrëveshjen e tyre programore sot, duke hapur zyrtarisht rrugën për formimin e koalicionit të ri qeveritar federal nën udhëheqjen e Friedrich Merz, i cili premtoi “punë sistematike dhe dinamike që nga dita e parë”.

17:04
“Në ’92, shqiptarët votuan PD-në, edhe pse bufi sa doli nga prehri i Partisë së Punës”/ Rama: Sot, vota për PS-në, për të hyrë në BE!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve në takimin përmbyllës të fushatës në Pogradec.

16:40
Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë: Rama të vijë të dëgjojë hallet tuaja, jo me Lamborghinin e Noizyt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur me kokoren e minatorit në Bulqizë gjatë takimit elektoral.

16:39
“Evropa duhet të zgjohet”, paralajmërimi i NATO-s: Hapësira është fronti i ri i luftës

“Elon Musk dhe vendet rivale si Kina dhe Rusia do të dominojnë hapësirën, nëse vendet evropiane nuk ndërmarrin veprime serioze”, ka paralajmëruar një komandant i lartë i NATO-s.

16:36
Brunei heq vizat për shtetasit e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajzisë, njoftoi të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

16:33
Gjyqi i profilit të lartë i Diddy-t fillon sot! Akuzohet për… gjysmën e kodit penal

Gjyqi i shumëpritur i manjatit të muzikës hip- hop , Sean ” Diddy ” Combs, fillon sot.

16:30
Netanyahu: Plani i Izraelit për të pushtuar të gjithë Gazën dhe për ta mbajtur nën kontroll do të jetë ‘intensiv’

Benjamin Netanyahu thotë se plani i Izraelit për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës do të jetë intensiv, me trupa që do të qëndrojnë atje për një kohë të pacaktuar.

16:02
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre

As nuk e dimë se si do të jetë një rrugëtim i mundshëm të fëmijëve por disa aspekte të rëndësishme në planin psikologjik, disa metoda edukative të shumëfishta në pamje e tire mendor.

15:44
“Në kërkim të Nemos” shkatërrohet nga biologjia! E vërteta tronditëse që nuk e dinim kurrë

Filmi i njohur i animuar “Në kërkim të Nemos” emocionoi miliona shikues me historinë prekëse të një babai që përshkon oqeanin për të gjetur të birin e humbur. Por, nëse historia do të ishte ndërtuar mbi bazat reale biologjike të peshkut-klloun, ngjarjet do të kishin marrë një drejtim krejt tjetër – dhe pak më tronditës.

15:41
Pak ditë para zgjedhjeve, Celibashi takim me kreun e SPAK dhe drejtorin e Policisë

Në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u zhvillua sot një takim i nivelit të lartë mes Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi; Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Olsian Çela, Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

15:31
Ulet papunësia pas 10 vitesh, shkak emigrimi dhe kërkesa e madhe për punëtorë

Për herë të parë në 10 vjet, niveli i papunesisë në rang kombëtar e veçanërisht mes të rinjve ka shënuar rënie, një lajm i mirë e i shumëpritur.

15:28
Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës, çfarë pritet të ndodhë

Izraeli e ka aprovuar një plan të hënën për ta uzurpuar tërë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar, sipas dy zyrtarëve izraelitë.

15:23
Tatimi mbi pagat mbush arkën/ Të ardhurat 1.8 miliardë euro në 3 muaj, 211 milionë janë vetëm nga pagat

Reforma e rritjes së pagave por dhe ajo antiinformalitet e ndërmarrë në vitin 2024, e kanë ndihmuar buxhetin e shtetit të arkëtojë më shumë para.

15:12
Padi ndaj Dodikut, zbardhet akuza e re

Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviç, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

15:00
Me kasketën në kokë, Berisha kërkon ndjesë në Bulqizë: Një mijë euro minatorëve

Në Bulqizë, Sali Berisha hoqi kapelën me numrin 1 dhe vendosi atë të minatorit, për t’u kërkuar fillimisht ndjesë punonjësve të nëntokës.

14:47
Sabotim në trenat spanjollë! Vidhen kabllot e hekurudhave, mbi 10 mijë pasagjerë të prekur nga vonesat

Rrjeti hekurudhor i Spanjës u përball me ndërprerje të mëdha gjatë fundjavës festive, pas një akti të dyshuar sabotimi në linjën me shpejtësi të lartë mes Madridit dhe Seviljes.

14:46
Analiza/ Investitorët e huaj përballë burokracisë dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar

Që nga viti 2020, kompania Simtex, me bazë në Zvicër, punëson dhjetëra punëtorë në Kosovë. Por, edhe pas rreth 17 milionë eurosh investime, pronarët e Simtex shprehin pakënaqësi me pengesat në biznesbërje në Kosovë.

14:44
“Agjentëve të BKH u kërkova votën për Metën”/ Kryemadhi del nga SPAK: Ata brenda duhet të kuptojnë…

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

14:24
Goditi vëllain me mjet prerës, arrestohet 73-vjeçari në Malësi të Madhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 73-vjeçar goditi me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij, 62 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

14:17
I vetëm në garë, Izmir Samjlaj zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës

Izmir Samjlaj është shpallur president i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës pas zhvillimit të zgjedhjeve të fundit, të cilat u mbajtën para rreth një ore.

14:08
Euro ul standardin e pushimeve/ Turoperatorët: Janë shtrenjtuar paketat, më pak rezervimeve dhe kërkesa të kufizuara nga shqiptarët

Pushime më të shtrenjta por dhe një euro me më pak vlerë se një vit më parë, I ka bërë shqiptarët të jenë më të kufizuar këtë vit për rezervimet e tyre jashtë vendit.

14:00
“Për ju që jeni në ishuj, këto janë 24 orët e fundit”/ Rama tjetër thirrje emigrantëve në Greqi: Zarfin mbrapsht me 5-ën, jo me një politikan të lashtë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

13:41
“I kanë kërcënuar se do t’i marrin peng”, dalin pamjet nga incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.

13:40
Kanosja me armë e familjarëve të kandidates së PS në Dajç, policia shpall në kërkim dy persona

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët e kandidates së PS në Dajç, Klotilda Ndreca.

13:35
Dosja “Partizani”, shtyhet seanca për Sali Berishën

Pas 6 muajsh zvarritje, shtyhet sërish seanca në GJKKO për aferën Partizani me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët.

13:32
“Dorëzimi i votave të emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit”, PD nxjerr emrat: Punonjësja e Ambasadës mbledh zarfet në mënyrë te paligjshme

Jozefina Topalli, e deleguara politike për Diasporën në PD, ka deklaruar sot se dorëzimi i votave të emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit.

13:26
“Gramshi u zhbë, nga 50 mijë ka zbritur në 60 mijë”, Rama ironizon Berishën: Turp i madh të kesh një kënetë në mes të Parlamentit

Teksa ka ndarë një pjesë të fjalimit të Sali Berishës nga takimi në Gramsh, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike.

13:23
Skandal në Itali/ Shtatë ultras të arrestuar, si mafia kontrollon financat në futboll

Një operacion i gjerë nga Zyra e Prokurorit të Milanos, i udhëhequr nga Marcello Viola, ka çuar në arrestimin e pesë individëve dhe dy të tjerë në arrest shtëpiak, për akuzat që përfshijnë zhvatje, fajde dhe lëshimin e faturave të rreme për transaksione joekzistente.

13:09
“Nuk përdor dot ti foton me Trump”/ ‘Bllofi’ i Vuçiç: Nuk u sëmur, iu ndalua takimi!

Dështimin e tij për të takuar presidenti amerikan Donald Trump, kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç e justifikoi me një sëmundje të papritur, e cila e detyroi në fundjavë, sipas ndihmësve të tij, që të kthehej me urgjencë në Beograd.

13:08
“Kërkoj vetëm 100 ditë”, Berisha shpalos nga Burreli programin e tre muajve të parë të qeverisjes: Pension 200 euro, rrogë minimale 500 euro, ulje e çmimit të energjisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të hënë në Burrel ku shpalosi programin e Partisë së rij dhe kërkoi votën në 11 maj.

13:05
Frikë për Tokën?! Një njollë e madhe e errët shfaqet në Diell, çfarë pritet të ndodhë

Astronomët janë duke monitoruar me kujdes një pikë të madhe të errët në sipërfaqen e Diellit, e cila mund të ndikojë në Tokë në ditët në vijim.

12:51
“PSD, forcë e tretë në këto zgjedhje”/ Tom Doshi në takim elektoral me socialdemokratët në Sarandë

Kryetari i PSD, Tom Doshi nga Saranda i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë partinë social demokrate si e vetmja që ka një program social për të mbështetur shtresat në nevojë…

12:45
Fëmija 4-vjeçar rrëzohet nga shkallët e kopshtit në Korçë, transportohet në spital

Një fëmijë 4 vjeçar është rrëzuar në ambientet e kopshtit.

12:44
Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit, por sinjalizon fleksibilitet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin është sigurimi i “zhbërjes së plotë” të programit bërthamor të Teheranit, por se do ta shqyrtonte mundësinë e lejimit të Iranit për ta mbajtur një program civil për energji bërthamore.

12:37
“Koncerti”, drama e një jete/ Rikthehet në skenë finalisti i “Big Brother VIP 4”, aktori Laert Vasili

“Koncerti” ishte shfaqja që mbushi sallën e Teatrit Eksperimental këtë fundjavë. E bazuar në romanin “Një engjëll veshë me frak” të autorit Stefan Çapaliku, vepra vjen nën regjinë e Giacomo Pedinit.

12:33
Nordikët zgjedhin Sazanin / Në Vlorë ka 30% më shumë prenotime se një vit më parë, janë perëndimorë

Këtë sezon turistik, Shqipëria ka rritje të konsiderueshme të turistëve nga vendet nordike dhe jo vetëm.

12:33
Rreth 200 mijë emigrantë pritet ta dërgojnë votën me postë! 1.6 milionë të tjerë nuk do të votojnë

Nga Eduard Zaloshnja

12:18
Bizneset, detektivët në modë/ Rritet interesi për të monitoruar ortakët, por edhe punonjësit tek të cilët dyshojnë se abuzojnë

Që nga viti 2015 në Republikën e Shqipërisë nisi të funksionojë shërbimi i detektivit.

12:18
“Të moshuarit nuk mbyllin dot muajin”/ Berisha: Kurti ndau 100 milionë euro për pensionistët, a ra në humnerë Kosova?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit në Burrel.

12:08
“Kokëbosh dhe trangull”/ Rama sulmon Nallbatin: Si mund ta votojnë demokratët e Devollit atë rrugaç?

Nga takimi elektoral në Devoll, kryeministri Edi Rama ironizoi kandidatin e opozitës Bledion Nallbatit, pas incidentit të ndodhur dy ditë më parë.

12:07
Kryetari i PS në Lezhë denoncon kandidatin e PD Gjin Gjoni, Ermal Pacaj: Persona të armatosur kanë kërcënuar për rrëmbim….

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.

11:56
Çelet sezoni turistik/ Publikohen oraret e reja të muzeve, kalave dhe siteve kulturore

Sezoni Turistik 2025 ka nisur.

11:53
Elisa Spiropali kryen homazhe në Ditën e Dëshmorëve: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri sot homazhe dhe vendosi një kurorë pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”, në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.

11:45
Valbona Mhilli hedh në gjyq Shqipe Hysenajn? Reagon ish-banorja e BBVIP 4: Nëse ka fakte…

Valbona Mhilli ka qenë dje e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

11:42
Flutura Açka dedikim prekës për humbjen e djalit: 7 vite, më të gjatat pa ty!

Në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të saj, Flutura Açka ka bërë një dedikim prekës.

11:38
Emri/ I dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturës, përfundon arratia e 32-vjeçarit nga Shijaku

Fshihej në fshatin Sallmone të Shijakut për t’i shpëtuar drejtësisë, por kapet 32-vjeçari i dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturës.

11:29
E kryer/ Nuk ka më dyshime, ylli i Liverpool transferohet te Reali i Madridit në verë

Trent Alexander-Arnold do të jetë futbollisti më i ri i Realit të Madridit këtë verë.

11:24
Video/ Presidenti i Kenias goditet me këpucë gjatë një tubimi

Presidenti kenian William Ruto u sulmua nga një person në një tubim, i cili i hodhi një këpucë ndërsa ai po i drejtohej publikut në Migori.

11:23
LETRA/ Pas dështimit të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, Albin Kurti fton LDK-në për koalicion me VV-në: Pse të mos e bëjmë që tani?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.

11:23
Angli/ 8,000 stërlina për të nxjerrë nga kampet një shqiptar, përkthyesja Eglantina Legisi në rrjetën e “Daily Mail”

Një hetim me gazetarët e infiltruar ka zbuluar një skandal alarmues në sistemin e emigracionit britanik, ku përkthyes të kontraktuar nga Ministria e Brendshme po ofrojnë shërbime të paligjshme për lirimin me kusht të emigrantëve të ndaluar, kryesisht shqiptarë.

11:19
Vijon maratona e seancave për konstituimin e Kuvendin të Kosovës! Dështon për herë të njëmbëdhjetë

Ndërpritet seanca konstituive, duke dështuar për herë të njëmbëdhjetë. Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën.

11:18
Gjermani, ish-Ministri i Financave Lindner përplas një qen me makinën e tij

Ish-Ministri i Financave dhe kreu i Partisë së Lirisë (FDP) Christian Lindner goditi dhe vrau një qen të vogël me makinën e tij, raportoi gazeta BILD.

11:16
“Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë”/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e J.D. Vance: Edhe kur ata nuk pajtohen me udhëheqësit…

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhin e zëvendës presidentit të SHBA, J.D. Vance.

11:06
Ofendoi trajnerin Ilir Daja gjatë ndeshjes Vllaznia-Dinamo, nis hetimi për tifozin 36-vjeçar

Sfida e parë gjysmëfinale e “Final 4” të Superiores mes Vllaznisë dhe Dinamos u shoqërua me tensione, pas fitores 2-1 të shkodranëve, të mbushur me polemika.

10:53
Goditet me grusht lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, neutralizohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Turqi, ku lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Özgür Özel, është sulmuar fizikisht nga një qytetar pas një aktiviteti publik në Stamboll.

10:46
Aksident me vdekje në Shkodër! Automjeti përplas këmbësorin

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po […]

10:38
Met Gala 2025, Lewis Hamilton dhe LeBron James në listën e prezantuesve të këtij viti

Emrat më të mëdhenj në botën e argëtimit po përgatiten të festojnë në Met Gala ditën e sotme, nata më glamour në industrinë e modës.

10:31
Greqia në krizë për punëtorët e turizmit, mbi 80 mijë vende pune bosh

Sezoni turistik në shumicën e zonave të vendit ka më se një muaj që ka filluar me premisa pozitive si kurrë ndonjëherë, por ndërsa valët e turistëve përmbytin Greqinë, të punësuarit në këtë sektor janë të paktë në numër dhe punëdhënësit janë në një garë me kohën për ti gjetur.

10:27
“Merrni zarfet”/ Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Mos e lini pa përdorur këtë mundësi historike

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

10:23
Dita e Dëshmorëve të Kombit, krerët e shtetit homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”

Krerët e shtetit morën pjesë në ceremoninë e Ditës së Dëshmorëve, duke nderuar dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

10:11
Nacionalizëm, përçarje dhe sfida ekonomike/ Kancelari i ri i Gjermanisë në qendër të polemikave

Vetëm disa javë para se të betohet si kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz e ka nisur mandatin e tij të ardhshëm në një atmosferë të trazuar politike dhe sociale.

10:03
“Kamza Lexon”, ndahen çmimet e edicionit të katërt të Panarit të Librit

Këtë fillim maji, u mbajt në Kamëz edicioni i katërt i Panairit të Librit, që bëri bashkë autorët dhe botuesit me lexuesit.

09:54
Pas tmerrit të Hamasit, një tjetër plagë, Mia Shem denoncon dhunën seksuale në Tel Aviv

Mia Shem, 23 vjeç, një e re franko-izraelite e cila u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmit në festivalin e muzikës Nova më 7 tetor 2023 dhe u lirua pas 55 ditësh, ka zbuluar një tjetër përvojë traumatike që përjetoi pas kthimit në shtëpi.

09:43
“E vërteta vonon, por nuk harron”/ Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje: U përpoqën të fshihnin…

Teksa ishte në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë pret nga gjykata për kërkesën e prokurorisë.

09:32
Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Gaza

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu miratoi unanimisht të dielën një plan për të intensifikuar operacionet ushtarake në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës, raportuan mediat izraelite në orët e para të mëngjesit, duke cituar burime qeveritare.

09:31
Nga karaoket në kishë! Kush është kardinali filipinas që mund të bëhet Papa i parë aziatik

Kardinali filipinas Luis Antonio Tagle, një figurë e njohur për thjeshtësinë dhe qëndrimet e tij progresive, përmendet gjithnjë e më shpesh si një ndër kandidatët potencialë për të pasuar Papa Françeskun.