Kryeministri britanik, Kier Starmer ka reaguar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë m,e Indinë, pas tre vitesh negociatash.
Kremlini njoftoi sot se 29 udhëheqës të huaj, përfshirë presidentin kinez, Xi Jinping dhe presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva të Brazilit, priten në Moskë të premten për festimet e Ditës së Fitores, ku do të marrin pjesë ushtarë kinezë dhe anëtarë të forcave të armatosura nga 12 vende të tjera.
Një raport global i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se shkaqet e problemeve me shëndetin shpesh rrjedhin nga faktorë përtej sektorit të shëndetësisë, siç është mungesa e strehimit cilësor, arsimit dhe mundësive të punësimit.
Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë arritur një marrëveshje tregtare pas tre vitesh negociatash, me palën britanike që vlerëson se do t’i shtojë 4.8 miliardë paund në vit ekonomisë së saj deri në vitin 2040.
Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, një prej treguesve më interesantë ndërkombëtarë për zhvillimet politike është Polymarket, platforma më e njohur e tregjeve të parashikimeve në botë.
Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pas një humbje të paprecedentë që sinjalizoi pakënaqësi të thellë brenda koalicionit të tij.
Kryeministri sllovak Robert Fico thotë se ka marrë kërcënime ‘si ndëshkim’ në lidhje me vendimin e tij për të marrë pjesë në festimet e 9 majit në Moskë, që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një lajm të mirë për qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Një vullkan që supozohet se nuk ka shpërthyer për 250,000 vjet po tregon shenja të një shpërthimi të afërt që do të shkaktonte shkatërrim dhe humbje jetësh.
Ushtria e Izraelitë i ka paralajmëruar njerëzit të martën të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana.
Takimin përmbyllës elektoral në Librazhd, kryesocialisti Edi Rama e nisi duke ironizuar Tomor Alizotin, i cili pak ditë më parë deklaroi se kryeministrin ‘kam qejf ta ha të gjallë’.
Valbona Myhedin, kandidate e Shqipëria Bëhet, ka folur sot në emisionin “Shqipëria Live” në lidhje me pretendimin e saj dhe ekipit të saj se një person i ka kërcënuar me armë dhe i ka intimiduar, duke thënë se ai është ‘patronazhist’ si dhe ‘pjesë e bandave’.
Teksa ka ndarë një deklaratë të kreut të PD, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Scortichino, në komunën e Bondeno, në zonën e Ferrarës, ku trupi i pajetë i një gruaje 90-vjeçare u gjet i mbështjellë me celofan dhe i fshehur në garazhin e shtëpisë së saj.
Forcat izraelite kryen sulme ajrore që synonin Aeroportin Ndërkombëtar të Sanaas dhe disa vende të tjera në Jemen me synim goditjen e grupit Huthi, sipas mediave vendore të lidhura me grupin rebel.
Nga data 25 prill deri më 25 qershor, në liqenin e Fierzës ndalohet çdo aktivitet i peshkimit.
205 të burgosur lufte janë shkëmbyer sot nga Rusia dhe Ukraina, sipas Moskës.
Vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit që u zu nga masive i dheut, teksa po punonte me ekskavator në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit që ndodhet në territorin e bashkisë Klos.
Nga Fieri, kryetari i PSD Tom Doshi i kërkoi qytetarëve që të votojnë të lirë dhe pa frikën e presioneve…
Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maros Šefković deklaroi sot para Parlamentit Europian në Strasburg se BE-ja preferon të gjejë një zgjidhje përmes negociatave me SHBA-në, por në rast se bisedimet dështojnë, BE-ja po përgatit kundërmasat e saj dhe të gjitha opsionet janë në tryezë.
Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.
Mbështetja popullore për Ekrem Imamoglun, kryetarin e bashkisë së Stambollit, arrestimi i të cilit shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në një dekadë, është rritur më tej se ajo e presidentit turk, Tayyip Erdogan që kur ai u arrestua dhe u burgos në mars, siç tregojnë sondazhet.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale dhe “unifikuese”.
Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime fizike dhe duke përfunduar në spital.
Kievi u ka kërkuar vendeve të mos dërgojnë trupa për të marrë pjesë në një paradë ushtarake që shënon 80 vjetorin e fitores ndaj nazistëve.
Ushtria izraelite lëshoi të martën një paralajmërim për evakuim për Aeroportin Ndërkombëtar të Sana’as në Jemen, duke thënë se të qenit në zonën aty pranë “të ekspozon ndaj rrezikut”.
Mick Schumacher, djali i kampionit të shtatë herë të F1 Michael Schumacher, mund të kthehet në garat e Formula 1 në vitin 2026 me ekipin e ri amerikan, Cadillac.
Bundestagu gjerman do mbajë sot raundin e dytë për zgjedhjen e Friedrich Merz si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë.
Pasi Gjykata e Korçës vendosi të lërë në masën ‘detyrim paraqitje’ vëllanë e tij, ka reaguar kandidati i PD-së në Korçë Bledion Nallbati.
Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e sotme në Gjirokastër.
Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se 136 dronë u lëshuan nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Gjykata e Korçës ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje’ Alti Nallbatin, vëllanë e Bledjon Nallbatit, që u arrestua pak ditë më parë për incidentin me shoferin e një kamioni në Bilisht.
Në datën 7 maj 2025, kardinalët katolikë do të mblidhen në Kapelën Sistine për të nisur konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person me inicialet H.S., shtetas i Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Mesul, pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Prokurorë të SPAK dhe BKH po zhvillojnë takime në Elbasan.
AF Elbasani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e projektit të saj ambicioz në elitën e futbollit shqiptar, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ivan Gvozdenovic për sezonin 2025-2026.
Kryesocialisti Edi Rama përsëri inkurajoi shqiptarët në Greqi të bëjnë një përpjekje ekstra për të dorëzuar zarfet me vullnetin e tyre për 11 Majin.
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës duke shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro.
Policia ka publikuar planin e masave për zhvillimin e aktivitetit të “Giro d’Italia 2025” që do të zhvillohet në vendin tonë më 9, 10 dhe 11 maj.
Policia angleze ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin e një 43-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim nën akuzën e vjedhjes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk ka dëgjuar asgjë nga Ukraina që të sugjerojë se është gati të respektojë armëpushimin 3-ditor që presidenti rus, Vladimir Putin shpalli për këtë javë.
Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
Pasi u shoqërua në polici pas debatit për stendën dhe kundërshtimit për ta hequr, kandidati i PD Fatjon Semanjaku sqaron situatën në “Shqipëria live”.
Një alpinist amerikan ka vdekur në malin Makalu në Nepalin lindor gjatë një ekspedite ngjitjeje që synonte mbledhjen e parave për një program për kancerin e fëmijërisë, thanë zyrtarët sot. Kjo ishte vdekja e dytë e alpinistit gjatë sezonit të alpinizmit në këtë vend të Himalajeve që filloi në mars.
Polonia po përballet me një përpjekje ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e saj presidenciale, tha ministri për çështjet dixhitale, ndërsa fushata hyn në fazën e saj të fundit para votimit të raundit të parë më 18 maj.
Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kërkojë nga qeveria të nxjerrë aktin normativ dhe të zgjatë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye zgjedhore.
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dy urdhra ekzekutivë që synojnë të ndalojnë iniciativat e Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) në universitetet amerikane, duke përfshirë Howard University.
Dy familje janë konfliktuar fizikisht në fshatin TPLA në Has për motive pronësie.
Xhemal Gjunkshi, kandidati për deputet i PD-së në Dibër, ishte denoncuesi i radhës, i cili kërkoi nga SPAK të hetojë për krime zgjedhore.
KQZ ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Zhvillimi i papritur i dështimit të Friedrich Merz për t’u zgjedhur Kancelar duket se e ka habitur edhe kancelarin ne ikje, Olaf Scholz.
Vihet në pranga shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë një ditë më parë në Peshkopi, duke plagosur rëndë një punonjës policie, si dhe një 20-vjeçar.
Rritja e numrit të lindjeve të fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit ka rritur numrin e divorceve.
Moda e Met Gala është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve ekscentrike në tapetin e kuq, por pas pamjeve spektakolare, fshihet edhe natyra bamirëse e mbrëmjes.
Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar në SPAK kryetarin e bashkisë së Peshkopisë, Rrhahim Spahiun, drejtorin e shërbimeve të bashkisë Bedri Kamberin dhe kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore.
Qeveria franceze mohoi sot kategorikisht se ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në procesin që do të çojë në zgjedhjen e papës së ri.
Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin, tha një zyrtar qeveritar.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shtyjnë të paktën për një vit hyrjen në fuqi të vendimit për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike për bizneset.
Policia greke ka kapur dy ditë më parë një person të kërkuar nga Interpol Tirana.
Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ka shfrytëzuar dështimin e liderit të CDU-së, Friedrich Merz, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në vend.
Pak ditë para zgjedhjeve dhe në limitet e dorëzimit të fletëve të votimit nga diaspora, kryekomisioneri i KQZ Ilirian Celibashi tha se në Gjermani humbën 40 mijë vota.
Forcat ukrainase shënjestruan civilët në sulmin e tyre në Kursk , duke vrarë tre persona dhe plagosur shtatë të tjerë, njoftoi sot guvernatori i rajonit rus.
Mbrojtësi argjentinas dhe fitues i Kupës së Botës 1978, Luis Adolfo Galván, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare për shkak të pneumonisë dypalëshe dhe dështimit të veshkave.
Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit.
Një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi të martën për agjencinë AFP se grupi nuk është më i interesuar për bisedime armëpushimi me Izraelin, pas njoftimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu për një ofensivë të re “të intensifikuar” në Gaza.
Policia e Lezhës ka proceduar në gjendje të lirë, Gjin Gjonin, kandidat i Partisë Demokratike në Lezhë.
Sjellja e tij e qetë, pothuajse miqësore dhe buzëqeshja e pandashme mund të të mashtrojnë. Por Lars Klingbeil nuk është një zë i butë në politikë. Përndryshe, si do të kishte arritur të bëhej Zëvendëskancelar dhe Ministër i Financave i ekonomisë më të fuqishme të Eurozonës në një nga momentet e saj më të vështira?
Vatikani ka njoftuar se do të ndërpresë sinjalin telefonik në të gjithë qytetin shtet gjatë Konklavës për të zgjedhur Papën e ri.
Është kapur në Mbretërinë e Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.
Friedrich Merz, kandidati për kancelar i CDU-së, ka dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme për të marrë postin e kancelarit në votimin e parë të Bundestagut.
Është arrestuar autori i plagosjes me thikë të një 21-vjeçari ditën e djeshme në Durrës.
Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze. Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar.
Më 16 maj, në Tiranë do të mblidhen udhëheqësit e vendeve të Europës. Në një video live nga “Sheshi Skënderbej”, kryeministri Edi Rama shprehet qendra e Tiranës do të bëhet ‘shtëpia e Europës’.
Wanda Nara ka lënë të kuptohet se mund të ketë një mundësi për rikthimin e lidhjes me Mauro Icardi-n, pas ndarjes së tyre të fundit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të hënën një ulje prej të paktën 20% të numrit të gjeneralëve, kapitenëve dhe admiralëve me katër yje në detyrë aktive, zbulon qarkorja e tij.
Një automjet i marrë me qira nga disa shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj mëngjesin e sotëm në aksin Roskovec – Ura Vajgurore
OpenAI tha të hënën se do të mbetej nën kontrollin e organizatës së saj mëmë jofitimprurëse, ndërsa po ecën përpara me planet për të ndryshuar strukturën e degës së saj fitimprurëse për të lejuar më shumë mbledhje kapitali për të mbajtur ritmin në garën e inteligjencës artificiale.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Port Sudan, qytetin strategjik në brigjet e Detit të Kuq, ndërsa një forcë paraushtarake ka shënjestruar për të tretën ditë radhazi kryeqytetin de facto të qeverisë së Sudanit, i udhëhequr nga ushtria e vendit.
Dy aksidente rrugore janë regjistruar brenda pak minutash në dy segmente të ndryshme të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit duke sjellë pasoja të rënda për jetën.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një sërë masash të reja që synojnë kufizimin e disa kërkimeve të virologjisë, të cilat ai i cilëson si “të rrezikshme” dhe shkaktarë të mundshëm të pandemisë së koronavirusit.
Mbrëmjen e djeshme në Lezhë janë regjistruar tensione mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Aleancës Euroatlantike.
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ po i përgjigjet pyetjeve të qytetarëve të adresuara në rrjetet e tij sociale.
Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.
Mëngjesin e hershëm të së martës një 44-vjeçar ka sulmuar me thikë dy vajzat e tij adoleshente duke lënë të vdekur 15-vjeçaren dhe plagosur tjetrën 11-vjeçare.
Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani, i drejtuar nga konservatorët, e nis punën të martën nën udhëheqjen e kancelarit të ri Friedrich Merz, rreth tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.
11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq të premten në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak, konfirmoi nëna e saj.
Rihanna, është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua për “Page Six” nga një burim pranë çiftit, pak përpara se ajo të parakalonte në tapetin e kuq të Met Gala 2025.
Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do të vijojë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas-here do të sjellin dhe reshje shiu më intensitet të ulët deri mesatar.
Ish-nënpresidenti Mike Pence kritikoi tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump të hënën, duke argumentuar se një “tronditje çmimesh” që po i afrohet ekonomisë dhe mungesat e mundshme do t’i bëjnë amerikanët të “kërkojnë një qasje të ndryshme” nga Shtëpia e Bardhë.
Një grua e zhdukur për më shumë se gjashtë dekada në Wisconsin është gjetur – dhe rezulton se ajo thjesht nuk donte të gjendej, sipas autoriteteve.
Ekskluzivisht në emisionin “Top Story” është publikuar sondazhi i tretë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Një sondazh i realizuar nga kompania amerikane “McLaughlin & Associates” e transmetuar në emisionin Top Story në Top Channel për qytetin e Elbasanit tregon një epërsi të Partisë Socialiste nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.
Sondazhi i tretë i realizuar nga McLaughlin & Associates për qytetin e Tiranës tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë me 47.8% të votave.