Mbreti Charles ‘i pret oreksin’ Princit Harry dhe Meghan Markle, jep direktivën: Çifti vijon jetën private në MB, s’do ketë rikthim në detyra mbretërore
Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Dohë, duke e cilësuar atë si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Katarit.
Në një deklaratë të lëshuar të martën vonë, BE paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në rajon.
“Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i Bashkimit Evropian,” tha zëdhënësi i Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X.
Ai theksoi se çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget, pasi nuk është në interes të askujt. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza,” u shpreh zyrtari i BE-së.
Ky sulm ka ngritur shqetësime serioze ndërkombëtare, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.
Top Channel