13:01
Hapet në muzeun “Marubi” në Shkodër ekspozita “Venus”
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Venus!”, një udhëtim artistik që na kthen pas në kohë, në oborrin e një shtëpie karakteristike qytetase, ku zhvilloheshin ngjarje të rëndësishme artistike, kulturore dhe politike, të fiksuara mjeshtërisht në objektivin e fotografëve të shquar Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta.