Tensionet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, Koçeku: Kur një shteti i mbarojnë argumentet, mbet vetëm shkopi i gomës dhe prangat 02/07 18:08
Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala.
Rama në nisje të bisedës u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh, duke i thënë se “karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mia”.
“Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha ajo.
Ministrja nuk i ka shpëtuar dhe batutave të Ramës, teksa i tha se duhet të bëjë pak më tepër stërvitje për të përsosur shprehinë në shqip.
“Duhet të bësh stërvitje me shqipen këtë periudhë”, tha Rama me humor.
Top Channel