E hënë, 11 Dhjetor 2017
13:29
Europa League, Atalanta kundër Dortmund; Milani gjen Ludogorets

Shorteu i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë Atalantën e Etrit Berishës përballë gjermanëve të Dortmund.

13:04
Netanyahu, në Bruksel: BE-ja të njohë Jeruzalemin

Benjamin Netanyahu pret që vendet europiane të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e vendit të tij.

12:26
Meta: Kryeprokurori sipas Kushtetutës. Kompetenca e Parlamentit, por duhet konsensus

Arta Marku, prokurore në Shkodër dhe Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës kanë dorëzuar sot në Kuvend kandidaturat për kryeprokuror të përkohshëm.

12:10
Shorti i Champions League, Reali i Madridit kundër PSG

Është hedhur mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-ve të Champions League.

12:00
Mbillen 870 fidanë pishe, Veliaj: Më shumë oksigjen, më pak ndotje

Në Liqenin e Farkës janë mbjellë edhe 870 fidanë pishe, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital, dhe tashmë parku është kthyer në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha moshave.

11:54
Vasili: Rama ka konsensusin e opozitës, të mblidhet Kuvendi

Kryeministri Edi Rama ka konsensusin e opozitës për të rregulluar ligjet “që nuk flasin shqip”, thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, pasi Rama kërkoi mirëkuptimin me opozitën për kryeprokurorin e përkohshëm.

11:34
Putin viziton Sirinë, njofton tërheqjen e pjesshme të trupave ruse

Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Siria, gjatë një vizite të pa paralajmëruar në vendin e munduar prej konfliktit disavjeçar.

10:29
Titujt e pronësisë në bujqësi, Rama: Tani faza e zbatimit të ligjit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë, ku tha se brenda këtij 4-vjeçari do të mbyllet pëfundimisht çështja e titujve të pronësisë në bujqësi.

10:13
Gjiknuri në Novoselë, inaugurohet fabrika e prodhimit të metaleve

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se problemi i furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike në Novoselë do të rregullohet shumë shpejt falë investimit të OSHEE për ta kthyer këtë zonë në 20 kilovolt.

10:05
E shtyp makina dhe largohet, gjendet i pajetë 71-vjeçari

Një 71-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën Vorë-Fushë Krujë. Kanë qënë kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë rreth orës 05.40 të mëngjesit të së hënës, për një person të shtrirë në tokë.

09:56
“Centralja” arreston me 100 doza kokainë 23-vjeçarin

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi i janë gjetur 100 doza kokaine.

09:51
Manja: KLP nuk është ngritur ende për dy arsye

Teksa ka informuar grupin parlamentar socialist mbi procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, ka bërë të ditur dhe arsyet pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë, organi që do të duhej të zgjidhte kryeprokurorin, nuk është ngritur ende.

09:35
Ferri i zjarreve në Kaliforni djegin “Nju Jorkun e Bostonin” bashkë

Ferri i zjarreve në Kaliforni nuk ka të ndalur, e sot flakët që po zhurisin pjesë të tëra të këtij shteti amerikan shtrihen në një sipërfaqe më të madhe sesa qyteti i Nju Jorkut dhe Bostonit bashkë.

09:34
Kryeprokurori i përkohshëm, Rama: Një zgjidhje të mirëkuptuar mes palëve

Kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së tha se Shqipëria është më afër se kurrë hapjes së negociatave me BE, dhe për këtë arsye do të kërkojë dhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm një mirëkuptim me opozitën.

09:20
Merr fund koha e Gruevskit, dorëhiqet nga VMRO-ja

Nikola Gruevski, udhëheqës i VMRO-DMPNE-së që prej vitit 2003, paraqiti dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i partisë, që qeverisi Maqedoninë deri në muajin qershor, kur zgjedhjet do të përcaktonin ndryshimin e lidershipit në favor të Lidhjes Social-Demokrate të kryeministrit aktual, Zoran Zaev.

09:05
Goditën gjyqtarët, arrestohen tre futbollistët e Këlcyrës

Tre futbollistë të Këlcyrës janë arrestuar nga policia pasi kanë goditur gjyqtarët e ndeshjes.

08:59
Hapet rruga Elbasan-Tiranë

ARRSH dhe policia rrugore bëjnë të ditur se rruga Elbasan-Tiranë dhe anasjelltas është hapur me një kalim. Kjo falë hapjesë së bypass-it provizor për kalimin e mjeteve.

08:23
Vlorë, digjet një automjet në lagjen “Partizani”

Pak pas mesnate, një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani”, në Vlorë.

08:12
Testi bërthamor në Kore 10 herë më i fuqishëm se Hiroshima!

Dy lëkundje sizmike janë regjistruar një ditë më parë në Korenë e Veriut, të cilat besohet se kanë lidhje me testin bërthamor të zhvilluar në fillim të muajit shtator, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan i Institutit Gjeologjik.

E diel, 10 Dhjetor 2017
22:46
Barcelona rikthehet tek fitorja, mposht Villareal

Barcelona është rikthyer tek fitorja në La Liga dhe e bëri këtë me forcë në një nga fushat më të vështira të kampionatit spanjoll.

22:38
Bonaventura shpëton Gatuson dhe…Milanin

Bonaventura është heroi i Milanit dhe ai që e shpëtoi Gatuson nga një tjetër figurë e keqe në krye të Milanit.

21:34
Irlanda dhe Portugalia i bashkohen “ushtrisë europiane”

Irlanda dhe Portugalia i janë bashkuar nismës franko-gjermane, që nga analistët interpretohet si një hap i madh përpara drejt krijimit të një ushtrie të përbashkët të Bashkimit Europian.

19:36
City fiton derbin dhe ‘vret’ kampionatin

Derbi i Manchesterit ka shkuar për Cityn e guardiolës, që triumfoi me rezultatin final 1-2 dhe shkoi +11 pikë nga United i vendit të dytë.

18:56
Dhunohet arbitri në derbin Përmeti-Këlcyra (Video)

Dhuna ndaj arbitrave është rikthyer këtë javë sërish në futbollin shqiptar, teksa viktima ka rënë arbitri i kolegjiumit të Fierit, Alvi Paço.

18:28
Partizani mposht Teutën dhe njofton akordin me Telushin

Partizani ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, pas golit të shënuar në minutën e 4-t shtesë nga Idriz Batha. takimi i ‘Selman Stërmasit’ filloi me disa minuta vonesë, për shkak të përplasjes mes tifozëve të kuq dhe policisë, që nuk lejonte hyrjen në stadium pa kartë identiteti.

16:55
“Mallkimi” i kryesuesve, ngec edhe Napoli

Napoli nuk ka arritur të përfitojë nga barazimi në ndeshjen Juventus-Inter, për t’u rikthyer në vendin e parë të renditjes.

15:51
Skënderbeu pëson humbjen e parë, Luftëtari befason Kamzën

Laçi vazhdon të befasojë në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani frenoi Skënderbeun me rezultatin e ngushtë 1-0, duke i shkaktuar skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja humbjen e parë në këtë kampionat.

15:12
Skenari i njëjtë, CEZ ikën nga Bullgaria e Turqia siç iku nga Shqipëria

Kompania çeke e energjisë CEZ po planifikon të largohet nga Bullgaria dhe Turqia, për shkak të konflikteve me autoritetet vendore.

15:04
Kriteret e kryeprokurorit, Shameti ndahet me Manjën: Ligjet marrin rolin e KLP

Anëtari socialsit i Komisionit të Ligjeve, Adnor Shameti mendon ndryshe nga kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, për sa i përket kushteve që duhet të plotësohen mbi garën e nisur për kryeprokuror të përkohshëm.

15:01
Pistat për ekzekutimin e Ndokës, prokurorët zbardhin itinerarin

Grupi i hetimit ka zbardhur itinerarin e Aleksandër Ndokës, përpara se ai të qëllohej për vdekje me armë zjarri në qytetin e Lezhës, ku edhe jetonte me familjen.

14:39
Pabarazia sociale, zbulohet origjina e multimilarderëve të sotëm

Elita e kamur e botës sot i ka fillesat e saj te pronarët e parë të tokave, që përdorën qetë dhe kuajt.

14:08
Art nga burgu famëkeq i Guantanamos

“Odë detit” e kanë quajtur koleksionin e pikturave të realizuara nga të burgosur të kampit famëkeq të Guantanamos, e arsyeja është fare e thjeshtë. Pjesa më e madhe e tyre pasqyrojnë oqeanin e ndodhur aq pranë, por të cilin praktikisht nuk e shohin dot.

14:01
S’ka afat për Elbasan-Tiranë, “by pass” për lëvizjen e përkohshme

Ende nuk ka një afat për hapjen e autostradës Elbasan-Tiranë, e cila u bllokua mëngjesin e së shtunës nga rrëshkitja e një masivi shkëmbor.

13:34
Tsipras, në Beograd: BE të korrigjojë gabimet ndaj Ballkanit

Nga samiti i dytë midis 4 vendeve ballkanike, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë, të zhvilluar në Beograd, kryeministri grek Alexis Tsipras i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të korrigjojë gabimet e mëdha që ka bërë në përballimin e vendeve të këtij rajoni.

13:20
Ambasadorja franceze: Drejtësia, kusht i negociatave

Ambasadorja franceze Christine Vasak, nga qyteti i Korçës ka komentuar çështjen e kryeprokurorit të përgjithshëm, duke e konsideruar si të përfunduar mandatin bazuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë.

12:51
Kaos te Kukësi, Gjici rikonfirmon Milinkoviçin…deri në janar

Kukësi po përjeton momentin më delikat të tij në Kategorinë Superiore. Humbja 1-3 nga Lushnja në stadiumin “Zeqir Ymeri”, vetëm sa e ka rënduar situatën, pas së cilës trajneri Milinkoviç u shfaq i dorëzuar.

12:46
“Pew”: Myslimanët në Europë, në rritje!

Një studim i Institutit të Kërkimeve “Pew” në Uashington tregoi se, numri i myslimanëve në Europë do të rritet, por kjo, sipas ekspertëve nuk është arsye për të ndjellë fantazmën e islamizimit të Perëndimit.

12:36
Bushati: Reforma në drejtësi garanton të drejtat e njeriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e ka konsideruar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut si “një moment të veçantë në kalendarin tonë”.

12:21
Shkarkohet Bosz, Dortmundi emëron ish-trajnerin e Këlnit, Stoeger

Peter Bosz nuk do të jetë më trajner i Borussias së Dortmundit. Lajmi zyrtarizohet këtë mesditë nga klubi gjerman, përmes një konference për shtyp të transmetuar drejtpërdrejt edhe në rrjetet sociale.

12:20
Basha: Ende nuk zgjedhim dot të lirë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se “27 vite pas ardhjes së demokracisë, ne shqiptarët ende nuk zgjedhim dot të lirë”.

11:52
Borë e ngrica në veri, pa probleme në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e dëborës, të cilat përfshinë zonat veriore mesditën e së shtunës dhe gjatë natës së kaluar, sipas “Meteoalb” kanë shënuar 50 deri në 70 cm borë në zonat e thella veriore dhe 20-30 cm në zonat verilindore.

11:20
Ndryshimet klimatike, guvernatori i Kalifornisë: Zjarret, një realitet i ri

Flakët shkatërruese të zjarrit, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, tashmë janë një “normalitet i ri” për guvernatorin e Kalifornisë.

11:03
Zyrtari i OKB-së në Veriun komunist: Nevojë urgjente, kanalet e komunikimit

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara u tha disa prej figurave kyçe koreano-veriore se, ekziston një “nevojë urgjente” për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit, për të shmangur rrezikun e një luftë.

10:51
Vizita e Johnsonit në Iran, do të takohet edhe me presidentin Rouhani

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson pritet të takohet me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, në ditën e dytë të bisedimeve të tij në Republikën Islamike.

10:36
Gaz lotsjellës në protestën anti-Trump në Liban

Protestues të shumtë janë përplasur me forcat libaneze të sigurisë pranë Ambasadës amerikane në veri të kryeqytetit Bejrut, në atë që rezulton demonstrata e fundit kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

E shtunë, 09 Dhjetor 2017
22:40
S’ka fitues në derbin e Italisë, Inter mbetet i pari

Juventus dhe Interi u përballën në atë që cilësohet si derbi i Italisë, për vetë rivalitetin që kanë dhuruar të dy ekipet ndër vite, megjithatë në fund, pavarësisht rasteve, rezultati ishte i bardhë 0-0.

22:01
Puthja e “ndaluar” në “Shiko kush LUAN”…!

“Jam i gatshëm të shkoj ta puth nëse më jepni pikët”, tha Genci Fuga në “Shiko kush LUAN”.

21:42
Partizani-Tirana, ndalohen tifozët. Masa të rrepta për ndeshjen e basketbollit

Nuk mund të kalonte pa tensione ndeshja derbi e basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës. Pallati i sportit “Asllan Rusi” është blinduar nga qindra forca policie të cilat kishin marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, pas paralajmërimeve për tension mes dy tifozerive.

21:16
Gentit i “humb” Manushi…!

Këtë mbrëmje “Shiko kush LUAN”, nisi ndryshe, duke premtuar se do të jetë më e zjarrtë se kurrë.

20:52
“Gjurmë Shqiptare”: Lunxhëria pellazge

Shumë udhëtarë, historianë e studiues, e kanë quajtur një krahinë të banuar nga shqiptarë me prejardhje pellazge…

19:53
Zgjedhja e Kryeprokurorit, socialisti Manja: Do të kalojë Vettingun pas emërimit

Kur afati i garës për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm mbyllet të martën në orën 18:00, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja ju bën apel prokurorëve që plotësojnë kriteret për të konkurruar.

19:51
Peng nga Shoqëria Civile; Shumë pak kandidatë për vendin në KLP

Thirrjes më të fundit për aplikim nga shoqëria civile për një vend vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë i janë përgjigjur 5 përfaqësues të shoqërisë civile.

19:37
Moti i keq, në Durrës bllokohen disa kryqëzime

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit.

18:12
Përplasen dy automjete në Fier, dy të plagosur

Një aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Vogël” të Fierit.

18:06
Reali shpartallon Sevilla-n në 45 minuta

Një ndeshje e vështirë në letër për skuadrën e Zidane, por Reali i Madridit zhvilloi një pjesë të parë të “çmendur” ndaj Sevilla-s, duke shënuar 5 herë në portën e Rico.

17:53
Flamurtari mposht Vllazninë dhe ngjitet i dyti

Flamurtari nuk ka hasur vështirësi për të marrë pikët e plota në ndeshjen e javës së 14 të kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë.

17:46
Bayern forcon diktatin, mund Eintrachtin me golin e Vidal

Bayern Munchen po forcon diktatin e tij në Bundesligën gjermane. Skuadra bavareze fitoi 1-0 ndaj Eintrachtit dhe e çon në 8 pikë diferencën me Leipzigun që u ndal në barazimin 2-2 në ndeshjen me Mainzin.

17:28
Kampionati kombëtar i gjimnastikës, triumfon Vllaznia dhe Tomorri

Është zhvilluar këtë të shtunë në Shkodër kampionati kombëtar i gjimnastikës artistike.

17:04
Ndihma e pamjaftueshme; Familjet në nevojë nuk përballojnë minimumin jetik

Familjet në nevojë nga viti i ardhshëm do të marrin një ndihmë ekonomike deri në 8 mije lekë në muaj. Por ekspertët thonë se duhen 16 mijë lekë në muaj për individ, për të siguruar minimumin jetik.

16:53
Surprizë në Angli, West Ham befason Chelsea-n

West Ham befason Chelsea-n në një nga ndeshjet e shumta derbi të Londrës.

16:43
Shiu “pushton” sërish vendin, por nga nesër rikthehet dielli

Ditën e sotme në të gjithë territorin e vendit u rikthyen reshjet e dendura të shiut, por në ndryshim nga ato të fundjavës së kaluar, reshjet nuk do të vazhdojnë gjatë.

15:37
Milikoviç: Kam marrë vendimin, pres presidentin Gjici

Milinkoviç duket në stacionin e fundit të tij në drejtimin e Kukësit, pas humbjes së turpshme siç edhe etiketoi ai vetë disfatën me skuadrën më të dobët të sezonit. Këtë la të nënkuptohet në konferencën për shtyp trajneri, duke mos lënë shumë vend për analizën e ndeshjes.

15:26
Përmbytja varfëron; Banorët e ish-Kënetës në Durrës, ende nën ujë

Pasojat e përmbytjeve të fundit nuk kanë kaluar ende, ndërsa shumë familje të periferisë së Durrësit i tremben përkeqësimit të motit që paralajmëron të tjera reshje shiu.

15:21
Përmbytja e bizneseve; Rikthimi i vështirë, dëmet më të mëdha në bujqësi

Numri i bizneseve të dëmtuara nga përmbytja u raportua nga emergjencat civile. Bëhej fjalë për disa dhjetëra, por në të vërtetë numri është shumë më i madh.

15:10
Transparenca e munguar; KKT, vendimet për kullat i jep me dyer të mbyllura

Në shumicën e rasteve mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit po bëhen në mungesë të plotë transparence dhe jashtë vëmendjes së publikut. Vendime të rëndësishme, si ato për kullat shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë, apo leje për fshatra turistikë, kanë kaluar në heshtje të plotë këtë vit.

14:58
Mrekulli e Lushnjes në Kukës; fiton 1-3

Nuk ishte aspak rastësi, por një realitet i pakundërshtueshëm. Lushnja guxoi, provoi dhe ja doli të fitojë përballë kampionëve në fuqi, madje në shtëpinë e tyre. 1-3 për lagunarët u mbyll sfida hapëse e javës së 14-të të Superiores, luajtur në Zeqir Ymerit.

13:23
Raporti i Europol, Alibeaj: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në BE

Partia Demokratike deklaroi përmes deputetit Enkelejd Alibeajt se një raport i fundit i Europol konfirmon se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i trafikut të hashashit në Bashkimin Europian.

12:39
Hashash e fishekë, arrestohet 57-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u sekuestrua drogë dhe municione.

11:52
Rama pritet me protestë nga të rinjtë në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar e Territorit, një grup të rinjsh kanë zënë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit.

11:31
Izraeli bombardon Gazan; në OKB të gjithë kundër Trump

Izraeli nisi bombardimin e disa objekteve në Gaza që i përkaesin grupit militant Hamas, si shenjë shpagimi, siç thonë zyrtarët e shtetit hebre, ndaj sulmeve palestineze me raketa.

10:44
Plani i turizmit në Alpe, KKT mblidhet në Shkodër

Një ditë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Shkodër, po në këtë qytet u bë mbledhja publike e Këshillit Kombëtar të Territorit për planin e turizmit për Alpet shqiptare dhe paketën e projekteve të asaj që Kryeministri Edi Rama e quan “Shkodra Turistike”.

10:19
Masiv shkëmbor në rrugë, bllokohet Elbasan-Tiranë

Është bllokuar lëvizja në aksin nacional Elbasan-Tiranë për shkak të rrëshkitjes së një masivi të konsiderueshëm shkëmbor pranë fshatit Mamël, dy kilometra larg tunelit.

08:21
Ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

E premte, 08 Dhjetor 2017
23:32
Sulmohen paqeruajtësit e OKB-së në Kongo, vriten 14

Të paktën 14 paqeruajtës të OKB-së janë vrarë dhe 53 të tjerë janë plagosur në një sulm në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

20:30
Të bllokuar në Serbi, drama e emigrantes afgane

Kur treni goditi për vdekje 6-vjeçaren Madina Hussiny, familja e saj ju lut për ndihmë policisë kufitare kroate, e njëjta që i kishte udhëtuar të ktheheshin pas drejt Serbisë në mes të natës, pa i paralajmëruar se mund të ndesheshin me ndonjë tren.

19:52
Peshëngritësja e “artë” premton sërish medalje

Botërori i Peshëngritjes i zhvilluar në Kaliforni regjistroi suksesin e shqiptares Romela Begaj. Sportistja kuqezi u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes si dhe doli nënkampione e botës në dygarësh, rezultate të cilat Begaj premtoi t’i replikojë.

19:47
“Shqipëria, burim hashashi”, Europol: Droga në Europë gjeneron 24 miliardë euro

Europol, agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Europian publikoi raportin strategjik mbi fuqizimin e grupeve kriminale përmes trafikimit ndërkombëtar të drogës.

19:38
Dekani i ri Filologjikut, përplasje mes kandidatëve, akuza për manipulim

Zgjedhjet për postin e dekanit në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë krijuan një situatë të rëndë tensioni, njësoj si me zgjedhjet e partive politike. Sabri Laçi, dekan i komanduar dhe kandidat në garën për dekan ia faturoi këtë konkurrentes së tij Ajula Jubani, zëvendës dekane në këtë fakultet, ndërprerjen e procesit zgjedhor për arsye të qëllimshme.

19:36
Nis gara për Kryeprokuror, Kuvendi: Pesë ditë kohë për kandidatët

Parlamenti zyrtarizoi nisjen e garës për kryeprokuror vetëm disa orë pasi Adriatik Llallës i mbaroi mandati.

19:35
Llalla rri, por jo kryeprokuror; Maks Haxhia dhe Çlirim Gjata shpjegojnë çfarë ndodh nga sot

Maks Haxhia, Prokuror i Përgjithshëm dikur, sot kryetar i Dhomës kombëtare të avokatisë, thotë se juridikisht Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm.

18:29
Rama me studentët e ekselencës në Shkodër

Pasi publikoi disa prej vendimeve të marra në mbledhjen e Këshillimit të Ministrave në qytetin e Shkodrës, ku njoftoi dhe vendimin për dhënien e 84 bursave, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e ekselencës të universitetit “Luigj Gurakuqi”.

17:53
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shkodër, Rama publikon vendimet e marra

Pas mbledhjes së Këshillimit të Ministrave në qytetin e Shkodrës, Kryeministri Rama publikoi disa prej vendimeve të marra.

17:15
Japonia i përgjigjet kërcënimit të Koresë së Veriut

Për t’iu përgjigjur kërcënimeve gjithnjë e në rritje të Koresë së Veriut, Japonia duket e vendosur të blejë raketa ajrore sulmuese edhe pse janë në shkelje të kushtetutës së saj, që parashikon përdorimin e forcës vetëm në mbrojtje.

17:07
“Përballje brezash”, Veliaj: Guximi i dhjetoristëve në ‘90, shembull për të rinjtë

Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ish-studentë të viteve ‘90, që morën pjesë në lëvizjen për rrëzimin e regjimit komunist, janë ‘përballur’ në një diskutim të lirë me të rinj të lindur në Dhjetor ’90 dhe gjimnazistët e sotëm, mbi idealet dhe guximin e studentëve të asaj kohe që u përballën me regjimet më të egra të Europës.

15:26
Nga Spanja në Tiranë, Shqipëria në sytë e një gazetareje spanjolle

Shqipërinë ajo e ka njohur vetëm nëpërmjet leximit të autorit Ismail Kadare në gjuhën spanjolle, por kjo ka mjaftuar për ta intriguar gazetaren Rosa Montero t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ambasadës Spanjolle në Tiranë për një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

15:21
Çmimi i energjisë, Qeveria do të vendosë për tarifat e KESH

Çmimi me të cilin KESH i shet energjinë Operatorit të Shpërndarjes nuk do të vendoset më nga Enti Rregullator, por nga Ministria e Energjisë.

15:18
Trafiku i hashashit nga porti, arrest me burg për policët

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

15:11
Gara për kryeprokurorin, prokurori Elezi takon Llallën

Në ditën kur Kuvendi hapi procedurat për pranimin e kandidaturave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, është shfaqur edhe personi i parë si kandidat i mundshëm.

15:08
Gjata: Llalla qëndron në detyrë, nëse ikën shpërdoron detyrën

Për konstitucionalistin Çlirmin Gjata, Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet Kryeprokurori tjetër.

14:38
Greqi, Erdogan viziton myslimanët në Trakë

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Greqi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar privatisht krahinën lindore të Trakës, aty ku banon edhe minoriteti mysliman, për të cilin ka konfliktuar publikisht në takimet e tij me homologun e tij grek, Pavlopoulos, dhe me kryeministrin Tsipras.

14:22
Banka Botërore, 200 mln dollarë Ballkanit për të promovuar integrimin

Banka Botërore ofroi 200 milionë dollarë kredi për të promovuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, pasi krerët e rajonit u zotuan të thellojnë lidhjet mes tyre dhe të punojnë së bashku drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

14:09
ARRSH: Rruga e Thethit, plotësisht e kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se rruga e Thethit është hapur tërësisht mesditën e të premtes, vetëm pak ditë pasi ishte bllokuar nga reshjet e borës.

14:02
Përleshje në Palestinë, SHBA i kërkon Abbasit të mos ndalë bisedimet

Trazirat nisën në territoret palestineze. Forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor u përleshën me palestinezët, që protestojnë kundër shpalljes së Jeruzalemit nga Shtetet e Bashkuara si kryeqyteti i Izraelit.

13:14
Vuçiç: Serbia nuk heq dorë nga “Trepça”

Serbia nuk heq dorë nga “Trepça”. Në 90-vjetorin e Kombinatit Metalurgjik, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi para punëtorëve se, ekzistenca e kësaj kompanie nuk është vetëm entitet ekonomik, por pjesë e familjes dhe trashëgimisë kombëtare.

13:02
Kryemadhi në Uashington, takon kongresmenin Engel

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me kongresmenin Elliot Engel në Uashington.

12:55
Presidenti Ilir Meta takohet me Princin Albert II i Monakos

Princi Albert II i Monakos do të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm, teksa është takuar me kreun e shtetit Ilir Meta.

12:46
27 vite nga pluralizmi, Basha: Jemi në udhëkryq

Çdo 8 Dhjetor demokratët mblidhen në Qytetin Studenti, në nderim të lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Duke folur para të rinjve demokatë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se edhe pas 27 vitesh, liria politike e shqiptarëve është e kërcënuar.

12:38
Turizmi i aventurës, Rama: Kemi potencial! Ta zhvillojmë

Në panairin e parë për Sportet e Aventurës, organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryeministri Edi Rama foli për potencialet që ky sektor ofron për rritjen e turizmit në vend.

12:08
Bilbili rreh nënën, arrestohet nga Policia

Një 20-vjeçar u arrestua nga Policia e Beratit me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

11:57
Ruçi fton Pelosin në Tiranë, kryedemokratja e Kongresit: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare, u takua me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Paul Ryan dhe kryetaren e demokratëve në këtë dhomë, Nensi Pelosin.