Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi i janë gjetur 100 doza kokaine.

Burime policore bëjnë të ditur se në sajë të operacionit “Centralja” është vënë në pranga Klaudio Selimaj, nga Vlora.

Procedimi penal proaktiv ndaj tij ka nisur që në muajin tetor të këtij viti për tu finalizuar të dielën me arrestimin e Selimajt.

Në shtëpinë e tij në lagjen “10 korriku” 23-vjeçarit i është gjetur rreth 54.2 gr kokainë, e ndarë në 100 doza. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel