Napoli nuk ka arritur të përfitojë nga barazimi në ndeshjen Juventus-Inter, për t’u rikthyer në vendin e parë të renditjes.

Skuadra e Sarrit nuk shki më shumë se një barazim pa gola ndaj Fiorentinës në “San Paolo”, ndërsa konfirmoi ‘të ftohtin’ që e ka kapur në këtë dhjetor. Në 10 ditë napolitanët humbën me ndaj Juventusit në shtëpi, u mposhtën nga Feyenoord dhe mbetën jashtë Championsit dhe sot u ndalën në barazim nga Fiorentina.

Në takimet e tjera të ditës së sotme, Udinese mposhti Beneventon me rezultatin 2-0, me golat e shënuar që në pjesën e aprë. Mjaft interesat ishte 45-minutëshi i ditë në sfidën SPAL-Verona, kur u shënuan 4 gola dhe sfida përfundoi 2-2.

Më herët, Roma nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Bentegodi”, ndaj Chievos, ku hero u bë portieri i vendasve Sorrentino, me disa pritje vendimtare.

Ajo që vihet re në këtë javë të 16 është se ndalen në barazim të 4 skuadrat e kreut, duke bërë që renditja të mos ndryshojë. Kështu Interi kryeson me 40 pikë, i ndjekur nga Napoli me 39, Juventus me 38 dhe Roma me 35.

Top Channel