E shtunë, 07 Mars 2026
20:55
Do të përballen dhe në finalen e Kupës së Mbretit, por në La Liga Atletico e mposht Real Sociedad

Atletico Madrid dhe Real Sociedat janë skuadrat që do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit, por përpara se të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin spanjoll, këto dy skuadra matën forcat mes tyre në kampionat, në sfidën e vlefshme për javën e 27.

20:46
Një person vritet nga raketa në Dubai/ Britania e Madhe do të nisë fluturimet me çarter për shtetasit britanikë që ndodhen atje

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë fluturime me charter nga Dubai në fillim të javës së ardhshme për shtetasit britanikë që dëshirojnë të largohen nga rajoni, duke u bazuar në situatën aktuale në terren.

20:21
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Adrian Gashi u zgjodh kryetar i degës së PD në Durrës me shumicën e votave të anëtarësisë.

20:19
Serie A/Scamacca ‘nxjerr nga balta’ Atalantën, bergamaskët evitojnë humbjen me Udinesen

Atalanta i falet Gianluca Scamacca në ndeshjen e javës së 28 të Serie A me Udinese. Në Neë Balance Stadium sfida mes bergamaskëve dhe friulanëve u mbyll me barazimin 2-2 me Udinesen që pa t’i shkonte dëm avantazhi 2-0.

19:56
‘Finalissima’/Ndryshim radikal i situatës në Katar, në vend kthehen ndeshjet e futbollit

Pas ditësh shumë të vështira në Katar, ku forcat e armatosura në vend interceptuan raketa dhe dronë të lëshuar, duket se po shihet dritë në fund të tunelit pak nga pak dhe duket se rikthehen edhe shpresat për zhvillimin normal të Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës, e programuar të luhet pas 20 ditësh.

19:51
Del video, momenti kur droni iranian godet pranë Aeroportit të Dubait

Një dron është rrëzuar shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait këtë mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve.

19:38
U vendos Udhëheqës Suprem në Iran, media izraelite: Plagoset djali i Khameneit, por është ende gjallë

Autoritetet izraelite besojnë se Mojtaba Khamenei, një nga djemtë e udhëheqësit të ndjerë suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili zëvendësoi të atin si udhëheqësi i ri suprem, është plagosur, por ende gjallë raporton Times of Israel .

19:19
Italia në playoff-in e Botërorit, Gattuso merr lajme të këqija, Calafiori dëmtohet me Arsenalin

Ivan Gennaro Gattuso merr lajme të këqija teksa afrojnë ndeshjet e playoffit të Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

19:17
Një deklaratë e pazakontë nga Brikena/ Kush do të suprizohet sonte në Big Brother? Ja ku mund ta ndiqni LIVE

Edhe këtë të shtunë surpriza dhe debate të forta për banorët e shtëpisë më të famshme Big Brother Vip 5.

19:04
“Jemi në kohë lufte”/ Presidenti i Emirateve mesazh popullit dhe shtetasve të huaj që jetojnë në vend: Ju premtoj që do t’iu mbrojmë!

Në një situatë të tensionuar në Lindjen e Mesme që ka përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti Mohamed Bin Zayed i është drejtuar popullit dhe të gjithë atyre që ndodhen në Emirate më një mesazh.

18:51
Premier League/Vijojnë polemikat për VAR pas pozicionit jashtë loje me hundë të Sarr

Në Angli kanë shpërthyer polemica të forta që po vazhdojnë të kenë jehonë në lidhje me verdiktin e dhënë nga sistemi Var në ndeshjen mes Tottenham dhe Crystal Palace të zhvilluar në mbrëmjen e së enjtes.

18:41
Chivu: Thuram ka ethe dhe nuk është stërvitur. Pika e kthesës pas Napolit, Pio është mbresëlënës.

Trajneri i Zikaltërve shikon përpara për derbin: “Humbja kundër Napolit në ndeshjen e parë na përmirësoi shëndetin mendor. Bravo, Bastoni, pavarësisht fërshëllimave.”

18:36
Allegri: Kam kontratë me Milanin deri në 2027-n. Scudetto? Përqendrohemi tek Champions-i. Interi është më i fortë.

Trajneri i Kuqeinjëve diskuton gjithashtu të ardhmen e tij: “Kam një kontratë deri në vitin 2027, jam i lumtur këtu dhe jam i lumtur. Por derisa të arrijmë qëllimin tonë…”

18:35
Bundesliga/ Fisnik Asllani vijon të shkëlqejë, asist me thembër dhe gol në fitoren e Hoffenheim(VIDEO)

Fisnik Asllani po shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë sezon në Bundesligën gjermane ku aktivizohet në radhët e Hoffenheim.

18:30
Analiza/ ​Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

Shkuarja e mundshme në zgjedhje të reja në Kosovë shihet nga ekspertët si një barrë e rëndë financiare dhe institucionale për vendin. Ndërsa mund të përfitoheshin rreth 100 milionë euro nga projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, politika po e çon vendin drejt një procesi zgjedhor që rrit presionin mbi buxhetin dhe pengon progresin ekonomik.

18:24
Rasti Bastoni është tema e konferencës së trajnerëve në prag të derbit, fjalët e Chivu dhe mesazhi i Allegrit

Cristian Chivu mbron Alessandro Bastonin pas fërshpëllimave të pandërprera, ndërsa Massimiliano Allegri u dërgon një mesazh të qartë tifozëve të Milan-it.

18:22
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Itali, ndërron jetë edhe shoferi shqiptar pas përplasjes me kamionin

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në Siçili, pasi ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i automjetit që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime pak ditë më parë.

18:06
Serie A/Como ‘pushton’ Sardenjën, mposht Cagliarin dhe i bashkohet Romës në zonën Champions

Como pushton Sardenjën dhe merr një fitore të çmuar ndaj Cagliarit në javën e 28 të Serie A. Në Unipol Domus, skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 2-1 në favorin e saj dhe i bashkangjitet Romës në vendin e katërt të klasifikimit me 51 pikë.

18:04
Presidenti Begaj bën bashkë mësuesit shqiptarë nga të gjitha trevat: Jeni garancia se integrimi nuk do të thotë asimilim

Në Ditën e Mësuesit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri bashkë mësues shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora, në një ceremoni kushtuar kontributit të tyre për ruajtjen, përcjelljen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe.

17:55
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mesazhi i Klodjan Brahos: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar me anë të një mesazhi në Facebook, ku shprehet se SPAK do të vijojë të godasë me forcën e ligjit krimin e organizuar.

17:43
FA Cup/Arsenal kalon në çerekfinale, ‘Topçinjtë’ në garë, për 4 trofe

Arsenali kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Anglisë dhe vazhdon të jetë në garë për të 4 titujt në këtë sezon.

17:43
Parashutistët izraelitë përleshen me Hezbollah në Liban, 15 të vrarë

Në Nabi al Shid, në Liban një kompani parashutistësh izraelitë u përleshën me grupin e Hezbollahut.

17:39
Aksident në Golem të Lushnjes, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Një aksident ka ndodhur në Golem të Lushnjes ku janë përfshirë dy automjete.

17:24
Derbi i Madonninës, Vieri: Milan t’i ofrojë kontratë 5 vjeçare Modric. Bastoni, bëri atë që bëjnë të gjithë

Mbrëmjen e së dielës në San Siro do të luhet Derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit dhe kush mund ta lexojë më mirë një ndeshje të tillë se Cristian Vieri që foli për këtë supersfidë për ‘La Gazzetta Dello Sport’

17:15
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ushtria amerikane po arrin rezultate të mëdha në operacionet kundër Iranit, duke pretenduar se 42 anije të marinës iraniane janë shkatërruar brenda tre ditësh.

17:12
Kundërsulmet e Iranit ndaj SHBA, Trump do të dërgojë në Lindjen e Mesme sisteme anti-dronë të testuara në Ukrainë

SHBA-të do të dërgojë në Lindjen e Mesme sisteme anti-dronë të testuara në Ukrainë, për t’iu kundërvënë sulmeve iraniane.

17:05
Donte të hakmerrej ndaj ish-partneres/ 40-vjeçari i vë flakën shtëpisë, humbin jetën tragjikisht motra dhe 3 fëmijët e saj

Një 40-vjeçar në Britaninë e Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi i vuri zjarrin një shtëpie dhe duke i marrë ish-kunatën e tij dhe tre fëmijëve të saj të vegjël.

17:00
Kreshma e krishterë, 7 javë reflektim, bamirësi dhe sakrificë/ Besimtarët heqin dorë nga ushqimet shtazore

Besimtarët ortodoksë kanë hyrë në periudhën e Kreshmës, një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore përpara Pashkës.

16:48
La Liga/Dygolësh i Vedat Muriqit, por Mallorca frenohet nga Osasuna(VIDEO)

Vedat Muriqi bëhet sërish protagonist në kampionatin spanjoll të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovë vazhdon të shënojë për skuadrën e Mallorcës dhe këtë radhë ai la gjurmë në ndeshjen me Osasunën në fushën e kësaj të fundit duke shënuar 2 gola, por kjo sfidë nuk pati fitues pasi u mbyll me barazimin 2-2.

16:45
Restaurohet karakolli i Çajupit, monumenti historik në Zagori rikthehet për turizmin kulturor

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka nisur punën për restaurimin e Karakollit i Fushës së Çajupit, monument kulture i kategorisë së parë, i cili mbart vlera të veçanta historike dhe arkitekturore për zonën malore të Zagorisë.

16:43
Aksioni ‘blic’ në Vlorë/ SPAK jep detajet: Si u godit grupi i Hajrullës, shefi i krimeve nxirrte informacionet nga TIMS, porositi qindra kg kokainë

Mëngjesin e kësaj të shtune SPAK, BKH, të mbështetur nga policia e shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e ujit të ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal.

16:30
“Një përparim i jashtëzakonshëm’, deklarata e Trump nga samiti në Florida: Lufta kundër Iranit po shkon shumë mirë

Presidenti Donald Trump deklaroi se lufta kundër Iran “po shkon shumë mirë” dhe se është arritur “përparim i jashtëzakonshëm”.

16:18
Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO

Vallja e ngjalës “dhe “Vallja dyshe Myzeqare”, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale. 

16:14
Mësuesja që s’heq shkumësin, Sanie Korini, 26 vite mes fizikës dhe pasionit për mësimdhënien

Sanie Korini ka më shumë se 26 vite që ushtron profesionin e mësueses.

16:07
32 vite në shërbim të dijes, historia e mësueses Loreta Samara dhe dashuria për brezat e nxënësve

Loreta Samara ju përkushtua për 32 vite mësimdhënies një profesion sa i vështirë aq edhe i bukur.

16:04
139 vite të arsimit shqip, ekspozitë për këngët patriotike në 139-vjetorin e Mësonjëtores së Parë

Në Ditën e Mësuesit, që shenjon edhe 139-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, Muzeu i Arsimit organizoi ekspozitën në formë instalacioni “Shqipëri, atdhe i dashur”.

16:00
”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell bën thirrje: Pas Hagës, të rikthehet në politikë

Richard Grenell bëri thirrje për rikthimin në politikë të ush presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.

15:55
I mbijetoi aksidentit tragjik, mësuesja Albana Boja rikthehet te misioni i saj: Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë, sepse…

Heronjtë nuk kanë gjithmonë shpata e as veshin pelerinë.

15:39
Aksidenti në aksin Shënkoll-Rrilë ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare

Është vënë në pranga drejtuesja e mjetit që u përplas më një tjetër makinë mbrëmjen e djeshme në aksin Shënkoll-Rrillë.

15:34
I riu u godit më thikë në një gjimnaz në Delvinë, deputeti Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë, disa deputetë…

Deputeti i PS Ardit Bido ka komentuar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Delvinë, ku në një gjimnaz një nxënës u godit me armë të ftohta nga disa bashkëmoshatarë.

15:20
“Proces politik ndaj meje”, flet ish-ministri Mediu: Nuk gjykohem për Gërdecin, por për shpërdorim detyre

Politik e ka cilësuar procesin e stërzgjatur gjyqësor ndaj tij ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

15:10
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

15:01
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë në aksin që lidhet me autostradën Vlorë–Fier dhe rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të qytetit.

14:50
Aksioni ‘blic’ në Vlorë ndaj grupit të Hajrullës/ Kush janë efektivët e arrestuar sot, njëri prej tyre mbante postin e shefit të krimeve

I konsideruar si një nga grupet kriminale më potente në Vlorë, dominues në vitet e fundit por edhe në shënjestër të sulmeve, këtë herë ishte në shënjestër të SPAK .

14:28
Izraeli paralajmëron Libanin: Do të paguani “çmim të lartë” nëse vazhdojnë sulmet e Hezbollahut

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi se Libani do të paguajë një “çmim shumë të lartë” nëse Hezbollahu vazhdon sulmet ndaj Izraelit.

14:23
Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Spiropalit: Ramës e Ballukut i vajtën fjalën se nuk e mbronte zv.kryeministren në takimet që bënte

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar edhe shkarkimin e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit.

14:15
“Segmenti i vjetër, rrëshqitja fenomen natyror”, Rama pas inspektimit të rrugës në Përrenjas: Më vjen keq që banorëve iu prish ritmi i jetës

Kryeministri Edi Rama po inspekton ditën e sotme rrugën provizore në aksin Librazhd-Prrenjas që tashmë është i stabilizuar.

14:04
Hapja e rrugës Librazhd-Prrenjas, kryeministri Rama inspekton devijimin provizor

Kryeministri Edi Rama po inspekton ditën e sotme rrugën provizore në aksin Librazhd-Prrenjas që tashmë është i stabilizuar.

13:48
Ngushtica e Hormuzit, autoritetet iraniane: Do të mbetet e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Iran ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim, por ka paralajmëruar se anijet amerikane dhe izraelite mund të jenë objektiv i ushtrisë iraniane.

13:33
Ia kaloi stafetën Karakaçit, Berisha për Ballukun: U shfaq si heroinë duke sfiduar qytetarët

Kreu u PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

13:18
“Humbësi i Lindjes së Mesme”, Trump paralajmëron përshkallëzim të luftës: Irani do të goditet shumë rëndë sot

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sinjalizoi një përshkallëzim të luftës kundër Iranit, duke paralajmëruar se vendi do të goditet “shumë rëndë” gjatë ditës së sotme.

13:05
Reshjet dëmtojnë Vasjarin/ Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, tre banesa bëhen të pabanueshme

Edhe në Bashkia Memaliaj pasojat e motit të keq janë të dukshme.

13:00
Lamtumirë Georg Koch! Ish portieri gjerman ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Bota e futbollit trishtohet për Georg Koch. Ish portieri gjerman, protagonist në Bundesligën austriake dhe arenën evropiane me skuadrat e PSV Eindhoven, Rapidin e Vjenës dhe Dinamon e Zagrebit, ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare pas një beteje kundër tumorit në pankreas.

12:59
Nënkryetari i Bashkisë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle në pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme. Mos abuzoni me hapësirat publike

Në një takim të zhvilluar me administratorët e zonave rurale të Tiranës dhe drejtues të Policisë Bashkiake, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, u la porosi të shtojnë monitorimin në të gjithë lumenjtë dhe pikat ku derdhen inerte në mënyrë të paligjshme.

12:43
Tensionet në Lindjen e Mesme, mediat ndërkombëtare: Trump ka shprehur interes serioz për dërgimin e trupave tokësore në Iran

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Donald Trump ka shprehur “interes serioz” për dërgimin e trupave tokësore në Iran.

12:28
Mario Mitaj lihet jashtë skuadre, por Al Ittihad humbi sfidën në transfertë

Al Ittihad kishte një ndeshje delikate këtë të premte teksa u përball me kryesuesit e Ligës Arabe të futbollit, Al Ahli në transfertë. Në këtë ndeshje, që Al Ittihad e humbi me rezultatin 3-1, një disfatë për të cilin pergjegjësia iu faturua trajnerit Sergio Conceiçao.

12:22
Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, arrestohet 66-vjeçari në Këlcyrë

Një 66-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Këlcyrë.

12:22
Lakra dëmtohet nga sëmundja/ Fermerët humbasin prodhimin, ekspertët kërkojnë ndërhyrje në terren

Fenomeni i lakrës me dy koka që është shfaqur në fshatrat e Elbasanit dhe të Divjakës nuk është rezultat i fidanit.

12:18
Irani dhe Operacioni Samsoni, gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit

Mbi një mijë dronë e 200 raketa ka përdorur Irani për t’i çuar Emiratet e Bashkuara Arabe në një gjendje stresi ekstrem.

11:58
Fjalët shokuese të Biabiany për de Boer: Mendjemadh, ja pse dështoi te Interi

Jonathan Biabiany thyen heshtjen në lidhje me eksperiencën e tij te Interi dhe hedh një ‘shigjetë helmuese’ në drejtim të Frank de Boer.

11:50
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon edhe më shumë përshkallëzimin.

11:42
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Arabia Saudite, Katari, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën me sulme të reja me dronë dhe raketa të shtunën, edhe pse presidenti i Iranit u kërkoi falje fqinjëve në një fjalim me sa duket të regjistruar paraprakisht.

11:38
Igor Tudor rrezikon shkarkimin, Tottenham mendon për Thiago Motta(dhe Juventus gëzon)

Tre ndeshje derbi në Londër dhe 3 humbje; Igor Tudor rrezikon shumë shpejt shkarkimin në pankinën e Tottenham që është vetëm 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria në Premier League.

11:31
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait ka njoftuar rifillimin e pjesshëm të operacioneve pas një pezullimi të shkurtër.

11:13
E ardhmja e Dybala/ Rinovimi me Romën ‘ngrin’ dhe tundimi nga Boca Junior

E ardhmja e Paulo Dybalas te Roma është shndërruar në një rebus i mbetur pezull mes fushës dhe zemrës.

11:10
Mision “i heshtur”, si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Rusia po i ofron Iranit të dhëna inteligjence mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë, sinjali i parë ky sipas CNN i një përfshirjeje të heshtur të Moskës në konfliktin mes Republikës Islamike, SHBA-së dhe Izraelit.

10:53
Çifti i famshëm bën shfaqjen e parë publike së bashku pas më shumë se një dekade, Eva Mendes surprizohet për ditëlindje nga Ryan Gosling

Aktorët e njohur të Hollywood-it, Eva Mendes dhe Ryan Gosling bënë shfaqjen e tyre të parë zyrtare në publik pas më shumë se një dekade kur Gosling e surprizoi partneren e tij për ditëlindjen e saj të 52-të gjatë xhirimeve të “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

10:47
Dështimi në zgjedhjen e Presidentit, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Hap prapa për vendin

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

10:47
Luciano Spalletti mbush 67 vjeç, vijnë urimet nga Juventus: Udhëheqës i mençur dhe i hapur për të folur

Kjo e shtunë është speciale për Luciano Spallettin.

10:41
Vodhën disa tuba metalikë në një banesë, arrestohen dy adoleshentët në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa tuba metalikë në banesën e një 56-vjeçareje.

10:32
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet autori në Korçë

Një ngjarje e rëndë e mundshme kriminale është parandaluar në Korçë.

10:31
E bllokuar në banesë, forcat zjarrfikëse shpëtojnë të moshuarën në Vlorë

Një grua e moshuar 85-vjeçare është shpëtuar nga punonjësit e zjarrfikëses pasi ndodhej e vetme në banesën e saj dhe nuk mund të lëvizte.

10:22
Formula 1/ Mercedes dominon provat zyrtare në Australi, Russell në pole position

Botërori i Formula 1 nis nën shenjën e Mercedes. Në Albert Park të Melbourne skuderia gjermane ishte dominuese me George Russell që fitoi pole position me kohën 1 minutë, 18 sekonda e 518 të mijtat me britanikun që regjistroi pole positionin e tij të 8.

10:13
Përfundon aksioni ‘blic’ në Vlorë, forcat e RENEA-s dhe FNSH-së largohen nga zona e Ujit të Ftohtë

Forcat operacionale RENEA,FNSH-ja dhe punonjës të Policisë së Vlorës janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë, ku zhvilluan një aksion në orët e para të mëngjesit të sotëm.

10:06
Ndryshimet në qeveri/ Ceremonia e kalimit të stafetës nga Vengu te ministri i ri, Ermal Nufi

Ka nisur ceremonia e kalimit të stafetës nga Pirro Vengu te Ermal Nufi, ministri i ri i Mbrojtjes.

10:02
Izraeli nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, forcat ajrore godasin Teheranin dhe Isfahanin

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë filluar “një valë të gjerë sulmesh” kundër infrastrukturës së Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran dhe Isfahan, ku ndodhen objekte kritike për programin bërthamor të vendit.

09:53
Kërcënoi me armë dy persona, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim në Shijak

Është vënë në pranga një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim në Shijak.

09:45
Konflikti në Lindjen e Mesme, supermodelja e njohur në mbështetje të Iranit: E ardhmja i përket atyre…

Supermodelja e njohur, Bella Hadid ka shprehur solidaritet me popullin e Iranit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj sulmeve të fundit dhe situatës së tensionuar në vend.

09:36
Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, dyshimet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër.

09:22
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, përmes një videomesazhi në televizionin shtetëror, theksoi se vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë vendet fqinje.

09:05
SPAK dhe forcat RENEA ‘zbarkuan’ në Vlorë, zbërthimi i komunikimeve nga SKY Ecc çon në goditjen e grupit kriminal të Hajrullës

Zbardhen detaje nga ‘zbarkimi’ i SPAK she forcave RENEA në Vlorë.

08:55
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin tonë pa kushte

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se vendi i tij nuk do të dorëzohet kurrë, ndërsa ushtria iraniane vazhdon shkëmbimin e sulmeve me Izraelin dhe veprime të hakmarrjes në disa vende të Gulf.

08:50
Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Nga brezi në brez, pitajkat e Prizrenit, pjesë e pandashme e iftarit

Në qytetin historik të Prizrenit, muaji i Ramazanit shoqërohet edhe me një traditë të veçantë kulinare që ruhet prej brezash.

08:35
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që formësojnë brezat e rinj

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.

08:25
Sot festa e 7 Marsit, kryeministri Rama ndan foto me fëmijët e Manastirit: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë urimin për festën e 7 Marsit.

08:06
Forcat RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Vlorë, kontrolle në banesat e personave me precedent kriminal, monitorim dhe nga ajri

Forcat RENEA dhe struktura të tjera të Policisë së Vlorës janë duke zhvilluar një operacion në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

08:03
7 Marsi, festohet sot festa e mësuesit

Festohet sot në të gjithë vendin festa e mësuesit, 7 marsi.

07:54
Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare

Mbrojtja e Izraelit njofton se janë përdorur më shumë se 80 avionë luftarakë për të kryer një “valë të gjerë sulmesh” ndaj objektivave në Iran në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

07:39
Lufta në Ukrainë bëhet gjithnjë e më teknologjike, ekspertët paralajmërojnë për “luftë robotësh”

Lufta në Ukrainë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një konflikt të teknologjisë së lartë, ku përveç dronëve ajrorë dhe mjeteve pa pilot në det, po përdoren gjithnjë e më shumë edhe robotë të armatosur në tokë.

07:29
Sulmet dhe tensionet në rajon, Katari rihap pjesërisht hapësirën ajrore

Katari ka njoftuar rihapjen e pjesshme të hapësirës së tij ajrore për herë të parë që nga nisja e luftës një javë më parë, duke lejuar vetëm një numër të kufizuar fluturimesh.

07:22
Termometri arrin deri në 24 gradë Celsius, parashikimi i motit për këtë të shtunë në vend

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

07:13
Sulmet në Liban, Forca Paqeruajtëse e OKB: Tre ushtarët tanë u plagosën rëndë gjatë shpërthimeve

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftoi se tre ushtarë të saj u plagosën gjatë shpërthimeve në Liban.

07:04
Lionel Messi, merr kritika të forta për shkak të reagimit pas fjalimit të presidentit Trump!

Shtëpia e Bardhë kishte një nder të veçantë të rezervuar për Lionel Messi-n dhe Inter Miami-n, pas fitores së MLS-së.

02:27
Ja cilat janë ekipet më të mira të të gjitha kohërave, a jeni dakord?

Revista prestigjioze angleze “FourFourTwo” përzgjodhi 50 ekipet më të mira bazuar në kohëzgjatjen, futbollin që luanin, titujt që fitonin dhe lojtarët që kishin në dispozicion.

01:01
Themelimi i Realit të Madridit. A e dini cili ishte emri i tij i parë dhe si filloi rivaliteti me Barcelonën?

Reali dhe Barcelona nuk ishin rivalë të mëdhenj për 40 vitet e para dhe gjithçka ndryshoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E premte, 06 Mars 2026
23:11
La Liga/ Valverde bëhet heroi i Realit të Madridit, ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa mposhti Celta Vigon me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku heroi për skuadrën merenges u bë Federico Valverde.

23:10
Moncao i prish rekordin PSG-s dhe i lëkund sigurinë e kryesimit në Ligën 1 të Francës me fitoren në “Parc des Princes”

Paris Saint-Germain pësoi një humbje befasuese 3-1 ndaj Monacos në ‘Parc des Princes’, duke humbur rekordin e tyre pa humbje në Ligue 1 në shtëpi dhe duke lejuar miqtë të regjistronin fitoren e katërt radhazi në kampionat.

23:04
Startojnë Lojërat Paralimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, mungon Shqipëria, Irani tërhiqet para ceremonisë, merr pjesë Rusia…

Flamuri paralimpik valëviti mbrëmjen e 6 marsit mbi Arenën e Veronës, një amfiteatër romak me mbi 2.000 vjet histori duke shënuar zyrtarisht hapjen e Lojërave Paralimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

22:54
Serie A, Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rigjen De Bruyne dhe Anguissa

Napoli mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e radhës në Serine A italiane teksa arriti të mposhtë Torinon e Adrian Ismajlit me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku Antonio Conte iu gëzua shumë edhe rikthimit në fushë të Kevin De Bruyne dhe Anguissa.

22:53
Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë që nga sulmi i parë izraelit në zemër të Teheranit.