E premte, 20 Shtator 2019
14:54
Vendimi për Tahirin/ Reagon ambasada amerikane: Dënim shkurajues

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”, kështu shkruan në reagim të saj në facebook ambasada amerikane.

14:54
Rasti “Tahiri”, Bardhi: Drejtësia në Shqipëri është e pashpresë, mbahet peng nga Rama

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës nuk ka ndëshkim nga drejtësia, as për krimin, as për politikanët e lidhur me krimin.

14:41
Me pak refugjatë dhe më shumë punëtorë migrantë

Sipas një studimi të organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD, Gjermania si më parë është një destinacion i preferuar si vend migrimi.

14:38
“Sot për të ardhmen”, Tirana i bashkohet protestës botërore

Miliona njerëz, nën moton, “Të premtet për të ardhmen” i janë bashkuar demonstrimeve që kërkojnë aksion për ndryshimet klimaterike, në dhjetëra qytete të botës, nga Londra në Nju Jork, nga Sidnei në San Francisko e Siatëll.

14:30
42 kg heroinë në Selanik. Kapen 4 bullgarë dhe 2 shqiptarë

Një sasi prej 42 kg heroinë e pastër u sekuestrua prej departamentit të anti drogës së Selanikut gjatë një operacioni për shkatërrimin e një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

14:23
Për herë të parë, Partia Socialiste reagon mbi vendimin për Tahirin!

Për herë të parë, Partia Socialiste ka reaguar mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite shërbim prove.

14:23
Portieri i gafave/ Karius, tjetër “bllof” në fushë

Ai quhet Loris Sven Karius dhe është një portier në futboll që më shumë sesa pritjet e tij, është bërë i famshëm për gafat emblematike, në çdo skuadër ku ka milituar.

14:17
Aktorë për një kauzë, ndërgjegjësimi i qeverisë!

Një trupë aktorësh me sindromën Down, në Poloni, po con luftën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në skenë, në një shfaqje të re që thumbon politikanët dhe i akuzon se po neglizhojnë mirëqenien e kësaj kategorie qytetarësh.

14:04
BE, kritika Kosovës/ Nuk u reflektua asnjë nga 26 rekomandimet për zgjedhjet

Institucionet e Kosovës nuk i kanë marrë për bazë asnjë nga rekomandimet e Bashkimit Evropian të dala nga zgjedhjet qendrore të 2017-ës.

14:03
Shitjet bëhen emergjente, Barcelona “hap dyert” në janar

Nëse parashikimet më optimiste të drejtuesve të Barcelonës në futbollin spanjoll do të realizohen, skuadra katalanase do të fuqizojë ndjeshëm financat këtë vit.

13:58
Real në dilemë për Zidane, shkarkimi kushton 80 milionë euro

Reali i Madridit bëri të pamundurën për të joshur Zinedine Zidane që ta rikthente në pankinën e skuadrës spanjolle, madje e bindi duke i premtuar një merkato ekzaltuese dhe kushte të përmirësuara financiare.

13:54
Fotot/ Çfarë do t’i ndodhte planetit tonë nëse toka do ndërronte vendin me ujin?

71% e Tokës është e mbuluar nga uji dhe toka në të cilën jetojmë vetëm përbën 29% të mbetur. Por nëse uji dhe toka do të shkëmbejnë vendet? Toka do të bëhej një vend krejtësisht tjetër.

13:53
Meta: Mirënjohje Kroacisë për mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas-Juraga duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe përkushtimin e saj dhe vendit që përfaqëson, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

13:34
I premtuan kalimin e kufirit, por i fusin në pyll dhe i rrahin/ 5 të arrestuar në Shkodër

5 shtetas kanë rënë në pranga pasi transportonin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

13:20
Bashkia e Tiranës marrëveshje me bankat, tarifa të reduktuara deri në zero për studentët

Të rinjtë që zotërojnë një kartë studenti, do të fitojnë tarifa të reduktuara deri në zero lekë edhe për shërbimet bankare. Marrëveshja e nënshkruar mes Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesesve të Bankës Credins, është një nga nismat e para e shumë shpejt asaj do t’i bashkohen edhe banka të tjera që operojnë në tregun shqiptar.

13:11
Dëmtimi në linjën e Bovillës/ Gjebrea: Në mbrëmje nis furnizimi me ujë

Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime.

13:10
Ç’po ndodh? Mijëra peshq të ngordhur në Greqi, BE në alarm

Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.

13:02
Zebra me pika, krijesa e rrallë “çmend” turistët

Mediat janë dyndur në një rezervat në Kenia, ku pak ditë më parë u fotografua një zebër e rrallë.

12:55
Arrestohen 3 kuksianë në SHBA, përdorën pasaporta të rreme

Tre shqiptarë nga Kukësi përfunduan në pranga nga forcat policore të mbrotjes së kufirit në SH.B.A, teksa tentuan të merrnin një fluturim nga aeroporti Luis Munoz Marin drejt New York- ut me pasaporta të rreme.

12:35
Fshati ku nuk ka filluar shkolla/ Klos, prindërit nuk i çojnë fëmijët se nuk ka banjo dhe drita

Në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos shkolla nuk ka filluar për të gjithë.

12:34
Takim me Këshillin Koordinues për veriun, Rama: 80% e drejtorëve do të ikin

Kryeministri Edi Rama gjendet në Velipojë ku po zhvillon një takim me Këshillin Koordinues për veriun.

12:27
Mes burimeve pa ujë/ Labova e Vogël e merr ujin me tuba plastike

Labova e Vogël e Zhapës është mes zonave të harruara në njësinë Odrie në Gjirokastër. Braktisja masive për shkak të distancës me rrugën dhe pamundësisë për të zhvilluar ekonomi fitimprurëse ka lënë në këtë fshat malor jo më shumë se 10 banorë të moshuar.

12:22
Tahiri, Prokuroria s’pajtohet me Gjykatën: Do apelojmë vendimin

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u dënua me 3 vite shërbim prove ka reaguar së fundmi Prokuroria për Krime të Rënda.

12:21
Si do luftohet krimi? Zv/ministri i brendshëm flet për planin e ri

Qeveria së fundmi ka miratuar një plan të ri veprimi për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit. Ajo çfarë synohet është që i gjithë ky angazhim për goditjen e krimit, të shkojë sipas kontekstit aktual politik, e përkthyer ndryshe, vënia në zbatim paralelisht me reformën në drejtësi.

12:15
Ambasada gjermane “No Comment” për vendimin e Tahirit

Ambasadat e vendeve të BE-së hezitojnë për momentin të komentojnë vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin, raporton gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu.

12:13
Universitetet, 18 mijë vende të lira/ Nis raundi i dytë i regjistrimeve për studentët

Duke nisur nga sot e deri të shtunën më 21 shtator, maturantët po aplikojnë me formularin A3. Portali UAlbania do të jetë i hapur për 24 orë.

12:06
PD: “Vëllezërit Hysa” pas skandalit me autoritetin e rrugëve (Dokumente)

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se anulimi i tenderit Kardhiq– Delvinë është luftë e brendshme mes anëtarëve të bandës së Edi Ramës për të vjedhur dhe se “Vëllezërit Hysa” bënë pazar me Sonila Qaton, e ndësa “Gjoka Konstruksion” me Belinda Ballukun.

11:58
Humb jetën magazinieri në minierën e Spaçit, i ra sipër një pjesë metalike

Një magazinier në Mirditë është dërguar mëngjesin e sotëm pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Rrëshenit.

11:54
Kapshticë/ Kapen 11 refugjatë të paligjshëm

11 refugjatë të paligjshëm janë kapur në Kapshticë.

11:50
“Më tradhtoi 2 herë dhe kërkonte marrëdhënie treshe”, Demi zbulon sekretet e errëta të ish-martesës

Demi Moore nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës, nga libri i saj i ri. Aktorja është e gatshme të çlirohet nga sekretet më të errëta, që duket se e mundojnë prej kohësh.

11:36
Foto/ Del nga rruga, përmbyset kamioni me skrap në Librazhd

Një automjet i cili ishte ngarkuar me skrap dhe që vinte nga Shkupi ka dalë nga rruga.

11:26
Vendimi për Tahirin, Soreca: Dua të shoh dosjen

Mbi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk do të shkojë në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove u pyet ambasadori i BE-së, Ligi Soreca

11:19
Ekskluzive. Dokumenti i vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin dhe bashkëpunëtorët (FOTO)

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dispozitivin e vendimit.

11:11
Në pranga shqiptari i kërkuar nga Italia, 54-vjeçari arrestohet në Kashar

Një 54-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

10:43
Video/ Rama në Velipojë, takim me Këshillin Koordinues për veriun

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Velipojë aty ku do zhvillojë një takim me Këshillin koordinues për veriun.

10:40
Plagosja e 16-vjeçarit, si nisi sherri mes të rinjve në Shkodër

Mbi ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i plagosur me mjet prerës 16-vjeçari K.S, policia ka mundur të zbardhë të vërtetën duke mësuar detaje të hollësishme si dhe arrestuar një 17-vjeçar me iniciale B.Gj, i cili dyshohet si autor i plagosjes.

10:35
Fotot/ Edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare sjell 400 kryevepra arti në kryeqytet

Nëse ju pëlqen arti, mos e humbni mundësinë ta shikoni Tiranën nën magjinë e akuarelit. Pas dy edicioneve shumë të suksesshme të viteve të kaluara, rikthehet në Tiranë Bienalja e tretë Ndërkombëtare e Akuarelit. 400 kryevepra të artit botëror nga më shumë se 60 vende të botës vijnë në Tiranë në sallat e Muzeut Kombëtar.

10:32
Projektligji për amnistinë, Gjonaj interpelancë me gratë e dënuara: Për herë të parë kritere më favorizuese

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një interpelancë ndryshe me gratë e dënuara, ku ka shpjeguar projektligjin për amnistinë.

10:30
Defekt në Bovillë, kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbedhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.

10:24
“Peshku i madh shijon lirinë. Shqiptarët po e lënë Shqipërinë…”

Dilaver Nela, i njohur gjerësisht si “njeriu i tepsisë” ka protestuar edhe sot i vetëm dhe krejt paqësisht.

10:14
Si do të duket parku edukativ i Tiranës (FOTO)

Në një postim në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dijeni atë që e cilësoi si projekti inovativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, i cili konsiston në realizimin e një parku edukativ për lëvizjen në rrugë, ku synohet argëtimi i fëmijëve duke mësuar shenjat e rregullat e qarkullimit.

10:11
Foto/ Një sfilatë homazh për Picasso, Moschino sjell veshjet me pikturat e famshme

Jeremy Scott, stilisti i Moschino, ka shpalosur gjenialitetin e tij në pasarelat e javës së modës në Milano. Show i jashtëzakonshëm i drejtorit krijues të markës, nuk zhgënjen asnjëherë, nuk të mërzit e madje sipas kritikëve, të bën shpesh edhe të mrekullohesh. Këtë radhë, vizioni i Scott, shpaloset si një vepër autentike arti.

09:49
Korçë/ Vodhën në 10 banesa, pranga hajdutëve të biçikletave

3 hajdutë biçikletash dhe jo vetëm janë vënë prangat e policisë në Korçë. Ata akuzohen se vodhën në 10 banesa, biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh.

09:40
Dyshim për spiunazh tek Airbus

Është deri më tani vetëm një dyshim. Por nëse kjo vërtetohet, ky do të ishte një rast spiunazhi i përmasave të mëdha. Bëhet fjalë për Bundeswehr-in (Ushtria e Gjermanisë) dhe koncernin ajror europian Airbus, që krahas avionëve civilë konstrukton edhe avionë ushtarakë.

09:22
Ndryshimet klimatike/ Sot demonstrata më e madhe në historinë e planetit

Nga Londra në New York City dhe nga Perth në Paris, aktivistët e klimës do të marrin pjesë në një grevë të përgjithshme globale sot në atë që pritet të jetë dita më e madhe e demonstratave klimatike në historinë e planetit.

09:04
Xhaçka jep lajmin: Akademia e FA do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti statusin e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak në vendin tonë.

08:59
Armët serbe në duart e xhihadistëve/ Aferat e krerëve të partisë së Vuçiçit

Problemi i eksportit të armëve serbe, të cilat përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit „Arms Watch“.

08:50
Aksident fatal, vdes një 30 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shtime, ku si pasojë ka vdekur një 30 vjeçar.

08:41
Tahiri në sytë e mediave botërore, ja çfarë shkruhet pas vendimit për ish-ministrin

“Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë” kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters pas vendimit të djeshëm.

08:23
Dennis Rodman rrëfen historinë me Madonën: Më ofroi 20 milionë për ta lënë shtatzënë

25 vite pas asaj lidhjeje të shkurtër, por të shumëpërfolur, dhe me rastin e promocionit të një dokumentari të jetës së tij, Dennis Rodman zbulon një prapaskenë pikante të “flirt”-it të tij me këngëtaren e famshme Madona.

08:14
Irani merr vendimin historik, lejon hyrjen e femrave në stadium

Irani merr vendimin historik për lejimin femrave në stadium për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

08:06
Planifikuan të shpërthenin avionin, dënohen dy anëtarët e ISIS

Dy vëllezëar australian janë dënuar në Australi sepse kishin planifikuar të shpërthenin një avion. Të dy personat dyshohet se janë të lidhur me Shtetin Islamik ISIS.

07:51
Diell dhe temperatura në rritje, ja parashikimi i motit për fundjavën

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do jenë prezentë gjatë gjithë ditës dhe do të sjellin rebeshe shiu në zonat malore.

07:29
Dënimi i Tahirit/ LSI: Drejtësia peng i Ramës dhe Rama peng i Tahirit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin me 3 vite shërbim prove.

06:44
Korrupsion masiv, SHBA i heq 160 milion dollarë ndihma Afganistanit

Për shkak të korrupsionit masiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar tërheqjen e ndihmës për Afganistanin.

06:37
Ekzekutoi rreth 70 femra, njihuni me ‘serial killer-in’ e Koresë së Jugut

Për më shumë se 30 vjet ekzekutoi rreth 70 femra. Policia e Koresë së Jugut ka indentifikuar vrasësin serial.

05:52
Kina akuza ndaj SHBA për ndërhyrje në punët e brendshme

Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi të enjten ligjvënësit amerikanë për ndërhyrje në punët e saj të brendshme, pas ftesës që ligjvënësit u bënë aktivistëve të demokracisë në Hong Kong për të dëshmuar në Kongresin e SHBA.

04:46
Rusia dhe Kina përdorin veton ndaj rezolutës humanitare për Sirinë

Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj një rezolute të mbështetur nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkuan armëpushim në provincën veri-perëndimore Idlib të Sirisë.

03:30
Pas sulmit të rafinerive, sa e fuqishme është Arabia Saudite?

Rafineritë e naftës në Arabinë Saudite u goditën javën e kaluar me drone, dëmi ishte i madh. Por ky nuk ishte sulmi i parë kundër mbretërisë saudite. Ushtria e mbretërisë me armët më moderne ka një dobësi themelore.

02:45
Trump: Ankesa e informatorit, ‘lajm i rremë’

Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti akuzën e tij të preferuar “lajm i rremë” për të hedhur poshtë njoftimet se ai i ka dhënë një ‘premtim’ një udhëheqësi të huaj, çka e bëri një zyrtar të inteligjencës amerikane të ngrejë ankesë pranë autoriteteve.

02:14
Huawei 30/ Njihuni me telefonin e parë pa Google

Kompania kineze “Huawei” prezantoi telefonin e ri Mate 30 në Mynih të Gjermanisë, i pari pa aplikacionet e “Google”.

00:45
Europa League/ Fitojnë pretendentët, njihuni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve

Pavarësisht impenjimit në një fushë të vështirë si Frankfurti, Arsenali mori epërsinë që në provën e parë në grupin G, me fitoren e thellë 3-0 në fushën e Ajntrahti.

00:31
Tahiri nuk shkon në burg, ‘liri’ me kusht/ 5 vite burg i konvertohet me 3 vite shërbim prove

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove.

E enjte, 19 Shtator 2019
23:41
Kastrioti-Egnatia/ Gjyqtari goditet me shpullë, polici nuk reagon

Në ndeshjen e luajtur fundjavën e shkuar mes Kastriotit dhe Egnatias, e vlefshme për Kategorinë e Parë, zyrtari i Kastriotit Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli.

23:19
Tahiri përplaset me Bushatin në Open dhe i mbyll telefonin live

Debate të shumta solli në Open në Top Channel vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin.

22:57
Ndoqën seancën te “Krimet e Rënda”, përfaqësueset e SHBA-së largohen pas Tahirit

Përfaqësueset e Ambasadës së SHBA-së kanë pritur largimin e Saimir Tahirit, për t’u larguar edhe ato nga ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

22:46
A mund të rikthehet Tahiri në poste politike? Ja çfarë vendosi Gjykata

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, duke rikualifikuar akuzën në “shpërdorim detyre”.

22:36
“Vendim i turpshëm”, Basha reagon për Tahirin: Drejtësia është peng i Ramës

Kryeopozitari Lulzim Basha ka dënuar pas vendimit të shpallur mbrëmjen e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u gjet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”.

22:28
Greqia nis kërkimet për naftë në detin Jon, pranë Shqipërisë

Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë ka paraqitur në parlament projektligje për ratifikimin e katër kontratave për dhënien me koncension të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare të detit Jon dhe të Kretës.

22:24
Burg për Jaeld Çelën, ish-drejtori i Policisë nuk shpëton me “shërbim prove”

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, “shpërdorim detyre”, Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

22:09
Fjalët e para të Saimir Tahirit: Gjykata tha se nuk jam kriminel

“Më jepni kohë që ta përtyp këtë estradë që ndodhi”, këto ishin fjalët e para të Saimir Tahirit pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

22:05
Ganë, përdorimi i dronëve në bujqësi

Fermerët e vegjël në Ganë po përdorin dronët për të vëzhguar të mbjellat, në përpjekje për të rritur rendimentin dhe të ardhurat. Kooperativat e fermerëve po përqafojnë teknologjinë si një hap drejt rritjes së efikasitetit. Megjithatë, disa mendojnë se teknologjia është

tepër e shtrenjtë dhe mund të dëmtojë fermerët e varfër. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Sarah Kimani sjell hollësi nga Akra.

22:03
Arrestohet Sali Berisha në Pejë

Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

21:58
Fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”, Tahiri dënohet me 3 vite shërbim prove

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove.

21:52
6 muaj burg për tradhti bashkëshortore

Indonezia po i afrohet gjithnjë e më shumë miratimit të një ligji që e shpall si shkelje ligjore seksin para dhe jashtë martese, dhe që e dënon me gjashtë muaj burg.

21:46
Ashtu si nuk i kemi parë ndonjëherë…Kamela Islamaj dhe Eugent Bushpepaj në TKOB!

Zana Çela ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë më tepër detaje nga çelja e sezonit të ri artistik të TKOB, që këtë herë do mbledhë gjithë shqiptarët në dy mbrëmje të veçanta në datat 20 dhe 21 shtator, në sheshin Skënderbej.

21:43
Pritet vendimi/ Saimir Tahiri hyn në sallë i rrethuar nga mbështetësit

Nga momenti në moment pritet që trupi gjykues të lexojë vendimin që ka marrë për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

21:41
Rrëfimi i një gruaje të kthyer nga Siria në Kosovë

Që nga fillimi i luftës në Siri, qindra shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gra e fëmije kishin shkuar atje duke ju bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

21:33
Amerikanët në gjyqin e Tahirit, avokati në “Open”: Janë garanci, krijuan bindjen se nuk ka prova

Pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në seancën gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, avokati i këtij të fundit e konsideron si garanci.

21:33
Sherr në Shkodër, i riu plagoset me thikë

Një i ri ka mbetur i plagosur me thike në qendër të qytetit të Shkodrës.

21:30
Gati vendimi për Tahirin, trupi gjykues i drejtohet sallës

Trupi gjykues ka marrë vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Gjykatësit e Krimeve të Rënda kanë dalë nga dhoma e këshillimit, ku qëndronin prej orësh, dhe janë drejtuar për në sallën ku ndodhet Tahiri dhe prokurorët. Pritet nga momenti në moment shpallja e vendimit për ish-ministrin.

21:28
Modelja rrezikoi 15 vite burg për fotot e ndaluara

Modelja e cila njihet për faktin se ka akuzuar Kris Braunin disa kohë më parë, sapo sfidoi ligjet e rrepta të Korisë së Veriut.

21:22
“Botërori 2022”, pamjet mahnitëse të stadiumit në Katar

Ka mbetur vetëm të njoftohet data e inaugurimit të Stadiumit “Al Bayt” në Katar, një nga vendet që do të mirëpresë ndeshjet e “Botërorit 2022”, pasi më në fund janë zbuluar pamjet e para.

21:14
Avokati i Tahirit në “Open”: Gjykata nuk ka rrugë tjetër, të japë pafajësinë

Maks Haxhia, avokat i Saimir Tahirit, ka komentuar në emisionin “Open” në Top Channel vonesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.

21:02
“Akt terrorist”, Ministria e Energjisë: Shtyllat e tensionit të lartë u rrëzuan qëllimisht

Ministria e Energjisë ka reaguar pas dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë në Korçë. Rrëzimi i shtyllave të tensionit ka ardhur si pasojë e veprimeve të qëllimshme dhe Ministria e konsideron një akt terrorist.

21:01
Vdes 2-vjeçari, e harroi babai në makinë kur shkoi në punë

Babai 43-vjeçar, i cili punonte në një universitet inxhinierie në Katania të Italisë, po hetohet për vrasje nga pakujdesia. Një nga hetuesit ka thënë për mediat se tashmë është njeri i shkatërruar. Vetëm qan dhe s’di ta shpjegojë se si ndodhi diçka e tillë.

20:45
Emanuela Pepkola: Nuk mjaftohemi me ndjesën e Murrizit, ishte sa për sy e faqe!

Gjatë diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol rreth gjuhës fyese dhe etiketimeve seksiste të përdorura nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi, reaguan për herë të parë Avokatja e Popullit dhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ Avokati bllokon vendimin e Gjykatës për pallatin 13 katësh, të ndërtuar me dokumente false

“Fiks Fare” denoncoi veprimet e disa institucioneve dhe një avokati, i cili në rolin e sekserit, ka penguar një vendim Gjykate që të shkojë në Hipotekë.

20:15
Ekskluzive/ Në ankth dhe i ulur në shkallët e gjykatës, Saimir Tahiri pret vendimin

Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale. Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.

20:03
‘Versaja’ e vogël, grabitet kështjella në Francë

Pronarët e një kështjelle franceze të shekullit të 17 u lidhën ndërsa shtëpia e tyre pompoze u grabit nga hajdutë që u larguan që andej me plot 2 milionë euro në ar dhe sendet të tjera të vyera.

20:00
“Space X” synon Marsin, bazë lançimi në Teksas

Para se të kolonizojë marsin, kompania hapësinore amerikane, “Space X” e Elon Musk, duhet të përballet me një problem tokësor.

20:00
Ilir Bajri nuk ekstradohet në Itali, Gjykata e Apelit vendos për rigjykim

Ilir Bajri nuk do të ekstradohet drejt Italisë. I akuzuar si një prej anëtarëve të bandës “Bajri” në Shkodër, Ilir Bajri do të qëndrojë në Shqipëri deri sa Gjykata e shkallës së parë në dalë me vendimin e ri.

19:55
Kujtesë për viktimat e luftës/ Ekspozita “Luftimi dhe Vuajtja”

80 vjet nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, më së shumti njohim viktimat e totalitarizmit të djathë, të nazizmit. Megjithatë populli polak përbën ndryshim.

19:49
Projektligj për faljen e gjobave të AKU, Bardh Spahia: Teatër me shëndetin

Bardh Spahia, përfaqësues i Partisë Demokratike, akuzon Qeverinë se po bën teatër me shëndetin e qytetarëve.

19:42
Huawei Mate 30, telefoni i parë pa “Google”

Kompania kineze “Huawei” prezantoi telefonin e ri Mate 30 në Mynih të Gjermanisë, i pari pa aplikacionet e “Google”.

19:39
Fotot/ Mbi 3 orë pritje për Tahirin, çfarë po ndodh brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda?

Gjykata e Krimeve të Rënda ka qenë ‘e rrethuar’ sot që në mëngjes herët nga gazetarë dhe operatorë që vijojnë të jenë në pritje të vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetë Tahiri u paraqit në Gjykatë përpara se ora të shënonte 09:00.

19:25
Kur të tradhton veshja! Momentet e sikletshme të njerëzve të famshëm

Të gjithëve na ndodhin “aksidente” me veshjet.

19:20
Foto ekskluzive nga brenda Gjykatës, Prokurorët në pritje të vendimit për Saimir Tahirin

Vendimi për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, ishte parashikuar të jepej në orën 16:00, por ndërkohë që kanë kaluar më shumë se tre orë trupi gjykues nuk ka dalë ende me një vendim përfundimtar.

19:10
Shkodër/ Këshilli i ri me kryebashkiaken e vjetër

Pasditen e kësaj të enjte në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak në Bashkinë e Shkodrës është mbajtur mbledhja e parë e këshilltarëve të rinj të zgjedhur nga votimet e 30 Qershorit.

19:10
Mamatë Hadid dhe Jenner përleshen në pishinë

Betejë mes mamave! Kris Jenner dhe Yolanda Hadid janë përleshur në pishinë me rroba, kanë debatuar ashpër në ballkonin e një vile luksoze, por të gjitha këto për një arsye shumë interesante.