Exclusive/ Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Gonxhe: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot uljen në tryezë duhet ta shohim si…
Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime.
Gazetari i Top Channel Andi Bora në një lidhje direkte për edicionin informativ të orës 12:00 pyeti zv drejtoreshën e Përgjithshme të UKT, Evis Gjebrean për këtë problem.
Gjebrea tha se punimet kanë përfunduar, defektet janë riparuar, por kërkon kohë që ky ujë të trajtohet dhe të kalojë në rrjetin e shpërndarjes.
“Furnizimin do ta fillojmë në orët e para të mbrëmjes por derisa ky ujë të kalojë në rrjetin tonë të shpërndarjes kërkon kohën e vet”, tha Gjebrea.
Ndër të tjera Gjebrea tha se në zonë do ketë investime të reja që do i eleminojnë këto probleme.
Defekt në Bovillë, kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës
Top Channel