Mbi ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i plagosur me mjet prerës 16-vjeçari K.S, policia ka mundur të zbardhë të vërtetën duke mësuar detaje të hollësishme si dhe arrestuar një 17-vjeçar me iniciale B.Gj, i cili dyshohet si autor i plagosjes.

Po kështu po ndiqet në gjendje të lirë edhe shtetasi A.R, 19 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë e lartpërmendur ishin konfliktuar për motive të dobëta me 16-vjeçarin në ambientet e shkollës dhe më pas, gjatë mbrëmjes kishin komunikuar në celular për t’u takuar në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, aty ku ndodhi dhe plagosja e K.S-së. Shtetasi B. Gj. ka nxjerrë mjetin e fortë dhe e ka goditur dsa herë K. S-në në këmbë dhe brinjë.

Ky i fundit aktualisht gjendet në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Top Channel