Para se të kolonizojë marsin, kompania hapësinore amerikane, “Space X” e Elon Musk, duhet të përballet me një problem tokësor.

Kompania po kërkon të blejë dhe më pas të zbrazë Boca Chica, një fshat në jug të Teksasit. Në këtë zonë në fakt prej disa vitesh, ka kryer testimet e para për ndërtimin e “starship”, anijes hapësinore me të cilën mendon të arrijë një ditë në tokën marsiane. Por jo të gjithë banorët janë dakord që të braktisin shtëpinë e tyre.

Fshati ndodhet në kufi me Meksikën dhe ka më pak se 30 banorë, të shpërndarë në pak shtëpi, pranë plazhit. Nga 2014, në zonë është bërë gjithnjë e më e dukshme prania e “Space X” që ka marrë nga administrata lokale lejen për të ndërtuar një bazë lançimi për testet e saj dhe në të ardhmen, me gjasa, edhe një aerodrom të vërtetë nga ku do të nisen anijet e saj hapësinore.

Zona e lançimit është disa kilometra larg Boca Chica, ndërsa përreth fshatit kompania ka ndërtuar hangarë dhe zyra. Rrezikshmëria në rritje e eksperimentimit, ka shtyrë “Space X” të mendojë largimin e banorëve.

“Space X” i ka bërë një propozim banorëve dhe çdo pronari i është ofruar trefishi i vlerës së shtëpive të tyre, përfshirë edhe kostot e pjesës burokratike.

Top Channel