Gjatë diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol rreth gjuhës fyese dhe etiketimeve seksiste të përdorura nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi, reaguan për herë të parë Avokatja e Popullit dhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Pepkola.

Kjo e fundit u shpreh se pavarësisht vlerësimit që të paktën një politikan mori mundimin të kërkojë ndjesë, Murrizi vazhdon ofendimet dhe gënjeshtrat kronike lidhur me shoqatën dhe anëtarët e saj, jo vetëm në komentet në rrjetet sociale, por edhë në daljet publike.

Sipas Emanuelës, ndjesa e Murrizit nuk ishte aspak e ndjerë, madje ajo preferoi ta cilësonte të gjithën sjelljen e tij si një veprim të shtirur vetëm për të qenë politikisht korrekt.

Top Channel