E shtunë, 28 Shtator 2019
16:31
Magji e Leclerc/ F1, fiton “pole position” edhe në Rusi

Ferrari dhe Charles Leclerc nuk ndalen më. Piloti nga Monako ishte i pakapshëm në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë dhe arriti të fitojë pole positionin e katërt radhazi për këtë sezon, diçka që te Ferrari nuk ndodhte prej 19 vitesh.

16:15
Protesta për klimën/ 1 milionë studentë dolën nëpër sheshet e disa qyteteve në Itali

Një milionë studente mbushën 180 sheshe italiane për klimën.

15:59
Opinioni i Venecias për Metën/ Vishaj: U legjitimua 30 qershori. Hazizaj: Duhet ligj për Presidentin

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha për Top-Channel se komisioni Venecias e kishte shumë të lehtë të prodhonte një opinion për presidentin Ilir Meta.

15:51
Eduard Selami takon Bashën “bashkim kontributesh për PD”

Eduard Selami prej kohesh ishte larguar nga jeta aktive në Partinë Demokratike.

15:29
Korça, qytet i argëtimit dhe kulturës/ Anketa e INSTAT e zhvendos Tiranën në vend të dytë

Në 1926, Fan Noli, në poezinë e tij me titull “Zgjidh e merr vetë” shkruante:
A do njerëz për ahengje
Për tryezë e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër,
Këta i gjen veç në Shkodër.

15:25
Gjurmë Shqiptare/ Shqiptarët e Ukrainës, si e ruajnë identitetin, zakonet dhe gjuhën shqipe

Kolonia e shqiptarëve në Karakurt të Ukrainës është themeluar diku në shekullin e 19. Por si erdhën ata deri këtu ?

15:20
Meta me Baba Mondin në Sarisalltik. Flet dhe për raportin e Venecias

Presidenti Meta ishte këtë të shtunë në teqenen e famshme bektashiane të Sarisalltikut në Krujë.

15:19
Pas ndalimit të Ranitidinës, kërkesa e EMA për kompanitë e barnave

Pas alarmit për ranitidinën, barin që përdoret për çrregullimet e stomakut, Agjecisa Europiane e Barnave u kërkon të gjithë kompanive që prodhojnë barna, të rivlerësojnë të gjitha llojet e medikamenteve që ata prodhojnë për praninë e mundshme të nitrosaminave dhe të testojnë të gjitha produktet që përmbajnë këto lëndë.

15:04
Ekskluzive/ Trafikantët, GPS pakove me kokainë, fotot e aksionit dhe si u zëvendësua droga me oriz dhe gips

Trafikantët u kishin vendosur GPS të fjalës së fundit të teknologjisë pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome siç duket edhe në fotot e siguruara nga grupi i hetimit në Greqi, ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.

14:52
“Bomba” e Big Brother-it britanik: Dukem si majmun! (FOTO)

Pas famës në Big Brother-in britanik, Chloe Khan vazhdon t’i mbajë mbërthyer pas Instagramit të gjithë fansat e saj.

14:39
Eduart Selami sërish në PD? I larguari takohet në selinë blu me Bashën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami është parë në selinë blu duke zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

14:09
Mos e humbisni këtë video/ Si u transformua kopshti në Kombinat, përkujdesje dhe për fëmijët me aftësi ndryshe

Mure me lagështirë, rrjet tërësisht i amortizuar elektrik, tualete të amortizuara ishte pamja që ofronte në Kombinat ish-kopshti 34. Përveç kushteve të këqija infrastrukturore, një tjetër problem për shumë prindër në Kombinat ishte edhe mbipopullimi nëpër grupe pasi godina ishte tepër e vogël për të përballuar numrin e lartë të kërkesave.

13:55
Kërcënoi me armë dhe dhunoi fizikisht gruan, arrestohet 29-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale në familje është parandaluar në Shkodër.

13:42
Meta: Unë luani i Venecias, nuk trembem nga Venecia

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Sarisalltik të Krujës për të festuar festën e bektashinjve.

13:25
20 vjetori i Filarmonisë/ Kosovë, koncert me muzikën e kompozitorit Edvard Grieg

Tingujt nga muzika e kompozuar prej Edvard Grieg me solisten Lule Elezi, hapen natën e së premtes edicionin e 19-të të Filharmonisë së Kosovës. Gërshetimi i tingujve shumë instrumental u përcollën tek të pranishmit nën dirigjimin e Boian Videnoff, i njohur si gjeneral i Filharmonisë së Manhajmit dhe bashkëpunëtor me solistët më në zë të kohës.

13:14
Kult-Art në pazarin e Gjirokastrës/ Rreth 70 artizanë, 25 prodhues lokalë si dhe shumë muzikantë

Kult-Art po nis në pazarin e Gjirokastrës për të sjellë një atmosferë festive në ditët e trashëgimisë kulturore.

13:06
Tërmeti/ Soreca kritikon mediat për fake news: Mangësi arsimimi

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për mediat, ku komentoi tërmetin e së shtunës së 21 shtatorit u shpreh se sot në Shqipëri është domosdoshmëri ngritja e një agjencie të fortë të mbrojtjes civile për të rritur kapacitetet për menaxhimin e riskut.

12:55
Opinioni i Venecias për Metën/ Dokumenti i ka mbërritur palëve para kohe, ndërsa pritej në 11 tetor

Një ditë më parë Top Channel publikoi ekskluzivisht raportin paraprak të Komisionit të Venecias që thotë se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit pa asnjë kompetencë ligjore.

12:40
PD: Rama po rikthen në poste drejtuese policët që mbollën Shqipërinë me drogë

“Edi Rama po rikthen në krye të policisë njerëzit e Saimir Tahirit me të cilët mbolli Shqipërinë me drogë, duke e shndërruar vendin në Kolumbinë e Europës”, kështu ka thënë në një deklaratë për mediat demokrati Enkelejd Alibeaj.

12:31
Pas tërmetit, një lajm i mirë për Kombinatin, hapet kopshti e çerdhja e re për 150 fëmijë

Një kopësht dhe një çerdhe e re është lajmi më i mirë për Kombinatin, pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i disa ditëve më parë. Por, ndonëse Bashkia e Tiranës po vijon në terren procedurat për rindërtimin apo rikonstruksionin e banesave të prekura nga lëkundjet e tokës, kryebashkiaku Erion Veliaj përuroi kopshtin dhe çerdhen e re Nr. 34, e cila frekuentohet nga 150 fëmijë.

12:23
Fier/ Gjen vdekjen 50-vjeçarja, dyshohet se ra nga kati i dytë (foto-video)

Një 50-vjeçare në Fier ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit.

12:10
Rikthehet “Shiko kush luan” dhe nuk do të mundeni të shkëputeni nga ekrani

Pas një sezoni të suksesshëm e plot argëtim, mbrëmjen e sotme nis “Shiko kush luan 3”. Nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës edhe ky sezon premton të paimagjinueshmen.

12:09
Lezhë/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari (emri)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, ku 27-vjeçari Saimir Nikolla siç mëson Top Channel, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

11:51
Foto ekskluzive/ Ja ku ishte fshehur kokaina në Durrës

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar një foto ekskluzive ku shihet se ku është fshehur kokaina që u kap në Durrës.

11:49
Meta për valën e emigrimit: Të ndalohet izolimi i vendit nga Evropa

Presidenti i Republikës Ilir Meta duke iu referuar statistikave për largimin e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të Europës apo dhe më gjerë bën një apel të fortë.

11:35
Nis botërori në atletikë/ Spikat Coleman, ka gjest sportiv

Kampionati botëror i Atletikës i Dohas në Katar ngriti zyrtarisht siparin me ceremoninë e hapjes së tij në Khalifa Stadium.

11:27
Situata pas tërmeteve/ Soreca: 8 vende anëtare të BE kanë dhënë ndihma për Shqipërinë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ambasadorin ligi Soreca dhe z. Glerum, për të folur për situatën pas tërmeteve.

11:10
Rezistenca ndaj antibiotikëve

“Më jep një antibiotik se jam ftohur!”

11:06
Tiranë/ Arrestohet 35-vjeçari, grabiste qytetarët në rrugë

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetase.

11:00
Video/ Ja njësia speciale për kapjen e personave në kërkim

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan ambientet e Njësisë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim.

10:55
Mungesë higjiene dhe produkte të skaduara, gjobiten 5 subjekte nga AKU

AKU ka ndëshkuar me 1.7 milionë lekë gjobë 5 subjekte të cilat kishin produkte të pasigurta dhe të skaduara dhe pa kushte higjiene.

10:46
Përndoqi 27-vjeçaren, pranga 39-vjeçarit

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur një 27-vjeçare në mënyrë të vazhdueshme.

10:40
Zjarr në tragetin e linjës Patra-Venecia

Sipas burimeve lokale, trageti i kompanisë Anek lines, sapo ishte larguar nga porti i Igumenicës, në momentin që flaket përpinë pjesën e sipërme në garazhin e tragetit Olimpic Champion.

10:17
Vrasja e Santiago Malkos/ Policia zbardh ngjarjen, 8 persona në kërkim (emrat)

Policia ka zbardhur vrasjen e Santiago Malkos ndërkohë që ka shpallur në kërkim 8 persona.

10:07
Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

Të rinj që duan të largohen, të kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë. Ekspertët kërkojnë strategji të posaçme për përballimin e fenomenit.

09:55
Sot zhvillohen tri ndeshjet hapëse të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Me tri ndeshje në Drenas, Podujevë e Mitrovicë, sot hapet xhiroja e shtatë e Ipko Superligës.

09:48
Raporti i Venecias/ Presidenca publikon videon: Kur Mimi të nxjerr sekretin para kohe

Presidenca ka reaguar sërish pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin, ku u tha se ky i fundit kishte shkelur Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet.

09:36
Getafe-Barcelona, formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes Getafes dhe Barcelonës në kuadër të javës së shtatë në LaLigën spanjolle.

09:26
Shpërndanin lëndë narkotike/ Arrestohen 4 persona, sekuestrohet dhe një pistoletë… lodër

4 shtetas janë arrestuar nga policia në flagrancë, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.

09:07
Akuzat nga fansat, Celine Dion: Kam qenë gjithmonë e dobët

Ajo është e njohur për trupin e saj të hollë.

08:50
Protestohet kundër planeve kroate për depon e mbetjeve bërthamore

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës, për të kundërshtuar planet e Kroacisë fqinje, për ndërtimin e një vendi depozitimi të mbeturinave bërthamore, pranë kufijve të përbashkët të të dyja vendeve.

08:33
Maas inicon krijimin e një Aleance të re

Më shumë se 30 ministra të Jashtëm dëgjuan fjalimin e ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas në New York, kundër veprimeve të njëanshme. Shumëkush dëshiron një kundërpeshë ndaj nacionalizmit të Trumpit

08:22
Dita botërore kundër tërbimit

28 Shtatori është Dita botërore e luftës kundër tërbimit apo hidrofobisë.

08:12
Zgjedhjet presidenciale, masa sigurie të larta në Afganistan

Votimi në zgjedhjet presidenciale në Afganistan, po zhvillohet në mes të sigurisë së madhe dhe kërcënimeve nga kryengritësit.

08:00
Kapen 137 kg kokainë/ Kurthi në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

Oriz në vend të kokainës, kjo është skema që përdori policia greke për të zbuluar pritësit e një sasie drogë në vendin tonë. Ishin pikërisht autoritetet helene, që vunë në dijeni policinë shqiptare për një sasi droge që për destinacion kishte portin e Durrësit.

07:56
Mourinho pret shkarkimin e Zidane, ka refuzuar shumë oferta

Jose Mourinho dëshiron të rikthehet te Real Madridi. Goal.com shkruan se trajneri portugez tashmë ka hedhur poshtë një numër të madh ofertash që pas shkarkimit të tij nga Manchester United, dhjetorin e kaluar.

07:44
Ndryshimi, me konsulencën e Këshillit të Europës/ Do të shkrihen 12 gjykata

Deri më tani reforma në drejtësi ka trazuar vetëm qetësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve apo solemnitetin e Gjykatës Kushtetuese si dhe Gjykatës së Lartë. Së shpejti reforma do të japë efekte edhe në gjykatat e tjera. Nga 37 gjykata në vend parashiohet që 10 deri në 12 gjykata të shkrihen. Presidenti i CEPEJ (SEPEZH), Komisionit Europian për Efikasistetin në Drejtësi në Këshillin e Europës tregon gjatë një interviste për Top Channel mbështëtjen e ndërkombëtarëve.

07:31
Meta: Zero shkelje të Kushtetutës/ Presidenca nuk i referohet Venecias, por Bundestagut: Uluni e zgjidhni krizën

Top channel ka dijeni se raporti paraprak i Komisionit të Venecias i ka mbërritur edhe Presidentit Meta, ndërkohë në një reagim të parë, zëdhënësi i kreut të shtetit thotë: Zero shkelje të kushtetutës nga ana e presidentit.

07:17
Rama në OKB: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm

Në fjalën që mbajti para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama i kërkoi Serbisë që të njohë pavarsinë e Kosovës, si një realitet i pakthyeshëm.

06:11
Torturat dhe vrasjet në Venezuelë, OKB nis hetimet

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara ra dakord të premten për kryerjen e një misioni fakt-mbledhës ndërkombëtar për të dokumentuar shkeljet në Venezuelë, përfshirë torturat dhe mijëra ekzekutime.

05:27
Trump: Nuk do t’i heqim sanksionet ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai nuk ka pranuar kurrë të heqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të bisedimeve, duke kundërshtuar një pohim të Presidentit iranian Hassan Rouhani.

04:14
Rusia dhe Turqia rrisnin bashkëpunimin ushtarak

Rusia dhe Turqia po zhvillojnë bisedime në lidhje me shitjen e mundshme të avionëve luftarakë Sukhoi SU-35 të prodhuar nga Rusia, por është shumë herët të flitet për një marrëveshje konkrete, citoi një zyrtar të lartë rus, agjencia e lajmeve RIA.

03:14
Presidenti ukrainas Selenskyj një shërbëtor i Donald Trump

Donald Trump ka vënë nën presion Volodymyr Selenskyjn në telefon. Kjo mund të sjellë një procedurë shkarkimi nga detyra të presidentit. Por skandaloze është edhe servilosja e presidentit ukrainas, mendon Bernd Johann.

02:48
Ushqimet teknologjike, Izraeli i pari në front

Shkencëtari izraelit, Ilan Samish, ka krijuar një kompani të quajtur Amai, fjala japoneze ‘e ëmbël”, që synon të zgjidhë një nga problemet më të mëdha të botës me proteinat natyrore super të ëmbla.

02:12
Negociatat/ Gjermania shpreson të bindë Francën dhe Hollandën

Berlini zyrtar i dha një ditë më parë dritën jeshile çeljes së negocjatave për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut, e pas OK-it të Bundestagut Gjermania duket e bindur në rëndësinë që ka një shtysë e tillë për të dy vendet.

01:44
Europol: Dhuna e ekstremit të djtahtë po rritet ndjeshëm në vendet e BE-së

Dhuna e ekstremit të djathtë po rritet në shumë shtete europiane sipas një raporti konfidencial të Europolit, të cituar nga mediat gjermane.

00:57
Studiuesit: Afërdita ka qenë e banueshme, efekti serë ‘helmoi’ planetin duke e kthyer atë në ‘ferr’

Studiuesit mendojnë se Venusi, apo Afërdita siç njihet ndryshe planeti i dytë më pranë Diellit, mund të ketë pasur përpara 3 miliardë vjetësh kushte të ngjashme me Tokën, çka do ta bënte atë të banueshëm.

00:31
Fushata në Kosovë/ ​Pacolli premton 60 mijë vende pune

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka garantuar zhvillim ekonomik me rritje prej 8 për qind dhe 60 mijë vende pune, jetësimin e zonës së lirë ekonomike, si dhe kufij të paprekur të territorit të Kosovës, në rast se koalicioni AKR-Nisma-PD do të qeverisin për katër vitet e ardhshme.

E premte, 27 Shtator 2019
23:53
Berlusconi sërish nën hetim/ Tentoi të vriste me bombë gazetarin në Romë

Një tjetër akuzë ka ardhur për ish-kryeministrin e njohur të Italisë, Silvio Berlusconi.

23:31
Dëmtimi i Messit, ja çfarë thotë Valverde për rikthimin e tij

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, të cilën e cilëson si një kundërshtar shumë të vështirë.

23:16
Tragjedia në brigjet greke, 7 të vdekur, 4 fëmijë

Anija e shpëtimit të Frontex që ishte një prej tre anijeve që mbërriti e para në vendin e tragjedisë,mundi të shpëtonte 12 prej 19 personave që ranë në det pasi varka me të cilin ishin nisur nga brigjet turke drejt atyre greke u përmbys nga pesha e madhe pranë ujërave të ishullit Oinouses në detin Egje.

22:55
Sekretari i Shtetit Pompeo do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo do të vizitojë javën e ardhshme Italinë, Vatikanit, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

22:40
Fotot/ “Migjeni” së shpejti në ajër, ja kur do fluturojë

Pas “Lasgushit”, “Migjeni” do të jetë avioni i radhës i cili do të bëhet gati për fluturim.

22:29
Aeroporte që janë vetë destinacione! (FOTO)

Për disa turistë, udhëtimi është më i bukur se destinacioni. Por kur bëhet fjalë për të fluturuar me avion, ndodh që aeroportet të të ofrojnë aq shumë mundësi argëtimi, sa që kthehen vetë në destinacione.

22:25
7 të vdekur në brigjet greke, viktimat intelektualë që kërkonin t’i shpëtonin Erdoganit

Anija e shpëtimit të Frontex që ishte një prej tre anijeve që mbërriti e para në vendin e tragjedisë mundi të shpëtonte 12 prej 19 personave që ranë në det pasi varka me të cilin ishin nisur nga brigjet turke drejt atyre greke u përmbys nga pesha e madhe pranë ujërave të ishullit Oinouses në detin Egje.

22:20
Federata e Futbollit të Rusisë: Nuk zhvillohet ndeshja ndaj Kosovës

UEFA e ka shtyrë ndeshjen kualifikuese për Kampionatit Evropian për femra që mbahet në vitin 2021 mes Kosovës dhe Rusisë.

22:04
Veseli: Miqësinë me Shtetet e Bashkuara do ta kthej në nivelin e vitit 1999

Me gjashtë tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsej 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zëri Amerikës po zhvillon një seri intervistash me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit.

21:44
Paloka: Tao, duhej të ishte sot në qeli, por i tregon Kushtetutën, Presidentit të Republikës …

Ka reaguar nën kryetari i PD-së Edi Paloka pas reagimeve të socialistit Taulant Balla pas publikimit të raportit të Venecias, i cili tha se presidentin Meta ka shkelur Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet.

21:26
Edhe Rihanna si Dua Lipa! (FOTO)

Java e Modës në Paris ka bashkuar Rihanën dhe Dua Lipën me një detaj të vogel. Dy këngëtaret bukuroshe janë shfaqur mbrëmjen e djeshme me një model të ri flokësh, me balluke.

21:18
Gega arrin finalen 3000 metra me pengesa në botërorin e atletikës

Luiza Gega arrin të kualifikohet për në finalen e 3000 m me pengesa në Botërorin e Atletikës që nisi sot në Doha të Katarit.

21:06
Ndryshime në policinë e Lezhës, ja kush do jetë drejtori i ri

Në drejtorinë vendore të policisë Lezhë kanë ndodhur disa ndryshime.

20:53
Të humbur që prej orës 15:00, gjenden dy të miturit

Dy fëmijë në fshatin Kastriot në Dibër, kishin humbur kontaktet me familje që prej orës 15 të së premtes, por janë gjetur nga policia rreth orës 20:40.

20:40
Fiks Fare/ Mjekët nën presion për të mos dhënë barna të shtrenjta

Skema e rimbursimit të ilaçeve për shqiptarët është shumë e komplikuar,vetëm që pacientet të mos përfitojnë ilaçet e shtrenjta, edhe pse në listën e rimbursimit, nuk ka alternativa përveç një medikamenti 14 000 lekë pension, 9600 ilaçi i zemrës.

20:35
Vdes aktori i filmit të famshëm “Djali i Karatesë” (Karate Kid)

Robert Garrison, i cili luante rolin e personazhit “Tomi” në filmin “Djali i Karatesë”, vdiq këtë të premte në moshën 59-vjeçare, sipas TMZ.

20:34
Balla: Meta shkeli Kushtetutën, Komisioni i Venecias e thotë e zeza në të bardhë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit të Venecias, ku theksohej se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij Kushtetuese me anullimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

20:30
Presidenca nuk komenton raportin e Venecias, kapet me datën: “Ngatërresë” nga nxitimi, apo në 29 shtator do vijë një dokument tjetër?

Presidenca ka reaguar sërish lidhur me raportin e Komisionit të Venecias. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias që mban datën 29 shtator 2019, sqaron se:”Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias’

20:23
Reagon Kryemadhi për foton e Ramës me Trump

Kryetarja e Lëvizje Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar foton e kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

20:20
Nisma për shkarkimin e Trump/ Lëvizja e demokratëve pas telefonatës me Presidentin e Ukrainës

Në Uashington është hapur një debat i gjerë që ka në qendër një bisedë telefonike mes presidentit Trump me homologun e tij ukrainas.

20:17
Vasili: 30 qershorin monist nuk ka Venecia dhe trastë me lekë që e lan

Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, që iu dorëzua mbrëmjen e sotme Presidencës dhe Parlamentit ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

20:08
Venecia: Meta shtyu zgjedhjet pa kompetencë, për shkarkimin vendos Parlamenti

“Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj”, ky është konkluzioni opinionit të Komisionit të Venecias siguruar ekskluzivisht nga Top-Channel.

20:02
Sesioni i 74 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara/ Flet Rama: Sistemi i ri do të luftojë korrupsionin

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara

19:50
Ndotje me leje nga Klosi/ Mbetjet për riciklim mblidhen pranë zonave të banuara

Në Vaqarr të Tiranës është në funksion një zonë ku bëhet mbledhja dhe riciklimi i mbetjeve.

19:48
Eurodeputeti kritik me shqiptarët/ Kefalogiannis zgjidhet në krye të komitetit për Shqipërinë

Komitetit Parlamentar i Stabilizim-Asocimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë do të drejtohet eurodeputeti grek i Demokracisë së Re Manolis Kefalogiannis, i cili në të shkuarën ka bërë një mori me deklarata aspak miqësore ndaj vendit tonë.

19:47
Rama në Asamblenë e OKB: Duhet njohur Paravësia e Kosovës

Kryeministri Rama duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u ndal specifikisht në një kërkesë.

19:42
Spiropali: Nuk besoj që Meta të mbaj fjalën e dhënë!

Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, në një reagim të sajin, shkruan se nuk beson që presidenti i vendit, Ilir Meta të mbajë fjalën e dhënë kur tha se “po tha Venecia e shkele do iki vetë”.

19:35
“Deepfake” për të luftuar “deepfake”

Google ka publikuar një bazë të dhënash me 3 mijë “deepfake” – video që përdorin inteligjencë artificiale për të ndryshuar fytyra ose për t’i bërë njerëzit të thonë gjëra që nuk i kanë thënë kurrë.

19:14
Ekskluzive/ Venecia: Shtyrja e zgjedhjeve, tejkalon kompetencat e Presidentit

Raporti i Venecias thekson se «Bojkotimi i zgjedhjeve nga disa parti është gjithashtu i ndryshëm nga një situatë kur palët e interesuara politike përdorin fuqitë ose mundësitë e tyre politike posaçërisht për të parandaluar funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tjera ose – çfarë është më keq – për të penguar funksionimin e tyre kushtetues.

19:12
Venecia: Neni 170 nuk shërben për shtyrjen e zgjedhjeve nga Presidenti

Shprehimisht në raportin e Venecias, thuhet se «kompetencat e parashikuara në rastet e emergjencave parashikuar në nenin 170 nuk mund të shërbejnë si bazë ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit.. »

19:09
“Meta shkeli Kushtetutën”/ Reagon Presidenca: Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë!

Pas doli raporti i komisionit të Venecias, të cilin Top Channel e ka siguruar ekskluzivisht, ku thuhet se presidenti Meta shkeli kushtetutën duke anuluar zgjedhjet, ka reaguar kjo e fundit.

19:09
Venecia: Shtyrja e zgjedhjeve pas mbarimit të mandatit, humbje e legjitimitetit të institucioneve të zgjedhura

Sipas Venecias, kjo nënkupton se kur data e zgjedhjeve është caktuar, aktorët politikë, duhet të kenë mundësinë të kenë besueshmërinë te ky vendim dhe çdo ndryshim i një vendimi të tillë duhet të kryhet me konsensus të gjerë dhe me një baze ligjore të duhur.

19:05
Eksklusive/ Venecia: Anulimi i zgjedhjeve, Presidenti nuk e ka të drejtën

Raporti i Komisionit të Venecias, komenton se anulimi i datës së zgjedhjeve ndikon në të drejtën e zgjedhjeve, që është e drejtë e njeriut dhe anulimi apo shtyrja e datës së zgjedhje duhet bërë me ligj, nga organi kompetent dhe në respektim të parimit të proporcionalitetit.

19:01
Eksklusive, Venecia: Anulimi i zgjedhjeve duhej bërë me ligj

Në Raportin e Komisionit të Venecias, analizohen situatat e mëparshme për shtyrjen e zgjedhjeve (1991, 2007, 2017); në shtyrjet e mëparshme janë zbatuar zgjidhje të parashikuara me ligj ose konsensusi i gjerë politik dhe janë respektuar detyrimet ligjore për organizimin e zgjedhjeve brenda periudhave zgjedhore, pa tejkaluar afatet e mandateve të të zgjedhurve.

18:53
Eksklusive, Venecia: Shkarkimin e Presidentit e vlerëson Kuvendi

Në raportin e Komisionit të Venecias i jepet përgjigje pyetjes nëse duhet shkarkuar Presidenti nga Kuvendi. Sipas raportit, Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar në bazë ligjore të posaçme.

18:50
Eksklusive, Venecia: Zgjedhjet u anuluan nga Presidenti pa marrëveshje politike

Në raportin e Komisionit të Venecias, thuhet se zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situatë emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazë të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme).

18:46
Eksklusive/ Venecia: Anulimi i zgjedhjeve cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur

Komisioni i Venecias, ka dalë në konkluzionin se anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

18:41
Ekskluzive/ Komisioni i Venecias: Meta shkeli Kushtetutën

“Presidenti shkeli kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj” ky është konluzioni opioninit të Komisionit të Venecias siguruar ekskluzivisht nga Top-Channel.

18:41
U zhdukën gjatë LB2, trupat ende të ruajtur

Në vitin 192, Marselinë Udri Dymulin u bë jetime pasi dy prindërit e saj u zhdukën.

18:39
Bayerni nuk heq dorë nga Sane, e konfirmon Hoeness

Bayern Munich nuk ka hequr përfundimisht dorë nga Leroy Sane. Futbollisti i Manchester City-t ishte objektivi i madh i bavarezëve në merkaton e verës, por një dëmtim i rëndë që pësoi lojtari në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit bëri që transferimi i tij në Bavari të dështonte.

18:37
Roboti i NASA-s, mund të notojë dhe fluturojë (FOTO)

Fantazitë shkencore vijnë në jetë në robotin më të fundit hapësinor të NASA-s!

18:27
Kosovë/ Veseli: 6 tetori është referendum mes izolimit dhe korrupsionit…

Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të tubimeve elektorale të ditës sotme ka takuar qytetarët e Kaçanikut. Nga këtu kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së iu tha kaçanikasve se 6 tetori është një referendum, siç tha ai, mes izolimit dhe korrupsionit që paraqesin partitë tjera dhe një qeverie të prodhimit të dijës dhe luftimit të korrupsionit që e paraqet partia e tij.