Sot zhvillohen tri ndeshjet hapëse të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

28/09/2019 09:55

Me tri ndeshje në Drenas, Podujevë e Mitrovicë, sot hapet xhiroja e shtatë e Ipko Superligës.

Lideri i ri i klasifikimit, Feronikeli, do të luajë për fitoren e radhës teksa në shtëpi pret Ferizajin.

Për trepikëshin e radhës do të luftojë edhe Llapi, që luan në “Zahir Pajaziti” kundër Dukagjinit të Klinës, i cili nuk ka realizuar ende asnjë gol në elitë.

Ndërkohë, dueli tjetër zhvillohet mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit në “Riza Lushta”.

Top Channel