14:38
Challandes zbulon 24 “ushtarët Dardanë” për Çekinë dhe Anglinë
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar këtë të premte listën e futbollistëve të cilëve u ka dërguar ftesë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor, në stadiumin “Doosan Arena”, në Plzen, dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.