Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar këtë të premte listën e futbollistëve të cilëve u ka dërguar ftesë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor, në stadiumin “Doosan Arena”, në Plzen, dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Rikthehet Besar Halimi, që së fundmi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve, ndërsa sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar për arsye dëmtimi. Gjithashtu për shkaqe fizike mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Është në listë Herolind Shala, por që nuk do të jetë i gatshëm, pasi është i lënduar. Ai ka marrë leje speciale nga klubi për t’u qëndruar afër shokëve të Përfaqësueses.

Gjithsesi Kosova vazhdon t’i vuajë mungesat e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm që kanë këputur ligamentet.

Si zakonisht, “Dardanët” do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.

Top Channel