E enjte, 02 Janar 2020
20:39
ATP Cup/Viti nis me turneun e ri, Nadal e Djokovic protagonistët e mëdhenj

Tenisi nis vitin 2020 nga Australia me një kompeticion të ri, ATP Cup, që i paraprin turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open. Dy tenistët më të mirë të botës, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, tashmë kanë udhëtuar drejt Brisbane, ku do të zhvillohet ky kompeticion i ri.

19:41
Serbët akuzohen për “kërcënim të paqes” në Malin e Zi dhe në rajon

Dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, i janë bashkuar një peticioni online, duke paralajmëruar për “kërcënim të paqes” së rajonit nga ana e Beogradit, pas reagimeve që janë parë pas miratimit të një ligji të ri për liritë fetare në Malin e Zi.

19:32
Policia vë shpërblim, shoferi që sulmoi Fatos Tushen në kërkim, jo vetëm në Berat

Ky që shihni në foto është Gëzim Saraçi, 50, vjeç i cili prej më shumë se 48 orësh është shpallur në kërkim policor, si autori i plagosjes së kryetarit të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, dhe sekretares së tij, Erisa Qalliu, në ditën e fundit të 2019-ës.

19:21
Merkato e Superiores, Shkurtaj me vlerën më të lartë

Për të mësuar vlerën në merkato të një futbollisti në mbarë botën çdokush i drejtohet portalit të specializuar në këtë aspekt ‘Transfermarkt’. Sa herë është periudha e ndërrimit të viteve ky portal bën një përditësim të vlerave të merkatos së futbollistëve. Kategoria Superiore nuk bën përjashtim në këtë pikë me Transfermarkt që zbuloi të gjitha detajet e vlerës së futbollistëve, por edhe të klubeve.

19:15
Konispol/ Po humbin gjurmët e historisë, monumentet e kulturës në gjysmë rrënoja

Në Konispol gjurmët historike të shekullit të kaluar janë kthyer në gjysmë-rrënoja. 12 banesa dhe të paktën 3 objekte të tjera të njohura me statusin e monumentit të kulturës vuajnë dëmtime dhe transformime rrënjësore.

19:15
Rikthehet “telenovela”, Barça me një tjetër tentativë për Neymar

Neymar Jr duket se do të jetë protagonist i merkatos së transferimeve edhe për vitin 2020. Barcelona do të bëjë një tjetër tentativë për të rikthyer në Camp Nou sulmuesin e Paris Saint Germain, gjë që theksohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, që është shumë pranë klubit katalanas.

19:10
Mitrovica, një qytet i ndarë

Në urën e Ibrit që ka mbi supet e saj mbi një mijë incidente në periudhen që prej luftës së Kosovës, nuk ka më pengesa betoni, megjithatë në anën jugore dhe atë veriore të saj qëndrojnë sërish automjete të KFOR-it dhe policisë, një pasqyrim i hidhur i realitetit të ndarjes etnike.

18:45
Parlamenti ratifikon mocionin për dërgimin e trupave në Libi; Erdogan bisedon me Trump

Parlamenti i Turqisë ratifikoi mocionin me të cilin autorizon Qeverinë për dërgimin e trupave në Libi.

18:37
Lista e 50 Top Artistëve të vitit 2019-të

Një tjetër viti i ka ardhur fundi dhe klasifikimi i “The Top List” shënon plot 4 vite që nga koha kur është krijuar. Interesi i publikut për të votuar artistët e tyre të preferuar vazhdon të jetë i lartë dhe këtë e vërteton më së miri ndryshimet e shumta që në hasim nga java në javë në listë, ku qëllimi është arritja sa më në majë të klasifikimit.

18:31
“Kërkoi azil politik, por iu refuzua”, avokati i shtetasit turk flet pas deportimit

Një avokat i shtetasit turk, Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.

18:22
Një grua është aksidentuar për vdekje në Kamëz, policia nuk e identifikon prej gati 24 orësh

Një grua rreth 40 vjeç është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 22:10, në bulevardin “Blu” në Kamëz.

18:03
PD: 4 kërkesa qeverisë dhe bashkisë, shmangin grevën e urisë së familjeve nga Thumana

Pas një takimi me banorët e Thumanës, Partia Demokratike njofton se sekretari i Përgithshëm, Gazment Bardhi është autorizuar që t’u drejtohet autoriteteve shtetërore për plotësimin e disa kërkesave elementare.

17:55
Duhet të operohet, Pogba jashtë fushave për 1 muaj

Paul Pogba nuk ishte në fushën e lojës në sfidën mes Arsenalit dhe Manchester United duke ngritur shumë hije dyshimi rreth së ardhmes së tij. Ai që sqaron mungesën e francezit në këtë sfide është trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili konfirmoi se mesfushori do të duhet të operohet në kavilje.

17:49
Tiranë/ Identifikohen viktimat dhe shoferët, çfarë thotë policia për aksidentin

Janë identifikuar dy personat që mbetën viktimë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”. Ata janë: Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.

17:41
Shifat e “jashtëtokësorit” në një dekadë, 522 gola në 521 ndeshje

Lionel Messi e mbylli dekadën me shifra të jashtëzakonshme. Është portali Transfermarkt që ka zbuluar të dhënat e regjistruara nga ylli argjentinas i Barcelonës për periudhën 2010-2019 ku rezulton se për këtë 10 vjeçar Messi ka 522 gola të shënuar në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.

17:35
Sulmon policin, arrestohet një serb në Leposaviç

Një serb është arrestuar në Leposaviç, pasi në gjendje të dehur në një bar-kafe ka sulmuar fizikisht policin e këtij komuniteti, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

17:32
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prishtinë.

17:29
Lëvizja Besa e gatshme të garojë e vetme në zgjedhjet e 12 prillit

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami thotë se janë të gatshëm që edhe të vetëm të sfidojnë Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe partitë tjera në qeveri që kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 12 prillit. Por pranon që është i mundur një koalicion me Aleancën për Shqiptarët, për të cilin thotë se do të ndërtohej bazuar në platformë të pastër opozitare.

17:25
LDK, të hënën mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se të hënën, duke filluar nga ora 09:00, në selinë e saj, do të mbaj mbledhjen e kryesisë.

17:20
Kosovë/ Mësoi vdekjen e të birit, ndërron jetë edhe nëna

Sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër vëllai dhe nëna e dëshmorit Imer Alushani, nga fshati Komoran i komunës së Drenasit në Kosovë.

17:14
76 vjet nga përfundimi i Konferencës së Bujanit që thërriste për vetëvendosje

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944, në të cilën është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.

17:07
Nadal dhe Djokovic, përgatitjet për turneun e ri ‘ATP Cup’

Tenisi nis vitin 2020 nga Australia me një kompeticion të ri, ATP Cup që i paraprin turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open. dy tenistët më të mirë të botës, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic tashmë kanë uhdëtuar drejt Brisbane ku do të zhvillohet ky kompeticion i ri.

16:36
The New York Times: Leksioni nga tërmeti në Shqipëri, Ballkani nuk është gati për ‘të madhin’

Media amerikane The New York Times ka publikuar një artikull ku paralajmërohet se shtetet e Ballkanit nuk janë gati për të përballuar pasojat e një tërmeti të madh. Sipas kësaj media, leksioni u mor nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi 51 viktima.

16:15
Ukraina i gëzohet Presidencës shqiptare të OSBE

Ukraina vlerëson faktin që Shqipëria do të mbarë për një vit Presidencën e OSBE. Kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të madhe konfliktit në lindje të Ukrainës, ndërkohë që edhe Presidenca shqiptare do të bëjë të njëjtën gjë.

15:52
Fraza e Mourinho: Isha i paedukatë, por me një idiot

Jose Mourinho nuk zhgënjen asnjëherë kur duhet të bëjë deklarata të forta që pushtojnë median sportive. Portugezi e bëri këtë pas ndeshjes mes Tottenhamit dhe Southamptonit që Hotspurts e humbi 1-0 për shkak të një kartoni të verdhë të marrë nga arbitri i sfidës.

15:42
Dita e Zlatanit, suedezi mbërrin në Milano, nesër prezantimi

Zlatan Ibrahimovic ka zbarkuar në Milano nga Stokholmi, ku u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban.

15:41
Inteligjenca artificiale kapërcen mjekët në diagnostikimin e kancerit të gjirit

Inteligjenca artificial ia kaloi zyrtarisht doktorëve në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

15:39
2019, “vit me fat”/ Numri i viktimave nga aksidentet ajrore, është përgjysmuar!

Numri i personave të vrarë nga përplasjet e avionëve të mëdhenj të pasagjerëve ka rënë me më shumë se 50% në vitin 2019, sipas një studimi të industrisë së aviacionit.

15:36
Mbyllet muzeu i gazetarisë në Uashington DC

Një nga muzetë më unikë në Uashington DC, i quajtur Newseum, u mbyll në prag të Vitit të Ri. Për 12 vjet ai ka shërbyer si një mjedis ndërveprimi, kushtuar gazetarisë si dhe inkurajimit të mesazhit që përcjell Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.

15:27
Tragjedi në Tiranë, 2 persona aksidentohen për vdekje

Viti 2020 nisi me një aksident tragjik në kryeqytet. Pasditen e së enjtes, rreth orës 15 e 15 minuta, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, u aksidentuan për vdekje një burrë dhe një grua, të cilët ishin këmbësorë.

15:23
Pas festës, shëtitje dhe vrap/ Kush abuzoi me ushqim, nis të djegë kaloritë

Koha e bukur dhe pushimet e fillim vitit kanë bërë që shumë njerëz ta nisin 2020-ën me shëtitje, vrap e ushtrime.

15:19
Tirana i rikthehet rutinës/ Pas festës kafenetë mbushen plot

Pavarësisht se shqiptarët urojnë njëri tjetrin për një vit të begatë e të mbarë, në fakt Viti i Ri i gjen ata në kafe.

15:15
Krizat që na la viti 2019/ Konflikti qeveri-opozitë, shkarkimi i Metës dhe negociatat me BE

Shqipëria e nis mbarë ndërkombëtarisht vitin e ri politik, pasi prej datës 9 janar ajo zyrtarisht do kryesojë Presidencën e OSBE-së. Por, nëse jashtë kufijve e nis pozitivisht, në Tiranë sfidë mbetet zgjidhja e krizës politike.

15:14
Kokaina rekord në Finland, autoritetet: Nuk ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar

Hetimet në Finlandë nuk kanë arritur të provojnë dyshimet se mbas sasisë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në këtë shtet, fshihej krimi i organizuar shqiptar.

15:06
Shqipëria dëbon mësuesin turk/ U kap me dokumente false në Rinas 6 muaj më parë, pjesëtar i lëvizjes së Gylen

Mbrëmjen e së mërkurës, policia shqiptare dëboi një mësues turk, Harun Çelik, i cili rreth gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të dalë me dokumenta fallco në drejtim të Kanadasë.

14:42
Urimi i veçantë i partneres së Danilo Gallinarit për vitin e ri

“I dashur 2020, që ti të bësh më mirë se vitit paraardhës duhet të impenjohesh më shumë, por unë dua të të jap besim.”

14:30
Kalvari i Paul Pogbasë, do të operohet në kavilje

Mungoi edhe në ndeshjen me Arsenalin, të cilën Manchester United e humbi me rezultatin 2-0 (Pepe 8’, Sokratis 42’), duke ngjallur dyshime për të ardhmen e tij, por ishte trajneri Ole Gunnar Solskjaer që zbuloi të vërtetën e hidhur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

14:23
Wanda: Më quajtën të çmendur, por vendimet e mia për Mauron më kanë dhënë të drejtë

Wanda Nara sulmon kritikët dhe dhe merr meritat për sukseset e fundit të klientit dhe njëkohësisht bashkëshortit të saj, Mauro Icardi, protagonist absolut në këtë fillim sezoni në radhët e PSG-së me 14 gola në 17 ndeshje mes Ligue 1 dhe Championsit.

14:18
Rotacioni politik i vitit 2019, VV fituese të zgjedhjeve, PAN në opozitë

Viti 2019 Kosovën e gjeti me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për herë të parë Lëvizja Vetëvendosje arriti të dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

14:03
LDK të hënën mbledh kryesinë dhe grupin parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se të hënën, duke filluar nga ora 09:00, në selinë e saj, do të mbaj mbledhjen e kryesisë.

13:57
Dëmet e shkaktuara nga armët në natën e Vitit të Ri

Një i plagosur në Prizren, një në Prishtinë dhe disa dëme materiale janë dëmet e shkaktuar nga gjuajtja me armë në natën e Vitit të Ri.

13:50
Dështimi me njohjet e reja/ Analistët: Faji i institucioneve të Kosovës, por edhe ngecja e dialogut

Institucionet e Kosovës gjatë vitit 2019 kanë dështuar të sigurojnë njohje të reja ndërkombëtare.

13:38
Arsenal e nisi me fitore/ Në ditën e parë të vitin startoi Premier league

Arsenali e nisi mbarë vitin 2020 me fitoren ndaj Manchester United në Premier League.

13:35
Australia nuk gjen qetësi/ 18 viktima nga zjarret, dhjetëra të zhdukur, 1200 shtëpi të djegura

Situata e zjarreve është përkeqësuar ndjeshëm në Australi, duke detyruar së fundi kreun e shtetit lindor New South Wales të shpallë për një javë gjendjen e jashtëzakonshme ne vend.

13:30
Artizanët e Beratit/ Jo vetëm ekspozojnë punimet, por u tregojnë të rinjve se si punohet

Qendra artizane në qytetin e Beratit ka zgjedhur ta prezantojnë ndryshe panairin e punimeve me dorë.

13:21
Ngjarjet që shënjuan vitin 2019/ Braktisja e Parlamentit, zgjedhjet, mos hapja e negociatave, tërmeti

2019-a nxori opozitën në protesta rrugë dhe jashtë parlamentit dhe kushti i vetëm për rikthimin e normalitetit në jetën politike, sipas PD dhe LSI, është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

13:14
Presidenca kroate e BE/ Viti vendimtar për zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Me 2020-tën, nis një vit “vendimtar” i BE në raport me Ballkanin, sepse si i tillë është paralajmëruar.

13:12
Shqipëria nis kryesimin e OSBE/ Pjesë e organizatës janë 57 vende të Europës, Amerikës dhe Azisë

Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.

13:06
Vret vajzën dhe dhëndrin/ Babai shqiptar trondit Australinë në natën e nderimit të viteve

Tragjedia që pllakosi një familje shqiptare në Melbourne të Australisë, tronditi mbarë opinionin publik.

13:01
Festa e vitit të ri në çadër/ Shtëpia e familjes Ferhati u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Festat e fund vitit kaluan në çadër për familjen e Zyber Ferhatit nga fshati Pekisht i Peqinit.

12:58
Vlorë, digjet një banesë/ Dy pjesëtarët e familjes po ngroheshin me një mangall me prush

Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm ne qytetin e Vlorës.

12:55
Kroacia merr Presidencën e BE, Ruçi uron kryeparlamentarin kroat: Mundësi për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi kryeparlamentarit kroat Gordan Jandroković me rastin e marrjes së Presidencës së BE nga Kroacia.

12:51
Vdes 15-vjeçarja, dyshohet se është vetëhelmuar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e parë të vitit 2020 në Urën Vajgurore në Berat, ku një 15-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u helmuar.

12:45
Nisin lundrimet në portin e Durrësit, tragetet plot nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas

Kanë rinisur normalisht lundrimet e trageteve nga porti detar i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane dhe anasjelltas.

12:41
Së shpejti një nuse Kosove? Adrola Dushi pranon se po kontribon në bashkimin Shqipëri-Kosovë

Modelja e famshme Adrola Dushi ishte e ftuara e Luana Vjollcës këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN”.

12:39
Butrinti mendon se me Elvana Gjatën do ishin çifti perfekt, po Yll Limani cilën vajzë VIP zgjodhi? E zbulon ai!

Dy këngëtarët e famshëm Yll Limani dhe Butrint Imeri ishin të ftuarit këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën në Top Channel.

12:39
Gjiko zbulon mënyrën si pajtohet me Elitën pasi janë zënë

Gjiko ishte i ftuari i Luana Vjollcën në “Shiko Kush LUAN” këtë 1 Janar.

12:37
Aurela Hoxha zbulon se është në një lidhje dashurie, por cili është fatlumi?

E ftuara e Luana Vjollcës më 1 Janar në “Shiko Kush LUAN” ishte edhe Aurela Hoxha e cila ka zbuluar ka zbuluar mjaft gjëra që nuk kemi ditur më parë për të.

12:36
A duhet të jetë shqiptar dhe trim i dashuri i Agnesa Vuthajt? Ja si përgjigjet modelja

Agnesa Vuthaj ishte e ftuar këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel.

12:35
10 projektet për Tiranën në 2020, nga Piramida, Teatri, deri tek Unaza e Madhe

Dhjetë projekte të mëdha strategjike do të nisin në kryeqytet gjatë vitit të ardhshëm.

12:34
“O sa mirë me ken shqiptar apo o sa mirë me kon turk?”, Sezgini i OffChestra i përgjigjet pyetjes së vështirë

Grupi OffChestra “elektrizuan” studion e “Shiko Kush LUAN” këtë 1 Janar në Top Channel.

12:33
Besojeni ose jo, Françeska Jaçe nuk vesh të brendshme!

Ndër vajzat më seksi të showbizit shqiptar ishin të ftuarat e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN” këtë 1 Janar.

12:31
Xhanem është dedikim! Butrint Imeri zbulon emrin e vajzës që ishte në lidhje, është aktorja e famshme turke?

Butrint Imeri ishte i ftuar këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën. Shpesh herë është përfolur për lidhje me vajzat VIP shqiptare, por që ka qenë në lidhje me një vajzë nga Turqia nuk na kishte shkuar në mendje! Madje i ka dedikuar dhe një këngë!

12:29
Butrint Imeri dhe Yll Limani e thonë TROÇ: Këto janë pozicionet e preferuara në seks!

Butrint Imeri dhe Yll Limani ishin të ftuarit e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN” këtë 1 Janar. Dyshja kryen një sfidë mjaft të sikletshme ku zbuluan shumë sekrete të tyre që nuk i kemi ditur më parë.

08:00
Vazhdojnë uljet e temperaturave, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E mërkurë, 01 Janar 2020
23:07
Klea Huta dhe Elgit Doda i thonë “PO” për gjithçka njëri tjetrit.

E mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për një kohë të gjatë, megjithatë Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan menjëherë në të preferuarit e publikut. Në studion e “Shiko Kush LUAN”, duke iu përshtatur magjisë së festave, Klea dhe Elgiti kanë ‘kurorëzuar’ dashurinë e tyre.

23:06
Gili apo Fatmira Breçani? Këngëtaret vihen në sfidë në studion e “Shiko Kush LUAN”

Gili dhe Fatmira Breçani janë bërë pjesë e sfidës me pulsant, ku për secilën pyetje, do të përgjigjej ajo që shtypte më shpejt pulsantin.

23:04
Fabi dhe Albani tregojnë pse zgjodhën ‘shtëpinë’ e Luana Vjollcës për t’u bashkuar me West Side Family

West Side Family dhe Produkt 28 janë bërë.

23:02
“Zemra që thyhet, nuk ngjitet më”, Shkumbin Ismaili rrëfen eksperiencën e tij

Mbrëmja e 1 janarit në “Shiko Kush LUAN” ka sjellë atmosferë festive që në pjesën e parë të programit. I ftuar ka qenë dhe Shkumbin Ismaili, i cili ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.

23:01
A është shkodran i vërtetë Bujar Qamili? E tregon vetë ai në “Shiko Kush LUAN”

Bujar Qamili ka qenë një ndër personazhet e ftuar në pjesën e parë të mbrëmjes së 1 janarit në”Shiko Kush LUAN”. Njohur si një nga këngëtarët më të mirë shkodranë, sfida e Bujarit lidhej pikërisht me vendin e tij të origjinës.

23:00
Nëse ka një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, Landi e zbulon në “Shiko Kush LUAN”

West Side Family dhe Produkt 28 iu bashkuan studios së “Shiko Kush LUAN” në pjesën e dytë të programit. Djemtë kanë dhuruar humor e argëtim, ashtu sikurse një prej tyre ka zbuluar një detaj interesant.

20:53
Viti i ri 2020 në hotel/ Durrës, burrë e grua kthehen që të shikojnë rrënojat e shtëpisë që la tërmeti

Gjithçka u ka mbetur janë ata vetë. Ndaj nuk ndahen asnjë çast. Bashkë me disa qindra të tjerë të dëmtuar nga tërmeti, Natasha dhe Kostandin Allkanjari e priten ndërrimin e viteve në një nga hotelet e Malit të Robit.

20:51
Rivlerësimi i shtëpive/ Tarifa 3 përqind, afati deri në muajin shtator

Nga janari 2020-ës qytetarët do të kenë mundësi që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme për efekt të pagimit të taksave gjatë shtijes së pronës.

20:43
Lojë me zjarrin, stacioni hapësinor ndërkombëtar

Loja me zjarrin mund të jetë e rrezikshme, aq më tepër kur është e kufizuar brenda një kapsule hapësinore që pluskon 400 km mbi tokën. Por, gjatë javës së shkuar, astronautët e stacionit hapësinor ndërkombëtar, kanë ndezur qëllimisht një seri zjarresh në një kërkim që kishte si qëllim të studionte sjelljen e flakëve në kushtet e mungesës së gravitetit.

20:37
Bursa e Londrës mbyllet me 12% fitim

Tregjet financiare të botës duket se i kapërcyen tensionet tregtare SHBA-Kinë dhe paqartësinë e Brexitit për të shënuar ngritje të konsiderueshme në 2019.

20:34
Çmim global për të luftuar problemet e klimës

Duka dhe dukesha e Kembrixhit, Uilliam dhe Kejt, kanë shpallur një çmim global për të luftuar problemet e klimës duke premtuar një dekadë aksion për të riparuar tokën. Pesë fituesit do të marrin çmimin Earthshot çdo vit, nga 2021 deri në 2030.

20:32
Si i ka kaluar presidenti Trump pushimet e krishtlindjes

Si i ka kaluar presidenti Trump pushimet e krishtlindjes? Po të vitit të ri? Duke punuar – thotë ai, por edhe në një pistë golfi. Të martën, Trump e mbylli vitin me një vizitë në klubin e tij të glofit në Uest Palm Beach, për të 12 herë gjatë pushimeve të tij në Florida. Sipas CNN, ai ka kaluar të paktën 252 ditë në një klub golfi në pronësinë e tij dhe 333 ditë në një pronë të tij, si president.

20:17
Haradinaj: Ne nuk hamë bar/ “Taksa me Serbinë nuk besoj se hiqet pa njohur pavarësinë e Kosovës”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë në një intervistë për Kosova press, se nisma për minishengenin ballkanik ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë. Por ai thotë se është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte nga tregu i Kosovës dhe kjo e fundit nuk do të merrte asgjë mbrapsht. Ai i përgjigjet edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

19:46
U arrestua para disa muajsh, turku që akuzohet si pjesë e Gylen drejt deportimit

Një shtetas turk pritet të deportohet në vendin e tij nga policia e emigracionit. Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze.

19:09
Tërmet në Korçë

Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës rihter ka rënë para pak minutash në Korçë.

16:39
Blerjet më të goditura të dekadës së fundit, ja lista sipas “Goal.com”

Sajti i specializuar i futbollit, “Goal.com”, duke iu referuar shifrave, ka listuar emrat e e 15 futbollistëve që konsiderohen transferimet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Janë marrë parasysh disa kritere, si performanca, suksesi dhe vlera e shitjes. Ato janë, sipas destinacionit të ndjekur dhe shuma e paguar nga klubi blerës.

15:55
Macron nderon Kadarenë/ I jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”. Në shpalljen e urdhrit të legjionit të nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar.

15:28
Digjet kopshti zoologjik, asnjë majmun nuk mundi të mbijetonte

Një kopsht zoologjik në gjermani ka konfirmuar se “frika e tyre më e keqe është bërë realitet” pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e majmunëve, duke mos lënë asnjë kafshë të mbijetuar.

15:09
Në urgjencë nga alkooli/ Mbi 100 raste në natën e ndërrimit të viteve

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa incidente. Shumëllojshmëria e gatimeve shoqëruar me alkol si para dhe pas darkës tradicionale ka bërë që disa prej qytetarëve të drejtohen në urgjencën e QSUT-së për të kërkuar ndihmë mjekësore, ku nuk kanë munguar rastet e rënda të intoksikuar.

14:41
Viti i Ri dhe tërmeti 4.2 ballësh në Adriatik

Viti i Ri 2020 ka ardhur dhe sa u përket tërmeteve ka nisur aty ku u la 2019. Në orën 03:53 minuta një tërmet 4.2 ballësh ka rënë sërish, por lëkundjet e tij janë ndjerë shumë pak nga qytetarët.

14:21
Si u prit viti i ri në botë. Spektakël fishekzjarrësh, festë në temperatura të ulëta dhe në plazhe

Nju Jorku lëshoi topin e tij të kristaltë, për të hyrë në 2020 në Times Square-in e mbushur plot pasi festimet e shënjuara edhe nga krizat, në vende të tjera, i dhanë fund një viti trazirash në të gjithë botën, me Parisin e gjunjëzuar nga grevat që sidoqoftë festoi me fishekzjarre dhe me Big Benin në Londër që kumboi sërish pas punimeve të gjata të restaurimit.

14:16
Festa nëpër Shqipëri/ Spektakël fishekzjarrësh gjatë ndërrimit të viteve

Festa nëpër Shqipëri, spektakël fishekzjarrësh gjatë ndërrimit të viteve. Pa koment.

14:14
Australia në flakë/ Të paktën 18 viktima dhe qindra shtëpi të djegura

Zjarret i kanë marrë jetën të paktën shtatë personave në shtetin australian të Nju Sauth Uellsit që nga e hëna. Zjarret më të fundit, që kanë arritur deri në brigjet e detit këtë javë, kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi.

14:05
Merr fund moratoriumi bërthamor/ Kim Jong Un njofton se do të prezantojë armën strategjike

Lideri koreanoverior Kim Jong Un, deklaroi se do ti jepte fund pezullimit të testeve bërthamore dhe të raketave me rreze të gjatë veprimi, që hyri në fuqi gjatë bisedimeve me shtetet e bashkuara. Kim po ashtu tha se vendi i tij, do të prezantonte së shpejti një armë të re strategjike. Por ai la hapur një portë për dialog duke thënë se qëllimi i çdo testimi do të varej nga sjellja e shteteve të bashkuara.

13:33
Viti i ri në Prishtinë/ Muzikë live dhe fishekzjarre në sheshin Skënderbe dhe Zahir Pajaziti

Atmosfera festive e ndërrimit të viteve në Prishtinë është kaluar me muzikë live dhe vallëzim në sheshin “Skënderbej”.

13:20
Festimet e Vitit të Ri 2020/ Darka me familjen dhe në shesh me muzikë dhe fishekzjarre

Viti 2020 pa dyshim i ka gjetur shqiptarët më të bashkuar se kurrë, e në fakt atmosfera në sheshin Skënderbej pas mesnatës ka qenë e zjarrtë të gjithë shqiptarët por edhe të huaj kanë uruar për mbarësi, shëndet, para e mbi të gjitha lumturi.

13:14
Fëmija i parë është vajzë/ Lindi në minutën e parë të vitit të ri në maternitetin Mbretëresha Geraldinë

Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin  është vajzë. Në spitalin nënë Mbretëresha Geraldinë jeta ka trokitur në minutën e parë të 2020-ës, kur doktor Fatmir Kopani brenda 20 minutave ndihmoji dy nëna të sillnin në jetë fëmijët e tyre.

13:03
Rama viziton fëmijën e parë të 2020-ës, nuk mungojë as batutat

Kryeministri Edi Rama ka qenë mëngjesin e sot vizitë në maternitetin Nëna Mbretëreshë Geraldinë ku ka vizituar bebet e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2020.

12:38
Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh

Teksa akrepat e orës shënuan 00:00, fishekzjarret shumëngjyrëshe organizuar nga bashkia lajmëruan ndërrimin e viteve dhe njëkohësisht edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Siç është bërë traditë tashmë, sheshi “Skënderbej” ishte qendra e festimeve, ku ishin mbledhur qytetarë të shumtë edhe nga rrethet e tjera.

11:48
Jo vetëm Foureira në Shqipëri! Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare vjen më 1 Janar në “Shiko Kush LUAN”

Këtë 1 Janar i ftuar në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën do të jetë artisti shqiptar me famë ndërkombëtare Claydee.

07:53
Diell dhe temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për ditën e parë të 2020

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E martë, 31 Dhjetor 2019
19:44
Astrologia Meri Shehu për Kryemadhin. Prisni një Monikë krejt ndryshe

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:43
Parashikimi. A do të shkarkohet Ilir Meta si president në 2020?

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:43
Viti 2020, paralajmërimi i astrologes Meri Shehu për kryeministrin Edi Rama

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

19:41
Haradinaj uron 2020-ën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale në të cilën u uron një vit të suksesshëm.