E martë, 02 Nëntor 2021
19:39
Defektet e buxhetit të Kosovës/ Ekspertët: Nuk ka politika që do të rrisnin punësimin

Buxheti për vitin 2022 rezulton të ketë një rritje të fokusit për ndihmë sociale.

19:34
“Do rrisin çmimin e qumështit”/ Reagimi i fermerëve për nismën e qeverisë për të heqjen e kompensimeve

Në projektligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar propozohet që norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor të bëhet 0% nga 6% që është aktualisht.

19:31
Debat i ashpër/ Argjendi: Me mua ke bërë takime të shtirura, e paedukatë; Ritvana: O idiot, edukatën…

Ritvana dhe Argjendi u përfshinë në një debat të ashpër. Argjendi e akuzoi Ritvanën se ajo ka bërë takime shokësh, ndërsa me të nëse nuk ka qenë takim shoqëror ka qenë i shtirur.

19:19
Ftesë në 5/ “Më çonin në shkollë të lartë me 2 mijë lekë”, Loco: Braktisa shtëpinë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për rastin e 14 vjeçarit shqiptar që braktisi shtëpinë në kërkim të një jete luksoze.
Pjesë e diskutimit ishte edhe Loco, ish-konkurrenti i “përputhen”, i cili nuk e konsideroi të pzakontë këtë veprim.

19:17
“E di që do të zemërohen shumë kur të dëgjojnë fjalën time”, Berisha: Do ta them 1000 herë se…

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kamëz. Ndërsa është takuar me mbështetësit e tij, Berisha ka folur për Reformën në Drejtësi duke thënë se ishte për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës.

19:15
Habit Igli: 24 orët e fundit të jetës do bëja shumë seks se… I bën dhuratë Antonias

Gjatë takimit që ka zhvilluar me Antonian, Igli i dha përgjigje pyetjes se çfarë do bënte nëse do jetonte 24 orët e fundit të jetës së tij.

19:09
Kosovë, miratohet vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka miratuar dhënien e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

19:03
Facebook mbyll sistemin e njohjes së fytyrës dhe fshin të dhënat e 1 miliard përdoruesve

Facebook ka lajmëruar se do të mbyllë sistemin e tij të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve.

18:59
Demokrati i lutet Berishës: Nisim aksionin, të përmbysim Ramën! Ish kryeministri: Edhe një biznesmen më kërkoi protesta 6 muaj rresht…

Nga foltorja në Kamëz që u mbajt ditën e sotme, një qytetar demokrat i shprehu një kërkesë ish kryeministrin Berisha: Të nisin protestat për të përmbysur Kryeministrin Edi Rama!

18:56
“Mu hapën sytë kur more demokracinë në dorë”, demokrati falenderon Berishën: Kam qenë i persekutuar 48 vjet

Një demokrat ka falenderuar Sali Berishën, i cili ndodhet në Kamëz duke i treguar historinë e tij dhe vuajtjen nga persekuptimi politik që ka përjetuar në regjimin komunist.

18:54
“Kush s’ka emocion, s’ka pëlqim të vërtetë/ Antonia reagon pas komentit të Efit: Futu në zemrën time shikoje; Igli: Merr sytë e mi dhe shiko

Dy konkurrentet e reja në “Përputhen” Efi dhe Gjevana kanë komentuar takimin e Antonias me Iglin. Bazuar në deklarimet e protagonistëve se nuk kishin emocione, Efi u shpreh se kush nuk ka emocion nuk ka pëlqim të vërtetë. Kjo gjë nuk i pëlqeu Antonias, e cila iu kundërpërgjigj “futu në zemrën time”, ndërsa Igli “shiko me sytë e mi”.

18:36
Policët në Berlin ‘tallen me genocidin’/ Kapen duke bërë ‘pompa toke’ në memorialin e Holokaustit (fotot)

Policia gjermane është detyruar të kërkojë ndjesë pas publikimit të pamjeve të disa oficerëve që dukej se po përdornin memorialin e Holokaust për të bërë “pompa fizkulture”.

18:32
Antonia në takim me Iglin/ Çudit konkurrenti: Bëra prova para pasqyrës për takimin e parë

Pasditen e sotme në “Përputhen” është transmetuar takimi i Antonias me Iglin.  Ky i fundit na ka befasuar me deklaratën se një ditë më parë kishte dalë para pasqyrës që të përgatitej për takimin.

18:32
Gjiknuri foli ndryshe nga Rama për nismën e Bashës/ Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel: Është skifter që lëshon batuta

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka folur sot për vettingun në politikë duke shprehur një qasje të re për këtë propozim të PD. Në këtë mënyrë, u duk sikur doli kundër kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti propozimin e demokratëve si ide të lodhur.

18:30
Vota e emigrantëve/ Demokrati para Berishës: S’ka rëndësi nëse shkojmë majtas apo djathtas, por…

Një demokrat me origjinë nga Tropoja dhe që jeton në Texas të SHBA-ve, i kërkoi ish kryeministrit Berisha në foltoren që u mbajt në Kamëz që shqiptarët e Diasporës të kenë të drejtën për të votuar në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.

18:18
Rama i bëri “për ujë të ftohtë” kryebashkiakët/ Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel: Ja cili është problemi

Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka ka folur për mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, të cilët i bëri për “dush të ftohtë” për situatën e ujësjellësit në vend.

18:17
“Foltorja” e Berishës, kryeredaktori i lajmeve në Top Channel: Është në të drejtën e tij të mos e varrosin për së gjalli politikisht

Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka e ka cilësuar “foltoren” e Berishës si një pamje që e kemi parë me Fatos Nanon.

18:17
Berisha: Misioni i demokratëve është i veçantë, kërkon rikthimin e vlerave konservatore në PD

Pas shpalljes së datës së Kuvendit Kombëtar, polemikat në radhët e demokratëve edhe këtë të martë shënuan një zhvillim të ri, kur ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje simpatizantëve demokratë në mbarë vendin se misioni i tyre tani është i veçantë dhe kërkon rikthimin e vlerave konservatore në Partinë Demokratike.

18:13
“Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne”, Berisha nga Kamza: Ja cila është motoja jonë

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët në Kamëz, ku i ka dhënë një mesazh të gjithë atyre që hezitojnë t’i bashkohen.

18:11
“Benz-i” përplaset me “Fordi-n”/ Plagoset shoferja e një prej mjeteve, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë. Si pasojë e përplasjes së dy makinave është dëmtuar shtetasja që drejtonte makinën tip “Ford”.

18:07
“Kabineti ‘Rama 3’, hajdutë profesionistë”/ Berisha sulmon Belinda Ballukun: Në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë…

Ish kryeministri Berisha nga foltorja që mbajti sot para mbështetësve demokratë në Kamëz sulmoi drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeverisës.

18:06
Eurobondi/ Berisha: Çdo qytetar shqiptar do detyrohet të paguajë të paktën 1200 euro shtesë taksa

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kamzë. Ndërsa është takuar me mbështetësit e tij, Berisha ka folur për eurobondin që synon të marrë Shqipëria.

18:00
Iliri pas sqarimit me Donaldin: Më në fund u sheshuam

Debateve të shumta mes Donaldit dhe Ilirit më në fund u ka ardhur fundi.

17:57
“Ia prenë biletën aventurierit”/ Berisha për Zoran Zaev: Ktheu Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Serbisë dhe Bullgarisë

Ish kryeministri Berisha ka përshëndetur nga foltorja në Kamëz zgjedhjet dhe votuesit në Maqedoninë e Veriut, ku pas humbjes së thellë të partisë së tij Unioni Social Demokratik i Maqedonisë kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen e tij.

17:56
Berisha: Ju paguani litrin e naftës si qytetarët e Zvicrës, por merrni rrogë 10 herë më të ulët

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për rritjen e çmimit të naftës nga “foltorja” në Kamëz duke thënë se qytetarët e blejnë njësoj si në Zvicër, por ndryshimi është se në vendin tonë është rroga ë e ulët.

17:52
Kazinoja e luksit paditet për klientin ‘e fuqishëm’ që refuzoi krupieren me ngjyrë (fotot)

Një kazino ekskluzive në qendër të Londrës është paditur për diskriminim kur plotësoi kërkesën e një klienti për të mos pasur punonjëse me ngjyrë në tavolinën e lojës.

17:52
Sërish shifra të larta në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 725 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë të pandemisë Covid-19.

17:48
Ngrihen dyshime rreth dorëheqjes së Zaevit

Të gjithë partnerët që përbëjnë koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut pas takimit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, janë shprehur se përbërja qeveritare është e qëndrueshme, duke ripërsëritur qëndrimin se janë kundër dorëheqjes së kreut të qeverisë.

17:44
Adhurimi politik ndaj udhëheqësve, pasojë e injorancës dhe hipokrizisë kolektive

Pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel është diskutuar për adhurimin politik ndaj udhëheqësve jo vetëm në Shqipëri, por kudo nëpër botë.

17:43
“Ai është i paedukatë”, Einxhel shpreh rezervat për njërin nga banorët

Einxhel nuk ka shumë që i është bashkuar shtëpisë së ‘’BBV’’, por kjo nuk e ka pneguar që të krijojë pështypje të plota për banorërt e tjerë që ndodhen brenda saj.

17:42
Deklarata e fortë e Berishës: Rama do të hapë rrugën e trafikimit të fëmijëve

“Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Kamëz, ku ka folur për fëmijët shqiptarë duke thënë se janë më dëmtuarit e më të mjeruarit e Evropës.

17:36
“Misioni jonë, rikthimi i vlerave të PD”/ Berisha nga foltorja në Kamëz: Uragani i shpresës po përballet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me narkoshtetin

Nga foltorja e radhës në Kamëz, ish kryeministri Berisha në takimin e zhvilluar me mbështetësit demokratë u shpreh se misioni i gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë kanë një mision të veçantë, rikthimin e vlerave të Partisë Demokratike.

17:24
Bosnia në rrezik konflikti ndarjeje, thotë përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar (fotot)

Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Bosnie ka paralajmëruar se vendi është në rrezik urgjent të shpërbëries, dhe se ka mundësi “shumë reale” të kthimit në konflikt.

17:15
U kapën me kanabis në territorin grek, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar, pasi janë kapur me kanabis në aksin që lidh kufirin shqiptar me Selanikun.

17:14
Me daulle e saze/ Ja si e presin simpatizantët ish kryeministrin Berisha jashtë foltores në Kamëz (FOTO)

Simpatizantë të shumtë kanë pritur ish kryeministrin Sali Berisha me daulle e saze dhe me flamurin e Partisë Demokratike në dorë!

17:11
Greqi/ Gjendet e mbytur shqiptarja, autopsia tregoi se… (EMRI)

Një shtetase shqiptare 50 vjeç është gjetur e mbytur në vendin e quajtur Ajia Marina në periferi të Athinës. Sipas rojës bregdetare greke,viktima quhej Elisabeta Çaushi,50 vjeç nga Gorishova e Fierit.

17:09
Acarohet pas faullit të rëndë, James Rodriguez kapet me arbitrin dhe e pëson keq

James Rodriguez u transferua në Katar në muajin shtator. Fantazisti kolumbian u largua pas 11 viteve nga futbolli europian, teksa dretuesit e Al Rayyan paguan 8 milion euro tek Evertoni për kartonin e tij.

17:03
Aksidenti i rëndë në Selanik/ Shqiptari që përplasi për vdekje 47-vjeçarin nuk kishte patentë (Pamje të rënda)

Një postier 47-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e vona të së shtunës, pasi u aksidentua nga një makinë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi marramendëse dhe duke mos respektuar as rregullat e qarkullimit rrugore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik dhe autor i ngjarjes është një 21-vjeçar nga Shqipëria.

17:03
Jeff Bezos premton të dhurojë 2 mld dollarë për klimën deri në vitin 2030

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka premtuar 2 miliardë dollarë për restaurimin e peizazheve natyrore dhe transformimin e sistemeve ushqimore.

16:57
Messi flet për Topin e Artë, tregon se kë do ta votojë

Ylli argjentinas Lionel Messi mendon që do të ishte çmenduri nëse ai do të fitonte Topin e Artë numër shtatë në karrierë, dhe nuk pret që të jetë triumfues i këtij çmimi në fund të këtij muaji.

16:53
Vuçiç: Republika Sërpska nuk po e shkatërron Marrëveshjen e Dejtonit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 2 nëntor se nuk e ka lexuar raportin e Përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, në të cilin thuhet se ekziston rrezik nga shpërbërja e këtij shteti dhe për konflikte reale, por shtoi se ka kuptuar se akuzat kryesore janë kundër Republikës Sërpska, dhe se ky entitet i Bosnjës po dëshiron ta shkatërrojë Marrëveshjen e Dejtonit.

16:46
Kina nxit familjet të mbajnë furnizime bazë në rast emergjence (fotot)

Qeveria në Kinë ka nxitur familjet të akumulojnë furnizime esenciale për raste emergjence.

16:45
BE pret që Maqedonia e Veriut të vazhdojë reformat e lidhura me agjendën evropiane

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të martën Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.

16:43
Prokuroria bën bilancin për krimet zgjedhore, ja sa persona janë ndëshkuar

Prokuroria ka bërë bilancin e shkeljeve që janë bërë në periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

16:39
Kosovë/ ​KQZ shpall nesër rezultatet për Kuvende Komunale

Më shumë se 5 mijë kandidatë që garuan për 1 mijë e 2 ulëse të Kuvendeve Komunale do ta mësojnë të mërkurën rezultatin e tyre.

16:31
Ish-zyrtarët e FIFA-s, Sepp Blatter dhe Michel Platini akuzohen për mashtrim

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-homologu i tij i UEFA-s, Michel Platini, janë akuzuar për mashtrim në Zvicër. Këto akuza vijnë pas një hetimi gjashtëvjeçar për një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane (1.6 milionë £) nga FIFA për Platinin.

16:29
132 litra parfum dhe esencë kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31 vjeçar i identifikuar me inicialet S.K., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me mallra kontrabandë.

16:24
PSG udhëton drejt Leipzig pa Messin

Lionel Messi është duke u rikuperuar nga tërheqja e muskulit dhe problemet në gju, dhe tani është konfirmuar që ylli argjentinas do të mungojë në ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së RB Leipzig.

16:19
​Dorëheqja e Zaevit rrezikon paktin me Sofjen, Osmani: Nëse bie qeveria, dështimi është i sigurt

Qeveria kishte paralajmëruar intensifikim të negociatave me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve në të dy vendet por dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit Zoran Zaev komplikon situatën.

16:09
Politikani sugjeron bombardimin e vullkanit të La Palma për të ndaluar llavën (fotot)

Vullkani vijon shpërthimin prej 42 ditësh pa shenja tërheqjeje.

15:49
Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar për Enkeleda Hoxhën dhe nëntë të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha dhe nëntë të akuzuarit e tjerë.

15:43
400 avionë privatë ndotin ajrin në samitin për mbrojtjen e klimës!

Në samitin e klimës në Glasgow të Skocisë, shumë biznesmenë e personalitete politike mbërritën me avionë privatë, duke u kthyer dhe vetë në një arsye për ndotje thonë mediat e huaja.

15:40
Ministri tajvanez për Kinën: “Mendohuni dy herë përpara se…”

Ministri i jashtëm i Tajvanit kishte një porosi të qartë për vendet në Europë dhe pjesë të tjera të botës, të cilat po krijojnë raporte të ngushta ekonomike dhe politike me Kinën.

15:38
Përzierja e vaksinave, “molotov” anti-trupash: Bloomberg publikon studimin!

Përzierja e vaksinave kundër Covid mund të prodhojë edhe më shumë antitrupa sesa përdorimi i të njëjtës dozë përforcuese, tregon një studimi i fundit i sponsorizuar nga qeveria amerikane, rezultatet e të cilit po priteshin me padurim thotë Bloomberg.

15:36
Verë nga shegët. Fidanët nga Turqia rriten rrëzë Karaburunit

Fermerët shqiptarë kanë nisur të prodhojnë vitet e fundit edhe verë nga shega.

15:36
Kledi dhe Fifi flasin për jetën e tyre

Duket se dyshja ka një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin ku ndajnë dhe gjëra personale.

15:30
Marrëdhënie intime me të mitur/ 19-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Lushnje pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare.

15:29
100 fëmijë në ditë në pediatri Korçë, fluksi për shkak të gripit dhe infektimeve nga covid

Rikthimi i fëmijëve në shkolla dhe kopshte pas një viti qëndrimi në shtëpi ka bërë që në pediatrinë e Korçës të shtohet fluksi i vizitave dhe shtrimeve në spital nga virozat apo edhe covidi.

15:25
Atentati në Laç, 15 të shoqëruar. Policia ka në dorë vetëm kamerat e sigurisë

Atentati ndaj biznesmenit dhe ish-policit Xhelal Reçit ditën e djeshme vijon të mbetet pa autor.

15:20
Dënohet roja pedofil i shkollës/ Gjykata dha 12 vite burg për Abaz Dogën. Abuzoi seksualisht me një fëmijë

Abaz Doga , i cili ishte roje në shkollën e Babrrusë kur abuzoi me një të mitur që ishte nxënëse në klasën e 9 u dënua nga gjykata e Apelit me 12 vite burgim.

15:20
Arrestohet dhëndri 45 vjeçar, trupi i nuses 52 vjeçare gjendet në valixhe katër ditë pas martesës (fotot)

Policia në Britani ka arrestuar një burrë si të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të re vetëm katër ditë pas martesës. Trupi i të ndjerës u gjet vetëm katër ditë pas dasmës së tyre i futur në një valizhe pranë shtëpisë së tyre.

15:11
Braçe: Taksat e reja godasin fermerët. Ish zv/kryeministri del kundër projektit të qeverisë

Ndryshimet e paketës fiskale, veçanërisht ato për sektorin e bujqësisë kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.

15:08
PS kundër vettingut të politikanëve/ Gjiknuri flet ndryshe nga Rama për nismën e Bashës

Kryeministri Edi Rama në parlament e quajti propozimin e demokratëve për vetingun e politikanëve si një ide të lodhur megjithatë shprehu gatishmërinë për ta dëgjuar këtë kërkesë të mikut të tij Lulzim Basha.

15:06
Nis gjyqi për votën e 30 qershorit/ Kushtetuesja nis shqyrtimin. Ankuesit: Mos dëgjoni Venecian

Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën e fundit nëse zgjedhjet vendore të 2019 ishin të ligjshme apo jo.

15:01
Ankesat për rrëmujën në shtëpi vazhdojnë/Monika dhe Kledi të shqetësuar

Banorët duket se akoma nuk kan zënë mend për rregullat dhe pastërtinë në shtëpi.

15:01
Vota elektronike, nuk është prekur/ Verifikimi i KQZ tregoi se votimi tradicional u manipulua nga komisionerët

Pjesë e hetimit të 519 kutive të përzgjedhura nga KQZ në mënyrë rastësore janë edhe 32 qendra votimi ku qytetarët për herë të parë në njësinë 10 në Tiranë votuan përmes pajisjeve elektronike.

14:52
Fatjona mban premtimin që bëri në “Shqipëri live”! Fiton betejën me kancerin

Muaj më parë, Fatjona Krasta tregoi në emisionin “Shqipëria live” historinë e saj ndërsa luftonte me kancerin.

14:49
Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë, Manastirliu: Kemi filluar me grupet e rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në “Air Albania” të mjekëve të parë që kanë nisur vaksinimin me dozën e tretë, apo dozën “booster”.

14:39
Censura dhe ligjet e ashpra ‘përzënë’ dhe “Yahoo” nga Kina

Kompania amerikane e internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

14:38
Ministren e paralizuar e harrojnë jashtë samitit: “Prita dy orë”!

Ministrja izraelite e energjisë, Karine Elharrar nuk mundi të merrte pjesë në ditën e parë të samitit të klimës në Glasgow, dhe jo për faj të saj.

14:36
Rama takon Leonardo DiCaprion: Na lidh mbrojtja e Vjosës

Kryeministri Edi Rama ka takuar në samitin e Klimës aktorin me famë botërore Leonardo DiCaprio.

14:30
“Shqipëria jo ndotëse!”/ Rama në Konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike: Jemi në krizë energjetike, mbani premtimet për financim

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike në Glasgow të Skocisë e nisi me një batutë dhe disa pyetje për pjesëmarrësit.

14:27
Haaland “acaron” Lewandowskin, Reali “fërkon duart”

Erling Haaland dhe Robert Lewandowski janë dy nga sulmuesit më të mirë në planet.

14:24
Conte: Në verë isha me mendjen te Interi, mezi pres të punoj te Tottenham

Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham dhe më në fund konfirmimi nga klubi londinez ka ardhur, teksa Spurs kanë lidhur një kontratë dyvjeçare me italianin, me opsionin edhe për një tjetër vit ekstra në rast se gjithçka shkon sipas planit.

14:20
Prej dy vitesh në luftë me armikun e padukshëm/ Numri i vdekjeve në botë arrin në 5 milionë

Numri i vdekjeve nga COVID-19 arriti në 5 milionë në gjithë botën, në më pak se dy vjet në një krizë që jo vetëm që ka shkatërruar vendet e varfra, por edhe të pasurit.

14:19
“Moska po përgatit luftë ballkanike”, Bugajski: “Do e nisin në Kosovë” !

Janusz Bugajski, një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka analizuar së fundi të gjithë situatën e krijuar në rajon, duke e nisur nga tensionet në Kosovë , të cilat i konsideron si pjesë e një ofensive më të gjerë nga Beogradi me udhëzimet e Moskës për të zgjeruar pozicionin rajonal të Serbisë.

14:13
”Grenell na dha 7 ditë kohë të rrëzonim Kurtin”, deklarata bombë e Gashit!

Mediat serbe i kanë bërë menjëherë jehonë deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili është shprehur se ish i Dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administratës Trump, Richard Grenell, i kishte dhënë partisë së tij 7 ditë kohë për të rrëzuar qeverinë e parë Kurti.

14:06
Prenë pemët në pyll dhe vodhën drutë/ 2 të arrestuar në Elbasan, në pranga dhe kryeplaku

2 shtetas janë arrestuar në Elbasan për prerjet të paligjshme të pyjeve.

13:56
Analiza e DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

Maqedonia e Veriut hyn në një fazë të mungesës së stabilitetit politik pasi kryeministri, Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen pas humbjes së rëndë të partisë së tij Unioni Social Demokratik i Maqedonisë, SDSM në zgjedhjet lokale të së dielës, shkruan DW në analizën e saj.

13:56
Durrës/ Goditi me grushte 33-vjeçaren, vihet në pranga autori

Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë të ndodhur në korrik të këtij viti është arrestuar.

13:50
Clark: Në Kosovë, me trupa tokësore nga Shqipëria nëse Milloshevic nuk dorëzohej!

Pas kaq kohësh, ish Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, rrëfen disa të pathëna nga lufta e Kosovës.

13:41
Vettingu i politikanëve, Gjiknuri: Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri komentoi sot propozimin e PD për ndryshimet në Kushtetutë.

13:39
Dronët turk fluturojnë mbi hapësirën ukrainase, reagon ashpër Perëndimi

Përdorimi i parë luftarak i një droni turk Bayraktar në Donbas të Ukrainës ka shkaktuar reagime në mbarë botën, përfshirë edhe Berlinin. DW ka biseduar me ekspertë për pasojat e mundshme.

13:39
Kryemadhi: Instituti Demokratik Amerikan, një partner i vyer i LSI-së dhe Shqipërisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar sot Presidentin e Instituti Demokratik Amerikan Derek Mitchell dhe drejtorin rajonal Robert Benjamin.

13:29
“Mendoja se isha homoseksual”/ Çudit Ed Sheeran: Kam një anë të madhe femërore (Fotot)

Ed Sheeran ka deklaruar se gjatë kohës që ishte në rritje e sipër ka menduar se ishte homoseksual pasi kishte një anë të madhe femërore.

13:20
Lëviznin me pushkë e pistoletë me vete/ Arrestohen adoleshentët në Kamëz

Dy adoleshentë janë arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se qarkullonin në zonë me armë pa leje dhe qëllonin në ajër, duke shqetësuar banorët.

13:14
Plani i rradhës/ Monika dhe Fifi fshehin kafen

Pas rrengut me shkopin e drrurit,Monika dhe Fifi kanë planifikuar sërish për banoret një tjetër rreng.

13:12
“Apokalipsi i klimës”, liderët globalë: Deri në 2030, do t`i japim fund shpyllëzimit!

Nga samiti i klimës në Glasgow, ka një rezultat konkret: mbi 100 liderët globale që po marrin pjesë në konferencë do të nënshkruajnë zotimin e përbashkët për t`i dhënë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030.

13:09
Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren/ Apeli dënon me 12 vjet burg rojën e shkollës dhe liron me kusht dy të miturit

Gjykata e Apelit këtë të martë la në fuqi dënimin me 12 vjet burg për shtetasin Abaz Doga, për përdhunimin e një 15-vjeçarje në Babrru, ndërsa ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për dy të miturit F.B dhe R.O, duke e shndërruar në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për katër vite.

13:01
Dhunoi në mënyrë të tmerrshme vajzën 6-vjeçare/ Prindërit e 27-vjeçarit: Nuk e besojmë, është manipulim

Gjykata e Tiranës la në burg Rajmond Kunorën, i cili dhunoi vajzën 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

12:51
UEFA u beson arbitrave shqiptarë, Jorgji ndan drejtësinë në ndeshjen e Juventus

Do të jetë një tjetër test dita sot për arbitrat shqiptarë në kompeticionet europiane teksa tre prej tyre do të jenë të angazhuar në UEFA Youth League në takimin e të rinjve mes Juventus dhe Zenit.

12:45
Nikolla pret Presidentin e Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, priti sot Presidentin e NDI, Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, Ambasadorin Derek Mitchell dhe Drejtorin Rajonal për Europën Lindore dhe Juglindore, Robert Benjamin.

12:45
I vaksinuar me dy doza, Bon Jovi me Covid: Anulon koncertin sa po dilte në skenë!

Jon Bon Jovi u detyrua të anulonte koncertin e tij të fundit vetëm disa minuta para se të dilte në skenë pasi rezultoi pozitiv nga testimi i shpejtë për COVID-19.

12:38
Donaldi heq dorë nga rrengu/Pastron miellin nga krevati i Fifit

Natën e djeshme Fifi vendosi t’i bëj një rreng banorëve të shtëpisë,ku ata e quajtën dhe si dicka “funny” nga ana e saj.

12:36
Përplasja fatale në Koplik, ‘Benz-i’ që drejtohej nga 20-vjeçari godet nga pas ‘Volkswagen-in’, çan tabelën

Përplasja e dy automjeteve një ditë më parë në Koplik rezultoi fatale për një prej pasagjerëve, që nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra e ndërroi jetë në spital.

12:32
Bideni këputet në karrige- e zë gjumi në samit, videoja bëhet virale!

Joe Biden e bëri përsëri; presidenti amerikan u filmua teksa flinte në konferencën ndërkombëtare të klimës në Glasgow të Skocisë.

12:29
Momenti kur të rinjtë serbë heqin flamurin shqiptar, iniciatori: Hoqëm dhe të tjerë!

Lajmi se një grup të rinjsh serbë hoqën flamurin shqiptar nga shtylla në afërsi të ambasadës së Shqipërisë në Beograd, u përhap me shpejtësi në media.

12:28
“Kushtetuesja” brenda 30 ditëve pritet të vendosë për lokalet e 2019-ës

Gjykata Kushtetuese këtë të martë shqyrtoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

12:24
Dritan Leli me zyrtarët gjermanë: Vlora, motor zhvillimi

Kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli zhvilloi një takim të rëndësishëm për me përfaqësues të Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik në Gjermani, për të gjitha projektet që janë duke u zhvilluar në Vlorë.

12:23
VIDEO/ Babai shet vajzën 9-vjeçare tek i moshuari, e vetmja mënyrë mbijetese për familjen

Parwana Malik është një vajzë nëntëvjeçare nga Afganistani, familja e së cilës u detyrua ta shesë si nuse tek një burrë 55-vjeçar.