E diel, 01 Mars 2026
19:03
ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas

Për të kuptuar çfarë ndodhi në Dragostunjë, në segmentin e koridorit të VIII Librazhd–Prrenjas, ARRSH simuloi planin e rrëshqitjes përmes një video.

18:53
“Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane.

18:42
CIA e monitoroi për muaj të tërë, si u realizua operacioni që çoi në vrasjen e Khameneit

Për muaj me radhë, agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, kanë ndjekur nga afër çdo lëvizje të liderit suprem iranian, Ali Khamenei, përpara sulmeve që rezultuan fatale.

18:42
“Protesta nuk justifikon dhunën kundër njerëzve dhe pronës”, Ambasada gjermane reagon ashpër pas djegies së ish-vilës së Hoxhës nga protestuesit e opozitës

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme.

18:39
Rey Manaj bëhet vendimtar/Sulmuesi kuqezi shënon golin e fitores për Sivasspor(VIDEO)

Rey Manaj duket sikur nuk ka qenë kurrë i larguar nga Sivasspori. Sulmuesi i kombëtares shqiptare këtë të dielë rezultoi vendimtar për skuadrën e tij teksa i dha fitoren 1-0 Sivassporit në ndeshjen e radhës në Ligën e Parë ndaj Serik Spor në fushën e këtij të fundit

18:26
“Ahmadinexhad mund të jetë gjallë”, zyra e ish-presidentit përgënjeshtron lajmin: Ai nuk ka vdekur

Fati i ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinexhad mbetet mister, pasi disa orë pas lajmit se ai u gjend i vrarë, zyra e ish-presidentit ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se ai është ende gjallë.

18:20
Sulmi në një shkollë vajzash në Iran, shkon në 165 numri i të vrarëve

Ka shkuar në 165 numri i viktimave nga sulmet që goditën një shkollë vajzash në qytetin e Minabit në Iran.

18:18
Sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, të gjitha pikat e kalimit në Gaza mbeten të mbyllura, rriten shqetësimet për krizë humanitare

Të gjitha pikat e kalimit në Rripin e Gazës mbeten të mbyllura, ndërsa vijojnë sulmet mes Iranit dhe Izraelit.

18:16
Premier League/Manchester United, fitore me përmbysje ndaj Crystal Palace

Manchester United vazhdon të mos njohë humbje me Michael Carrick në Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq arriti të mposhtë Crystal Palace në Old Trafford me rezultatin 2-1 dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 51 pikë duke zbritur një shkallë më poshtë Aston Villën me po kaq pikë.

18:05
Vdekja e Ali Khameneit/ Zbulohet përgatitja sekrete 60-ditore e SHBA-ve dhe Izraelit për ekzekutimin e liderit suprem të Iranit

Të shtunën në mëngjes, ndërsa bombat izraelite goditën kompleksin e udhëheqësit suprem në Teheran, Ali Khamenei po takohej me bashkëpunëtorë të ngushtë.

18:00
“Greqia të mos përfshihet në konflikt”/ Protestë në Athinë kundër sulmeve të SHBA-Izrael ndaj Iranit

Duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër luftës dhe duke kërkuar që Greqia të mos ketë asnjë përfshirje në konflikt, qindra qytetarë, aktivistë dhe pjesëtarë të sindikatave kanë protestuar në Athinë kundër sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në Iran.

17:42
“48 udhëheqës iranianë u vranë nga sulmet SHBA-Izrael”, Trump optimist: Ofensiva po vijon

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit.

17:40
Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori Policisë së Tiranës

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

17:39
“Mund të kishim arritur një marrëveshje”/ Deklarata e Trump: Do të bisedojë me udhëheqësit e rinj të Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se do të zhvillojë biseda me udhëheqësit e rinj të Iranit.

17:34
Vendosin Pavlovic e Leao, Milan merr revanshin ndaj Cremoneses

Milani merr revanshin ndaj Cremoneses për humbjen që kjo e fundit i shkaktoi skuadrës kuqezi në javën e parë të Serie A. Të besuarit e Massimiliano Allegrit iu imponuan kësaj skuadre në sfidën e zhvilluar në Cremona duke e mundur me rezultatin 2-0 për të çuar sërish në 10 pikë diferencën me Interin kryesues.

17:28
Netanyahu paralajmëron: Sulmet ndaj Iranit do të shtohen në ditët në vijim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sulmet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme.

17:20
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, ‘TIA’ pezullon fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv-it dhe Dubai-t.

17:13
Ra nga lartësia teksa po vendoste një llambë elektrike, i moshuari përfundon në spital

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike.

17:13
“Aktet e dhunës rrezikuan jetë njerëzish”, Delegacioni i BE reagon pas protestës së opozitës: E drejta për tubim shtyllë themelore, por tregoni vetëpërmbajtje

Incidentet, përdorimi i molotovëve dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve gjatë protestës së 5 kombëtare të opozitës kanë shqetësuar Bashkimit Europian.

16:53
Tensionet në Iran, Jasir Asani siguron: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Ditën e shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët ndaj Iranit duke e sulmuar vendin, sulme që sollën edhe vrasjen e liderit suprem të vendit Ali Khamenei.

16:39
“Duhet një tranzicion urgjent”/ Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real

Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se ekziston një rrezik real për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Irani dhe Izraeli po nisin sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

16:32
Të shtëna me armë në një bar në Teksas, tre të vrarë dhe 14 të plagosur

Të paktën tre persona, përfshirë edhe autorin e dyshuar, kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në një bar në Teksas, SHBA.

16:29
Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës: Do të ishte figura ideale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se beson që Murat Jashari, nga familja e heroit Adem Jashari, do të ishte figura ideale për pozitën e presidentit dhe nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundshme të gjendet një figurë unifikuese për këtë pozitë, atëherë pajtohet që secila parti të ketë kandidatin e vet për president në Kuvend.

16:14
Konfirmohen viktimat e para të SHBA-së/ Tre ushtarë amerikanë të vrarë, pesë të plagosur rëndë, Trump: Kjo ndodh në çdo luftë

Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion. Këto janë viktimat e para të konfirmuara që prej nisjes së sulmeve amerikane ndaj Iranit të shtunën.

16:01
Video/ Gimbo dhe Selin më afër se kurrë, banori ‘i rrëmben’ puthjen e parë

Gimbo dhe Selin kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.

15:54
Ndërsa Bota digjet nga lufta, ne zgjedhim të djegim njëri-tjetrin

Opinioni publik botëror, edhe ai i Tiranës, u zgjuan ditën e djeshme me skenat e një lufte që sapo kishte nisur në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja dhe Izraeli vendosën të sulmonin regjimin diktatorial të Iranit.

15:45
Vrasja e Ali Khamenei-t, ministri i Jashtëm i vendit: Udhëheqësi i ri Suprem do të zgjidhet brenda dy ditësh

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se një udhëheqës i ri suprem i vendit mund të zgjidhet brenda një ose dy ditësh, pas vdekjes së Ali Khamenei.

15:37
“Marshimi epik, fitore e re”/ Berisha mesazh për Ramën: Ndihet i pasigurt nga shqiptarët sepse…

Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë një video-mesazh në rrjetin e tij në Facebook, ku shprehet se bazuar në zhvillimet e fundit në vend Edi Rama i pasigurtë nga shqiptarët.

15:18
Sulmi me dron ndaj hotelit luksoz në Dubai/ Turistët rrëfejnë momentet e tmerrit: Vrapuam për t’u strehuar, por…

Një sulm me dron goditi hotelin luksoz Fairmont The Palm në zonën Palm Jumeirah, duke shkaktuar panik mes turistëve dhe dëme të dukshme në fasadën e ndërtesës.

15:02
Bombardimet e SHBA dhe Izraelit në Iran, vritet ish-Presidenti Mahmoud Ahmadinejad dhe disa truproja të tij

Mahmoud Ahmadinejad, i cili shërbeu si president i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013, u vra në sulmin ajror amerikano-izraelit.

14:36
Tensionet në Gjirin Persik, sporti pëson kolaps, pikëpyetje edhe për Finalissima

Tensionet në Gjirin Perisk që u përshkallëzuan me konfliktin në Iran pas sulmeve të SHBA dhe Izrael dhe pas kundërpërgjigjes së Iranit që sulmoi Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin apo Kuvajtin kanë bërë që sporti të bjerë në kolaps me kompeticionet që janë pezulluar.

14:31
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit në Fan Club: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin për Mirin ku e ka akuzuar si “pervers” ka reaguar për herë të parë vëllai i Mirit.

14:19
Top Channel në frontin e luftës/ Një raketë balistike goditi një banesë në afërsi të Jerusalemit

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, së bashku me ekipin kanë mbërritur në Tel-Aviv, aty ku është hapur një front i ri luftë pas kundërpërgjigjeve të Iranit.

14:11
Jose Mourinho dhe çështja Prestianni: Nëse është fajtor, me mua e ka mbyllur…

Çështja Vinicius-Prestiani që shpërtheu në ndeshjen e parë të playoffit të Ligës së Kampioneve mes Benficas dhe Realit të Madridit vazhdon të diskutohet me futbollistin argjentinas që po hetohet nga UEFA për akuzat e ngritura ndaj tij për racizëm nga sulmuesi brazilian i Los Blancos

13:50
Bizneset shtojnë kursimet pas festave, u rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka nga subjektet, të pakta nga individët

Janari konsiderohet si një nga muajt më të vështirë për buxhetet familjare, mes faturave të larta dhe shpenzimeve të mbartura nga fundviti, por qytetarët shqiptarë këtë fillimvit zgjodhën të kursejnë më shumë, sidomos në monedhën vendase.

13:40
Sulmi ndaj ish-vilës së diktatorit Hoxha/ Çfarë ka mbetur një ditë pas hedhjes së molotovëve, anulohen aktivitetet artistike

Muret e nxira, xhama të thyer, mobilje të djegura dhe hiri i mbetur në tokë janë pamjet e dukshme në vilën e diktatorit Enver Hoxha, një ditë pas protestës së demokratëve.

13:32
Frika e Roberto Mancinit në Doha: Alarm në gjuhën arabe në telefon dhe më pas zhurma e shpërthimeve

Pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, përgjigjja e këtij të fundit ishte duke goditur disa vende në Lindjen e Mesme mes të cilëve ishte edhe Katari ku punon edhe ish trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini.

13:32
Rikthehet “Portokalli”, nis sonte plot surpriza sezoni i 45-të i spektaklit më të dashur të humorit për shqiptarët

Spektakli më i dashur i humorit rikthehet këtë të diel në mbrëmje në ekranin e Top Channel, nën moderimin e Salsano Rrapit, Nevina Shtyllës dhe Kiara Titos.

13:20
Rriten rastet e dhunës në Gjirokastër, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 58 urdhër mbrojtjeje për rastet e dhunës në familje

Gjatë vitit 2025, në Gjirokastër janë lëshuar 58 urdhra mbrojtjeje për raste të dhunës në familje dhe janë regjistruar 18 çështje penale, shifra që tregojnë se fenomeni mbetet shqetësues dhe i pranishëm në komunitet.

13:18
Protesta me dhunë ditën e djeshme në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Pas përleshjes së protestuesve me punonjësit e një kompanie sigurie dhe dëmtimeve të mjeteve të firmës që po ndërton një resort në Rrjoll, Policia e Velipojës njofton se ka proceduar në total 24 persona.

13:10
Pas vdekjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Alireza Arafi emërohet përkohësisht lideri i ri

Izraeli ka nisur një valë sulmesh ajrore në zemër të Teheranit, ndërsa autoritetet iraniane kanë emëruar një udhëheqës të përkohshëm për të mbajtur rolin e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, deri sa të zgjidhet pasardhësi i tij.

13:03
Rezultoi pozitive për doping para Lojërave Olimpike Dimërore, Rebecca Passler thyen heshtjen: Më trajtuan pa respekt, jam njeri…

Rebecca Passler, sportistja italiane e biatlonit që u skualifikua për një rast dopingu për t’u ripranuar më pas në garat e Milano-Cortina 2026, ka thyer heshtjen teksa i është drejtuar rrjeteve sociale për të folur për atë çfarë ndodhi.

13:01
Ekskluzive/ 1500 shqiptarë në Dubai, reagon për TCH ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: S’ka vend për panik

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në qytete të tjera ndodhen rreth 1500 shqiptarë.

12:56
Ambasada franceze dënon sulmin ndaj Vilës 31: Dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme

Ambasada franceze në Tiranë ka dënuar ashpër sulmin ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, ku thotë se vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara, janë të patolerueshme.

12:40
Kaosi në Lindjen e Mesme, frikë për D’Ambrosion dhe familjen e tij: U hodhën 3 raketa mbi kokat tona, të terrorizuar, por jemi mirë

Ditën e shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët kundër Iranit. Teherani reagoi duke goditur me raketa bazat amerikane në Katar, Bahrein, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. mes qyteteve që u vunë në shënjestrën e sulmeve iraniane figuron edhe Dubai ku kishte shkuar Danilo D’Ambrosio dhe familja e tij për pushime, por që tani kanë mbetur të bllokuar.

12:33
Vrasja e udhëheqësit suprem Khamenei, Putin reagon për herë të parë: Vrasje cinike, shkel të gjitha normat e moralit njerëzor

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, një “vrasje cinike” që shkel “të gjitha normat e moralit njerëzor dhe ligjin ndërkombëtar”, raporton agjencia shtetërore ruse TASS.

12:19
Vrasja e komandanit Pakpour, Irani emëron kreun e ri të Gardës Revolucionare Islamike

Ahmad Vahidi është emëruar komandant i ri i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, pas vrasjes së komandantit të mëparshëm, Gjeneral Mohammad Pakpour, gjatë sulmeve të koordinuara amerikano-izraelite të së shtunës.

12:11
Një i vrarë dhe 11 të plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit pas sulmeve iraniane

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në aeroportet e Dubait dhe Abu Dabit, pas sulmeve të Iranit në Lindjen e Mesme, si hakmarrje ndaj një ofensive të SHBA-së dhe Izraelit që nisi të shtunën mëngjes.

12:10
Kupa e Shqipërisë/ Mesjava e ndeshjeve të kthimit të fazës së çerekfinaleve, kush do të jenë gjysmëfinalistët

Kjo mesjavë ka rezervuar zhvillimin e ndeshjeve të kthimit të fazës së çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë nga ku do të mësohen edhe skuadrat gjysmëfinalistet e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

12:06
Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Ish-drejtori i AKU-së në Durrës u arrestua nga policia në ambientet e zyrës.

12:04
“Artistët ishin traumatizuar”/ Sulmi ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha, reagon Rama: Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm janë bashkëpërgjegjës

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ish vilën e diktatorit Enver Hoxha pas sulmit, duke takuar të rinjtë që ishin të pranishëm në momentin e hedhjes së molotovëve.

12:02
Pas eliminimit të Khameneit, vriten vajza, dhëndri dhe mbesa e liderit suprem

Mediat shtetërore iraniane raportuan se vajza, dhëndri dhe mbesa e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, janë vrarë gjatë sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

11:46
Marsi kuqezi, kalendari i ndeshjeve të ekipeve kombëtarë me misione historike

Muaji mars është muaj kuqezi teksa në këtë periudhe zbresin në fushën e lojës të gjitha skuadrat kombëtare për djem dhe vajza. është momenti i objektivave madhorë për skuadrat kuqezi që i presin sfida historike gjatë këtyre ditëve.

11:41
Irani shpall 40 ditë zie pas vrasjes së Khameneit, mbështetësit e liderit qajnë me dënesë

Irani do të mbajë 40-ditë zi për vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë sulmeve të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sipas mediave shtetërore iraniane.

11:31
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre persona të shpallur në kërkim për drogë, korrupsion dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Finalizohen edhe tre faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

11:21
Sherr dhe karton i kuq në Apolonia–Pogradeci/ Fierakët humbasin kontrollin, pritet dënim i rëndë

Sfida mes Apolonia Fier dhe Pogradeci u shoqërua me tension të lartë deri në fund.

11:15
Video/ Protestues pro Iranit sulmojnë konsullatën amerikane në Karaçi, 6 të vrarë dhe 20 të plagosur

Gjashtë protestues janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pas sulmit ndaj konsullatës amerikane në qytetin port të Karaçit, Pakistan.

11:06
Video e plotë/ ‘Aksion’ gjatë protestës, tubuesit me molotovë, policia me ujë. Momenti kur ndërhyn Noka dhe shpëton protestuesit

Ky është momenti kur mes përplasjes së protestuesve me policinë, ndërhyn edhe demokrati Flamur Noka.

11:02
Championship/Mehmeti shënon sërish me Ipswish: Goli në Portmand Road ishte moment special

Anis Mehmeti vazhdon të shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë fazë të sezonit në Championship me skuadrën e Ipswich teksa shënoi edhe në Portmand Road përballë tifozerisë së skuadrës së tij në fitoren 3-0 ndaj Swansea

10:43
Vodhën disa dyqane në Durrës, vihen në pranga dy persona

Dy 27-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Durrësit për disa vjedhje në qytet nëpër dyqane, markete dhe pastiçeri.

10:36
Inter, Dimarco, shifra MVP-je dhe rekorde: Por pa tituj nuk kanë vlerë…

Të rrëzohesh, për t’u ringritur akoma më i fortë. Federico Dimarco, në finalen e Mynihut në Ligën e Kampioneve, ndoshta preku një prej pikat më të ulëta të karrierës së tij.

10:22
Irani në kundërsulm, presidenti Trump paralajmëron: Do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin të mos ndërmarrë hakmarrje ndaj SHBA-ve ose Izraelit, duke kërcënuar me një goditje “që nuk është parë kurrë më parë”.

10:17
MotoGP/ Bezzecchi dominon në garën e parë, në Tajlandë, dështon Ducati

Marco Bezzecchi e lë pas rrëzimin në xhiron e parë të Garës Sprint të së shtunës në ndalesën e parë të Botërorit të MotoGP të këtij viti Çmimin e madh të Tajlandës.

10:14
Dita e 9-të e bllokimit të Korridorit VIII, vijon puna për hapjen e rrugës alternative

Në ditën e 9-të të bllokimit të Koridorit VIII, vijon puna me kapacitet të plotë natën dhe ditën, për të bërë të mundur sërish aksesueshmërinë e një prej akseve rrugore më të rëndësishme në vend.

10:02
Merz, Macron dhe Starmer dënojnë sulmet e Iranit në rajon/ E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Mbledhje krize e ministrave të Jashtëm të BE-së për zhvillimet lidhur me Iranin: Vendet europiane reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit si dhe kundërsulmeve të Teheranit në rajon.

09:56
Protesta e opozitës me përleshje dhe molotovë, 4 persona të arrestuar/ Policia: Gjatë sulmit të Vilës 31 kishte persona brenda

Katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës pas protestës mbrëmjen e së shtunës, ku u hodhën molotovë, pati përplasje, si dhe u sulmua shtëpia e diktatorit Enver Hoxha. 

09:33
Rama komenton për herë të parë lëvizjet në qeveri: Ndryshimet ishin të parapara, nëse rrethanat do të ishin ndryshe…

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka treguar se përse ishin të nevojshme ndryshimet në qeveri  duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli.

09:31
Bllokohen 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni i sigurisë ushqimore

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

09:23
Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Presidenti Trump: Ka disa kandidatë të mirë

Pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei në një operacion të përbashkët SHBA-Izrael, presidenti Donald Trump deklaroi se ekzistojnë disa “kandidatë të mirë” për të marrë drejtimin e Iranit.

09:06
Video/ Spikeri i televizionit iranian shpërthen në lot teksa njofton vdekjen e Khameneit

Një spiker në televizionin shtetëror iranian shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën për vdekjen e Udhëheqësit Suprem, Ajatollahut Ali Khamenei.

08:41
Rama reagon për sulmet e Iranit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe: Synimi i një oaze paqeje si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi…

Kryeministri Edi Rama dënoi sulmet e Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe duke i quajtur ato si një sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vetë idesë se Lindja e Mesme mund të përcaktohet nga paqja dhe bashkëpunimi, e jo nga lufta dhe kaosi.

08:37
Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Irani ka konfirmuar se ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u vranë gjatë sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani të shtunën, sipas mediave shtetërore iraniane.

08:27
Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet drejt Bahreinit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përforcuar paralajmërimin për udhëtimet drejt Bahrain dhe ka lejuar largimin e personelit jo-emergjent të qeverisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të familjarëve të tyre, nga vendi, “për shkak të rreziqeve të sigurisë”.

08:15
Sulmet e nisura nga Irani, 8 persona mbetën të plagosur në Katar

Ministria e Brendshme e Katarit tha se tetë persona u plagosën këtë mëngjes në sulmet iraniane ndaj vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 16 që nga fillimi i sulmeve një ditë më parë.

08:10
Temperaturat rriten në 20 gradë C, si parashikohet moti për këtë fillim marsi

Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

03:38
Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”. Izraeli tha se sulmet e tij kishin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, presidentin dhe kreun e forcave të armatosura.

03:37
Irani e pranon: Ali Khamenei u vra në zyrën e tij ku po kryente detyrat shtetërore

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.

01:48
Në nominim për thyerje rregullash, Marko lë shtëpinë, shpëton Greta

Marko ka lënë shtëpinë sonte.

01:15
Lajme të këqija për Realin e Madridit, Mbappe do të mungojë gjatë…humbet edhe Champions-in

Real Madridi ka marrë një goditje të madhe këtë javë, pasi është konfirmuar se Kylian Mbappe do të mungojë për shkak të problemeve në gju.

01:10
Milani i “pakënaqur” me Fulgruk, Igli Tare vazhdon të kërkojë një numër 9 të denjë për kuqezijtë

Epilogu i çështjes Mateta nuk e ka zbehur vëmendjen e Milanit, pasi kuqezinjtë vazhdojnë të kërkojnë një numër nëntë të ri rreth të cilit do të ndërtojnë sulmin e tyre të ardhshëm.

00:49
“Priti që ta falja, por e bëra pasi vdiq”, rrëfimi prekës i Alesios për të atin, shpërthen në lot kur sheh surprizën në ekran 

Alesio ka rrëfyer historinë e jetës së tij, që thotë se e ka pasur të vështirë.

00:24
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos? A po i përçan Rogerti?

Raporti i Brikenës dhe Mateos është sjellë këtë mbrëmje në vëmendje.

E shtunë, 28 Shkurt 2026
23:57
Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur

Një holl në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DXB) pësoi “dëme të vogla” pas sulmit me raketa të Iranit në orët e para të së dielës.

23:50
Protesta e PD, reagon Edi Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e sotme që po zhvillon opozita në rrugët e kryeqytetit.

23:43
Familja Luca vjen në Big Brother, befasia e bukur për Markon

Marko është befasuar nga surpriza e sotme në Big Brother.

23:40
Greta surprizohet nga babai, përlotet teksa lexohet letra

Greta është surprizuar këtë mbrëmje nga babai i saj.

23:34
Hoteli më ikonik në Dubai, Burj al Arab goditet nga droni iranian

Ndërtesa ikonike Burj Al Arab e Dubait u godit nga një dron iranian.

23:32
Festë në Iran pas vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit

Sipas videove të publikuara nga llogaria Vahid Online, në mbrëmjen e së shtunës, shumë njerëz në Iran brohoritën dhe festuan pas raportimeve se Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i republikës islamike, është vrarë.

23:29
Gjendet një predhë e pa shpërthyer në Gjirokastër, policia dhe FA në vendngjarje

Gjendet një predhë e pa shpërthyer në Gjirokastër.

23:25
PD radikalizon protestën, i vë flakën ish-vilës së Enver Hoxhës. Përleshje me policinë. Rama: Opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

Ka nisur protesta e opozitës prej orësh 18:00. Kreu i PD mbërriti fillimisht në selinë blu, nga ku nisi marshimin drejt Kryeministrisë.

23:03
Inter lë pas eliminimin e hidhur në Champions, mposht Genoan, +13 pikë larg Milanit

Interi kuron plagët e eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Bodo/Glimt me fitoren ndaj Genoas, e vlefshme për javën e 26 të Serie A duke regjistruar fitoren e 8 radhazi në kampionat.

22:51
“A ke pasur ndjenja për mua?”/ Miri pyet Selin, ja si i përgjigjet banorja në Prime

Gjatë këtyre ditëve, Miri ka ngritur të njëjtën pyetje që Selin ngriti pak ditë më parë, nëse kjo e fundit ka ndjenja për të.

22:50
Trump e konfirmon: Ali Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, është vrarë.

22:46
Video ekskluzive/ Protestuesit e PD i vunë flakën, pamjet nga brenda vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha

Protestuesit e PD vërshuan me dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër kulturore.

22:37
Si e priti Miri darkën romantike mes Selin dhe Gimbos/ Banori: Afrohen më shumë vetëm për të parë reagimin tim

Selin dhe Gimbo përjetuan një darkë romantike një natë më parë dhe menjëherë pas saj, të dy banorët patën një përplasje me njëri-tjetrin, që më pas u sheshuan.

22:26
“Maskat ranë”, ministrja Koçiu për protestën e opozitës: Objektivi i vërtetë i kësaj dhune, dëmtimi i ekonomisë shqiptare dhe sabotimi i turizmit

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu e ka quajtur protestën e sotme të PD si një objektiv të Sali Berishës dhe familjes së tij për të mbajtur peng Shqipërinë.

22:24
Zjarri te vila e ish-diktatorit Hoxha, Berisha: Agjentë të infiltruar mashtruan protestuesit e PD, u thanë që ishte Rama brenda

Sali Berisha i është përgjigjur gazetarëve kur u pyet se përse u sulmua me molotovë e fishekzjarrë vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, duke i vënë flakën.

22:10
Teuta dhe Flamurtari ndahen në paqe, skuadrat bregdetare të Superiores e mbyllin në barazim sfidën mes tyre

Nuk ka fitues në sfidën përmbyllëse të kësaj jave në Kategorinë Superiore mes Teutës dhe Flamurtarin. Në sfidën e zhvilluar në Niko Dovana të Durrësit, skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila pasi 90 minutëshi i përballjes mes tyre përfundoi me rezultatin 1-1.

22:09
Izraeli konfirmon vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit: Ka foto me trupin e tij të vdekur

Izraeli ka konfirmuar që udhëheqësi suprem Iranian ishte vrarë në sulme të shtunën, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen.

22:08
Protestuesit e PD i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Hoxha, ministri Gonxhe: 12 artistë ndodheshin sot aty, ky është një agresion i hapur

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe ka reaguar pas zjarrit te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila shërben si qendër artistike, duke deklaruar se në momentin e zjarrit 12 artistë kanë qenë në këtë godinë.