11:03
Shkolla e re “Luan Hajdaraga” hap dyert për fëmijët e Freskut, Veliaj: Po përgatisim një paketë tjetër shkollash, 3 prej të cilave do ndërtohen në zonën e Astirit
Shkolla e re “Luan Hajdaraga”, në zonën e Freskut, mirëpriti 650 nxënës në fillim të këtij viti shkollor. Ajo është pjesë e buqetës me 40 shkolla të reja që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit, duke ofruar kushtet më të mira për fëmijët dhe stafin mësimor, njësoj si çdo shkollë tjetër e ndërtuar në kryeqytet.