Një video lojë e re është prezantuar së fundi, me një qëllim të qartë: Lojtarët e saj vihen në rolet e anëtareve të një familjeve hebreje të cilët largohen me forcë prej shtëpisë së tyre gjatë holokaustit dhe dërgohen në një kamp internimi.

Sado e ashpër të duket, loja e quajtur “Drita në errësirë”  u krijua nga Luc Bernard, me qendër në Los Anxhelos, me synim rritjen e ndërgjegjësimit mbi një pjesë të errët të historisë, e cila nuk I duhet lënë kurrsesi harresës.  “Fokusi im është më shumë dijeni mbi Holokaustin në të gjitha ato zona ku nuk mësohet shumë për të”, thotë krijuesi.

 “Ngjarjet zhvillohen në Francë. Në fund, personazhet përfundojnë në Aushviç. Vendosa të mos e censuroj veten. Videolojrat sot kanë impakt edhe më të madh se filmat dhe muzika, po kthehen në formën kryesore të argëtimit. Dhe kur kemi gjëra si Holokausti për të cilat duhet folur gjithmonë, mendova se njerëzit mund të mësojnë për të edhe përmes lojës”, tha krijuesi Luc Bernard.

Në fokusin e Bernardit, janë adoleshentët.

 “Personalisht, mendoj se fëmijët nuk duhet ta luajnë, e as të dinë ndoshta aq shumë për Holokaustin, por adoleshentët po. Them se është mosha e duhur për t`u informuar mbi këtë gjë”, tha Bernard.

Ai thekson më tej se loja është falas, pikërisht sepse dëshiron që edhe të rinjtë në zonat rurale apo rajonet e paprivilegjuara, siç i quan ai, të jenë në gjendje të mësojnë më shumë mbi këtë temë, sepse I gjithë fokusi për të aktualisht, hidhet vetëm tek muzetë, por ato frekuentohen vetëm nga një pjesë e vogël e popullsisë.

Top Channel