Firmosja e 11 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Malit të dhe Shqipërisë, 3 prej tyre prekin Shkodrën dhe Ulqinin duhet të pasohen me direkte konkrete.

Dy ministrat shqiptarë të qeverisë malazeze, Marash Dukaj dhe Fatmir Gjeka, vlerësojnë këtë moment por thonë se marrëveshjet nuk duhet të mbeten në sirtar por të implementohen.

Por çfarë mendojnë malazezët për këto marrëveshje dhe për klimën mes dy gjuhëve? Gazetarja e radiotelevizionit publik të Malit të Zi,  Bojana Despotoviç, thotë se këto marrëveshje vijnë në kohën e duhur pas incidentit që ndodhi ne Muriqan.

“Mendoj se takime të tilla janë shumë të mira per të dy vendet pasi duhet të shtojme bashkëpunimet me njëri -tjetrin. Kjo është dita per të zgjidhur edhe problemet siç ishte rasti i dhunës i një muaji me parë në doganë ndaj një shqiptari. Këto duhen zgjidhur. Ndërtimi i urës dhe dogana mes Ulqinit dhe Velipojës, është një ide e mirë të cilën e kemi pritur edhe ne prej kohësh. bSiç e dëgjuam edhe sot, ajo do të shkurtojë distancën mes dy shteteve, dy qyteteve. Do të jetë shumë me e lehtë për qytetarët qe të lëvizin. Është një dite e mire për të ndihmuar qytetarët e dy shteteve”, tha gazetarja Bojana Despotoviç.

Marrëveshja më e rëndësishme është ura që lidh Ulqinin me Velipojën dhe doganën në këtë pikë. Investim që shkon në rreth 20 milionë euro.

Top Channel